NËNFLETA TË “DIELLIT”
41. Veprat që pasojnë janë përkthyer nga Fan Noli në shqip dhe janë botuar në vazhdimësi në gazetën “Dielli”: Kryemurgesha e Kastros dhe Vanina Vanini nga Stendali; Martesa me pahir nga Molieri dhe Alhambra nga Uashington Irving.
KOMPOZIME MUZIKORE (Të pabotuara)
42. a) SKËNDERBEU, një poemë simfonike për orkestër. b) Uvertura bizantine për orkestër; c) Gaspari i varfër nga Pol Verleni, një këngë për tenor e orkestër; d)
Psalmi 137, Buzë lumenjve të Babilonit, një këngë kapele katërpjesëshe për korin e
përzier; etj.
KOMENTE MBI “BETHOVENI DHE REVOLUCIONI FRANCEZ”*
XHORXH BERNARD SHOU: “Kjo është një vepër e një kritiku dhe biografi të dorës
së parë. E lexova të tërë që nga fillimi e deri në fund me kënaqësinë më të madhe, meqë jam edhe vetë një njohës i muzikës, kritik dhe artist-filozof me profesion.”
ZHAN SIBELIUS: “E lexova librin me interesim të madh. Mendoja se dija gjithçka
për Bethovenin, mirëpo, aty në librin tuaj ka mjaft gjëra të reja për mua.”
ERNEST NJUMAN, biograf i Vagnerit, shkroi në “Sandei Teims”, të Londrës, Angli, më 26 mars 1950: “Kryqëzimi i dy kulturave të lashta, shqiptare dhe amerikane, dha rezultate të kënaqshme, veçanërisht në çështjen e stilit anglisht... Valter Pejter zor se do të shprehej më mirë.”
TOMAS MAN, romancier gjerman: “E lexova me interesim dhe kënaqësi librin tuaj. Ai është një kontribut i vërtetë për literaturën bethoveniane.”
UORREN STORI SMITH, profesor i muzikës, në Konservatorin e Nju Inglandit, shkroi më 9 maj 1948, në “Boston Sandei Post” se: “Prej kohësh ne kemi qenë pajtuar me faktin se si njeri Vagneri nuk qe aq për t’u admiruar. Nëse i besojmë analizës së Fan Nolit të dokumentuar mjaft mirë mbi personalitetin e Bethovenit, atëherë e kemi
90
të qartë se i pari ishte më pak i respektueshëm se ky i dyti... Fan Noli merret rastësisht me karakterin e Bethovenit. Ai është përpjekur të provojë simpatitë e tij republikane, të vëna në dyshim nga Vensan d’Endi, dhe kështu e ka kryer plotësisht këtë përfundimisht.”
XH.DUAN SKUAJRËS, kryetar i Departamentit të Studimeve Shoqërore në Kolbi Kolexh: “Meqë fusha ime profesionale e studimeve është historia moderne, më pëlqeu shumë monografia juaj. Ju sigurisht, keni bërë një punë të shkëlqyer, dhe gjithë studiuesit e Revolucionit Francez ju janë borxhlinj.”
PROFESOR KENETH KONENT, Universiteti Harvard: “Porsa e lexova librin tuaj shumë interesant. U magjepsa nga paraqitja juaj e një lënde shumë të vështirë, dhe u kënaqa shumë me mënyrën se si keni bërë që të dalë në dritë, jeta e një njeriu të gjallë, të vrullshëm, e të përvuajtur, nga ato tekste të thata dhe biografitë e balsamosura. Është një gjetje karakteristike juaja përfundimi i librit me shprehjen “Göttern schadet nichts” (Asgjë nuk mund t’i dëmtojë perënditë) me shkronja të mëdha e të bukura. U kënaqa duke shijuar mprehtësinë tuaj dhe duke parë vezullimin e syve tuaj (me imagjinatë) ndërsa lexoja disa nga pasazhet e këndshme.”
PROFESOR ROBERT MUDI,Universiteti i Bostonit: “E lexova çdo fjalë të librit tuaj dhe e gjeta atë jo vetëm bindës, por m’u duk edhe i këndshëm. Urime për këtë vepër të shkëlqyeshme.”
