TITULO IX Del cabildo abierto
Artículo 99.- De la participación administrativa como derecho de las personas. La participación en la gestión administrativa se ejercerá
VII. CONSIDERACIONES DE LA CORTE CONSTITUCIONAL Primera. La Competencia
11. De la Participación Democrática de las Organizaciones Civiles (Título XI)
(shek. II p.e.s. — shek. I e.s.)
Në prag të pushtimit nga Roma, Iliria ishte mbushur me kështje- lia dhe qytete të fortifikuara në bregdet dhe në brendësi të vendit. Por pas luftës së tretë iliro-romake, që përfundoi me rënien e mbretërisë ardiane dhe pushtimin e Epirit, romakët shkatërruan shumë prej tyre.
Vetëm në Epir. konsulli romak Pal Emili, me lejen e senatit shka- tërroi deri në themel 70 qytete dhe ktheu në skllevër 150 mijë njerëz. Shkatërrimi dhe grabitja vazhduan edhe në shekujt që pa- suan për shkak të kryengritjeve dhe revoltave të shumta të pandër- prera të fiseve ilire. Me ngjyra të gjalla na e përshkruan këtë gjendje gjeografi grek i shek. I p.e.s. Straboni. Ai shkruan ndër të tjera se «...gjithë Epiri dhe Iliria ishin të pasura. kurse tani një pjesë e tyre është shkretuar dhe vendet e banuara janë fshatra dhe gërmadha të braktisura» (Strab. VII, 10).
Paralizimi dhe rrënimi i vendit si dhe shpërngulja e popullsisë nga vendet malore në ato fushore dhe kodrmore, që ishte një nga parimet e politikës romake, është dëshmuar edhe nga rezultatet e gërmimeve arkeologjike si dhe nga të dhënat e përfituara nga ekspe- ditat informative nëpër qendrat e banuara antike. Edhe disa qendra të fortifikuara, të cilat pas pushtimit romak vazhduan të mbijetojnë në trojet e vjetra, rezultojnë të pambrojtura nga mure rrethuese. Kështu p.sh. në Irmaj, në gjysmën e dytë të shek. II p.e.r., kur qyteti kishte hyrë në vartësinë politike të Romës, duke u përfshirë në provincën maqedonase, muret mbrojtëse të tij nuk kryejnë më funksionin e parë, por kthehen në mure të një godine1). Rënia në
masë e qyteteve antike të fortifikuara dhe degradimi i sistemeve mbroj- tëse të tyre arrihet në mënyrë graduale deri në kapërcyell të erës sonë, pasi edhe mbas disfatës së Gentit dhe maqedonasve më 168 p.e. sonë, qytetet ilire ruajtën njëfarë autonomie «që i përgjigjet faktit se ro- makët nuk ishin akoma në gjendje në atë kohë për të kaluar drejtpër- drejt në një qeverisje të trevës ilire bashkë me gjithë qytetet dhe kështjellat e saj»2). Nga ana tjetër, në disa qytete kryesore të bregdetit,
të cilat më vonë u kolonizuan dhe u shndërruan në qendra administra- tivo-ushtarake të krahinave të caktuara, romakët i ruajtën sistemet e tyre mbrojtëse, që herët vendosën garnizone në to dhe me kalimin e kohës ndërmorën dhe punime plotësuese fortifikimi ose riparuan muret e vjetra. Gjatë shekullit I e.s. në bregdetin shqiptar kishte katër qytete koloni, si Buthroti (Butrinti), Bylis, (Hekali), Dyrrachu (Durrësi), Skodra (Shkodra) dhe municipiumi i Lisit (Lezha). Në rrethin e intere- save strategjike të Romës përfshihej dhe qyteti i vogël i Orikut (Pa- shaliman) si dhe Apolonia.
Pikërisht në disa nga këto qytete takojmë gjurmë ndërtimesh mbrojtëse, që datohen në shekujt e parë të periudhës së pushtimit ro- mak. Kryesisht rreth gjysmës së dytë të shek. I p.e.r. dhe gjysmës së parë të shek. I e.s.
