2. MEDIA TENSIÓN
2.3 CENTRO DE TRANS FORMACIÓN
2.3.3.2. Instalación Eléctrica
2.3.3.2.2. Características de la Aparamenta de Alta Tensión
Ndër Shqiptarë, ashtu si dhe në popuj të tjerë të Europës e të Botës, ka qenë i pranishëm një kult i veçantë për gurin, besimi në veçori të mbinatyrshme të tij, i shfaqur në besime, në adhurimin e gurëve të veçantë. Vëreheshin rite e praktika të jetës shpirtërore, ku guri ka qenë pjesë përbërëse e tyre. Besimi e ritet në fjalë na shfaqen në gurë të veçantë, të madhësive të ndryshme, që janë të lëvizshëm, po ashtu dhe në gurë që e kanë bazën thellë në tokë a në masive shkëmbore. Kësaj gjinie të kultit i përkasin, diku më pak e diku më shumë, diku në përgjithësi e diku pjesërisht e më tërthorazi, disa herë në rrënjë të dukurisë, edhe disa shkëmbenj të veçantë, disa maja malesh e disa qafa kalimi, disa shpella ku kryhen rite e taksen dhurata a flije. Gjithsesi, në një mënyrë a në një tjetër, ato lidhen me kultin e gurit, me cilësitë e tij magjike. Por, për arsye zbërthimi te' imtë të çdo elementi, çdo dukurie, në këtë rast do t'i ndajmë shfaqjet e ndryshme në çështje të veçanta.
Doemos, natyra shkëmbore, me shumë gurë, me rreth tri të katërtat e trojeve të Shqiptarëve të përbërë nga vise malore e kodrinore, pra gurore e shkëmbore, ka qenë burim ushqyes i kultit të gurit e të shpellave. Ta zemë, në një vend ku nuk ka fare shpella, nuk mund të ketë as kult të shpellave. Në ato shoqëri parake me organizim shoqëror në fise parahistorike e që nuk i njohin fare metalet, nuk ka as kult të metaleve. Logjika ta thotë se edhe me gurin kështu do të ndodhte.
Por, nga ana tjetër, duhet thënë se kulti i gurit e i shpellave në forma të ndryshme, është i pranishëm në popuj të ndryshëm të botës, edhe atje ku ka gurë me pakicë. Madje, atje ku gurët kanë qenë të rrallë,
MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARË i
thuhet se kanë pasur një kult edhe më të fuqishëm. Gjëja më e pak< gjithmonë bëhet më me vlerë, më e mistershme.
Kulti i gurit, i shpellave, i shkëmbinjve, është i lidhur me natyrën mistershme të këtyre objekteve, është i lidhur dhe me rolin që ato kan luajtur në jetën e shoqërisë, si mjete, si vegla, si vende qëndrimi banimi të njerëzve parahistorikë. Përforcë tradite e besimi kanë ardhi si të tillë deri në kohën tonë, duke kryer disa funksione të caktuara n çdo kohë, në jetën e qëndrueshmërinë e ekuilibrit social.
Etnologët theksojnë se burime të kultit të gurit janë fortësia e t qëndrueshmëria, ashpërsia, rëndesa, format e tij që ushqejnë miste guri a shkëmbi si pjesë e tokës a e nëntokës, gjë e kudogjendur; guri mjet pune, mbrojtjeje a sulmi. Ai ka në vetvete diçka të mistershme ri vështrim të psikës së njeriut primitiv e kjo e trashëguar dhe në shoqëril arkaike të vona, kudo në botë.
Para se të hyjmë në imtësira, është e nevojshme të tërheqii vëmendjen në disa gjëra: Jo çdo gur e në çdo rast në vetëdijen besimet e njerëzve ka cilësi magjike, veti shenjtërie, po ekzistc mundësia që në kushte të caktuara t'i marrë këto atribute 1 mbinatyrëshme, të së fshehtës, të së pakuptueshmes. Ka gurë shkëmbinj me ngulësi të përjetshme, të paluajtshëm, që kanë sipa besimit të njerëzve veti shenjtërie që nga kohët parahistorike, p< mënyra e të besuarit, ritet e mitet kanë ndryshuar e janë shndërru; nga koha në kohë në përkim me kushtet e zhvillimit shoqëror ndër shek e mijëvjeçarë. Po, megjithatë, një thelb lashtësie ka mbetur në to përme riteve, flijeve e legjendave mitike. Besimtarët i drejtohen gurittë shenjl përmes lutjeve, dhuratave e riteve të ndryshme, me bindjen se këshl do të kenë mbrojtje, shërim, lindje fëmijësh, mbarësi në jetë, sips rasteve të veçanta. Si na e thonë mitologët, guri në sisteme të caktuai besimesh nuk është i shenjtë në vetvete, po ka diçka të veçantë, n forcë të fshehtë, një frymë që e bën të tillë, një forcë të ardhur nuk e se prej nga, në mënyrë të pakuptueshme, në rrugë hyjnore.