PROFESOR XHINEVA DRINKUOTER,Kolegji Vasar: “Jam tepër i impresionuar nga vëllimi i madh i kërkimeve, që unë di se është dashur për të shkruar këtë vëllim të hollë. Njerëzit që nuk e kanë provuar vetë, mbase s’mund ta kuptojnë se ç’punë është dashur për kërkime. Ju keni bërë një shërbim shumë të madh duke gjurmuar vëllime pas vëllimesh gjermane dhe duke u rropatur ta shpëtoni Bethovenin nga qëllimet e mira të admiruesve të tij, si dhe nga keqdashja e armiqve të tij.”
PROFESOR XHORXH MEDSEN, Universiteti i Bostonit: “Unë dëshiroj të shtoj urimet
e mia midis shumë atyre dhjetërave që ju duhet të keni marrë për këtë studim, trajtim i formuluar bukur mbi jetën e Bethovenit.”
FLLOJD DIN, profesor i muzikës, Universiteti i Bostonit: “Mua më pëlqen pa masë
shija pikante idiomatike e gjuhës suaj amtare e cila e bën mjaft interesante bisedën... Kërkimet tuaja të etura nga burime të shumta, janë shumë të lavdërueshme.”
NORAJN ROBARDS, instruktor në Konservatorin e Nju Inglandit: “Sa shumë
kërkime keni bërë për këtë libër, e sa kënaqësi duhet t’ju ketë dhënë, dhe me sa interes është shkruar.”
UOLLTER PISTON, profesor i muzikës në Universitetin Harvard: “Libri juaj është
shumë interesant për t’u lexuar dhe ngre disa pikëpamje të jashtëzakonshme mbi ndikimet ideologjike të Bethovenit. Unë e quaj atë si një shtesë me vlerë për bibliotekën time.”
PROFESOR ALEKSANDËR VASILIEV, Universiteti i Uiskonsinit: “Ju faleminderit
91
interesuar për muzikën dhe historinë e saj, kontribute të tilla, si ky juaji, kanë një vlerë të posaçme.”
PROFESOR ÇARLZ HJUZ, Universiteti i Bostonit: “E kam lexuar librin tuaj me
shumë interes. Ai është një vepër e shkëlqyeshme. Ju keni bërë një zgjedhje të bukur të një subjekti, ku kombinohet historia dhe muzika.”
PROFESOR KAMILO MERLINO, Universiteti i Bostonit: “Interesimi juaj i thellë dhe i fuqishëm për dituri, e ka spikatur përherë veprimtarinë dhe personalitetin tuaj. Ju e keni të drejtën t’ju urojmë nxehtësisht edhe për këtë vepër të përsosur.”
PROFESOR KENETH SETON,Universiteti i Pensilvanisë: “Magjepsës.”
PROFESOR ALFRED MEJER, dekan i kolegjit të muzikës, Universiteti i Bostonit: “Një kontribut i vërtetë për literaturën bethoveniane.”
PROFESOR S.M.UAKSMEN,i Universitetit të Bostonit: “Një vepër shumë e plotë dhe tepër e kujdesshme.”
PROFESOR FRENK NOVAK, shef i departamentit të historisë, në Universitetin e
Bostonit: “Kjo është bindëse dhe magjepsëse. Ju keni bërë një punë të shkëlqyeshme në një mënyrë shumë të matur. Ju priftë e mbara!”
ZONJA KAROLLAJNË JURI, kuakere*, autore dhe poete: “E kam lexuar e thithur nga
interesi monografinë tuaj për Bethovenin revolucionar.
Ajo është një zbulim i posaçëm ndaj gjeniut të madh, që ia shton rëndësinë një pjese të mirë të muzikës së tij dhe e cila i shpëton plotësisht amatorit të zakonshëm të muzikës. Ky libër më ka ndihmuar shumë për të interpretuar pjesën e fundit të Sinfonisë së Nëntë, e cila me gjithë madhështinë e saj, më ka shqetësuar gjithmonë meqë shpreh një tjetër lloj rrëqethjeje që mund të përshkruhej si gëzim. Nuk duhet harruar se gjeniu nuk vepron në vakum dhe materiali nga i cili krijohen veprat e artit, fillon e merr ngjyra dhe ndryshohet nga ngjarjet dhe mendimet e rrethanave bashkëkohëse. Unë mendoj, gjithashtu, se duhet të kuptojmë se gjeniu nuk është medoemos i ndryshëm nga natyra njerëzore e zakonshme dhe e përgjithshme, - natyrë njerëzore që hyjnëzohet dhe përforcohet. Kuptimi më tepër sesa adhurimi i heroit është ajo që kemi nevojë për një vlerësim të qëlluar të madhështisë krijuese. Vetitë e ashpërsisë, harbutërisë dhe garguntuanë** të një gjeniu si Bethoveni, kanë nevojë për t’i kuptuar e jo për t’i adhuruar si hero. Libri juaj i vogël është një ndihmesë në drejtim të këtij kuptimi. Ju faleminderit për këtë!”
