CAPÍTULO IV Nulidad y anulabilidad
SECCIÓN 3.ª Desistimiento y renuncia
DHE SIGURIMIN E SUKSESSHEM TË ZHVILLIMIT TË PROCEDURËS PENALE
A. LLOJI I MASAVE
Këto masa kanë tri qëllime. Sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, pengimin e rikryerjes së veprës penale dhe sigurimin e zhvillimit të suksesshem i procedures penale.
Masat që sigurojnë këto qëllime janë thirrja, urdhërarresti, premtimi i të pandehurit se nuk do të braktis vendqëndrimin, ndalimi për t`iu afruar vendit ose personit të caktuar, paraqitja në stacionin policor, dorëzania, arresti shtëpiak dhe paraburgimi si masa më e rëndë e cila mund të aplikohet vetëm atëherë kur vërtetohet se masat tjera më të buta nuk mund të arrihet ndonjë nga këto tri qëllime.
Thirrja, urdhërarresti, premtimi i të pandehurit se nuk do t’a lëshojë vendqëndrimin, paraqitja në stacionin policor dhe dorëzania kanë për qëllim të vetëm sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë. Sigurimi i pranisë së të pandehurit në procedurë penale është kusht për zbatimin e susksesshëm të procedurës nga se i pandehuri nuk mund të gjykohet në mungesë. Këto masa urdhërohen kur nuk ekziston rreziku se i pandehuri do të pengojë zhvillimin e suksesshëm të procedures penale duke ndikuar në dëshmitar, bashkëpunëtor apo duke asgjësuar a fshehur provat dhe kur nuk ekziston
rrezik se ai do të përsëris apo tentojë të përfundojë veprën e tentuar penale. Ndalimi për t`iu afruar vendit dhe personit të caktuar ka për qëllim pengimin e të pandehurit në asgjësimin dhe fshehjen e provave, ndikimin në dëshmitar dhe bashkëpunues, në përsëritjen apo përfundimin e veprës së tentuar penale.
Arresti shtëpiak dhe paraburgimi kanë për qëllim sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, pengimin e fshehjes, asgjësimit, ndryshimit ose falsifikimit të provave, pengimin e zbatimit të suksesshëm të procedures penale duke ndikuar në dëshmitar dhe bashkëpunëtor dhe pengimin e rikryerjes së veprës penale apo të përfundimit të veprës së tentuar penale apo të kryerjes së veprës penale që kanoset se do ta kryejë.
Arresti shtëpiak dhe paraburgimi mund të urdhërohen për arrijtjen e secilit nga këto tri qëllime me kusht që ato nuk mund të arrihen me masa më të buta nga neni 268 paragrafi 1 nënparagrafet 1-6.
Në procedurën penale të gjitha masat nga ky kapitull, përveq thirrjes, të cilën të pandehurit mund t`ia dërgojnë edhe prokurori publik, policia gjyqësore dhe gjykata, i urdhërojnë gjyqtari i procedures paraprake apo kryetari i trupit gjykues, kolegji prej tre gjyqtarëve nën kushtet nga neni 306 paragrafi 4, ndërsa nën kushtet e nenit 393 paragrafi 1 edhe trupi gjykues.
B. PARABURGIMI
Paraburgimi është masa më e rëndë që mund t’i urdhërohet të pandehurit dhe që nëse rendi i kufizon të drejtat e tij dhe për këtë arsye urdhërohet vetëm kur me masat tjera më të buta nuk mund të arrihen qëllimi i masave nga ky kapitull. Për këtë arsye aktvendimi mbi caktimin dhe vazhdimin e paraburgimit janë vendimet e vetme të gjykatës me të cilat procedura nuk përfundohet në formë të prerë e ndaj të cilave është e lejuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, neni 451 paragrafi 4.
Paraburgimi, përveq në rastin nga neni 306 paragafi 4 dhe neni 393 paragrafi 1, gjithnjë caktohet në kërkesë të prokurorit publik.
