• No se han encontrado resultados

Tiempo estimado de recuperación y días de incapacidad cuando Proceda

4. Evidencias y Recomendaciones

4.6 Tiempo estimado de recuperación y días de incapacidad cuando Proceda

 Ne te drejten e detyrimeve ekziston rregulla e pergjithshme qe askush nuk mund t’i kryej punet e subjektit tjeter, mirepo ka perjashtime, dhe kjo, kur veprimi duhet te kryhet urgjentisht, kur  ekziston nevoja per mbrojtjen e integritetit te njeriut apo pasurise.

Te gjerimi i puneve te huaja pa porosi eshte fjala per perzierjen ne pasurine e huaj dhe ne mbrojtjen e pasurise se huaj pa marrjen paraprake te autorizimit nga titullari i asaj pasurie. Gjerimi i puneve te huaja pa porosi ekziston kur nje subjekt i kryen punet juridike apo faktike ne vend te subjektit tjeter per llogari te tij por pa autorizimin e tij.

Gjerues i puneve te huaja pa porosi eshte ai subjekt qe kryen punen per tjetrin pa porosine e tij dhe paraqitet ne poziten e kreditorit dhe ai ka te drejte nga i zoti i punes, qe gjendet ne poziten e debitorit, t’ia paguaj shpenzimet te cilat i ka pasur rreth kryerjes se puneve per te.

Per te ekzistuar gjerimi i puneve te huaja pa porosi duhet te plotesohen keto kushte: - te ekzistoj kryerja e punes (juridike apo faktike)

- puna qe kryhet te jete pune e huaj (te kryhet me vetedije dhe aellim te caktuar) - ajo pune te kryhet pa porosi (pa autorizim, kontrate apo vendim gjyqesor)

Gjerimi i puneve te huaja pa porosi krijon efekte te caktuara te cilat shprehen ne te drejta dhe detyrime mes kryesit te punes te huaj dhe te zotit te punes.

Kryesi i puneve pa porosi ka per detyre qe te njoftoje te zotin e punes per punen e kryer, qe  punen ta kete kryer si shtepiak i mire dhe me qellime te verteta dhe te besueshme, dhe t’i jap

llogari personit te cilit i ka kryer punen.

 Ndersa, detyrimet e te zotit te punes jane qe: te paguaj te gjitha shpenzimet e dobishme e te domosdoshme: te zhdemtoje kryesin e punes per veprime e ndermarra dhe eventualisht ta shperbleje ate ne rast te pesimit te ndonje demi.

Lidhur me natyren juridike te gjerimit te puneve te huaja pa porosi ekzistojne mendime te ndryshme.

Disa e cilesojne si quasi contractus, te tjere si pune te njeanshme juridike, dhe te tjere qe gjerimin e barazojne me kontraten mbi autorizimin.

 Ne te drejten bashkekohore, ekziston mendimi se gjerimi i puneve te huaja pa porosi eshte  burim i veçante material i se drejtes se detyrimeve me karakter dhe rregulla te veçanta ashtu qe gjerimi i puneve te huaja paraqet institucion te llojit te veçante, i cili nuk mund te barazohet me ndonje institucion tjeter.

Kete mendim e perkrah edhe Prof. Dauti, prandaj ky lloj punesh eshte i renditur ne grupin e veçante te krijimit te marredhenieve detyrimore.

Ka disa lloje te gjerimit te puneve te huaja pa porosi:

- Gjerimi i domosdoshem i puneve te huaja pa porosi – kur kryesi i puneve te huaja ndermerr veprime per te shmangur demin e drejtperdrejte qe i kanoset ndonje subjekti apo pasurise se tij,

- Gjerimi i dobishem i puneve te huaja pa porosi – kur kryerja e punes nuk ka qene e domosdoshme megjithate ka sjellur dobi, dhe

- Gjerimi i palejueshem i puneve te huaja pa porosi – kur ne mungese te theksuar intelekti kryen pune te padobishme te llogari te person te huaj – rrjedhimisht i zoti i punes nuk ka detyrime ndaj teje.

 Ne sistemin juridik bashkekohor ekziston mundesia e krijimit te marredhenieve te detyrimeve ne mbeshtetje te shprehjes se njeanshme te vullnetit.