Kjo ishte një periudhë, kur territori i Shqipërisë u kthye në shesh lufte midis pretendentëve rom'akë për pushtet, Cezarit dhe Pompeut, dhe kryengritje të mëdha tronditën rëndë pushtetin dhe e detyruan atë të marrë masa vendimtare për të ruajtur sundimin në këto treva. Ndër këto masa sigurisht ka qenë dhe kujdesi për mbrojtjen e garni- zoneve dhe qyteteve koloni.
Në Butrint janë hetuar gjurmë të konsiderueshme ndërtimesh mbrojtëse të këtyre periudhave.
Në tërësinë e sistemit mbrojtës të Butrintit, të krijuar e të plotësuar në periudha të ndryshme historike, muret e periudhës së hershme të pushtimit romak, duke gjykuar nga traktet dhe gjurmët e ruajtura, zinin pjesën e lartë të qytetit, që mund ta quajmë dhe qytet i sipërm. Ato ndiqnin linjën jugore të këtij rrethimi të ndër- tuar mbi një terren shkëmbor të aksidentuar, murin që zbriste prej tij nga verilindja deri tek «Porta e liqenit» (Skea) si dhe linjën e murit antik verior nga «Porta e liqenit» në drejtim të «Portës së luanit».
Nga qyteti i poshtëm i periudhës antike, që zinte një rrip të ngushtë nga ana jugore, rrëzë qytetit të sipërm u veçua pjesa veri- lindore e tij nga një mur që zbriste prej këtij të fundit dhe bashko-
hej me murin ekzistues në perëndim të portës me kulla.
Në muret mbrojtëse të kësaj periudhe dallohen disa teknika ndër- timi. Muri rrethues i qytetit të poshtëm, i cili shtrihet në anën ju- gore të qytetit dhe përshkohet nga «Porta me kulla», në kohën romake ka qenë përdorur në gjendjen e parë dhe vende-vende është riparuar me teknikën ekzistuese. Nga gërmimet e kryera gjatë dy viteve të fundit (1976-1977) prej Dh. Budinës3), është vërtetuar se muri rrethues
2) Kuvendi I i studimeve ilire, II, Tiranë, 1972, (1974) 157.
3) Dh. Budina. Raport mbi gërmimet e viteve 1976-1977 në Butrint në Arkivin e Qendrës së Kërkimeve Arkeologjike në Tiranë.
i qytetit të poshtëm nuk rrethonte po atë sipërfaqe të periudhës hele- nistike, por ndërpritej në skajin jugperëndimor, duke u mbyllur me një kullë katërkëndëshe në dy të tretat e gjatësisë së tij.
Kulla me përmasa 7x5 m është ndërtuar me blloqe guri të ripër- dorur të marra nga ndonjë ndërtim tjetër. Bloqet janë vendosur mbi njëri-tjetrin, pa përdorur ndonjë mjet lidhës, duke ruajtur të njëjtën teknikë të mureve të periudhave më të hershme. Por ajo që e daton këtë kullë në periudhën e pushtimit romak janë disa mbishkrime të gdhendura në gurët që formojnë paretet e saj. Mbishkrimet përfa- qësojnë dekrete lirimi skllevërish dhe datohen në shek. II-I p.e.s. Në anë tjetër, gurët në të cilët ato janë ekzekutuar duken qartë se nuk i përkisnin fillimisht kullës, por janë marrë nga një ndërtim tjetër, i cili është prishur për të përdorur materialin për ndërtimin e kësaj kulle4).
Një teknikë tjetër e njohur me emrin «Opus quadratum» është përdorur në murin jugor të qytetit të sipërm. Faqet e jashtme të mureve, në këtë rast, janë veshur me gurë të mëdhenj të prerë në forma drejtkëndëshe, të vendosur në rreshta horlzontalë, ndërsa bre- ndësia e murit është ndërtuar me gurë të vegjël, të thyer. të përzier me llaç të bollshëm. Kjo teknikë është përdorur dhe në Romë e në krahinat rreth saj që nga fundi i shek. II p.e.s. deri në periudhën e parë të sundimit të Augustit5).