Prokurori publik mund të fillojë hetimin për cilëndo vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare nëse ekziston dyshim i arsyeshëm se një person ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, neni 220 paragrafi 1. Mirëpo, për të urdhëruar masën e paraburgimit, kjo vlen edhe për masat ndalimi për t`iu afruar vendit a personit të caktuar, paraqitja në stacionin policor, dorëzania dhe arresti shtqpiak, duhet të ekzistojë dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën prokurori publik zbaton hetimin apo ka paraqitur aktakuzë.
Dyshimi i bazuar se i pandehuri ka krye vepër penale vërtetohet në bazë të informacioneve apo provave që ka siguruar prokurori publik në procedurën paraprake apo gjatë hetimit. Ato mund të jenë rezultatet nga kqyrja e vendit të ngjarjes, sendet e konfiskuar me rastin e kontrollit, deklaratat e dëshmitarëve dhe të pandehurit dhënë në polici, etj.
Rrethana që vërtetojnë se i pandehuri fshihet janë mosmundësia e dorëzimit të thirrjes në adresën e vendqëndrimit apo vendbanimit, nëse është i punësuar e nuk paraqitet në vendin e punës, mosrespektimi i urdhërit për paraqitje në stacionin policor, etj.
Nuk mund të vërtetohet identiteti i të pandehurit kur ai nuk tregon identitetin e vet, kur policia identitetin e tij nuk mund t’a vërtetojë me bazën e të dhënave që ajo posedon apo kur identiteti i tij nuk mund të vërtetohet me ndihmën e personave tjerë.
Ndër rrethanat që tregojnë rrezikun e ikjes janë, në mes tjerash, furnizimi me apo vazhdimi afatit të vlefshëmrisë së dokumentit të udhëtimit, pasaportës, shitja e pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme, largimi i anëtarëve të familjes jashtë shtetit, transferimi i parave nga llogaria në vend në llogaritë në banka në shtetet tjera, etj.
Të gjitha këto veprime të të pandehurit mund të jenë ndër arsyet për caktimin e paraburgimit nga pika (i) e nënparagrafit 2 të paragrafit 1 të nenit 281.
Nuk ekziston arsye për të besuar se i pandehuri mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo falsifikojë provat nëse i pandehuri për shkak të vendndodhjes së provave nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Ai nuk mund të asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat që i ka konfiskuar përkohësisht policia, provat që janë mbledhur me rastin e kqyrjes së vendit të ngjarjes apo të eliminojë gjurmët e kryerjes së veprës penale në trupin e viktimës pasi ato ti ketë konstatuar eksperti.
Rrethanat që tregojnë se ai do të pengojë rrjedhën e procedures penale duke ndikuar në dëshmitar, në të dëmtuarin apo në bashkëpunues duhet të jenë të posaçme. Ato janë të posaçme vetëm atëherë kur janë të besueshme dhe të mundshme. Nuk mund të mirret se është e posaçme rrethana se i pandehuri mund të ndikojë në policin që ka krye kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe duhet dëgjuar si dëshmitar në rrethanat se çka ka parë në vendin e ngjarjes. Mund të jetë rrethanë e posaçme se i pandehuri do të ndikoëq në dëshmitar ose në të dëmtuarin nëse me ta është në farefisni qoftë në atë që e liron dëshmitarin nga detyra e dhënies së dëshmisë në farefisni më të largët, nëse dëshmitari është në pozitë të vartësit të tij në punë apo nëse vërtetohet se i pandehuri vet ose nëpërmjet personave tjerë ka tentuar të ndikojë në dëshmitar apo në të dëmtuarin.
bashkëpunuesit: bashkëkryesi apo bashkëkryerësit, shtytësi apo shtytësit, ndihmësi apo ndihmësit, personat që të pandehurit i kanë dhënë ndihmë pas kryerjes së veprës penale, apo mbajtësit e sendeve apo dobisë pasurore të fituar me anë të veprës penale. Rrethanat që tregojnë se i pandehuri mund të ndikojë te këta persona poashtu duhet të jenë të posaçme dhe reale.
Të gjitha këto, në mes tjerash, janë arsye për caktimin e paraburgimit sipas pikës (ii) të nënparagrafit 2 të paragrafit 1 të nenit 281.
