7. MARCO TEÓRICO
7.4 Prácticas y saberes ancestrales y tradicionales
Varësisht nga drejtimi, rëndësia dhe se cilat pjesë të sistemit nervor i lidhin, rrugët nervore ndahen në:
- rrugë nervore bashkuese (tractus ner- vosi commissuralis), që lidhin ndërmjet vete pjesët simetrike të dy hemisferave të trurit të madh. Këtu bëjnë pjesë: trupi kallor (corpus callosum), harku (fornix) dhe përngjitja e përparme (commissura anterior cerebri).
- rrugë nervore shoqëruese (tractus ne- rvosi associationes), që lidhin pjesë të
ndryshme të trurit të madh të të njëjtës hemisferë.
- rrugë nervore projektuese (tractus nervosi projectiones), që lidhin lëvoren e trurit të madh ose lëndët e përhime subkor- tikale të trurit të madh me pjesë të tjera të sistemit nervor qendror. Ato ndahen në rrugë nervore motorike, sensitive dhe sensoriele. Rrugët motorike
Rrugët motorike janë rrugë zbritëse (efe- rente) që i përcjellin ngacmimet motorike nga truri i madh deri te bërthamat motorike të nervave shpinorë dhe nervave truror.
Ato i ndajmë në: rrugë direkte motorike, kortikale (të vetëdijshme) dhe indirekte, subko- rtikale ose ekstrapiramidale (të pavetëdijshme).
Rrugët kortikale nisen nga qendrat moto- rike të lëvores së trurit të madh dhe përfun- dojnë në bërthamat motorike të palcës kurri- zore dhe të nervave kranial. Kjo rrugë kont- rollon lëvizjet e vullnetshme të ekstremiteteve, sidomos të gishtërinjve.
Fig. 9.12. Palca kurrizore. Skematizimi i rrugëve ascendente
(ngjitëse) me ngjyrë blu dhe rrugëve descendente (zbritëse) me ngjyrë vjollcë. 1. Tractus corticospinalis lateralis, 2.
Fasciculus gracilis, 3. Fasciculus cuneatus, 4. Tractus spinocerebellaris posterior, 5. Tractus spinothalamicus lateralis, 6. Tractus spinocerebellaris anterior.
Në këto rrugë bëjnë pjesë:
- tractus corticospinalis s. pyramidalis, ndë- rtohet nga fije motorike, të cilat i përcjellin ngacmimet motorike nga fusha primare moto- rike e lëvores së trurit të madh drejtpërdrejtë në bërthamat motorike të palcës kurrizore. Prej aty, impulsi nervor përcillet në rrënjët e përparme motorike të nervave shpinorë dhe
148 pastaj arrin në muskujt përkatës të strijuar të trungut dhe ekstremiteteve, duke shkaktuar kontraktimin e tyre.
- tractus corticonuclearis, është rrugë dire- kte motorike që bën lidhjen e lëvores së trurit të madh me bërthamat motorike të nervave kranial.
Rrugët subkortikale ose ekstrapirami- dale janë rrugë motorike indirekte, të pavetë- dijshme, të cilat fillojnë nga bërthamat moto- rike subkortikale. Këto rrugë në harmonizim me korteksin e trurit të madh, palcën e zgjatur dhe palcën kurrizore, rregullojnë lëvizjet e ko- mplikura automatike dhe tonusin muskular. Rrugët sensitive
Rrugët sensitive përcjellin impulse nervo- re nga receptorët përkatës të trupit dhe të kokës deri te qendrat përkatëse në trurin e madh.
Këto rrugë përcjellin: sensibilitetin sipërfa- qësor nga lëkura ose sensibiliteti eksteroce- ptiv (që shkaktohet nga ngacmimet jashtë tru- pit), dhe sensibilitetin e thellë proprioceptiv (që rrjedh nga indet e thella të trupit).
Sensibiliteti sipërfaqësor, lëkuror, përbë- het prej receptorëve, të cilët perceptojnë dhim-
bjen dhe temperaturën. Sensibilitetin e thellë e përbëjnë receptorët që gjenden në eshtra, kap- sula nyjëtore dhe në muskuj që perceptojnë propriocepcionin, prekjen epikritike, shtypjen dhe dridhjen.
Të gjitha rrugët sensitive kalojnë në tala- mus në mënyrë direkte apo indirekte, respek- tivisht pas kalimit nëpër trurin e vogël, prandaj rrugët sensitive i ndajmë në:
- rrugë sensitive direkte, që përcjellin se- nsibilitetin e vetëdijshëm drejtpërdrejtë në ta- lamus. Këtu bëjnë pjesë:
- tractus spinothalamicus, përcjell sensibi- litetin sipërfaqësor të vetëdijshëm të trungut dhe ekstremiteteve me anë të tractus spino- thalamicus anterior et lateralis, dhe
- fasciculus gracilis - Golli dhe fasciculus cu- neatus - Burdachi, përcjellin sensibilitetin e the- llë të vetëdijshëm të trupit dhe të ekstremi- teteve si edhe sensibilitetin e përgjithshëm të kokës dhe të qafës.
- rrugë sensitive indirekte, e përcjellin sensibilitetin e pavetëdijshëm nëpërmjet kor- teksit të trurit të vogël për mbajtjen refleksive të drejtpeshimit të trupit si dhe rregullimin e tonusit dhe sinergjizmin e muskujve. Këtu bë- jnë pjesë: tractus spinocerebellaris anterior dhe tractus spinocerebellaris posterior.