 Ndryshe nga kontratat si burim i detyrimeve, ne te cilat marredhenia e detyrimit krijohet, ndryshohet ose shuhet me pelqimin e vullnetit te te dy a me shume subjekteve, ne shprehjen e njeanshme te vullnetit krijohet detyra me vullnetin e shprehur ndersa e drejta krijohet me vone me paraqitjen e subjektit i cili kerkon permbushjen e detyrimit sipas deklarates se dhene.

Ekzistojne keto raste te krijimit te marredhenieve te detyrimeve ne baze te shprehjes se njeanshme te vullnetit: oferta per lidhjen e kontrates ( per te cilen eshte folur), premtimi publik i shperblimit dhe dhenia e letrave me vlere.

1. Premtimi publik i shperblimit eshte shprehje e njeanshme e vullnetit qe i behet nje numri te  pacaktuar subjektesh me ane te se ciles premtuesi merr detyrim qe t’ia paguaj shperblimin e

caktuar atij subjekti i cili do te kryente ndonje veprim ose do te realizonte rezultatin e caktuar. (psh: shperblim per ate qe gjen sendin e humbur, per projektin me te mire etj).

Premtimi publik i shperblimit e detyron vetem premtuesin. Subjekti qe kryen veprimin nga  premtimi, ose arrin ndonje rezultat nga ai, autorizohet qe te kerkoje shperblimin nga vete  premtimi.

Qe premtimi publik i shperblimit te krijoje detyrim, duhet te plotesohen keto kushte; a) qe premtimi te jete publik, ( prej personit fiz/jur me aftesi te plote veprimi)

 b) premtimi t’i jete bere nje numri te pacaktuar njerezish, (ndryshe do konsiderohej si oferte) c) qe veprimi te jete i caktuar,

ç) te ekz. afati per kryerjen e veprimit dhe d) te jete i caktuar shperblimi.

Premtimi publik i shperblimit krijon efekte juridike te caktuara. Premtimi e detyron premtuesin dhe e autorizon kryesin e veprimit qe te kerkoje shperblimin per veprimin e kryer ose per  rezultatin e arritur.

Per natyren juridike ekz. dy mendime. E para qe premtimi publik i shperblimit eshte tip oferte gjenerale, dhe teoria e dyte, premtimi publik i shperblimit eshte shprehje e njeanshme e vullnetit e cila krijon detyren per premtuesin ne çastin kur ajo deklarate shpallet publikisht. Ky mendim eshte dominues.

2. Letrat me vlere poashtu krijojne detyrime me shprehjen e njeanshme te vullnetit.

Letrat me vlere jane dokumente me shkrim me te cilat mund te percaktohet ndonje e drejte  pasurore qe eshte inkorporuar ne leter dhe eshte e patjetersueshme pa ekzistimin e letres me

vlere.

Sipas natyres se te drejtave qe permban, letrat me vlere ndahen ne tre grupe; - ne letrat me vlere me natyre juridike (çeku, kambiali)

- letrat me vlere realo-juridike (konosmani, fletemagazinimi, letrat hipotekore) - letrat me vlere te koorporatave (fleteaksionet)

Detyrimi nga letra me vlere krijohet kur dhenesi i saj ate ia dorezon shfrytezuesit te saj, remitentit.

- duhet te saktesohet lloji i letres me vlere

- emertimi firma dhe selia e leshuesit te letres me vlere - caktimi i sakte i detyrimit qe rrjedh nga letra me vlere - vendi dhe data e leshimit te letres me vlere

- nenshkrimi apo faksimili i leshuesit te letres me vlere e cila leshohet ne seri.

Sipas bartesit te te drejtave, letrat me vlere ndahen ne; letrat ne emer, letrat sipas urdherit dhe letrat sipas pruresit.

Letrat me vlere ne emer jane ato ne te cilat eshte cekur emri i bartesit te te drejtave pronesore  juridike dhe autorizimet qe i permban letra.

Letra sipas urdherit jane ato letra me vlere ne te cilat eshte shenuar emri i titullarit te se drejtes,  por permban edhe klauzolen, e cila e autorizon titullarin e se drejtes se mundet te drejten ne

leter t’ia barte subjektit tjeter, e ky personit te trete. Letrat sipas urdherit barten lehte dhe ne menyre te thjeshte.