Këto që do të trajtojmë më poshtë, u përkasin si rite e besime p< gurin, shkëmbinjtë e më tej, kohës nga shek. XIX e deri nga mes shek. XX, ndërsa më vonë janë ruajtur vetëm në kujtesën e të moshuarv e ndër gra të malësive shqiptare, diku më pak e diku më shumë. Dijete Shtjefën Gjeçovi, eksplorues i shquar, në kërkim të rrënjëve e l dëshmive të etnokulturës shqiptare ndër malësina, ka mbledhur mjs
të dhëna për kultin e gurit në vise të ndryshme të këtij vendi dhe i ka pasqyruar në shkrimet e tij. Ai shkruan: "Guri tërhjekë randë n'atjetë. Bindja (besimi në forcën e mistershme, hyjnore të gurit: M T.) e nderimi i Shqyptarëve ndaj Gurit janë të përhapura nëpër të katër anët e Shqypnis, por sidomos ndër Malësi. - Në çdo pleqni e gjygj kryet e vendit e xen guri: - "Ja merrma gurin, ja ma lësho!"- thonë ndërpleqni! - "Pra, gojëthanat e Shqyptarëve tonë, të ruejtuna me nji kaherë të posatëshme, na bajën dishmi se sa në çmim të madh e bijën punën egurit"(Sh. Gjeçov, "Hylli i Dritës", 1924, nr.11, f.503).
Forca magjike e gurit shfaqet tërthorazi në format më të thjeshta e deri në më të ndërlikuarat, në vështrime nga më të ndryshmet. Udhëtari shqiptar, dikur, kur ndalej për të pushuar pranë kronit a gurrës në pyll, hidhte aty pranë një gur. Kjo shpjegohej me dëshirën për të lehtësuar lodhjen, për të mos i bërë keq uji që do të pinte. Nganjëherë, në një vend të caktuar, pranë gurrës, gratë hidhnin, me të njëjtin funksion, penj, copa rrobash. Kjo është shpjeguar nga mitologët si rit për të dëbuar shpirtërat keqbërës, po dhe një si dhuratë për ujin, për vendin e pushimit. Disa mbrojnë mendimin se hedhja e këtij guri është një dhuratë, një flijim, me origjinë më të lashtë e që me kohë ka ndryshuar dhe tani atë akt e shpreh simbolikisht guri, që me forcën e vet misterioze mbron udhëtarin nga çdo e keqe, plotëson, materializon lutjen. E afërt me sa u përmend më sipër dhe, doemos mbarëshqiptar, është dhe të vënët e gurëve mbi lisa, në atë lartësi ku druri ndahet në disa krahë (degë), në vendpushime të rrugës e në afërsi të krojeve. Nganjëherë varin në degë të lisave gurë të vrimuar. Për këtë, në besimtarë jepen disa shpjegime: përtë lehtësuar lodhjen; që aty të pushojë ora e njeriut kalimtar. Në një rast tjetërthuhet se vihen në ato vende ku mund t'i gjejnë Dragojtë, si mjete ndihme në ndeshjen e tyre me Kuçedrën; aty i marrin më me lehtësi e i përdorin për të luftuar kundërshtaren e tyre, sidomos në raste furtunash. Thuhet dhe kjo: pasi vdes njeriu, për40 ditë shpirti i tij udhëton në të gjitha vendet ku ka kaluar i përmenduri kur ka qenë gjallë, e pra shpirti pushon e çlodhet në këta gurë të vënë mbi lisa nga i njëjti njeri kur ka qenë gjallë. Gurë të tillë të hedhur pranë krojeve ose të vënë në bigë të lisave askush nuk i ngacmon, mbështetur në besimin se një veprim i tillë është mëkat e me pasoja fatkeqësish për atë që i trazon a i luan nga vendi.
Shtrohet problemi për të veçantat e për të përbashkëtat mes popujve për kultin e gurit. Kult të gurit në një formë a në një tjetër, në një
MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARË 87
masë a në një tjetër, janë dëshmuar në të tërë popujt që janë studiuar në vështrim të besimeve të tyre. Në këto veçori mes popujve një prerje me thikë nuk ka. Disa herë besimet e ritet me gurin përkojnë mes popujve fqinjë e jo fqinjë. Kjo mund të ndodhë:
1 Për arsye të origjinës së përbashkët; ta zëmë popujt e Ballkanit e të Europës i prunë që nga Azia këto besime e prandaj ngjajnë, pra nga stërgjyshërit e tyre të përbashkët.
2.Nga dhënie e marrje me njeri-tjetrin në rite, besime e mite gjatë shekujve. 3.Është i pranishëm një kult i gurit që së herëshmi te Shqiptarët, po përforcohet dhe nga prurje të jashtme.
4.Ndodh që të ngjajnë kryesisht besimet me një origjinë krejt të ' pavarur nga njera-tjetra. Si arsye janë të njëjtat rrugë të zhvillimit historik
e social, si rrjedhojë prodhojnë të njëjtat dukuri kultike.
2. Guridhurim,