Përveç teknikës «Opus quadratum» (punim kuadratik), e cila në pamjen e jashtme të krijon përshtypjen e një muri antik me blloqe guri të latuar, të vendosur në të thatë, në Butrint, në këtë periudhë janë përdorur edhe teknika të tjera që zënë në muret një vëllim të konsiderueshëm. Teknika me e përhapur është ajo e realizuar në faqet e jashtme të mureve me pllaka guri, me gjatësi 40-50 cm dhe lartësi 10-14 cm, të vendosura në rreshta paralelë të lidhur me shtresa të gjera llaçi (Opus vitatum). Shpeshherë këtë teknikë e takojmë të kombinuar me mure të veshura në faqet e jashtme me gurë të vegjël kubikë të vendosur sipas një aksi diagonal (opus reticulatum) (fig. 64). Muret e ndërtuar me teknikën e mësipërme arrijnë në një lartësi prej 10 m. Të kësaj kohe janë edhe dy bastione drejtkëndëshe me faqe ballore të gjerë pranë «Portës së Luanit». Duke gjykuar nga leknika e ndërtimit dhe rrethanat historike, muret mbrojtëse të periudhës së pushtimit romak në Butrint, të para në tërësi, datohen nga shek. I p.e.r. deri nga mesi i shek. I e.s., duke pasur ndryshime kronologjike nga më të hershmet tek më të vonat sipas radhës së përshkrimit të mësipërm. Gjatë periudhës së fundit të sundimit të Cezarit, kur për herë të parë vendosen në Butrint kolonë ushtarakë (viti 45-44 p.e.r.) duhet të jenë ndërmarrë punime në muret rrethuese të qytetit të poshtëm dhe më vonë riparime dhe rindërtime që kanë vazhduar gjatë periudhës së sundimit të Augustit. Nga gjithë sa u thanë mbi ndërtimet mbrojtëse të Butrintit për periudhën në shqyr- tim, kuptohet se në periudhën e hershme të pushtimit romak ishte treguar një kujdes i veçantë për mbrojtjen e këtij qyteti, se ai ishte një qendër e rëndësishme ushtarake dhe ekonomike për krahinat
4) F. Drini — Dh. Budina. Vështrim mbi disa mbishkrime të reja të zbu- luara në Butrint. Sesion shkencor i Q.K.A. 24-26 Nëntor 1978.
bregdetare jugore të Shqipërisë. Kjo mund të dëshmohet me fakte të sigurta, së paku për periudhën e zhvillimit të luftërave civile të Romës në territorin e Shqipërisë. Vetë Cezari, në veprën e tij «Luf- tërat civile», shkruan se «kishte shkuar për të shtënë në dorë me një legjion, disa qytete të largëta dhe për të rregulluar furnizimin e ushtrisë, sepse ishte ngushtë me ushqime, pasi këto ndodheshin në Buthrot»6). Cezari, duke parashikuar se lufta me Pompeun do të
zgjatej dhe duke mos shpresuar në furnizimet nga Italia, kishte dër- guar gjithashtu dy nga komandantët e tij në Epir për të marrë dri- thëra. Dhe në të vërtetë, në një fshat pranë Butrintit, i cili me emrin e tij Qesarat, të kujton Cezarin, janë zbuluar kohët e fundit hambare të kohës romake, që shërbenin për depozitimin e drithit. Hambaret paraqiteshin në trajtën e pitosave (qypa) të mëdha, të gdhe- ndura në shkëmbim natyror nën nivelin e sipërfaqes së tokës7). Gjatë
luftës midis Cezarit dhe Pompeut, përveç qyteteve të fortifikuara të bregdetit, si Apolonia, Orikumi, Durrësi etj., gjetën përdorim edhe kështjella në brendësi të vendit, të cilat kishin rëndësi strategjike, si p.sh. «Opidum Parthinorum», ku Pompeu kishte vendosur një gar- nizon dhe Cezari e pushtoi në rrugë e sipër, duke shkuar për në Asparag.
Gjurmë ndërtimesh fortifikue.se të periudhës romake ruheshin deri në dekadat e para të shekullit tonë edhe në Orik. I fundit
6) Caes. Bell. civ. III, 16.
7) K. Zheku. Një zbulim i ri në fshatin Qesarat të Sarandës (dorëshkrim), Fig. 64. Butrint, Sarandë. Mur i shek. I të e.s.
që i pa ato ishte arkeologu L. M. Ugolini. Gjatë vizitës së tij në këtë qytet antik ai thotë se pa «aty-këtu trakte të shkëputura muresh me tulla të një epoke romake të papërcaktuar mirë»8).