Letrat me vlere te pruresit jane ato, ne te cilat ai qe e ka letren ka te drejte te realizoje te drejten e shenuar ne leter.

Kerkesa nga letra me vlere eshte e lidhur me vet letren. Posedues i ligjshem i letres me vlere te  pruresit konsiderohet pruresi i saj. ketu poseduesi i letres eshte kreditor, kurse botuesi i letres

eshte debitor.

Dhenesi i letres behet debitor prej momentit kur e ka dhene letren. Keto letra nuk mund te autorizohen, ashtu qe me humbjen e letres humb e drejta ne leter.

Elementet thelbesore te letrave me vlere per pruresin jane; caktimi i llojit te letres me vlere, firmes emrit dhe selise, caktimi se letra eshte e pruresit, detyrimi i dhenesit qe rrjedh nga letra me vlere, vendi dhe data e botimit te letres me vlere dhe nenshkrimi i saj.

Efektet juridike te letrave me vlere te pruresit krijohet midis dhenesit te letres dhe poseduesit te letres me vlere te pruresit.

Detyra per botuesin e kesaj letre qendron ne ate qe ta kryej ate veprim ashtu si e ka marre detyrimin ne vete letren.

Lidhur me natyren juridike te letrave me vlere te pruresit ekz. tre teori kryesore juridike: teoria kontraktore, teoria e kreimit dhe me e rendesishmja teoria e emitimit sipas te ciles detyrimi krijohet nga çasti i leshimit te letres me vlere ne qarkullim.

3. Letrat e legjitimacionit – jane dokumente me shkrim ne baze te te cilave poseduesi eshte i autorizuar te leshoje nga dhenesi permbushjen e veprimit te caktuar. Ketu hyjne biletat (e kinemase, parkingut autobusit etj.), librezat e kursimit, deftesat e pengut etj.

Efektet e detyrimeve shprehen ne te drejtat e kreditorit dhe ne detyrat e debitorit. Detyrim i debitorit mund te jete ndonje berje, veprim, mosberje apo pesim. Ky detyrim i debitorit duhet te ekzekutohet sipas permbajtjes se detyrimit.

Ka raste kur cenohet marredhenia e detyrimit e krijuar nga kreditori dhe debitori. (kryesisht nga debitori).

Kreditori mund te paraqese padi kunder debitorit qe nuk e ka permbushur detyrimin dhe te kerkoje te merret vendimi i cili do te detyroje debitorin te permbushe borxhin. Pas skadimit te afatit per permbushjen vullnetare te vendimit gjyqesor, kreditori mund te kerkoje ekzekutimin e dhunshem te detyrimit ne pasurine e debitorit.

 Ne pjesen e efekteve te detyrimeve do te analizojme: vonesen e debitorit, vonesen e kreditorit, te drejten e ndaljes dhe Padine Pauliana.

Subjektet e cenojne detyrimin edhe ne rastin e voneses, kur veprimi qe pritet te permbushet prej tyre, nuk behet ne afatin e nevojshem.

 Ne vonese mund te paraqiten si kreditori ashtu edhe debitori, prej nga ekziston edhe vonesa e debitorit (mora debitoris) dhe vonesa e kreditorit (mora creditoris).

1. Vonese e debitorit eshte kur debitori me kohe nuk e permbush dhe as qe ofron permbushjen e veprimit te vet.

Debitori vjen ne vonese kur nuk e permbush detyrimin e vet ne afatin e caktuar per   permbushjen e detyrimit.

 Ne rastet kur afati i permbushjes nuk eshte i caktuar, debitori bie ne vonese kur per ta  permbushur detyrimin kreditori e fton, me shkrim, me verejtje gjyqesore apo ndonje menyre

tjeter.

Qe te ekzistoje vonesa e debitorit, duhet te plotesohen keto kushte: a) qe detyra e debitorit te  jete maturuar per pagim, b) qe kreditori t’i paraqes verejtje debitorit (me shkrim, gojarisht me  padi etj), dhe c) debitori duhet te jete fajtor per vonese (me vullnetin e tij, jo si shkak i vis

maior).

2. Edhe vonesa e kreditorit paraqet nje rast te cenimit te detyrimeve.

Kreditori bie ne vonese kur pa shkak te justifikuar refuzon te marre permbushjen, ose me sjelljen e vet e pengon ate.

