• No se han encontrado resultados

ESTANDARES DE RUIDO

INDICE LAR 36

- lidhjen e marëveshjes për stabilizim dhe asociim;

- përfitimet tregtare asimetrik (import të pa-doganuar të proshimeve nga kkëto shtete në BE ndërsa doganat për import nga BE-ja në këto vende , gradualisht eliminohen në plan afatgjate ) dhe marrdhënie të tjera ekonomike;

- ndihmë ekonomke dhe financiare ;

- bashkëpunimi në sferën e drejtësisë dhe punëve të brendshme ;

- zhvillimi i dialogut politik.

Kriteret e Kopenhagës janë:

1. Politike: institucione stabile të cilat garantojnë demokraci , sundimin e ligjit , respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave si dhe pranimin e objektivave politike të BE-së;

2. Ekonomike : ekszistimi i ekonomisë funksionale dhe efikase të tregut , kapaciteti për të përballuar konkurrencën dhe ligjet e tregut brenda BE-së;

3. Juridike : miratimi i tërësishëm i “acquis communautaire” (legjislacioni primar dhe sekondar , aktvendimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë , deklaratave dhe rezolutave të BE-së, masave që merren mbi politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë , masat mbi drejtësinë dhe punët e brendshme, marrëveshjet ndërkombëtare që ka lidhur BE-ja si dhe marrëveshjet e lidhura ndërmjet shteteve anëtare në fushën e veprimit të BE-së);

4. Administrative: përshtatja e strukturës administrative me objektivat për integrim të harmonizuar dhe gradual ( siç janë: përforcimi i kapacitetit administrativ , krijimi i administratës efikase e cila do të sigurojë pranimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE- së.

Kriteret e konvergjencës

Paraqesin kushte ekonomike të përcaktuara me Traktatin e Mastrihit të cilat shërbejnë për vlerësimin e gatishmërisë së vendeve të BE-së për përfshirjen e tyre në fazën e tretë të Unionit Ekonomik dhe Monetar fazë kjo që karakterizohej me vënien e valutës së përbashkët.

1. nivel i qëndrueshëm i stabilitetit të çmimeve ku norma mesatare nuk duhet të jetë më e madhe se 1.5% në raport me nivelin e inflacionit në tre shtetet anëtare të EMU-së që kanë qmime më stabile

2. deficiti buxhetor nuk duhet të kalojë 3% të prodhimit të përgjithshëm bruto,ndërsa borxhi publik nuk duhet të kalojë 60% të PPB-së

3. pjesëmarrje në EMU për të paktën dy vjet

4. norma afatgjate e interesit nuk duhet të kalojë 2% në raport me normën e interesit ne tre shtetet e BE-së me shkalle më të ulët të inflacionit.Kriteret e konvergjencës synojnë të sigurojnë që zhvillimi ekonomik branda EMU-së të jetë i ekuilibruar dhe të mos nxisë tensione mes shteteve anëtare.

G Periudhat e zgjerimit të UE-së.

- Organizata e themeluar në vitin 1957, e quajtur Bashkësitë Europiane,e cila tani njihet si Unioni Europian,fillimisht kishte gjashtë anëtarë: Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Hollanda.

- Në vitin 1973, u anëtarësuan Danimarka,Irlanda dhe Britania e Madhe.

- Greqia u anëtarësua në vitin 1981, kurse Portugaliadhe Spanja pasuan në vitin 1986. Austria,Finlanda dhe Suedia u anëtarësuan në vitin 1995.

- Në vitin 2004, gjatë zgjerimit më të madh të UE-së, Shtete Anëtare u bënë Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia.

- Në janar të vitit 2007, u anëtarësuan Bullgaria dhe Rumania dhe numri i anëtarëv të UE-së u rrit në 27.

Negociatat për anëtarsim në BE

Negociatat happen nëse shteti plotëson kriteret politike dhe ekonomike të Kopenhagës. Pas vlersimit se shteti i ka plotësuar kriteret e Kopenhagës, Komisioni Evropian rekomandon që shtetit ti jepet statusi i kandidatit dhe ti caktohet datë për fillimin e negociatave. Pas marrjes së datës konkrete për fillimin e negociatave , vijon formimi i Konferencës Ndërqeveritare në të cilën marrin pjesë nga njëra anë shtetet anëtare të BE- së ndërsa nga ana tjetër shteti kandidat për anëtarsim. Konferenca Ndërqeveritare kryesohet nga shteti anëtar që kryeson edhe BE-në.Negociatat për anëtarsim kalojnë nëpër dy faza:

Skrining : paraqet fazën e parë të negociatave ku bëhet shqyrtimi analitik dhe vlerësimi i harmonizimit të legjislacionit nacional me acquis communautaire të BE-së.

