• No se han encontrado resultados

REGLAMENTACIÓN Y NORMATIVA

In document ALIV PSG (página 66-72)

3. ILUMINACIÓN

3.2 REGLAMENTACIÓN Y NORMATIVA

Ndër Shqiptarë dëshmohet shenjtëria e disa gurëve të rënë nga qielli. SiRas besimeve popullore, ata vijnë në tokë përmes rrufesë e quhen "gurë të rejës", "gurë të rrufesë"edhe pse në të vërtetë nuk kanë lidhje me të.

Etnologë e eksplorues të ndryshëm na bëjnë të ditur praninë e gurëve të shenjtë, si mbetje meteorësh në popuj të ndryshëm të botës. Nganjëherë vendet ku ndodhen këta gurë meteor të janë bërë vende pelegrinazhi të shenjtë për shumë njerëz, vende e popuj të afërm. Nuk do të zgjatemi këtu, por po e sqarojmë çështjen me dy raste. Në lashtësi, në vendin e Frigëve në Azi të Vogël ka qenë Guri i Zi i Pesinontës, i shenjtë, vend pelegrinazhesh pagane të popujve të atyfe anëve. Ishte fytyrëzimi i Nënës së Madhe të Frigëve, Kibela. Doemos, mbetje meteorësh që u bart e u pru në Romë në kohën e Luftës së Dytë Punike, si një simbol i shenjtë tepër domethënës që do të shpëtonte njerëzit e atij vendi. I tillë, mbetje meteori, pra i rënë nga qielli, ka qenë dhe Guri i Zi në Mekë, Ka'aba. Dikur pelegrinët aty faleshin si paganë e, më vonë, në kohën e islamit e derimë sot, ai është simbol i shenjtërisë së fesë muhamedane, ku pelegrinë nga e tërë bota, sidomos nga

MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARË 101

bashkësia islame, e vizitojnë atë çdo vit dhe bëjnë lutjet përkatëse pranë tij.

Meteorët janë bërë, me sa duket, fytyrëzime, simbole të Hyjneshës, Nënës së Madhe, sepse ata i kanë besuar të hedhur nga qielli, nga Hyu Uran (perëndi e qiellit) me anë të rrufesë, por dhe i lidhur me Nënën e Madhe, hyjneshë ktonike (e tokës), pra një ndërlidhje e mistershme në mes hyjnive të qiellit e të tokës.

Guri i Zi i Mekës është quajtur "Qendër e Botës". Ai nuk është vetëm qendër e tokës, por përmbi të, në qendër të qiellit gjendej

"Porta e Qiellit". Ka'aba, duke rënë nga qielli, nga kupa qiellore, ka

kaluar përmes një vrime. Këtu është pra komunikimi vertikal i qiellit me tokën. Prej andej kalon aksis mundi, boshti cilindrik që mban kupën qiellore (M. Eliade, "Traitës...", f.197).Tëtillandërtime komunikuese të vështrimit mitik janë të pranishëm dhe në popuj të tjerë, po ne po kthehemi te mbetjet e shenjta meteore ndër Shqiptarë.

Më e rëndë se beja me gur të zakonshëm ka qenë "beja me gur reje", "beja me gurrrufeje"ame "kokërrre/'e"qëvjen ngaqielli. Besohet në popull se kur gjuan rrufeja, zakonisht mbi lisa, mbi pemë, po të kërkosh aty thellë në tokë, do të gjesh "gurin e rejës"c\ë ka ardhë nga qielli bashkë me rrufenë për të gjuajtur të paudhin, të mallkuarin,

Kuçedrën e tjerë, sipas rastit. Me këtë "gur të rrufesë"u është dhënë

njerëzve bë për t'u shfajsuar nga dyshimi për ndonjë gjë të vjedhur a pasuri të dëmtuar nga dikush. Quhej bë shumë e rëndë e njerëzit trembeshin nga bë të tilla. Tmerroheshin nga kjo, si gjë tepër rënduese, edhe pse në bë thonin të vërtetën. Kam pasur rastin vetë të shoh dy

"gurë reje", njerin sa grushti i njërës dorë e tjetrin me madhësi sa një

vezë pate. Ishin të rrumbullakët, ferrozë, disi të nxirë, si të djegur në zjarr, të rëndë në peshë. Dy "gurë rejë' e betimin me ta i ka përshkruar dhe Gjeçovi (KLD, 1989, f.158). Besohej se kush ka "gurin e rejës" në shtëpi, do të ketë mbarësi e përparim në njerëz, në blegtori e në bujqësi. Besohej se kush e kishte atë me vete në udhëtim, nuk e zinte plumbi.

