• No se han encontrado resultados

Producción de prendas y productos textiles

In document Producción de prendas textiles (página 23-27)

Rregullate e përegjithshme

1.Përmbushja e detyrimit dhe pasojat e mospërmbushjes

Efektet themelore të detyrimit, pa marrë parasysh bazën e krijimit të tij, janë që debitori ta përmbushë atë ashtu siç është përcaktuar, kurse autorizimet e kreditorit janë që të kërkojë nga debitori ta përmbushë detyrimin. Debitori është i detyruar ta përmbushë detyrimin e vet sipas përmbajtjes së detyrimit në vendin, kohën dhe mënyrën e parashikuar për përmbushjen e tij. Te detyrimet kontratuese në rast se nuk është caktuar afati i përmbushjes së detyrimit, kurse qëllimi i veprimit, natyra e detyrimit dhe rrethanat tjera nuk kërkojnë një afat të caktuar të përmbushjes, kreditori mund të kërkojë përmbushjen menjëherë. Në rast se nuk është caktuar vendi i përmbushjes së detyrimit, kur detyrimi ka të bëjnë me dorëzimin e sendit të paluajtshëm, përmbushja e dtyrimit të tillë bëhet në vendin ku gjendet paluajtshmëria, kur ka të bëjnë me sendin e luajtshëm, në vendin ku gjendet selia, përkatësisht vendbanimi i debitorit, ndërsa në rast se detyrimi duhet të përmbushet në të holla, vendi i përmbushjes është në selinë, vedbanimin përkatësisht vendqëndrimin e kreditorit. Në rast se debitori nuk e përmbush fare detyrimin e vet, nuk e përmbush me rregull ose e përmbush me vonesë, kreditori mund të kërkojë përmbushjen e detyrimit dhe shpërblimin e dëmit, të cilin e pëson për atë shkak.

Që kreditori të mund të kërkojë shpërblimin e dëmti për shkak të mospërmbushjes ose përmbushjes jo të rregullt duhet të plotësohen këto kushte: 1) që debitori të mos e ketë përmbushur fare detyrimin e vetë ose ta ketë përmbushur me vonesë atë; 2) që të mos ekzistojë ndonjë bazë e parashikuar me ligj për lirimin e debitorit nga përgjegjësia; 3) që kreditori vërtet të ketë pësuar dëmin; 4) që të ekzistojë lidhja kauzale mes dëmit dhe mospërmbushjes së detyrimit, përkatësht vonesës së debitorit në përmbushjen e detyrimit dhe 5) që kreditori të provojë ekzistimin e dëmit, llojin dhe masën e tij si dhe lidhjen kauzale.

Supozohet se debitori është fajtor për mospërmbushjen e detyrimt ose përmbushjen e parregullt të tij. Mirëpo, ai mund të lirohet nga përgjegjësia për shpërblimin e dëmti të shkaktuar nga mospërbushja ose përmbushja e parregullt, në rast se provon se mospërmbushja e detyrimit ose vonesa në përbushjen e detyrimt kanë ardhur pa fajin e tij, për shkak të ndikimit të forcës madhore, për shkak të rrethanave të shkatuara pas lidhjes së kontratës, të cilat nuk ka mundur t'i parandalojë,

t’i mënjanojë ose t’u shmanget për fajin e kreditorit ose të personit të tretë.

Në rast të mospërmbushjes ose përmbushjes me vonesë të detyrimit nga ana e debitorit, kreditori ka të drejtën e shpërblimit të dëmit real dhe të fitimit të humbur, të cilën debitori në kohën e lidhjes së kontratës ka qenë i detyruar ta parashikojë si pasojë të mundshme të cenimit të kontratës, duke i pasur parasysh faktet të cilat atëherë i ka ditur ose ka qenë i detyrur t'i dinte. Në rast se debitori ka vepruar me mashtrim, me qëllim, me pakujdesi ekstreme, kreditori ka të drejtën e shpërblimit të plotë të dëmit, pa marrë parasysh që debitori nuk ka ditur për rrethanat e veçanta, si pasojë e të cilave është shkaktuar dëmi.

Për të gjitha çështjet që nuk janë rregulluar me dispozitat të cilat kanë të bëjnë me shpërblimin e dëmti të shkaktuar për pasojë të cenimit të detyrimeve kontratuese, vlejnë rregullat e përgjithshme për shpërblimin e dëmit jokontraktor.

Kushti penal (ndëshkimi kontraktor)

Kushtin penal LMD e njeh si ndëshkim kontraktor. Ky është një mjet i sigurimit personal lidhur me përmbushjen e kontratës. Ky paraqet një marrëveshje me të cilin debitori detyrohet t'i paguajë kreditorit një shumë të caktuar të hollash ose t'ia shpërblejë ndonjë dobi tjetër materiale, në rast të mospërmbushjes ose mospërmbushjes së rregullt të kontratës (neni 270 p. 1). Në qoftë se nga kontrata nuk del diçka tjetër, ekziston supozimi se ndëshkimi është kontratuar për rastin kur debitori e ka përmbushur detyrimin me vonesë.

