• No se han encontrado resultados

3. ANÁLISIS DE RESULTADOS

3.2. Partido Colombia vs. Polonia

Mikroskopi është instrument optik i cili mundëson që të shihen qartë objekte e imta që nuk shihen më sy e as më llupë. Zmadhimi e objekteve e bënë për mija herë. Konsiderohet 0,25 m si kufi i mundësisë së ndarjes se mikroskopi optik. Mundësia e vrojtimit te mikroskopi, pak, varet edhe prej dritës që përdoret, sepse drita vjollce ka gjatësi më të shkurtra valore se sa rrezet tjera monokromatike.

Mikroskopi përbëhet prej kombinimit të sistemeve të dy thjerrëzave përmbledhëse edhe kondensatorëve që shërbejnë për ndriçim në mënyrën e duhur preparatet, dmth. trupat në vrojtim. Pjesa që i ekspozohet objekti quhet objektiv, ndërsa pjesa që është pranë syrit quhet okularë. Konstruksioni i shëmbëllim të mikroskopi është paraqitur në fig. ...

`Të vrojtojmë trupin AB i cili ndodhet pranë fokusit të thjerrës së objektivit. Objektivi jep shëmbëllim real , të rritur dhe të rrotulluar A’B’. Shëmbëllimi bie te largësia e fokale e okularit F2 dhe kulmit të pasqyrës dhe shërben si fytyrë e objektit për okularin. Largësia në

mes të dy distancave fokale është F1F2=D quhet gjatësi optike e mikroskopit. Distanca D të

mikroskopët zakonisht është 160mm.

Zmadhimi linear i

objektivit D/f1, ndërsa zmadhimi

linear i shëmbëllimit është: .

Okulari është sistem i thjerrëzave me largësi fokale f2 dhe

shfrytëzohet si llupë dmth. jep shëmbëllim virtual, ndërsa të F1 F2 F2 D A’ A” A B’ B” B

mikroskopi jep fytyrë reale. Shëmbëllimi A’B’ prej okularit shikohet më kënd 2α’ më që këndi është i vogël e shëmbëllim bie të largësia fokale F2 , kemi:

.

Kur zëvendësojmë , del:

Me sy, pa thjerrëza objekti shihet më kënd 2α në largësinë e të pamurit të qartë d=25cm, .

Zmadhimi këndor i mikroskopit Z del së është:

Përkatësisht

Z=Zob∙Zok.

Prandaj zmadhimi të mikroskopi është prodhim i zmadhimit të okularit Zok, dhe

zmadhimit të objektivit Zob. Kjo madhësi shënohet në mikroskop në okular ose në objektiv.

Zmadhimi i objektivit sillet 4 deri 100 herë, ndërsa në okularë 4 deri në 25 herë. Mikroskopët optik arrijnë të zmadhoi objektet 2400 herë.

14.17. MKROSKOPIA

Me instrumente të caktuar optike, mikroskopet e ndryshëm, fitohet mundësia që gjërat e imta që syri i njeriut nuk i dallon, te shihen qartë. Po edhe objektet që janë në distancë të largët ku syri i njeriut i sheh, por nuk dallon detale, atëherë përdoren instrumente optike siç janë dylbitë dhe teleskopët. Në përgjithësi instrumente optike në sistemin e tyre optik, kanë pasqyra, thjerrëza, dhe prizma, në varmëni se për cilin instrument bëhet fjalë. Këto, pasqyra, thjerrëza dhe prizma, zëvendësojnë njëra tjetrën edhe si shkak i nevojës që të eliminohen aberracionet, stigmatizim apo distorzioni. Në kohën e sotme, përveç instrumenteve optike të ndërtuara mbi parimin dritës, kemi edhe mikroskop që në vend të rrezeve të dritës përdorin elektronet dhe kanë ‘fuqi’ më të madhe zbërthyese për të vërejt mikrostrukturën e materies.

Nga ana tjetër, dihet se rrezet e dritës polarizohen, mënjanohen, interferojnë, dhe mbi këto veti drite ndërtohen instrumente optike ashtu, siç ndërtohen instrumente për përdorimin e rrezeve te padukshme UV dhe IK, me të cilat shihen format e ndryshme të materies që nuk vërehen me rrezet e dritës e veçmas struktura të caktuara biologjike.