Qe te shkaktohet vonesa e kreditorit, duhet te plotesohen keto kushte: qe debitori te refuzoje  permbushjen e detyrimit dhe qe kreditori te refuzoje marrjen e permbushjes.

Vonesa e kreditorit nuk paraqet shuarjen e detyres se debitorit por e lehteson poziten e tij. Pasojat kryesore juridike te voneses se kreditorit shprehen ne : shuarjen e voneses se debitorit, rrezikun e shkaterrimit eventual te sendit qe e peson kreditori sepse ai eshte fajtor per vonese. 3. E drejta e ndaljes nenkupton te drejten e kreditorit, qe ndonje send te luajtshem te debitorit te cilin e ka ne posedim, te mos e ktheje derisa debitorit te permbushe detyrimin qe ka ndaj tij. ne te drejten bashkekohore, e drejta e ndaljes ka funksionin e mjetit juridik per realizimin e kerkeses se kreditorit nga sendi i debitorit.

- Detyra e debitorit duhet te jete maturuar per permbushje; Ky eshte kusht kryesor per te drejten e ndaljes. ‘Kreditori i kerkeses se maturuar, ne duart e te cilit gjendet ndonje send i debitorit, ka te drejte ta ndale ate derisa te kryhet pagesa’.

- E drejta e ndaljes duhet te realizohet ne sendet e caktuara dhe ne kerkesat me para (pra, kreditori nuk guxon te ndale dokumente, letra te legjitimacionit).

E drejta e ndaljes eshte mjet juridik per realizimin e kerkeses se kreditorit. E drejta e ndaljes eshte mjet i dhunues, sepse kreditori nga ky send mund te inkasoje kerkesen e vet, dhe e shtyn debitorin per te ekzekutuar detyrimin e vet.

4. Padia Pauliana – E drejta e kreditorit per kundershtim eshte e drejte e atille me ane te se ciles kreditori per ta mbrojtur kerkesen e vet, mund t’i kundershtoje ato veprime juridike te debitorit, me te cilat e ka zvogeluar pasurine e vet ne llogari te pasurise se ndonje personi te trete.

Me kete padi, nuk anulohet veprimi juridik i debitorit me personin e trete, por lihet jashte fuqise  pa efekt dhe kjo vetem ndaj kreditorit. Psh; nese debitori ia jep sendin personit te trete, me Padi

Pauliana ky send i kthehet debitorit perseri. Ne rast se debitori e shet, por ende nuk e ka dorezuar, kur personi i trete me padine Pauliana e kerkon nga debitori dorezimin e sendit, kreditori kete kerkese te te tretit mund ta refuzoje padine Pauliana, qe debitori i’a ka borxh  pagimin dhe te paguhet nga pasuria ekzistuese e debitorit.

Cdo veprim juridik i bere nga debitori me qellim qe te pakesoje pasurine e tij ne dem te kreditorit, me kerkimin e tij mund te deklarohet i pavlefshem.

 Ne keto veprime te debitorit bejne pjese veprimet faktike, punet juridike dhe leshimet.

Veprimi juridik qe mund te sulmohet nenkupton si punen juridike, ashtu edhe veprimin faktik te debitorit qe kane sjelle zvogelimin e pasurise se tij.

Veprimi juridik qe kundershtohet quhet veprim i kundershtuar.

 Nuk do te deklarohet i pavlefshem vetem tjetersimi i pasurise, por edhe heqja dore nga trashegimia sepse edhe ky eshte nje veprim juridik i debitorit qe e pakeson pasurine e tij.

Kundershtimi i veprimeve juridike te debitorit, te cilat jane te pershtatshme per sulmin, realizohen ne konteste ne gjykate.

Palet ne kontest me rastin e ngritjes se padise pauliana jane: kreditori, debitori dhe personi i trete.

Paditesi – Personi qe ka te drejte kundershtimi ne kontest, i cili paraqitet ne padine Pauliana, quhet kundershtues dhe ai rendom eshte padites ne kontest.

