• No se han encontrado resultados

Según el tema de mayor interés personal para el desarrollo profesional, tenemos

In document II Encuentro de Investigación Formativa (página 21-24)

Ky punim mikrotezë përmban 5 kapituj. Kapitulli i parë është hyrja, e cila përmban arsyen si dhe motivimin e këtij studimi. Në të është parashtruar në vija të përgjithshme historiku i sistemeve të operimit, mbi të cilët do të flasim gjërësisht në kapitujt pasardhës. Në kapitullin e parë që është hyrja përshkruhet dhe shpjegohet qartë dhe saktë qëllimi, konteksti dhe domethënia e këtij studimi. Po ashtu në kapitullin e parë sqarohet struktura e studimit.

Ne kapitullin e dytë është shfletuar literatura përkatëse në lidhje me sistemet e operimit si dhe janë sqaruar konceptet kyçe të studimit të ndërmarrë, konceptet si sistem operimi, sistem operimi në kohë reale (real time), sistemi opeariv i rrjetit, multi-user, multi-threading, etj. Në kapitullin e dytë është dhënë dhe kuadri teorik i studimit. Duke ndjekur një rrjedhë logjike materialet e literaturës janë shfrytëzuar brenda rregullave, duke u cituar autori i çdo pjese të përdorur në studim. Gjatë këtij kapitulli do të njihemi më në detaje me sistemet e operimit të përzgjedhura për këtë studim. Këto sisteme janë: Microsoft Windows (të gjithë versionet e tij), Mac OS, Unix, Linux, GNU dhe do ndalemi përciptas në sisteme të tjera më pak të njohura.

Kapitulli i tretë ka parashtruar metodologjinë e ndjekur. Gjithashtu në këtë kapitull përshkruhet se si është proceduar për të mbledhur të dhënat, cila metodë është përdorur për të mbledhur këto të dhëna si dhe për analizimin e tyre. Në këtë kapitull janë sqaruar çështjet që lidhen me besueshmërinë dhe vlefshmërinë.

Kapitulli i katërt vazhdon me pjesën e analizimit të të dhënave, duke përdorur të dhënat e marra nga studimi dhe duke i krahasuar me literaturën përkatëse, pasi studimi do të jetë një studim krahasimor. Në këtë kapitull gjithashtu është bërë interpretimi i rezultateve të kërkimit në mënyrë logjike, për të bërë lidhjen mes çështjeve të kërkimit. Përfundimet e arritura janë paraqitur në kapitullin e pestë, kapitull në të cilin janë përfshirë dhe sugjerimet.

4.METODOLOGJIA

4.1. Metodologjia e kërkimit

Për të realizuar këtë studim është përdorur metoda e shqyrtimit të literaturës dhe metoda krahasuese dhe analizuese e gjetjeve statistikore të këtij studimi. Për trajtimin dhe pasqyrimin e të dhënave dhe për t’i shfaqur ato në mënyrë sa më reale studiuesit ndërmarrin metoda të ndryshme për të arritur rezultate sa më të sakta. Metodat më të përdorshme nga studiuesit janë: metoda sasiore dhe metoda cilësore pa harruar të përmendim dhe kombinimin e metodave. Metodat e përdoruara paraqesin rrugën e studimit të një dukurie ose te nje fenomeni bazuar mbi pyetësorë ose mbi grumbullimin e të dhënave dhe pasqyrimin e tyre në mënyre statistikore ose me grafike.

Për të nxjerrë rezultate sa më reale dhe për të përforcuar atë çka tregojne shifrat, do t’i paraqesin grafikët dhe figura të bazuara në burimet më të sakta në treg botëror. E gjithë analiza do të sillet mbi grafikët dhe këto statistika të vjelura në website-t më të njohura në rang botëror siç janë: Wikipedia, MarketShare, Statcounter, W3school, W3Counter, etj.

4.2. Mbledhja e të dhënave

Qëllimi i këtij studimi ndalet tek statistikat në lidhje me përdorimin e sistemeve të operimit ndër vite dhe me krahasimin e këtij përdorimi ndër vite, me analizimin e këtyre statistikave. Për mbledhjen e të dhënave është dashur një punë e madhe për grumbullimin e këtyre të dhënave ndër vite, për hulumtime cilësore mbi burimet e përzgjedhura për këtë studim.

Analiza e literaturës është gjithashtu një metodë e cila është përdorur në studim për të bërë sa më të qartë çdo detaj, për të forcuar atë çka do merret nga ky studim me mendimin e studiuesve. Gjithashtu në këtë studim është i rëndësishëm shfletimi i literaturës, se siç është përmendur më sipër qëllimi i rëndësishëm i këtij kërkimi është analiza krahasuese.

4.3. Analiza e të dhënave

Interpretimi i të dhënave shënon një fazë të rëndësishme të gjithë studimit, i cili na ndihmon në arritjen e qëllimit, duke paraqitur gjetje sa më të sakta. Interpretimi bëhet në bazë të statistikave të vjelura në website serioze dhe mbi analizimin dhe interpretimin e këtyre grafikëve. Pas interpretimit të të dhënave, konkluzionet e arritura do të çojnë në marrjen e përgjigjeve për pyetjet e parashtruara mbi këtë studim, për vërtëtimin ose jo të hipotezës së ngritur. Pra me anë të analizimit të të dhënave do të marrim përgjigje për pyetjet Sa? Si? Kush?

4.4. Kërkimi krahasimor

Metoda krahasuese zë një vend të rëndësishëm në kërkimet e shkencave ekzakte (Sokoli, L., 2009 : 221). Rëndësia e kërkimit krahasimor dhe veçoritë e tij janë po aq të vjetra nga pikpamja teorike sa dhe vetë metodologjia e kërkimit. Krahasimi vetë si koncept është i pashmangshëm, sikundër dhe fakti që në kërkimin e shkencave ekzakte është e pamundur që të mos realizohen kërkime krahasimore.

Qëllimi kryesor i analizës krahasimore është të kërkojë të ngjashmen dhe të ndryshueshmen. Kjo gjë bëhet e mundur vetëm nëqoftëse më parë është kryer një studim i ngjashëm me të ose ribëhet i njëjti studim pas disa vitesh, për të nxjerrë në pah të veçantat, uniken por dhe të përbashkëtat e kërkimit. Ky kërkim që është ndërmarrë, është një kërkim krahasimor i ndryshëm në kohë. Meqënëse qëllimi i kërkimit është gjetja e ngjashmërisë dhe ndryshueshmërisë, këto do t’i shohin në përfundimet e studimit. Gjithashtu do të analizojmë të dhënat grafike dhe do nxjerrim dhe konkluzionet e këtij studimi mbi përdorimin e sistemeve të operimit. Kjo analizë do jetë më specifike vetëm në rastin e periudhës kohore nga 2009-2010, për arsye të ndryshimeve të vazhdueshme dhe arritjen e nxjerrjes së të dhënave të sakta për periudhë mujore dhe vjetore.

In document II Encuentro de Investigación Formativa (página 21-24)

Documento similar