Resultados experimentales
6.4. Corriente de salida: Distorsión armónica total (THDi)
Për një kohë të gjatë, është menduar se të ndierit e prekjeve dhe dhimbjeve, varej nga truri. Megjithatë, është zbuluar se ka receptorë të dhimbjeve të pranishëm edhe në lëkurë[XVII]. Pa këto receptorë, njeriu nuk do të ishte në gjendje të ndjente dhimbje.
“Ata që s‟besojnë në shenjat Tona, Ne padyshim, do t‟i djegim në zjarr. Sapo t‟u digjet lëkura, Ne do t‟ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër, për të përjetuar dënimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” 4:56
Zoti u tregon njerëzve që nuk e besojnë mesazhin e tij, se, kur ata të jenë në Zjarr dhe lëkurat e tyre të jenë djegur (saqë të mos ndjejnë dhimbje), Ai do t'u japë atyre lëkura të reja, në mënyrë që ata të vazhdojnë të ndjejnë dhimbjen.
Kurani e bën të qartë se të ndierit e dhimbjes varet nga lëkura. Zbulimi i receptorëve të dhimbjes në lëkurë është zbulim mjaft i vonshëm për biologjinë.
PËRFUNDIM
Këto janë vetëm disa nga shumë fakte shkencore që gjenden në Kuran. Është e rëndësishme të theksohet se Kurani nuk është libër i shkencës, por se, ai është në përputhje me shkencën. Të pretendosh se faktet shkencore në Kuran gjenden aty rastësisht, është irracionale. Shpjegimi më i mirë është se, Zoti ia zbuloi këto njohuri Profetit Muhamed, lëvdatat dhe paqja qofshin mbi të.
Ashtu si Kurani përmban njohuri për botën natyrore, ai gjithashtu përmban informacione rreth dimensioneve të brendshme të shpirtrave tanë. Ai lidhet me ndjenjat, dëshirat dhe nevojat tona. Kurani na informon se ne kemi një qëllim në jetë dhe se, pasimi i udhëzimit të Zotit do të na çojë drejt rehatisë shpirtërore në këtë jetë dhe në Parajsë në jetën e përtejme, dhe se, refuzimi i
mesazhit të Tij do të çojë në depresion në këtë jetë dhe në Zjarr pas vdekjes.
“Ne do t‟u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t‟u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje?!” 41:53
__
[I] “Kurani i Mrekullueshëm” (The Magnificent Qur‟an): Histori unike e të ruajturit (A Unique History of Preservation)
[II] http://news.bbc.co.uk/1/hi/world/asia-pacific/4581684.stm
[III] Bruce Alberts, “Biologji themelore mbi qelizën” (Essential Cell Biology)
[IV] M. E. Walrath, “Historia e formimit tw Tokës” (History of the Earth‟s Formation)
[V] Joseph M. Moran, “Meteorologjia” (Meteorology): Atmosfera dhe shkenca e ujit (the Atmosphere and the Science of Weather)
[VI] Terry A. Hicks, “Si janë të formuara malet?” (How Do Mountains Form?) [VII] Frank Press dhe Raymond Siever, “Toka” (Earth)
[VIII] Naomi Oreskes, “Pllakat tektonike” (Plate Tectonics): An Insider‟s History Of The Modern Theory Of The Earth
[IX] Stephen Hawking, “Një histori e shkurtë e kohës” (A Brief History Of Time)
[X] Lambert M. Surhone, “Perioda Orbitale” (Orbital Period): Orbit, Sun, Earth, Conjunction, Orbital Node, Apsis, Semi-Major Axis
[XI] M. Grant Gross, “Oqeanografia” (Oceanography): Një pamje e Tokës (A View of Earth) [XII] Danny Elder, “Oqeanet” (Oceans)
QËLLIMI SIPAS ISLAMIT
Pyetja më e rëndësishme në jetë është “Përse jemi këtu?”.
E pra, përse jemi këtu? Për të grumbulluar famë dhe pasuri? Për të bërë muzikë dhe fëmijë? Apo për të qenë njeriu më i pasur në varreza, siç thuhet me shaka: “Ai i cili vdes me më se shumti lodra, fiton!”.
Jo, duhet të ketë diçka tjetër në këtë jetë, kështu që le të mendojmë rreth kësaj! Për të filluar, shiko përreth teje! Edhe nëse jeton në ndonjë shpellë, ti je i rrethuar nga gjëra të cilat ne njerëzit i kemi bërë me duart tona. Tani, përse i kemi bërë ato gjëra? Përgjigjja, natyrisht, është se i kemi bërë për të kryer disa funksione të veçanta për ne. Me pak fjalë: ne bëjmë gjëra për të na
shërbyer. Pra, nëse shikojmë nga ky kënd, atëherë përse na krijoi Zoti neve, nëse jo për t‟i shërbyer Atij?