Pesha e veprës penale vetvetiu nuk është arsye për caktimin e paraburgimit nga se me KPPPK nuk është paraparë parabuargimi i detyrueshëm. Për caktimin e paraburgimit sipas KPPPK pesha e veprës penale duhet të jetë në lidhje me ndonjërën nga arsyet tjera të përmendura në dispozitën e nenit 281 paragrafi 1 nënparagrafi 2 pika (iii).
Në çështjet penale që kanë mbetur të pagjykuara ndërsa aktakuza është paraqitur në gjykatë para hyrjes në fuqi të KPPPK e të cilat duhet përfunduar sipas Ligjit mbi procedure penale, neni 550, paraburgimi është i detyrueshëm nëse gjykata në shkallë të parë shqipton aktgjykim me të cilin të akuzuarin e gjykon me dënim 5 vjet ose dënim më të rëndë burgimi.
Karakteristikat personale dhe sjellja e mëparshme janë të lidhura me personalitetin e të akuzuarit. Agresiviteti, impulsiviteti, konzumimi i alkoolit, etj., janë karakteristika personale të një personi, gjithnjë duke pasur parasysh edhe peshën e veprës, që tregojnë rrezikun se ai mund të përsëris një vepër penale p.sh. të dhunës ndaj anëtarëve të familjes.
Sjellja e mëparme ka të bëjë kryesisht me dënueshmërinë e mëparme të një të akuzuari dhe nëse ai me parë ka qenë i gjykuar dhe pas vuajtjes së dënimit prapë ka kryer vepër të njëjtë ose të ngjashme penale tregon rrezikun se ai mund të përsëris veprën penale.
Ambienti dhe kushtet nën të cilat jeton sidomos janë me rëndësi me rastin e caktimit të paraburgimit sidomos të të miturve, por jo vetëm atyre.
Tri janë arsye përcaktimin e paraburgimit sipas kësaj baze ligjore, të pengohet përsëritja e veprës penale, të pengohet përfundimi i veprës së tentuar penale dhe pengimi i kryerjes së veprës penale për të cilën i akuzuari është kanosur se do ta kryej mirëpo nuk është e nevojshme që të ekzistojnë që të tri arsyet në mënyrë kumulative, mjafton ekzistimi i secilës prej tyre.
C. KOHËZGJATJA E PARABURGIMIT
Ne procedurën e hetimit kohëzgjatja e paraburgimit është e kufizuar në nëntë muaj për vepra penale të dënueshme me burgim gjer në pesë vjet burgim dhe dymbëdhjetë muaj për vepra penale të dënueshme me burgim mbi pesë vjet. Nëse brenda këtyre afateve nuk paraqitet aktakuza atëherë
heqja e paraburgimit është e detyrueshme.
Teksti ligjor në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe sa i përket dispozitës së nenit 284 paragrafi 2 nënparagrfi 1 është i njejtë dhe në të gjitha gjuhët thuhet për vepër penale të dënueshme me më pak se pesë vjet. Sipas KPPK për asnjë vepër penale nuk është paraparë dënimi me burgim mbi tri e më pak se pesë vjet. Për vepra penale të dënueshme me burgim gjer më tri vjet zbatohet procedurë e shkurtër në të cilën kohëzgjatja maksimale e paraburgimit para paraqitjes së propozimakuzës është 15 ditë, neni 463 paragrafi 2.
Për këtë arsye kjo dispozitë duhet ndryshuar dhe në vend të fjalëve “me më pak se pesë vjet” duhen shënuar fjalët “gjer më pesë vjet”. Njëjtë duhet vepruar edhe në nënparagrafin 1 të paragrafit 3. Në këtë drejtim flet edhe nënparagarfi 2 i paragrafit 2 të nenit 284 në të cilën thuhet “gjashtë muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me burgim mbi pesë vjet”.
Gjyqtari i procedurës paraprake cakton paraburgimin në kërkesë me shkrim të prokurorit publik. Gjyqtari i procedures paraprake mund të caktojë paraburgimin në kohëzgjatje më së shumti një muaj nga dita e arrestimit. Nëse i pandehuri është arrestuar 72 orë para se të vendoset për parabaurgimin e tij, këtë kohë të kaluar në arrest, gjyqëtari i procedures paraprake do t`ia llogaritë në muajin e parë të paraburgimit.