XHORXH LA PIANA, profesor i historisë së kishës në Universitetin Harvard:
“Shumë, shumë falënderime për kopjen e librit tuaj të fundit Bethoveni dhe
Revolucioni Francez, që patët mirësinë të më dërgonit. Unë fillova ta lexoj atë
menjëherë porsa më ra në dorë dhe mbeta aq i magjepsur nga rindërtimi i përsosur, i dokumentuar për bukuri dhe bindës i Bethovenit si njeri, saqë e vazhdova leximin deri në faqen e fundit. S’ka veprim më delikat se ai i spastrimit të koreve që zakonisht i rrisim aq trashë mbi kujtimin e personaliteteve të mëdha saqë lëmë të ngrihen në mit. Ju e keni kryer këtë veprim spastrimi me zotësinë e një mjeshtri. Urime!”
92
ROBERT LI UOLF, profesor i historisë bizantine, Universiteti i Uiskonsinit: “Më bëri mjaft përshtypje libri juaj. Ai është plotësisht bindës, krejtësisht i dokumentuar dhe i shkruar me një stil mjaft zbavitës, një kombinim faqebardhë i shkencës dhe letërsisë.”
---
** makutëse. (shën. i N.Q.
PROFESOR UORREN O. OLLT, ish-kryetar i departamentit të historisë në
Universitetin e Bostonit: “U gëzova pamasë kur mora librin tuaj të cilin e lexova nga fillimi deri në fund. Më pëlqeu së tepërmi si nga pikëpamja shkencore, ashtu dhe nga cilësitë letrare.”
DOKTOR EDUARD K.SOUJER: “Libri juaj jo vetëm që është më i miri, por edhe më
i paanshmi dhe më korrekti mbi jetën e Bethovenit, nga të gjithë ata që unë kam lexuar.”
DOKTOR HARRI MESINXHER, bibliotekar në Universitetin Harvard: “Unë e
sakrifikova ditën e punës për zbavitjen e pandërprerë që më dha çdo fjalë e juaj. Unë isha aq i thithur kur lexova librin tuaj sa ç’ishit edhe ju kur e shkruat atë. Unë u mahnita nga humori francez dhe nga kristalet e kripës atike që vezullojnë në çdo faqe.
MAKS MEINARD,profesor i anglishtes në Universitetin e Nju Hamshirit: “E mora librin tuaj të shkëlqyer mbi Bethovenin një javë më parë dhe e kam lexuar të gjithë, disa pjesë nga të cilat dy ose tri herë. Një gjë që më ka bërë përshtypje të veçantë, është lehtësia dhe forca e të shkruarit tuaj. Unë nuk e prisja një shkallë të tillë mjeshtërie të cilën ju e tregoni në gjuhën angleze. Stili juaj është i hijshëm, i fuqishëm, i komunikueshëm dhe i saktë, të gjitha në një kohë, - një kombinim i rrallë. Dhe kur kujtoj se anglishtja nuk është gjuha juaj amtare, atëherë mbetem krejtësisht i mahnitur.”
KARL GAJRINGER, profesor i muzikës, Universiteti i Bostonit: “E çmoj shumë fisnikërinë tuaj që më dërguat një kopje të librit tuaj të habitshëm mbi Bethovenin. Po e lexoj me interesin më të madh këtë libër të shkruar shumë bukur dhe u flas shpesh studentëve të mi rreth përmbajtjes së tij. Unë e ndiej se kemi nevojë për vepra të këtij lloji dhe dua t’ju uroj për këtë arritje të madhe.”
PROFESOR KLLAJD KLAKHON, Universiteti i Harvardit: “Unë e shoh librin tuaj si
një provë tjetër të shumanshmërisë dhe të thellësisë suaj të jashtëzakonshme.”
PROFESOR KARL MAK-KINLI, Konservatori i Nju Inglandit: “Ishte një freskim i
madh të lexoje librin tuaj me një stil të ngjeshur e të qartë, i cili pret përmes mjegullën e marrëzive me të cilën mbështillen zakonisht të gjitha këto lloj subjektesh. Ndonëse unë nuk kam menduar se ka patur shumë dyshime rreth simpatisë së Bethovenit ndaj ideve të Lirisë, Barazisë dhe Vëllazërisë, është e pëlqyeshme ta kesh të grumbulluar me qëllim të qartë gjithë këtë material.”