Kushti penal ose ndëshkimi kontraktor në doktrinën juridike është i njohur me emrin "stipulatio poenae", ndëshkimi konvencional etj. Ai ka kuptim të dyfishtë: si shumë e caktuar më parë e dëmit të supozuar, e cila ka për t'iu paguar kreditorit në rast të mospërmbushjes ose përmbushjes me vonesë të kontratës dhe si ndëshkim kontraktor, ngase shuma e caktuar më parë, fakti se është kontratuar dhe kontrata nuk është përmbushur fare ose nuk është përmbushur me rregull, ka për t’u paguar pavarësisht se kreditori nuk ka pësuar kurrfarë dëmi.

Masa e ndëshkimit kontraktor mund të caktohet në një shumë fikse (psh. 1.000 €), me përqindje nga vlera e përgjithshme e detyrimit kryesor (0,5% nga vlera e detyrimit kryesor për çdo ditë vonese) ose në ndonjë mënyrë tjetër.

Marrëveshja e kushtit penal mund të kontraktohet në formë të parashikuar për kontratën kryesore me përmbushjen e së cilës ka të bëjë,

si pjesë përbërëse e saj në formë të një klauzole ose në formë të marrëveshjes së veçantë, por në çdo rast ka karakter aksesor dhe e pëson rrjedhimet e kontratës kryesore.

Kur ndëshkimi kontraktor ëshë kontratuar në rast të mospërmbushjes së kontratës, kreditori mund të kërkojë ose përbushjen e kontratës, ose pagesën e ndëshkimit kontratues, ndërsa kur është kontratuar për rastin e mospërmbushjes së rregullt, kreditori mund të kërkojë përmbushjen e kontratës dhe pagesën e ndëshkimit kontratues. Nëse kreditori ka pranuar përbushjen e kontratës, është i detyruar që ta njoftojë debitorin pa vonesë se e rezervon edhe të drejtën e pagesës së shumës së ndëshkimit kontratues, përndryshe nuk do të mund ta kërkonte pagësën e asaj shume.

Në qoftë se shuma e kushtit penal është kontratuar me një shumë teper të lartë, me kërkesë të debitorit, gjykata do ta ulë atë.

Kreditori ka të drejtë të kërkojë ndëshkimin kontratues edhe në qoftë se tejkalon shumën e dëmit të shkaktuar, por nuk ka të drejtë të kumulojë (bashkojë) të dy këto kërkesa, përveç kur dëmi është më i latë sesa shuma e ndëshkimit kontratues, në të cilin rast ka të drejtë të kërkojë dallimin deri te shpërblimi i plotë i dëmit.

Kamatëvonesa

Në teorinë juridike kamata konsiderohet si çmim, të cilin dikush e paguan për përdorimin e të hollave të huaja ose senddeve të tjera të zëvendsueshme, qoftë ato sende t'i jenë lënë atij në dispozicion me kontratë, qoftë t'i ketë shfrytëzuar pa kontratë.

Kur flitet për kamatëvonesën, mendohet për çmimin e përdorimit të të hollave ose të sendit, por edhe për shpërblimin e dëmit real ose të supozuar, të cilin krediotori e pëson për shkak se është privuar nga mundësia e përdorimit të të hollave ose të sendit për pasojë të vonesës së debitorit.

LMD përmban dispozita që rregullojnë çështjen e kamatëvonesës si në rastin kur për shkak të vonesës kreditori ka pësuar dëm, ashtu edhe në rastin kur nuk e ka pësur atë. Debitori që vonohet në përmbushjen e detyrimit në të holla është i detyruar të paguajë, përveç kryegjësë, edhe kamatën (neni 277 par. 1). Lidhur me normën e kamatës tani, përveç për kamatën e kontratuar, nuk ekzistojnë dispozita ligjore, por, sipas praktikës së gjykatave në Kosovë, në mungesë të

kamatëvonesës së kontratuar, kamatëvonesa paguhet sipas normës së kamatës të cilën banka e paguan në vendin e përbmushjes së detyrimit mbi kreditë investuese.

Ndëshkimi kontratues, përkatësisht kushti penal nuk mund të kontratohet te detyrimet në të holla.

Kreditori ka të drejtën e kamatëvonesës pa marrë parasysh nëse ka pësuar ndonjë dëm për shkak të vonesës së debitorit, por nëse ka pësuar dëm që është më i lartë sesa shuma që do ta marrë në emër të kamatëvonesës, ai ka të drejtë të kërkojë dallimin deri te shpërblimi i tërësishëm i dëmit.

Mbi kamatën e arritur e të papaguar kontratore ose mbi kamatëvonesë nuk rrjedh kamatëvonesa. Kjo do të thotë se nuk është e lejuar llogaritja e kamatës mbi kamatë. Ajo mund të llogaritet nga dita e paraqitjes së kërkesës në gjykatë për pagimin e saj.

Kundërshtimi i veprimeve juridike të debitorit (Padia pauliana -

In document Producción de prendas textiles (página 23-27)

Documento similar