Nëse ne e pranojmë (besojmë) Krijuesin tonë dhe besojmë se Ai krijoi njerëzimin për t‟i shërbyer Atij, pyetja e radhës është: “Si? Si mund t‟i shërbejmë Atij?” Pa dyshim se në këtë pyetje është përgjigjur më së miri Ai i cili na ka krijuar. Nëse Ai na ka krijuar për t‟i shërbyer Atij, atëherë Ai pret që ne të funksionojmë në një mënyrë të caktuar, në qoftë se duam ta plotësojmë qëllimin tonë. Por, si mund ta dimë cila është mënyra e duhur? Si mund ta dimë se çfarë pret Zoti prej nesh?
Mirë, merre parasysh këtë: Zoti neve na ka dhënë një dritë, me të cilën mund ta gjejmë rrugën tonë. Edhe gjatë natës, ne e kemi hënën që na ndriçon dhe yjet që na drejtojnë. Zoti i ka dhënë kafshëve tjera sisteme udhëzuese, që u përshtaten më së miri kushteve dhe nevojave të tyre. Zogjtë që migrojnë mund të drejtohen, madje edhe në ditët e mbuluara me re, nga polarizimi i dritës që kalon nëpër re. Balenat lëvizin duke “lexuar” fushën magnetike të Tokës. Salmonët kthehen me ndihmën e të nuhaturit prej oqeanit të hapur, për të lindur në vendin e lindjes së tyre, në qoftë se një gjë e tillë mund të imagjinohet. Peshqit i ndjejnë lëvizjet e largëta me anë të receptorëve të presionit që rreshtohen në trupin e tyre. Lakuriqtë dhe delfinët e verbër të lumit, “shohin” me ndihmën e hidrolokatorit. Disa organizma detare (ngjala elektrike si shembull i një tensioni të lartë) prodhojnë dhe i “lexojnë” fushat magnetike, duke ua bërë të mundshëm
“shikimin” në ujërat e turbullt, ose në errësirën e thellësive të oqeaneve. Insektet komunikojnë me ndihmën e feromoneve. Bimët i ndjejnë rrezet e Diellit dhe rriten në drejtim të tyre
(fototropizëm - prirje për t‟u kthyer nga drita), kurse rrënjët e tyre e ndjejnë gravitetin dhe rriten në drejtim të Tokës (gjeotropizëm). Me pak fjalë: Zoti ka pajisur çdo element të krijimit të Tij
me udhëzim. A mund të besojmë se Ai nuk do të na jepte udhëzimin në aspektin më të
rëndësishëm të ekzistencës sonë, pra, në raison d'etre – qëllimin e jetës tonë? Se Ai nuk do të na jepte mjetet me të cilat do të arrinim të shpëtonim?
E pra, çfarë na tregon Krijuesi ynë, Zoti, rreth qëllimit të jetës sonë? Zoti thotë në Kuran se Ai e krijoi njeriun që të jetë mëkëmbës i Tij në Tokë, pra, ia ka besuar kujdesin mbi Tokën.
Themelorja që i është besuar njerëzve, pra, përgjegjësia jonë, është që ta besojmë dhe ta adhurojmë Zotin:
“Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” Kuran, 51:56
Shumë e thjeshtë! Qëllimi i krijimit të njeriut është adhurimi i Krijuesit. Kuptimi i adhurimit në Islam mundëson që tërë jeta e njeriut të jetë akt adhurimi, për sa kohë që objektivi i asaj jete është kënaqësia e Zotit, e cila arrihet duke bërë mirë dhe duke u ruajtur nga të këqijat. Një person mund t‟i kthejë aktivitetet e tij të përditshme në akte adhurimi, duke e pastruar qëllimin e tij dhe duke kërkuar sinqerisht kënaqësinë e Zotit përmes këtyre aktiviteteve. Profeti Muhamed, lëvdatat dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:
“Të përshëndeturit e njerëzve është bamirësi; Të vepruarit me drejtësi është bamirësi; T‟i ndihmosh një udhëtari është bamirësi; Fjala e mirë është bamirësi; Çdo hap i bërë rrugës për në xhami është bamirësi; Heqja e një pengese nga rruga është bamirësi.”