93
REVISTA “HARPER”, mars 1948: “Fan Noli ka bërë punë të meritueshme duke
flakur çështjet e rëndomta dhe duke shqyrtuar me ndihmën e fjalëve të vetë Bethovenit çdo çështje, që nga muzika programatike e deri te Liria, Barazia dhe Vëllazëri.”
GAZETA “KLIVLAND NJUZ”, 31 dhjetor 1947: “Ndërsa libri i mbetet besnik titullit
të tij, jep shumë më tepër nga ajo që thotë, sepse është praktikisht një paraqitje e re pa paragjykime e kompozitorit, e mbështetur në dokumentet me vlerë.”
ZHULIET LEIN, në “Los Anxheles Njuz”, 25 tetor, 1947: “Nëse kërkoni ndonjë vepër të mirë mbi Bethovenin, diçka që do t’ju rrëfente gjithçka që dëshironi të dini për këtë njeri të jashtëzakonshëm, shkurt dhe të përmbledhur, do ta gjeni këtu. Shumica dërmuese e veprave që janë shkruar për këtë kompozitor mjeshtër, sidomos ato të biografëve evropianë, janë jo aq të përshtatshme dhe të rënda, e madje edhe për vetë entuziastët. Përveç kësaj, shumë prej tyre, merren veçanërisht me muzikën e tij dhe pak me njeriun. Fan Noli i përmbahet një qëndrimi të kundërt, - ka bërë mirë, - dhe libri i tij në vetvete i kushton muzikës pak vend; në vend të kësaj na jep një ndriçim të lartë të portretit të njeriut... Çdo admirues i Bethovenit duhet ta lexojë këtë libër jo vetëm për arsye se është hera e parë që një biograf është marrë aq qartë me simpatitë e tij politike, por sepse autori ka shmangur pa frikë të gjitha legjendat e thinjura dhe është thelluar në nxjerrjen e fakteve nga burimet e tyre. Ajo që del nga një vështrim i shpejtë, është më e larmishme dhe më interesante se të gjitha përrallëzat që na kanë dhënë biografët e tjerë.”
HERBERT F.PEJSER, në revistën “Mjuzikal Amerika”, 1 dhjetor, 1949: “Fan Noli na paraqet një portret të Bethovenit, që na kujton atë lloj pikture të cilën Kromuelli kërkoi që t’ia pikturonin pa i ndryshuar e pa i hequr asnjë nishan dhe asnjë njollë. E gjithë monografia është një pjesë e paçmueshme çmaskimi. Dhe ana më e çuditshme e saj është se autori në asnjë rast nuk mungon t’i provojë edhe pohimet e tij më ekstreme. Çdo gjë është e dokumentuar si duhet fund e krye. Habitet në të vërtetë njeriu se si ky libër i tillë nuk është shkruar më parë. Mbase është më mirë kështu, sepse ka relativisht pak muzikologë dhe historianë, që mund të shkruajnë me kaq vezullime dhe humor të fortë sa ky klerik i denjë... Kapitulli i shkurtër dhe i mprehtë i titulluar “Bethoveni njeri”, është njëfarë mënyre, pjesa më e çmueshme e veprës mbi tiparet njerëzore me përshkrimin plot ngjyra të çuditshme që i kushtohet kompozitorit, - një idhull me këmbë prej argjili nëse ka ekzistuar ndonjëherë një i tillë... Një fjalë për të mençurit: ky është një libër që asnjë studiues ose admirues i Bethovenit nuk duhet ta lërë pa e lexuar.”
94
KOMENTE TË NDRYSHME
FAIK KONICA: “Fan Noli na ka dhënë historinë më të mirë të Skënderbeut, heroit tonë kombëtar... Përdorimi i gjuhës shqipe në liturgji është një nga arritjet e tij më të mëdha. Dita që ai mbajti liturgjinë e tij të parë në gjuhën shqipe është një pikë kthese në historinë e Rilindjes Shqiptare. Ne nuk mund ta harrojmë këtë dhe nuk mund t’i lëmë të tjerët ta harrojnë.”
LEFTER DILO: “Fan Noli është një flamurtar i shquar i Rilindjes Shqiptare... Ai është oratori ynë më i madh.”
MITRUSH KUTELI: “Fan Noli është një mjeshtër i ndërtimit të gjuhës letrare shqipe. Stili i tij është epigramatik, i fuqishëm, burrëror, lirik dhe epik në të njëjtën kohë. Ai personifikon shpirtin heroik të racës sonë.”