Fig. 9.13. Calvaria dhe
meningjet. Prerje frontale. 1.
Os parietale, 2. Sinus sagittalis superior, 3. Dura mater, 4. Arachnoidea mater, 5. Pia mater, 6. Cortex cerebri, 7. Substantia alba, 8. Sutura sagittalis, 9. Cutis, 10. Galea aponeurotica, 11. Calvaria, lamina externa, 12. Calvalia, diploë, 13. Calvaria, lamina in- terna, 14. Spatium subara- chnoideum, 15. Falx cerebri.
149 Rrugët sensoriele
Këto rrugë përcjellin ngacmimet fizike dhe kimike nga ambienti i jashtëm, me anë të rece- ptorëve të vendosur në organet shqisore dhe i dërgojnë deri te qendrat përkatëse në lëvoren e trurit të madh. Këtu bëjnë pjesë:
- rruga e të pamurit (optike), i përcjell ngacmimet e dritës të pranuara nga fotore- ceptorët e retinës, të cilët reagojnë ndaj dritës dhe ngjyrave, me anë të nervit optik, kryqë- zimit optik (chiasma opticum) dhe tractus opti- cus, deri te trupi gjunjak i jashtëm (corpus geniculatum laterale), prej ku niset rrezatimi optik (radiatio optica), i cili përfundon në fu- shën primare optike (area striata), që ndodhet në faqen mediale të lobit okcipital të trurit të madh.
- rruga e dëgjimit (akustike), i përcjell ngacmimet e zërit që pranohen nga organi spiral (i Kortit) i vendosur në pjesën mem- branore të veshit të brendshëm (ductus coch- learis), me anë të pars cochlearis n. vestibulo- cochlearis, deri te bërthamat cochleare në tru- ngun truror. Prej tyre niset lemniscus lateralis, i cili përfundon në bërthamat e colliculus infe- rior të mesencefalonit, prej ku nis rrezatimi akustik (radiatio acustica), i cili përfundon në fushën primare akustike, e vendosur në gyri temporalis transversi të lobit temporal të trurit të madh.
- rruga vestibulare, i përcjell ngacmimet nga pjesa vestibulare e pjesës membranoze të veshit të brendshëm, përmes pars vestibularis n. vestibulocochlearis dhe bërthamave vestibu- lare të trungut truror, deri në lëvoren e trurit të vogël, prej ku impulset shpërndahen deri në lëvoren e trurit të madh dhe lëndën e përhime të palcës kurrizore. Kjo rrugë përcjell informa- cione për drejtpeshimin statik dhe kinetik, ko- ordinimin e muskujve për mbajtjen e drejt- peshimit dhe orientimin në hapësirë.
- rruga e shijes, i përcjell përshtypjet e shijes nga papillat e gjuhës deri te qendra gus- tative në gyrus postcentralis të lobit parietal.
- rruga e nuhatjes (olfaktore), i përcjell ngacmimet nuhatore nga mukoza olfaktore e hundës, deri te qendra kortikale për nuhatje,
që mendohet se ndodhet në incus gyri para- hyppocampalis.
Fig. 9.14. Arteriet e trurit. 1. A. carotis interna, 2. A. verte-
bralis, 3. A. basilaris, 4. A. cerebri anterior, 5. A. cerebri media, 6. A. cerebri posterior, 7. Insula (lobus insularis).
CIPAT TRURORE (MENINGES)
Palca kurrizore dhe truri janë të mbë- shtjella me cipa të ndërtuara nga indi lidhor, të quajtura cipa trurore (meninges), të cilat kanë rol mbrojtës dhe metabolik.
Cipat trurore janë: cipa e fortë (dura mater), cipa e merimangët (arachnoidea) dhe cipa enore (pia mater). Cipat trurore pasi mbështjellin palcën kurrizore nëpërmjet fora- men magnum hyjnë në zgavrën kraniale, ku e mbështjellin trurin. Ndërmjet dura mater dhe arachnoides ndodhet hapësira nëncipore, (ca- vum subdurale), kurse arachnoidea dhe pia mater ndahen me anë të hapësirës subarah- noidale (spatium subarachnoideum), e cila ësh-
150 të e mbushur me lëngun truror (liquor cere- brospinalis). Liquor cerebrospinalis vazhdimi- sht tajohet nga gërshetimet enore të barkushe- ve trurore dhe resorbohet përmes sinuseve ve- noze të dura mater.
Konsiderohet se ky lëng ka rol në metabo- lizmin e sistemit nervor qendror.
ENËT E GJAKUT TË SISTEMIT NERVOR QENDROR
Në vaskularizimin e palcës kurrizore ma- rrin pjesë degët e arteries kurrizore (a. verte- bralis). Ndërsa gjaku venoz derdhet në venat ndërbrinjore të pasme dhe në v. azygos.
Trurin e vaskularizojnë dy arterie: arteria kurrizore (a. vertebralis) dhe arteria e brend- shme gjumore (a. carotis interna). Këto dy arte- rie ndërmjet vete ndërlidhen në faqen e posh- tme të trurit duke formuar rrethin arterial të trurit (circulus arteriosus cerebri).
Venat e trurit ndahen në vena sipërfa- qësore dhe të thella, të cilat derdhen në sinus durae matris.