Negociatat faktike : negociatat për anëtarsim që zhvillon Komisioni Evropian zakonisht janë të unifikuara dhe për të gjitha shtetet zhvillohen njësoj.

Vetëm kur negociatat për të gjitha kaptinat do të mbyllen përkohsisht atëherë Këshilli i Ministrave konkluzione për mbylljen e negociatave për mbylljen negociatave me shtetin- kandidat për anëtarsim. Rezultatet e konkluzioneve nga negociatat , implementohen në Propozim/ Marrëveshjen për Anëtarsim të shtetit- kandidat në BE. Pasi të arrihet pëlqimi për propozim/marrëveshjen dhe teksti precozohet …vazhdon.

GJYKATA E LLOGARIVE(E KONTROLLIT)-

Detyra kryesore që e ushtron gjykata e llogarive është analiza dhe kontrolli I të hyrave dhe I të dalave të përgjithshme te BE-se dhe institucioneve të saj. Gjykata numëron gjithsej 15 anëtarë(fjala është për 15 persona evropianë), Me mandate 6 vjeqare qe nënkupton se çdo shtet anëtar I BE-së e delegon nganjë përfaqësues të vet.Anëtarët nga radhët e veta zgjedhin kryetarin e gjykatës së llogarive,mandate I të cilit është 3 vjet.Gjykata e llogarive harton edhe bilancin e mjeteve buxhetore, I cili publikohet ne “gazetën zyrtare” të bashkësise evropiane.

Gjykata e llogarive ka për detyrë të ushtrojë kontrollin e llogarive.Gjykata e llogarive I raporton parlamentit evropian dhe këshillit lidhur me veprimine saj dhe raporton për të gjitha të hyrat dhe të dalurat ose shpenzimet të institucioneve të themeluara nga Bashkësia Evropiane derisa kjo nuk përjashtohet shprehimisht nga dispozitat e Kontratës mbi themelimin e Bashkësisë Evropiane.

ADERIM

Aderim nënkupton mundësinë e shteteve të cilat nuk kanë marrë pjesë në bisedime për lidhjen e marrëveshjes , të mund të ftohen nga palët kontraktuse që ti bashkohen marrëveshjes pas nënshkrimit të saj.Në ketë mënyrë shteti me një akt juridik hyn në një regjim kontraktues i cili është në fuqi dhe iu nënshtrohet rregullave të formuluara më parë nga nënshkruesit e marrëveshjes.

Mundësia e aderimit mund të jetë e pakufiquar p.sh. Pakti Brian-Kellong për heqjen dorë nga lufta ose e kufizuar për disa shtete të rajonit apo kontinentit.Aderimi është akt i lirë dhe ka efekte të njëjta si nënshkrimi dhe ratifikimi bashkërisht.

Aderimi i shteteve të reja anëtare në BE parashikohet në nenin 49 të Traktatit të BE-së. Këshilli duhet të jetë dakord me unanimitet për hapjen e negociatave , pasi të jetë këshilluar me Komisionin dhe pasi të ketë marrë pëlqimin e Parlamentit Evropian . Kushtet e pranimit , periushat kalimtare dhe rregullimet në Traktatin mbi të cilën është themeluar BE-ja , duhet të jenë pjesë e marrëveshjes mes shtetit anëtar dhe vendit aplikues. Marrëveshja përpara se të hyjë në fuqi duhet të ratifikohet nga të gjitha shtetet anëtare , në përputhje me kërkesat përkatëse kushtetuese.

Presidenca Këshillit të Ministrave

Çdo shtet anëtar i BE-së ka të drejtën të jetë president i Këshillit për gjashtë muaj në bazë të

një sistemi rotacioni, gjë që do të thotë se ai vend ka përgjegjësinë të organizojë të gjithë punën e Këshillit të Ministrave dhe Këshillit të Europës: kryesimin e afërsisht 200 takimeve,

arritjen e marrëveshjeve, fillimin e iniciativave të politikave strategjike, të qënurit zëdhënës i

BE-së, përfaqësimin e BE-së në arenën ndërkombtare, administrimin e veprimtarive të BE-së

lidhur me Politikat e Përbashkëta të Jashtme dhe mbi Sigurinë, si dhe lidhur me Çështjet e

Brendshme dhe të Drejtësisë.