VEHBI BALA: “Fan Noli është një poet dinamik, një orator i shquar dhe njeri i
letrave, një përkthyes i talentuar, një nga stilistët më të mirë të prozës sonë shqiptare si dhe një nga pionierët e parë të Rilindjes sonë. Ai ka ushtruar një ndikim të thellë në historinë e kulturës sonë.”
F.S.PETROV, në librin “Ballkan Kantris”, 1946, f.482: “Fan Noli, autor i poezive madhështore dhe përkthyes i Shekspirit, zë një vend të lartë në letërsinë shqiptare”.
DHIMITRI TREBICKA, në gazetën “Liria”, 16 maj, 1958: “Fan Noli është me të
vërtetë një njeri i madh.”
SHUMË I PËRNDERSHMI STIVËN APSON, doktor në filozofi: “Arritjet tuaja
gjysmëshekullore kanë qenë me të vërtetë të mëdha dhe nuk do të përmenden vetëm në librat e historisë, por edhe në analet e Kishës Ortodokse në Amerikë, për të mos folur për njerëzit e saj. Ju e kthyet gjuhën e kishës nga greqishtja në shqip dhe i keni dhënë tani një shtytje të fuqishme për të vazhduar në anglisht, vetëm kjo është punë e mjaftueshme për një jetë njeriu!”
95
PROFESOR K.FRASHËRI, i Universitetit të Tiranës, në librin “Gjergj Kastrioti
Skënderbeu”, 1958, f.15: “Një nga studimet më objektive dhe më kritike rreth Skënderbeut është vepra e historianit shqiptar Fan S. Noli, botuar në Nju-Jork, më 1947 në anglisht.
DR. NORBERT JOKL, ish-profesor i filologjisë në Universitetin e Vjenës:
“Përkthime nga Fan Noli i rubaive të Omar Khajamit, është më i mirë se përkthimi më i mirë në çdo gjuhë evropiane, me përjashtim, ndoshta, të atij të Eduard Fisxheraldit.”
DR.A.RAPAPORT, diplomat austriak dhe dijetar orientalist: “Nuk besoj që strofat e
Omar Khajamit në persisht të jenë më të mira se ato të Fan Nolit në shqip.”
SOTIR PECI, në gazetën “Kombi”, 10 mars, 1908: “Fan Noli është një apostull i
madh, i dërguar në Shqipëri nga Krishti... Ai shkëlqeu në qiellin tonë si një meteor verbues.”
MILTO SOTIR GURRA, në gazetën “Bashkimi i Kombit”, 10 mars 1944: “Vëllime
do të nevojiteshin për të përshkruar punën e këtij titani të Rilindjes Shqiptare.”
KLUBI* I SHKRIMTARËVE,TIRANË, SHQIPËRI:
“
Veprat tuaja të cilat gëzojnë njëpopullaritet të madh në Shqipëri, janë një thesar i letërsisë dhe kulturës shqiptare”. QERIM PANARITI, botues i gazetës “Dielli”, 1 shtator, 1948: “Jeta e Fan Nolit është
një parakalim ngadhënjimtar. Puna e tij në çdo fushë, patriotike, fetare, politike dhe letrare, është një monument i pavdekshëm.”
---
* Fjala është për Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë (Shën. i N.Q.)
KISHAT E DIOQEZËS
96
Shtylla e çdo organizate janë njerëzit që bëjnë pjesë në të. Sigurisht, në një kishë kleriku hyn i pari. Puna e tyre, në rastin tonë, ka qenë veçanërisht e vështirë. Atyre u duhej të organizonin kongregacione duke u nisur nga asgjëja. Paga e tyre ishte fare e vogël, jo e rregullt, dhe, zakonisht, e pamjaftueshme. Ata pothuajse ishin ekonomati i famullisë. Përveç punës së tyre të rregullt në kishë, jepnin dhe ndihmën e anëtarit të famullisë si përkthyes, sekretarë, drejtues, këshilltarë dhe djem që kryenin porosira. Me pak fjalë ata duhet të kryenin shumë detyra jo vetëm të kongregacionit të ngarkuara nga kleriku i tyre për t’i kryer. Për të përshkruar sakrificat e tyre të rënda është shumë e vështirë t’i gjesh fjalët e mjaftueshme.