Per kete kundershtim jane te autorizuar te gjithe subjektet qe kane ndonje kerkese ndaj debitorit. Kreditor mund te jete çdo subjekt qe mund t’i deshmoje cilesite e veta si kreditor. Cdo kreditor  ka te drejte t’i vertetoje kundershtimet juridike te debitorit me personat e trete, por duhet t’i kete shfrytezuar me pare te gjitha mjetet e mbrojtjes se te drejtave te veta ndaj debitorit.

Padine Pauliana mund ta paraqes kreditori, trashegimtaret e kreditorit dhe subjekti ne te cilin ka ceduar kerkesen kreditori si dhe sukcesoret singulare.

I padituri –  Personi i trete kunder te cilit paraqitet padia Pauliana ne kontest quhet i kundershtuari i sulmit , dhe ai rendom eshte i padituri.

Personi i trete eshte person qe ka lidhur marredhenie me debitorin (me dolus malus kryesisht). Me sulmim synohet nga ajo qe veprimi juridik te anulohet vetem sa i perket marredhenies ndermjet debitorit dhe atij personi te trete, qe kreditori te mund ta realizoje kerkesen e vet ndaj debitorit.

Sipas LMD, ‘kjo padi paraqitet kunder personit te trete qe ka ndermarre veprimin juridik ose ne dobi te atij qe eshte ndermarre, si dhe kunder trashegimtareve univerzale te personit te trete’.

Prej kendej del se e drejta e kundershtimit mund te behet edhe kunder trashegimtareve te  personit te trete pa kurrfare kufizimesh ashtu sic behet rendom ndaj personave te trete. Por, ne qofte se personi i trete e ka tjetersuar kete pasuri me ndonje pune me shperblim, padia mund te  paraqitet kunder marresit vetem nese ky ka ditur se mund te kundershtohet ajo qe ka marre  paraardhesi i tij.

Kreditori do te kete sukses t’i kundershtoje veprimet e caktuara juridike te debitorit ne qofte se ka sukses te vertetoje ekzistimin e tre kushteve:

- Se demi duhet te jete i vertete. kreditori duhet te provoje se me veprimin juridik te debitorit eshte pakesuar pasuria e se ne kete menyre, nga pjesa e mbetur nuk mund ta realizohen detyrimet ndaj tij.

- Se debitori ka ndermarre veprime juridike me qellim qe ta demtoje kreditorin. Pra, debitori duhet te jete i vetedijshem se me veprimin juridik pakesohet pasuria e tij dhe si  pasoje demtohet e drejta e kreditorit.

- Se personi i trete, i kundershtuari i sulmit, ka qene i ndergjegjshem, pra, ka pasur dijeni  per qellimin e debitorit.

Efekti themelor juridik i padise Pauliana eshte qe veprimi juridik i debitorit te zhvleresohet vetem ndaj kreditorit dhe vetem aq sa do te nevojitej qe te paguhet kreditori.

Keto efekte juridike te padise Pauliana pasqyrohen ne:

 Marredheniet e kreditorit dhe personit te trete - kundershtari i goditjes eshte i detyruar ta kthej ne pasurine e debitorit ate qe e ka marre prej tij qe te paguhet kreditori per kerkesat e veta. mirepo ai mund ta ndale sendin, kurse kreditorit t’ia paguaj shumen e caktuar te parave per   pagimin e borxhit.

Kundershtari i sulmimit ka detyre t’i heqe shpenzimet e procedures me te drejte qe keto shpenzime t’i kerkoje prej debitorit, dhe ,

 Ne marredheniet e debitorit dhe personit te trete – kur kreditori me sukses i ka kundershtuar  veprimet juridike te debitorit, marredheniet e debitorit dhe te personit te trete rregullohen ne menyra te ndryshme varesisht nga lloji dhe natyra e veprimit juridik ne rastin konkret.

 Ne rast se i kundershtuari i sulmit ia ka dorezuar kreditorit sendin, te cilin e ka realizuar nga debitori me veprimin juridik te kundershtuar, debitori ka per detyre kompenzimin sipas rregullave te eviksionit.

 Ne qofte se debitori ia ka shitur personit te trete sendin e sekuestruar, por ende nuk e ka dorezuar, dhe per kete arsye kreditori e kundershton me padine Pauliana, debitori do t’i  pergjigjet personit te trete per mosekzekutimin e detyrimit kontraktor.