Por gati një gjysmë shekulli më parë, arkeologu francez L. Hezej pati hetuar gjurmë mjaft më të rëndësishme fortifikimi në këtë qytet. Ai thotë se qyteti ishte ndërtuar dhe fortifikuar me shumë shije, dhe se traseja e rrethimit kishte një formë ovale, ku muri helenik më i vjetër ishte rindërtuar më vonë me tulla e llaç. Një rrethim të veçantë krijonte gjithashtu akropoli, i cili ndodhej në majë të kodrës dhe nda- hej në dy pjesë nga një mur i brendshëm9). Ndarjen e Akropolit në dy
pjesë e hasim edhe në Apoloni, ku me sa duket njëra nga ndarjet kishte karakter ushtarak.
Siç del nga përshkrimi i Hezejt, Oriku ka qenë mbrojtur nga një mur rrethues me tulla të vendosura mbi një xokol gurësh të punuar ashtu si në Apoloni dhe në Lis. Po të dhënat që kemi nga Hezej për teknikën e ndërtimit të mureve, tani të zhdukura, janë të pamjaftueshme për të dhënë një mendim të saktë rreth kohës së ndër- timit të tyre. Në njëfarë mase do të na ndihmonin në këtë rast buri- met historike. Sipas dëshmisë së Tit Livit, në verë të vitit 214. kur Filipi V i Maqedonisë sulmoi Orikumin, ai e pushtoi atë me lehtësi. «mbasi qyteti ishte në shesh dhe nuk kishte as mure, as roje dhe as armë të forta». Por kur Cezari zbarkoi në Iliri, Orikumi ishte plotësisht i fortifikuar. Kjo kuptohet qartë nga shprehja e tij, se komandanti i qytetit Luc Torkuati që kishte aty garnizonin e parthinëve «mbylli portat dhe u mat të mbronte qytetin». Kështu del vetiu koha e ndër- timit të mureve të Orikumit, gjatë shek. II deri në mesin e shek. I p.e.r. Por nëse muret me tulla të përmendura nga Hezej dhe Ugolini janë të kësaj periudhe apo i përkasin një kohe më të vonë, këtë nuk mund ta themi me siguri. Sidoqoftë, disa veçori të teknikës së ndërtimit, si përdorimi masiv i tullave dhe i llaçit si lidhës, nuk i
cojnë ato më herët nga shek. I p.e.r. Ndërsa për t'i datuar ato në periudhën e vonë antike do të na duheshin të dhëna teknike plotë- suese, gjë që nuk na e japin autorët e mësipërm. Megjithatë, as- njëri prej tyre nuk përmend shtresa të trasha llaçi, gjë që do t'u binte menjëherë në sy.
Lisi ishte një nga qytetet antike të vendit tonë, që u fortifikua me porosi të Cezarit. Në veprën e tij mbi «Luftërat civile». ky i fundit shkruante se «këshilli i qytetarëve romakë, që kishte në dorë Lisin, qytet të cilin ua kishte besuar më parë Cezari... ishte për- kujdesur ta fortifikonte». Kjo e dhënë historike u vërtetua plotë- sisht nga gërmimet arkeologjike10) dhe më vonë nga punimet restau-
ruese që u kryen në muret rrethuese të këtij qyteti11). Këto ndër-
time i përkisnin një muri tërthor, që ndante pjesën e sipërme të qytetit. Krijimi i një territori të mbrojtur për sigurimin e garnizonit
brenda qyteteve të pushtuara ka qenë një praktikë e njohur për
8) M. Ugolini. Albania Antica. Vol. I. Roma - Milano 1927, 105.
9) L. Heyzey — H. Daumet. Mission archeologique de Macedoine, 404.
10) F. Prendi, K. Zheku. Lisi në dritën e të dhënave të reja arkeologjike. Mo- numentet 2, 1971, 7-18.