Në hulumtimet e ndryshme në biologji, përkatësisht në mjekësi, materie që trajtohet janë qelizat, të cilat kanë indekse përthyerje tjetër, ndaj tretjes ku ndodhen. Më pastaj ato kanë membrana që shpërhapin dritën, ose e absorbojnë dhe vështirë vërehen. Në biologji ka edhe raste kur indeksi i përthyerjes nuk i takon vetëm një rrafshi, por një gjatësie rruge të konsiderueshme. Prandaj në këto raste, kontrasti i objektit dhe rrethinës është i pa ndo një ndryshim dhe objekti nuk vërehet. Më pastaj, ka materie që absorbojnë, intensitetin e dritës në mënyrë selektive sipas ngjyrave - rrezeve monokromatike, shkak i së cilës intensiteti pasqyrimit ndërron prej ngjyre ne në ngjyre, dhe më këtë ndërron intensiteti në shëmbëllimin e qelizës ose ndo një objekti tjetër.

Që të eliminohen të gjitha vështirësitë gjatë shikimit të objekteve të ndryshme, ndërtohen mikroskop të veçantë, për raste të veçanta që përdoren në biologji, mjekësi ose lëmi të tjera.

Para se gjithash, përherë duhet të kemi parasysh se aftësia ndarëse e mikroskopëve varet nga gjatësia valore e dritës, indeksi i përthyerjes së materies dhe këndi i rënies së dritës:

Prandaj, aftësia ndarëse e mikroskopit është e përcaktuar paraprakisht nga parametrat e mikroskopit, gjatësitë valore po edhe me fokusimin ndriçimit mbi objektin.

Mikroskopit speciale.

Natyra e valëve të dritës është ajo që polarizohen, menjanohet /difraktohen/, interferojne, disperzohet dhe absorbohet. Të gjitha këto janë veti të cilat shfrytëzohen, në një mënyrë apo tjetër dhe ndikojnë te shëmbëllimet gjatë shikimit të strukturave të ndryshme në biologji e mjekësi.

Ekzistojnë struktura, veçmas biologjike, të cilat me dritë te zakonshme nuk shihen, sepse ato nuk e reflektojnë, por kur ndriçohen me dritë të polarizuar linearisht ato epin shëmbëllim të qartë. Kështu që në mikroskop vendoset polarizatori që jep dritë polarizuese më të cilën arrihet të shihen struktura të caktuar biologjike që më parë nuk shiheshin. Kjo vije si shkak se strukturat siç janë acide nukleonke, albuminat kanë indeks përthyerjeje të dyfishtë, që njëri nga ata i takon rrezatimit polarizues dhe ep shëmbëllim.

Ekziston mundësia që të shihen edhe mikroobjektet që janë në struktura e që nuk shihen me mikrroskop te zakonshëm, shkak së drita gjatë kalimit nëpër tretje ruan amplitudë të njëjta si edhe drita që kalon në qeliza, prandaj edhe shfaqë të njëjtin intensitet në ekran. Por, për t’i parë këto objekte duhet që të regjistrohet ndryshimi fazor që është rezultat i kalimit te rrezeve nëpër strukture me indekse të ndryshme. Për këtë janë ndërtuar mikroskop me bazë inteferometrike të rrezeve referente dhe rrezeve që kalojnë nëpër struktura te mikrroobjekteve. Kjo është më rëndësi veçmas te mikroskopët me kontrast fazorë dhe këtu ndriçimi ka një rënësi të posaçme.

Në barazinë për distancën d, shihet që të zvogëlohet kjo distancë, duhet të merret dritë më gjatësi valore sa më të shkurt. Andaj, për këtë merren rrezet ultravjollce që regjistrohen në materiale më të ndjeshme fluoroshcente. Por te përdorimi i mikroskopëve me rreze ultravjollce ka vështërsi në fokusimin e këtyre rrezeve, kompensimin e aberracionit veçmas atë sferik, dhe për këtë përdoren pasqyra në vend të thjerrëzave.

Me mikroskopin e rrezeve UV shihen mirë albuminat dhe acidet nukleinike, se ato shumë i absorbojnë rrezet UV dhe japin shëmbëllime me kontraste te theksuar pa pasur nevojë të ngjyrosën materialet. Më këtë metodë mikroskopike është zbuluar roli i ADN i ARN (acidi ribonukleonik) gjatë ndarjes te qeliza e gjalla.