Për mbarësi e për t'u mbrojtur nga e keqja e marrjes mësysh, gurin e rrufesë ia varin në trup bagëtisë, po dhe gruas me barrë. Gurin e rrufesë, si e kemi vërejtur në Brataj (lumi i Vlorës), ia varin në qafë një bagëtie të tufës, përgjithësisht cjapit a dashit të këmborës. Gruaja me barrë var "Qurin e rejës", duke e mbajtur nën sqetull, për të mos marrë mësysh," kundër shpirtërave të këqinj, për t'i ecur barra mbara(këtë të dhënë e

kam marrë në Brataj). Me kaq rëndësi e quanin "gurin e rejës" a "kokrrën e rejës", sa ta kishe atë në shtëpi ishte një fat i madh. Edhe është shitur e është blerë "guri irejës" përXë pasë mbarësi në shtëpi. Në Mirditë, aty nga fillimi i shek. XX, një nga Merkurthi (Mirditë) ia ka shitur një "kokërr reje" një të shebasi. Ky i fundit e mbajti në shtëpi sipas rregullave të njohura, po arët përsëri nuk po i prodhonin, bagëtia edhe tani nuk po i shkonte mbarë, po kështu dhe në familje nuk pati "tërmale" si duhet. U tregoi për këtë bashkëfshatarëve e ata i thanë: "Nuk ka sesi të kesh

"gurin e resë" në shtëpi e toka mos të të prodhojë, po ai që ta ka shitur të ka rrejtë, se ai në të vërtetë nuk do tëjetë "guri i rejës". I shebasi shkoi e iu ankua shitësit e kështu plasi një grindje jo e vogël.

Beja për t'u shfajsuar nga ndonjë vjedhje e ndodhur në krahinë bëhej kështu: Merrej në dor'ën e majtë "guriirejës"e, duke e prekur me dorën e djathtë, thuhej: "Përkëtë kokërr rejet, nuk ta kam vjedhë as unë, as kush i shpisë sime e nuk e di se kush ta ka vjedhë! Në të rrejsha, reja më gjoftë!" (KLD, 1989, f.158).

Besime për "gurin e rejës"a të "rrufesë"ka dhe në popuj të tjerë të Europës, të Azisë e më tej. Besohet se vijnë nga qielli bashkë me rrufenë që godet druj a vende të ndryshme. Po dijetarët që i kanë analizuar kimikisht e fizikisht këta "gurë rrufeje" thonë se ata në të vërtetë nuk janë veçse mbetje meteorësh që kanë hyrë në atmosferën e tokës. Pra, dhe "gurët e rrufesë", për të cilët flitet dhe besohet në popullin tonë, nuk janë gjë tjetër veçse gurë me origjinë të tillë, edhe këta të ardhur nga qielli, po jo të lidhur me rrufenë, pra të pavarur nga kjo e fundit. Se si ndodh që këta gurë të gjenden, sipas tregimeve popullore, në vendet ku gjuan rrufeja, kjo është vështirë të shpjegohet: A është kjo një fantazi e treguesve, apo ka shkaqe manjetike të tokës që e qartësojnë. Ku gjuan rrufeja, po aty toka mundet të tërheqë dhe mbetjet meteorite.

"*. Megalitët: menhirë

Megalitët-menhirë, ashtu si janë paraqitur në literaturën

etnologjike, janë gurë të gjatë masivë, shpeshherë të papunuarfare, që vihen në varret e të vdekurve e që janë trupëzim, materializim i shpirtrave të të vdekurve. Dëshmitë më të vjetra të tyre janë të periudhës

r -

MITOLOGJIA NDER SHQIPTARË 103

së bronzit e më parë, po si traditë, në bazë të një kodi të caktuar, kanë ardhur deri në shek.XX. Të tillë gjenden në shumë popuj të botës.

Megalitë - menhirë: Gurë varresh të moçme (Rogovë - Has i Rrafshit, Gjakovë)

Megalitë menhirë. Gurë varresh të moçme Breg-Krumë(Has).

Megalitë menhirë: Gurë varresh të moçëm (Rogovë • Has i Rrafshit, Gjakovë).