Adhurimi i jep besimtarit shumë përfitime, të cilat ndihmojnë për mirëqenien e tij shpirtërore dhe mirëqenien e kësaj bote. Trupi i njeriut ka nevojë për burime materiale për të ekzistuar, si për ushqim, pije dhe për nevojën e riprodhimit. Sa për shpirtin, nevojat e tij nuk mund të
përmbushen përveçse përmes afërsisë me Zotin me anë të besimit dhe bindjes ndaj Tij, të cilat mund të arrihen vetëm përmes adhurimit.
Zoti duhet të adhurohet në kohë të vështira, por edhe në kohë të mirëqenies, dhe vetëm duke e kujtuar Atë, njeriu mund të gjejë rehatinë e brendshme (shpirtërore):
“Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre, andaj, lartësoje Zotin tënd duke e lavdëruar dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij duke u falur! Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” Kuran, 15:97-99
“...ata që kthehen tek Allahu, ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” Kuran, 13:27-28
Më tej, Zoti thotë se Ai e bëri këtë jetë, në mënyrë që ta sprovojë njeriun dhe se çdo person do të shpërblehet pas vdekjes, sipas asaj që ka punuar:
“Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t‟ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.” Kuran, 67:2
Por për ta adhuruar Atë, duhet ta njohim Atë mirë, përndryshe mund të formojmë koncepte të shtrembëruara rreth Tij dhe kështu të humbim rrugën. Në Kuran, Zoti i tregon njerëzimit se çfarë
Ai është dhe çfarë nuk është. Për shembull, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth Zotit, që ia kishin parashtruar profetit Muhamed, lëvdatat dhe paqja qofshin mbi të, Zoti thotë:
“Thuaj (O Muhamed): „Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.[1] Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!‟” Kuran, 112
Në konceptin Islam, Zoti nuk përngjan me qenien njerëzore apo me diçka tjetër që ne mund ta imagjinojmë dhe Ai është i vetmi që meriton të adhurohet.
__
[1] “Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim”, ky është përkthimi i emrit të Allahut “Es-Samed”, që ndër të tjera ka edhe kuptimet, “Ai që ka njëshmërinë absolute”, “I Përjetshmi”, “I Papërshkueshmi”, pra, që nuk ka brendësi etj.
SI BËHESH MUSLIMAN?
Fjala “muslim” (arabisht), d.m.th. “njeri i cili i nënshtrohet vullnetit të Zotit”, pavarësisht racës, kombësisë apo prejardhjes së tij etnike. Për t‟u bërë “muslim”, është proces i thjeshtë dhe i lehtë, dhe nuk kërkon parakushte. Një njeri mund të konvertohet duke qenë i vetëm ose mund ta bëjë këtë në prani të të tjerëve.
Nëse ndonjëri ka dëshirë të vër
tetë për t‟u bërë musliman, ka bindje të plotë dhe besim të fortë se Islami është feja e vërtetë e Zotit, atëherë e tëra që duhet të bëjë është ta shqiptojë shehadetin - dëshminë e besimit, pa vonesë të mëtejshme. Shehadeti është shtylla më e rëndësishme nga pesë shtyllat e Islamit.
Me shqiptimin e kësaj dëshmie - shehadetit, me besim dhe bindje të sinqertë, njeriu hyn në rrethin e Islamit. Me hyrjen në këtë rreth, thjesht duke pasur për qëllim arritjen e kënaqësisë së Zotit dhe takimin me Të, të gjitha mëkatet e mëparshme të njeriut falen dhe ai fillon një jetë të re të devotshmërisë e drejtësisë. Muhamedi, lëvdatat dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, i tha një njeriu i cili kishte vendosur ta pranonte Islamin, me kusht që Zoti t‟ia falte mëkatet e tij:
“A nuk e di se pas pranimit të Islamit, të gjitha mëkatet e mëparshme të falen?”, i tha profeti Muhamed. Madje, Allahu në Kuran thotë se përvec që i falë mëkatet, i llogaritë ato sikur të kishin qenë vepra të mira:
“Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i
sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: “Paqe qoftë!”; dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë; dhe ata që thonë: “O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq”; dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes; dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe. Ndëshkimi do t‟i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” Kuran, 25:63-70
Kur ndokush pranon Islamin, ai në esencë pendohet për besimin dhe veprat e tij në jetën e
mëparshme (para pranimit të Islamit). Ai njeri nuk duhet të jetë i mbingarkuar me mëkatet e tij të mëparshme. Pasi që dosja e tij e veprave është e pastër, pra është sikur të kishte dalë nga barku i nënës së tij. Ky njeri duhet të mundohet ta mbajë dosjen e tij të veprave të pastër dhe të përpiqet të bëj vepra të mira sa të ketë mundësi.