Gjyqëtari i procedurës paraprake cakton paraburgimin pas mbajtjes së seancës dëgjimore për paraburgimin në të cilën janë prezent prokurori publik, i pandehuri dhe mbrojtesi.
Paraburgimin e caktuar nga gjyqëtari i procedures paraprake kolegji prej tre gjyqëtarësh, në propozim me shkrim të prokurorit publik, mund t’a zgjasë edhe dy muaj. Kolegji nuk mban seancën dëgjimore. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se të pandehurit dhe mbrojtësit nuk u mundësohet të kundërshtojnë me shkrim propozimin e prokurorit publik nga se atyre duhet dorëzuar propozimin e prokurorit publik për zgjatjen e paraburgimit të paktën tri ditë para ditës së skadimit të paraburgimit të caktuar nga gjyqëtari i procedurës paraprake. Të informuar për propozimin e prokurorit publik ata kanë të drejtë t’a kundërshtojnë propozimin me shkrim. Mosinfomimi i të pandehurit dhe mbrojtësit për propozimin e prokurorit publik për zgjatjen e paraburgimit paraqet shkelje esenciale të dispozitave të procedures penale neni 403 par. 2, lidhur me nenin 285 paragrafi 2.
Pas çdo dy muaj të zgjatjes së paraburgimit nga kolegji prej tre gjyqëtarësh për zgjatjen e paraburgimit prapë vendos gjyqëtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore sikur me rastin e caktimit të paraburgimit.
caktimin e paraburgimit gjithnjë është e lejuar ankesa për të cilën vendos kolegji prej tre gjyqëtarësh ndërsa kundër akvendimit mbi vazhdimin e paraburgimit të marrë nga kolegji prej tre gjyqëtarësh lidhur me ankesën vendos kolegji i gjykatës drejtëpërdrejtë më të lartë.
D. HEQJA E PARABURGIMIT
Heqja e paraburgimit duhet bërë gjithnjë posa të vërtetohet se kanë pushuar kushte të caktimit apo vazhdimit të tij. Gjatë hetimit paraburgimin gjyqtari i procedures paraprake mund ta heq në çdo kohë me pëlqim të prokurorit publik ndërsa kolegji prej tre gjyqëtarëve në rastin e mosmarrëveshjes në mes të prokurorit publik dhe gjyqëtarit të procedures paraprake. Dhënia e pëlqimit nuk e përjashton të drejtën e prokurorit publik që edhe ai të propozojë heqjen e paraburgimit aq me parë kur ai, i autorizuar të zbatojë hetimin, ka pasqyrën me të mirë se a kanë pushuar kushtet për mbajtjen e mëtejme të të pandehurit në paraburgim.
Ngase me masën e paraburgimit kufizohen shumë nga liritë dhe të drejtat themelore të njeriut i pandehuri dhe mbrojtësi në çdo kohë, kur konsiderojnë se kanë pushuar arsyet për të cilat paraburgimi është caktuar apo vazhduar kanë të drejtë t’i paraqesin ankesë kryetarit të trupit gjykues apo gjyqëtarit të procedurës paraprake për të vendosur për ligjshmërinë e mbajtjes së mëtejme të të pandehurit në paraburgim.
Mbajtja e seancës dëgjimore në bazë të ankesës së të pandehurit a mbrojtësit për ligjshmërinë e paraburgimit nuk është e domosdoshme. Seanca do të mbahet çdo herë kur nga ankesa vërtetohet se kanë pushuar arsyet për paraburgimin sipas vendimit të fundit dhe se mbajtja e mëtejme e të pandehurit në parabuargim nuk është e ligjshme.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore heqja e paraburgimit është e detyrueshme kur vërtetohet se kanë pushuar kushtet për parabaurgim, ka kaluar afati i paraburgimit i caktuar nga gjykata, kanë kaluar afatet maksimale të zgjatjes e paraburgimit dhe kur ndalimi për ndonje arsye është i paligjshëm.