Megalitmenhir: Gurvarriimoçëm (Rogovë - Has i Rrafshit, Gjakovë).

"Vorrete Krushve", (Orashë, Malësi e Sharrit, Tetovë).

Megalitë - menhirë në varre të moçme.

Për varret e gurët e varreve në përgjithësi nuk do të ndalemi gjatë. Këtu do të flasim për disa gurë varresh të vjetra që për nga struktura e përmasat e tyre na duken të një zanafille parahistorike. Është fjala për gurët e disa varreve të vjetra në Kushe-Hot (Malësi e Madhe) në Zagorë, në Dedaj të Shkrelit (Malësi e Madhe), në Orashe të Sharrit: Vorret e Krushe (Malësi eTetovës: Maqedoni). Me shumë interes shkencor janë këto megalitë - menhirë, vërejtur në disa varreza të vjetra në fshatrat Rogovë, Zaç (në mes Gurakocit e Klinës në breg të Drinit të Bardhë), në Zojz (në mes Pirranës e Mamushës në Has të Gjakovës) e më në brendësi: në Varret e Gogëve në Marmull pranë Bishtazhinit (Has i Gjakovës). Këto megalitë vërehen përgjithësisht në tërë atë popullsi shqiptare që sipas gojëdhënave mbahet e ardhur herët, në Mesjetë, nga viset e Dalmacisë, si ndodh në Malësinë e Madhe e në Malësinë e Gjakovës. Janë disa gurë në formë shtyllash të mëdha, pra menhirë, në disa raste fare pagdhendur, ose pak a shumë të gdhendur, pra gurë natyrorë, me lartësi një metër, një metër e gjysëm e disa arrijnë deri dy metra e gjysmë e me gjerësi rreth 0.5m e më shumë. Doemos dhe së

paku gjysëm metri e kanë në tokë. Pra gjatësia arrin deri rreth 3m. Ndoshta aty do të jenë varrosur njerëz para dyqind, treqind vjetësh, ndoshta dhe më të hershëm.

Këta gurë të mëdhenj varresh i vërejmë dhe në Ciklin e Kreshnikëve, që na vjen në rrënjë nga Mesjeta Midise e më tej. Kur varrosin Omerin i venë te koka një gur gjigand: "Atëherë shpirti Omerit i ka dale //Edhe n'bjeshkë vorrinja kanë ba//Ee kanë shkepë nji gur prej malit // E e kanë Ishue mbi vorr të djalit // Tri mijë burra mos me mujt me e luejtë". (Epika Legj., I, 1966. f. 245-246)

Por këta nga forma më ngjajnë me një lloj nga megalitët (menhirë) që gjenden me shumicë në Angli, në vendet kelte, në Francë, në Gjermani, në Hindi, në veri të Afrikës, në Bullgari e tjerë. Edhe në ato vende kanë vazhduartë bëhen megalitë të këtij lloji deri në Mesjetën e Vonë e, diku-diku, deri në Kohë të Re. Ato që kam vërejtur në vende të ndryshme të botës përmes literaturës shkencore e fotografive, më duket se nuk kanë ndryshim për nga forma, për nga përmbajtja nga ata që pëmenda, të vërtetuara në Shqipërinë e Epërme.

Edhe F.Nopça e E.Durham, po dhe udhëpërshkrues e eksploratorë të tjerë, i kanë vënë re këta gurë masivë të varreve në Malësi të Madhe. Nopça diku shkruan se këta janë menhirë, që5do të thotë se janë

megalitë - menhirë. Studimet e mëtejshme do t'i qartësojnë edhe më

në thellësi gjërat. Ndoshta, kemi të bëjmë në këto raste me ndonjë ndikim kelt, të ndodhur në lashtësinë iliro-trake.

Si e pamë, kulti i gurit na shfaqet ndër Shqiptarë në format më të ndryshme, si një objekt i shpirtëzuar, shpesh herë i shenjtëruardukshëm. Besimet e praktikat rituale te guri a me gurin, në fund të shek.XX, në përgjithësi janë zbehur a zhdukur fare, po në kujtimet e njerëzve ruhen më së miri, sidomos ndër gra të malësive. Në këto të fundit kryhen dhe rite në gurë e në shpella të shenjta, sadoqë më rrallë.

In document ALIV PSG (página 66-72)

Documento similar