11) K. Zheku. Restaurimi i portës së brendshme të qytetit ilir të Lisit, Mo- numentet 7-8, 1974, 7-21.
romakët. Kështu Apiani na njofton se dhe në qytetin Segesta (Iliria Veriore), Cezari ndan një vend të veçantë për garnizonin, që përbë- hej prej 25 njësish (Illyrike, 24). Mu- ri ndarës i Lisit, apo muri i bren- dshëm, siç e kanë quajtur autorët e gërmimit, kishte një gjerësi prej 1.80 m dhe ishte ndërtuar me blloqe gurësh të latuar, të prerë në forma trapezoidale. Gurët janë vendosur në të thatë pa përdorimin e ndonjë mjeti lidhës, duke formuar rreshta deri-diku horizontalë. Faqet e murit lidhen me bërthamën nëpërmjet bllo- qeve të gjata prej guri, të vendosura në drejtim tërthor me gjatësinë e murit. Blloqet tërthore kanë një gjatësi të barabartë me gjerësinë e murit, kështu që ato dallohen qartë në faqet e dukshme të tij, duke qenë se brinjët e tyre vertikale janë më të gjata se ato horizontale. Por i gjithë ky konstruksion, që arrinte si-
b
a
Fig. 65. Lis. Porta e brendshme. a. Planimetria.
pas terrenit një lartësi prej 1-3.5 m, shërbente vetëm si një bazament për të mbajtur mbi vete një mur tullash. Mu- ri me tulla kishte një gjerësi prej 1.75 m, duke u futur për arsye estetike pak më brenda bazamentit prej guri. Tullat kishin për- masat rreth 0.40x0.48 x 0.08 m, ose sa gjysma e këtij formati dhe lidheshin me shtresa të holla llaçi balte. Krejt muri në anën e jashtme arrinte një lartësi prej 8.5-9 m.
Muri i brendshëm i Lisit përshkohej edhe prej një porte, e cila lidhte qytetin e sipërm me qytetin e poshtëm (fig. 65). Porta ka pasur një hapësirë drite prej 3 m dhe ishte vendosur në mesin e një korridori, i cili formohej në njërën anë prej faqes anësore të një kulle drejtkëndëshe dhe në anën tjetër nga spostimi në brendësi i murit rre- thues. Në të dy anët e portës, në gurët e pragut ruhen gjurmët për mbështetjen e kasës dhe të boshteve rrotulluese vertikale të kanatave. Në mesin e pragut, një gur i vendosur vertikalisht shërbente për fiksi- min e dyerve, të cilat siguroheshin nga brenda me katarah.
Porta e brendshme e Lisit, e quajtur «Porta e Gaviarit» nga një mbishkrim që bën fjalë për të, nuk ndryshon nga portat e tjera të qytetit të ndërtuara disa shekuj më parë. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një traditë të fuqishme dhe një nivel të lartë ndërtimor të mjeshtrave ilirë, që projektuan dhe ndërtuan muret mbrojtëse të këtij qyteti.
Përveç «Portës së Gaviarit», vlen të përmendim se për gjatë murit ndarës, nga ana e brendshme e tij, janë mbështetur një sërë ambientesh, që kishin karakter ushtarak (fig. 66), duke shërbyer si depo dhe fjetore për garnizonin. Ambientet kanë përmasa rreth 4.80 x
Fig. 66. Lis. Kthina me karakter ushtarak në anën e brendshme të murit rre- thues, shek. I p.e.r.
x 7.20 m dhe secili prej tyre është pajisur me një hyrje të vogël të veçantë, me hapësirë drite prej 1.10 m12). Dëshmia e Cezarit për
fortifikimin e Lisit dhe identifikimi i këtyre fortifikimeve me murin e përmendur u provua plotësisht nga të dhënat arkeologjike, Në dy mbishkrime të zbuluara në vitin 1968 bëhet fjalë për përtëritjen e mureve të një kulle dhe të një porte, me vendim të këshillit të qytetit dhe me përkujdesjen e mjeshtrave ekzekutivë të tij, Gaviarit dhe Meges. (fig. 67). Gjithashtu u gjetën në mbushjen e brendshme të murit fragmente qeramlke të shek. II-I p.e.r.13).
Përveç ndërtimit të rnurit të brendshëm, në të njëjtën kohë u ri- paruan edhe muret e tjera mbrojtëse të Lisit, të cilët ishin dëmtuar rëndë nga koha.
Mure mbrojtëse të ndërtuara me tulla mbi një bazament guri, të cilat ngjasojnë së tepërmi me ato të Lisit janë zbuluar edhe në Apo- loni. Apolonia vazhdoi të jetë qytet i madh e me rëndësi edhe gjatë periudhës së pushtimit romak. Ciceroni e quan atë «magna urbs et gravis» (Cic. Phil. XI, 26) (Qytet i madh e hijerëndë), ndërsa në kohën perandorake Apolonia ishte qendër, ku studionin aristokratët e rinj
romaks.