Kurani i madhërishëm dhe hadithi (thëniet profetike), që të dyja theksojnë rëndësinë e pasimit të Islamit. Zoti thotë: “Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami.” Kuran, 3:19
Në një ajet (verset) tjetër të Kuranit të madhërishëm, Zoti thotë:
“Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t‟i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur[1].” Kuran, 3:85
Në një thënie, Profeti i Zotit, Muhamedi, lëvdatat dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Kushdo që dëshmon se askush nuk meriton të adhurohet përveç Zotit të vetëm, i Cili nuk ka ortak, se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij dhe se Isa (Jezusi) është rob i Zotit, profet i Tij dhe Fjalë e Tij të cilën Ai ia ka dhuruar Merjemes (Marisë) dhe shpirt i krijuar prej Tij, se Xheneti (parajsa) është i vërtetë dhe se Xhehenemi (zjarri, ferri) është i vërtetë; Zoti përfundimisht do ta pranojë atë në Xhenet.” (Sahihu i Buharit)
Profeti i Zotit, lëvdatat dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, gjithashtu ka thënë: “Me të vërtetë, Zoti ka ndaluar që të jetojë përjetësisht në zjarr personi i cili thotë: „Unë dëshmoj se nuk ka të drejtë të adhurohet askush përveç Zotit, duke kërkuar me të Fytyrën e Zotit (të shikuarit e tij; takimin me të; kënaqësinë e tij).‟”
Deklarata e dëshmisë (shehadeti):
Për t‟u konvertuar në Islam dhe për t‟u bërë musliman, njeriu duhet ta shqiptojë dëshminë me bindje të plotë, duke njohur kuptimin e saj:
Përkthimi i së cilës është: “S‟ka zot (që meriton të adhurohet) përveç Allahut (Zotit të vetëm), Muhamedi është i dërguar i Allahut.”
Kur dikush e shqipton dëshminë me bindje, atëherë ai/ajo është bërë musliman. Kjo mund të bëhet duke qenë vetëm, mirëpo më mirë është të bëhet me një këshilltar përmes “ndihmës së drejtpërdrejtë” në fillim, që ne të mund të të ndihmojmë më shqiptimin e drejtë të saj dhe të të furnizojmë me burime të rëndësishme që i nevojiten një muslimani të ri.
Pjesa e parë e dëshmisë përbëhet nga e vërteta më e rëndësishme, që Zoti i ka shpallur njerëzimit: Se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut. Zoti, në Kuran thotë:
“Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: „S‟ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!‟” Kuran, 21:25
Kjo përcjell se të gjitha format e adhurimit, qoftë duke u falur, duke agjëruar, duke u lutur, duke kërkuar strehim dhe qoftë duke therur ndonjë kafshë, duhet të jenë vetëm për Zotin. Bërja e ndonjë adhurimi për dikë tjetër përveç Zotit, qoftë për ndonjë engjëll, profet, për Jezusin, për Muhamedin apo për ndonjë gjë të “shenjtë”, ndonjë idhull, për diellin, hënën apo për ndonjë pemë, është në kundërshtim me mesazhin themelor të Islamit. Gjithashtu, ky është mëkat i pafalshëm dhe, ai që vdes pa u penduar për veprimin e tij, nuk shpëton përjetësisht nga Zjarri. Të gjitha format e adhurimit duhet të jenë vetëm për Zotin.
Pra, adhurimi nënkupton kryerjen e veprave dhe thënieve për ta kënaqur Zotin, gjërave të cilat Ai i ka urdhëruar ose inkurajuar të kryhen, me dëshmi të drejtpërdrejtë tekstuale ose me analogji. Kështu, adhurimi nuk është i kufizuar vetëm në zbatimin e pesë shtyllave të Islamit, por gjithashtu përfshin çdo aspekt të jetës. Sigurimi i ushqimit për familjen, të thënët e diçkaje të këndshme për ta gëzuar një njeri etj., gjithashtu konsiderohen si akte të adhurimit, në qoftë se bëhen me qëllim për ta kënaqur Zotin. Kjo do të thotë se për t‟u pranuar adhurimet, ato duhet të kryhen sinqerisht për hir të Zotit.
Pjesa e dytë e dëshmisë nënkupton se profeti Muhamed, lëvdatat dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, është shërbyes (rob) dhe profet i zgjedhur i Zotit. Kjo nënkupton se njeriu që pranon Islamin duhet të bindet dhe ta pasojë Profetin dhe urdhrat e tij. Ai duhet të besojë në atë çfarë Profeti ka thënë, duhet t‟i praktikojë mësimet e tij dhe të shmanget nga ajo që ai ka ndaluar. Ai duhet ta adhurojë Zotin gjithmonë sipas mësimeve të Profetit, lëvdatat dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Në fakt, të gjitha mësimet e Profetit ishin shpallje dhe inspirime të përcjella nga Zoti.