 Ne rast se i kundershtuari i sulmit ia ka bere pagesen kreditorit, por e ka mbajtur sendin, do te  paraqitet subrogimi personal. ne kete rast i kundershtuari i sulmit paraqitet ne vend te kreditorit

dhe ka ndaj debitorit ato te drejta sikur para paraqitjes se padise.

Padia per kundershtimin e veprimeve juridike te debitorit mund te paraqitet ne afat prej 1 viti  per disponimet me shperblim, kurse te disponimet pa shperblim afati i padise eshte 3 vite.

 NDERRIMI I SUBJEKTEVE NE MARREDHENIET E DETYRIMEVE

 Nevojat e zhvillimit te qarkullimit juridik kane kushtezuar mundesine e nderrimit te subjekteve ne detyrim, me kusht qe ajo te mbetet sipas permbajtjes, marredhenie e njejte ne detyrim.

 Nderrimi i subjekteve ne marredhenien e detyrimit mund te behet si ne anen e kreditorit ashtu edhe te debitorit.

Kur nderrohet personaliteti i kreditorit ne marredhenien e detyrimit do te ekzistoje cedimi ( cesio) dhe bartjet e kontrates, kurse kur nderrohet debitori do te ekzistoje marrja e borxhit (acceptilatio)dhe dergimi (asignacioni).

 NDERRIMI I PERSONALITETIT TE KREDITORIT – BARTJA E KERKESES – CEDIMI Me ane te cedimit behet nderrimi i kreditorit, me ç’rast ne vend te tij paraqitet kreditori i ri ne  baze te marreveshjes mbi cedimin (pactum de cedendo), te lidhur midis kreditorit te vjeter dhe  personit te trete me ane te se cilit kerkesa ekzistuese i bartet atij subjekti dhe ai subjekt behet

kreditor ne marredhenien e njejte te detyrimit.

Bartesi i kerkeses quhet kreditori i vjeter – cedenti, kurse marresi i kerkeses quhet kreditori i ri apo cesionari. Debitori njihet si cesus, te cilit i mbetet detyrimi i pa ndryshuar.

Lende e cedimit mund te jete kerkesa e bartshme. Ajo kerkese mund te jete kerkese parash, kerkese qe perbehet nga dorezimi i ndonje sendi apo kerkese e perbere nga berja.

Lenda e cedimit qe bartet perfshin kerkesen kryesore, e me te edhe ate akcesore.

Ekzistoje disa kerkesa, te cilat sipas natyres jane thjeshte personale dhe nuk mund te cedohen. Keto kerkesa jane: e drejta e mbajtjes, e ushqimit etj.

 Nuk mund te cedohet as ato kerkesa per te cilat kreditori dhe debitori jane marre vesh  paraprakisht te mos cedohen.

Disa tjera nuk mund te cedohen per shkak se jane te ndaluara me ligj (psh: ndalohet bartja e se drejtes se shperblimit te demit ne forme rente ùme para per shkak te vdekjes se personit te afert ose te lendimit trupor, dhe,

Kerkesa e shperblimit te demit jomaterial e cila nuk eshte paguar me vendimin e plotefuqishem gjyqesor.

Cedimi krijohet ne baze te kontrates, testamentit, sipas ligjit apo me vendim gjyqesor. Per te ekzistuar cedimi, duhet te plotesohet keto kushte:

- duhet te lidhet kontrata mes kreditorit te vjeter dhe atij te ri - per kontraten e lidhur duhet te njoftohet

- kerkesa duhet te jete e bartshme (por qe nuk mund te konsistoje nga ndonje mosberje) Efektet e cedimit shprehen ne marredheniet mes cedentit dhe cesusit, cesionarit dhe cesusit, dhe cedentit dhe cesionarit.

Marredheniet e cedentit dhe te cesusit – Cilesine e kreditorit te vjeter e merr kreditori i ri. Ne rast se debitori njoftohet per cedimin e bere, ai me nuk eshte i detyruar t’ia permbushe detyrimin e vet kreditorit te vjeter, po ate duhet ta beje kreditori i ri.

Marredheniet e kreditorit te ri dhe debitorit (cesionarit dhe cesusit) – Ne Cedimin e bere, cesionar eshte kreditori i ri i debitorit. Cesionari i fiton te gjitha te drejtat qe i ka pasur cedenti

Documento similar