Duke u shtrirë në një zonë ku mungonte guri për ndërtim, muri rrethues i qytetit i është nënshtruar një grabitjeje sistematike për një kohë të gjatë, kështu që vetëm pak trakte janë zbuluar prej tij. Një pjesë e murit të zbuluar ndodhet në afërsi të Akropolit dhe është ndërtuar me tulla mbi xokolaturë guri (fig 68). Këtu, arkeologu. H. Ceka ka dalluar tri periudha ndërtimi. Në fazën më të hershme tu- ilat lidheshin midis tyre me llaç balte, ndërsa në periudhën më të vonë me llaç gëlqereje14). Krejt muri është ndërtuar mbi një xokol me
12) Të dhënat mbi arkitekturën dhe teknikën e ndërtimit të murit të brend- shëm dhe «Portës së Gaviarit» janë marrë nga artikulli i K. Zhekut «Restaurimi i portës së brendshme në qytetin ilir të Lisit», Monumentet 7-8, 1974, 7-21.
13 F. Prendi, K. Zheku. Vep. cit. 16.
14) H. Ceka Muri rrethues i Apolonisë. BUSHT, seria Shk. Shoq. 1963, 3, 117-156.
Fig. 68. Apoloni. Mur me tulla mbi xokol guri.
gurë të punuar në forma drejtëkëndëshe që arrin një lartësi prej 4-5 radhësh. Xo- koli është ndërtuar me shka- llëzime, që shkojnë sipas li- njës së pjerrët të terrenit. Gurët e xokolit kanë një lartësi mesatare prej 0.40 m. Tullat e murit të fazës së parë, të lidhura me një shtresë të hollë balte kanë këto përmasa 0.38 x 0.38 x 0.08 m. Në vazhdim të kë- tij muri dhe mbi të njëjtin xokol vazhdon një fazë tje- tër ndërtimi në një gjatësi prej 54 m. Formati i tullave ndryshon dhe është 0.46 x x 0.46 x 0.08 m, duke u li- dhur me një llaç të dobët
(baltë e verdhë e stërpikur me llaç gëlqereje, ku në di- sa pjesë të murit është për- dorur gjerësisht edhe llaçi i gëlqeres). Ky mur është ndërtuar pjesërisht nga dy parete (pareti i jashtëm 1.15 m dhe i brendshëm 0.46 m), të cilat lidhen në brendësi nga breza tërthorë tullash çdo 4.5 m, që lënë midis tyre hapsira katërkëndëshe të mbushura me dhe. Në këtë pjesë të murit të tërheqë vëmendjen një kanal, që mblidhte dhe shkarkonte ujërat e shiut jashtë rrethimit. Kanali përbëhet nga gryka, lugu dhe një hauz ujëmbledhës i ndërtuar me gurë të latuar. Gryka e kanalit ka një pana-
qitje monumentale; e ndërtuar me të njëjtin material e teknikë si të xokolit, ajo harmonizohet hijshëm si me këtë të fundit ashtu edhe me sfondin prej tullash të murit. Hapësira e grykës së kanalit ka formën e një harku me majë me lartësi 1.60 m dhe gjerësi 0.40 m. Mendohet se kanali i përket një periudhe më të vonë, për ndërtimin e të cilit është prishur një pjesë e murit dhe është rindërtuar me të njëjtin material, por duke përdorur si lidhës këtë radhë shtresa llaçi gëlqereje deri diku të trasha15).
Me mure tulle të lidhura me llaç është ndërtuar dhe një kullë drejtkëndëshe me përmasa 6.10x3.50 m, e cila ruhet në një lartësi 4.30. Muret me tulla të Apolonisë kanë pasur një lartësi prej rreth 10 m. Për të tria fazat e ndërtimit, që përmendëm më lart, janë dhënë mendime për një datim respektiv në shek. IV p.e.r. (periudha I), fundi
i shek. III ose fillimi i shek. II p.e.r. për periudhën e dytë dhe aty nga shek. I p.e.r. për periudhën e tretë (kanali16).
Duke pasur parasysh ngjashmërinë aq të madhe të mureve të Apo-