Muslimani duhet të përpiqet ta marrë Profetin si model dhe të matet me të, pasi që ai ishte shembull i gjallë për njerëzit, që duhet pasuar. Zoti për të ka thotë:
“Ti (o Muhamed) je në shkallë të lartë morali.” Kuran, 68:4 Zoti gjithashtu thotë:
“Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” Kuran 33:21
Për t‟iu përmbajtur pjesës së dytë të shehadetit, gjithashtu muslimani duhet ta ndjekë shembullin e tij në të gjitha sferat e jetës. Zoti thotë:
“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t‟ju dojë dhe t‟jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Kuran, 3:31
__
[1] Feja islame ka ardhur me të gjitha mirësitë shpirtërore, trupore, jetësore dhe shoqërore. Këto cilësi, nuk janë paraqitur tërësisht në asnjë libër, përveçse në Kuranin Fisnik. Nga këto të mira nuk bën të zmbrapsemi, sepse feja islame nuk e lejon kthimin e njerëzve mbrapa. Ka shumë shembuj që tregojnë se Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) nuk e ka ngarkuar popullin me aq shumë vepra të tepërta, të cilat do të shkaktonin kthimin e tij mbrapa.
ÇFARË MUSLIMANËT BESOJNË
Mesazhi themelor i Islamit është i thjeshtë: Duhet adhuruar vetëm Zoti.
Kurani (shkrimi i shenjtë i shpallur i Islamit) thotë: “Thuaj(O Muhamed): „Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.[1] Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!‟
” 112:1-4 Pjesa e parë e dëshmisë së besimit të muslimanëve, formon bazën për konceptin e Zotit në Islam. Muslimanët dëshmojnë se: “Nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut”.
Koncepti i Zotit në Islam është monoteist dhe Unitarian. Zoti është qenie absolute, tërësisht i pavarur dhe plotësisht i vetëmjaftueshëm. Çdo gjë që ekziston apo që do të mund të ekzistonte ndonjëherë, është nga vullneti i Tij. Ai nuk ka ortak në krijimin e gjithësisë e as në mirëmbajtjen e ekzistencës së tij. Ai nuk është vetëm “Shkaku i Parë” por është përfundimisht i Vetmi Shkak dhe Ai është Vetë i pashkak.
Pjesa e dytë e testamentit të besimit është: “Muhamedi, paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të, është i Dërguari i fundit”.
Muslimanët i mbajnë në shkallë të lartë nderimi të gjithë profetët dhe të dërguarit e mëparshëm, duke përfshirë Ademin (Adamin), Nuhun (Noen), Ibrahimin (Abrahamin), Jakubin (Jakobin), Is‟hakun (Isakun), Ismailin (Ishmaelin), Musain (Mojsiun), Davudin (Davidin), Sulejmanin (Solomonin), Isain (Jezusin) dhe shumë të tjerë, paqja qoftë mbi të gjithë; të gjithë ia kanë nënshtruar dhe dorëzuar veten vetëm një Zoti të vetëm, i Cili i krijoi dhe i zgjodhi ata të jenë bartësit e mesazhit të Tij. Ashtu siç është shpallur në Kuran:
“Thoni: „Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is‟hakut, Jakubit dhe Esbatëve (12 bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi.” 2:136
MUHAMEDI, I DËRGUARI I FUNDIT
Profeti i fundit dhe përfundimtar i një zinxhiri të gjatë të profetëve dhe të dërguarve ishte profeti Muhamed, paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të. Ai u dërgua në tokat Arabe, pra fliste gjuhën arabe. Muhamedi, paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të, u dërgua për të riafirmuar mesazhin për të cilin të gjithë profetët e mëparshëm ishin dërguar, d.m.th. për t‟i thirrur njerëzit në adhurimin e Zotit të vetëm.
Majkëll Hart, në librin e tij “Njëqindëshi: Renditja e personave më me ndikim në histori” (The 100: a ranking of the most influential people in histori) shkruan: “Zgjedhja ime që Muhamedi t‟i prijë listës së personave më me ndikim të botës, mund t‟i habisë disa lexues dhe mund të jetë pikëpyetjeje për disa të tjerë, mirëpo ai ishte i vetmi njeri në histori, i cili kishte arritur suksesin më të lartë në të dyja nivelet: atë fetar dhe jofetar. Me një zanafillë modeste, Muhamedi themeloi dhe përhapi një nga fetë më të mëdha të botës dhe u bë lider politik jashtëzakonisht i dobishëm.