Gjithë kishat e dioqezës u ndërtuan ose u blenë me kontribute vullnetare zemërgjera. Puna për krijimin e fondeve të nevojshme në komunitetet e gjera ishte gjithmonë e lodhshme, por jo e pamundur. Në komunitetet e vogla, ishte rraskapitëse. Qe me të vërtetë një mrekulli që ajo të kryhej e gjitha.
Gjithë librat e botuar nga dioqeza në shqip dhe në anglisht kanë qenë financuar me kontributet vullnetare nga kishat shqiptare dhe komunitetet ngado të Shteteve të Bashkuara. Megjithëse dioqeza e tyre është një prej grupeve të vogla ortodokse në Shtetet e Bashkuara, ende ajo është nga kjo anë për t’u respektuar për cilësinë dhe sasinë e librave të botuara si dhe për të hollat e shpenzuara për botimin e tyre.
Pothuaj gjithë kishat kanë kore të cilët mund t’i këndojnë përgjigjet liturgjike si në anglisht dhe shqip. Anëtarët e këtyre koreve vullnetarisht i kryejnë shërbimet e tyre, dhe kontribuojnë për paraqitjen sa më bukur të ceremonive.
Pothuaj gjithë kishat kanë shoqëri ndihmëse me zonja të cilat pa u lodhur organizojnë festime dhe tregtime për të mbledhur të holla të cilat ato ia dhurojnë kishës së tyre. Ato janë gjithmonë të gatshme të japin vullnetarisht shërbimet e tyre për kishën sa herë që këto janë të nevojshme.
Më së fundi vijnë anëtarët dhe bashkëpunëtorët kontribues, të cilët gjithmonë dhurojnë për kishën me fisnikëri.
Të gjithë këtyre klerikëve, koristëve, zonjave të shoqërive ndihmëse, anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve kontribues, ne i shprehim vlerësimin tonë të përzemërt për krijimin e kishës për popullin e tyre, arriti të kryhet një epokë.
KATEDRALJA E SHËN GJERGJIT,BOSTON,MASS.
Më 22 mars 1908, në Feniks Holl, Tremont Strit, Boston, u mbajt një mbledhje në të cilën u bë organizimi i kishës së Shën Gjergjit. Anëtarët e Komitetit kishtar të parë qenë personat: Nikolla Kristofer, arkëtar; Toli Gjergji, sekretar; Vasil Filipi, ndihmës sekretar; Misto Millona, Harri V.Kaçka, Kozma Gjoni dhe Kosta Racka.
97
Po në këtë ditë personat administrues u caktuan për komitetet e afërta: Kristo Kirka, Jozef Pani, Pando Serani dhe Andrea Kristo për Natikun, Masaçusets; Andrea Dishnica, Irakli Theodori dhe Endru Miller për Hudsonin, Masaçusets; Peter Kosta, Nikolla Rodhe, Endru Kreshpani dhe Vangjel Zguro, për Marlboron, Masaçusets; Ilo Anastasi, Kristo Koki dhe Dhimitri Simoni për Uorçesterin, Masaçusets; Sotir Lezi për Mançesterin, Nju-Hempshir.
Nga viti 1908 deri më 1910 shërbesat u kryen në salla të ndryshme. Përreth njëmbëdhjetë vjet, nga 1911 deri më 1921, një sallë në truallin e godinës 227 Trement Strit u përdor për shërbesa të rregullta. Më 1922 një kishë suedeze e ngritur më 20 Emerald Strit, Boston, u ble dhe u përdor për shërbesa deri më 1948. Më 1949 godina e tanishme, më parë një kishë unite, ndodhet në 523 Ist Broduej, South Boston, Masaçusets, u ble dhe tani shërben si një katedrale dhe qendër e Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.
Në vijim burrat që kanë shërbyer si klerikë: I Për. Fan Noli, mitropolit i tanishëm, I Për. Naum Cere, I Për. Damian Angjeli, I Për. Stathi Melani, I Për. Nikolla Kristoferi, I Për. Dhosi Katundi, I Për. Vangjel Çamçe, më vonë peshkopi Agathangjeli; I Për. Vani Çani, arkimandrit Thimi Theodosi dhe I Për. Stefan Lasko. Shumë i Për. C.E Ellis është dekani i tanishëm i katedrales.
Arkimandrit Thimi Theodosi ishte veçanërisht aktiv në shtimin e të hollave me të cilat u ble katedralja dhe u ripunua. Sot katedralja është pa dyshim kisha ortodokse më e bukur në Boston. Ajo është një monument i madh i gjithë atyre gjeneratave që bënë