3. Evaluación de la membrana de NTTiO 2
3.1.3 Espectro de filtración
Organet ujёhollёsore-urinare dhe organet gjinore përmblidhen nё tё njëjtin sistem pёr shkak se shfrytёzojnё pjesërisht kanalet e njëjta nxjerrëse dhe se gjatё zhvillimit embrional janë nё lidhje tё ngushtё.
Organet urinare (organa uropoetica)
Kanalet urinare largojnë nga trupi i njeriut, nga qarkullimi i gjakut, produktet e fundit tё metabolizmit nё formё tё tretjeve ujore tё cilat sё bashku e bёjnё urinёn. Organet urinare janë qifte dhe teke. Nё organet qifte marrin pjesё veshkat dhe kanalet nxjerrëse tё saj, kupat veshkore, kupaci veshkor dhe ujёhollёrrjedhёsi. Organet teke janë: fshika e urinës (vesica urinaria) dhe kanali nxjerrës i saj,ujёhollёnxjerrёsi (urethra).
Veshka (ren)
Veshka ёshtё organ parenkimatoz nё tё cilin formohet urina. Veshka ka formёn e kokrrës sё fasules dhe ёshtё e vendosur sё bashku me mbulesat e saj nё lozhën, e cila gjendet nё hapёsirёn prapa mesore (spatium retroperitoneale) tё zgavrës sё barkut, anash nga rruaza e XII torakale dhe dy tё parat belore. Nё pjesën midisore tё buzёs sё
brendshme konkave tё saj gjendet njё vrimё ovale, dera e veshkës (hilus renalis) nёpёr tё cilёn hyhet nё gjiun veshkor (sinus renalis) nё tё cilin gjendet kupaci veshkor (pelvis renalis), kupat veshkore (calices renales) dhe enёt e gjakut tё veshkës. Veshka peshon rreth 120-200 g. Dimensionet e saj janë: gjatësia 12 cm, gjerësia 6 cm dhe trashësia 3-4 cm. Dimensionet e gjiut ( sinus renalis) veshkor janë pёr gjysmё mё tё vogla.
Veshka ёshtё e mbёshtjellur nga kapsola fibroze dhe dhjamore. Kapsola fibroze (capsula fibrosa) mbështetet intimisht nё sipërfaqen e veshkës me tё cilёn ёshtё e ngjitur me njё shtresё tё hollё tё indit lidhor tё shkrifёt. Kjo kapsolё pёrbёhet nga njё rrjetё e dendur e tufave kolagjene dhe duke i feleminderuar kësaj ka njё elasticitet tё dukshёm dhe mundëson rritjen e dukshme tё veshkës. Nga kapsola fibroze ndahen zgjatimet tё cilat futen nё kapsolёn dhjamore dhe e ndajnë ate nё vrigulltha (lobulus). Kapsola dhjamore (capsula adiposa) e veshkës zhvillohet pas moshës 8 vjeçare. Ajo ёshtё mё e hollё përpara se sa prapa veshkës. Nё te gjenden dy fleta tё holla fashore, fleta e
pёrparme dhe e pasme, tё cilat e formojnë mbulesën e tretё tё veshkës, mbulesën fashore (fascia renalis).
Mbulesa fashore e veshkës ёshtё nё realitet pjesё e fashёs gjerёsore tё barkut (fascia transversalis) e cila te buza e jashtëme e veshkës ndahet nё dy fleta, tё përparme dhe tё pasme. Kёto dy fleta e mbështjellin edhe gjёndrёn mbiveshkore dhe nuk
bashkohen vetёm nёn veshkё, sepse fleta e pasme i bashkëngjitet fashёs sё m. quadratus lumborum. Pёr kёtё shak ato nuk e pengojnë lëshimin e veshkës, e cila paraqitet gjatё
inspiriumit dhe ngritjes nё kёmbё dhe normalisht ёshtё 2-3 cm. Lёshimi mё i madh “veshka shetitёse” (ren mobile) paraqitet nё rastet kur kapsola dhjamore ёshtё e zhvilluar dobët. Gjatё lëshimit veshka i tërheq me vete edhe enёt e gjakut tё cilat tendosen. Veshka njёkohёsisht bёn edhe lëvizje rrotulluese përreth boshtit sagjital tё saj, poli i poshtëm i saj, i cili ёshtё i larguar nga vija e mesme rreth 6 cm, dyfish mё tepër se poli i sipërm, rrotullohet kah brenda. Gjatё kësaj ujёhollёrrjedhёsi lakohet dhe vjen nё raport jo tё volitshёm me kupacin veshkor dhe pёr kёtё shkak rrjedhja e urinës ёshtё e vështirësuar. Lёshimin e veshkës nuk e përcjell gjëndra mbiveshkore sepse nga veshka ёshtё e ndarё me anё tё njё ndarëse fasciale gjerёsore tё hollё.
Veshkat shtrihen nё nivel tё rruazës sё XII torakale dhe dy vertebrave tё para lumbale. Veshka e djathtё ёshtё e vendosur mё poshtё dhe arrinё deri te gjysma e trupit tё vertebrës sё III lumbale sepse ёshtё e shtytur nga vrigulli i djathtё i mёlçisё. Derat e veshkave iu përgjigjen zgjatimit gjerёsor tё rruazës sё II lumbale, nё tё cilin mund tё preken gjatё rënies nё krah. Faqja e pasme e veshkës mbështetet nё pjesën lumbale tё diafragmës dhe nё muskulin katror tё belit (m. quadratus lumborum). Me njё tё tretёn e sipërme veshka gjendet përpara brinjёs sё XII dhe arrinё nё raport tё ngushtё me recessus costodiaphragmaticus pёr tё cilёn duhet patur kujdes gjatё operimit tё veshkës, pёr mos me ardh deri te hapja e zgavrës pleurale, deri te pneumotoraksi. Faqja e përparme e veshkës ёshtё mё konvekse se faqja e pasme e saj. Faqja e përparme ёshtё e drejtuar përpara dhe jashtëë. Faqen e përparme tё veshkës sё djathtё e mbulojnë gati nё tёrёsi vrigulli i djathtё i mёlçisё, lakesa e djathtё e qarkjes (flexura coli dextra) dhe përreth vet hilusit gjendet pjesa descendente e duodenit. Veshkёn e majtё e mbulojnë nga përpara: lukthi, shpretka, lakesa e majtё e qarkjes (flexura coli sinistra) dhe bishti i pankreasit. Lukthi ёshtё i ndarё nga faqja e përparme e veshkës dhe nga bishti i pankreasit me anё tё xhepit peritoneal,qeskёs rizore (bursa omentalis).
Pёrmbajtja e veshkёs
Nё prerje sagjitale tё veshkës vërehen dy substanca, e brendshme dhe periferike, tё cilat dallohen sipas ngjyrёs dhe ndërtimit. Substancёn e brendshme, palcёn e veshkës (medulla renalis) e formojnë 8-12 piramida veshkore (pyramides renales-Malpighii) tё cilat janë tё radhitura nё tri shtresa frontale, tё përparme, tё mesme dhe tё pasme. Nga baza e piramidave veshkore, e cila ёshtё e kthyer kah sipërfaqja e veshkës, shtrihen kah jashtëë zgjatimet puprritore numri i tё cilave ёshtё pёr secilёn piramidё 200-300. Këto zgjatime janë nё formё tё rrezeve (radii medullares) dhe i formojnë piramidat e Ferrein- it ose pjesën rrezore tё lobulit kortikal (pars radiata lobuli corticalis). Majet e piramidave tё Malpigit prominojnё nё gjiun veshkor (sinus renalis) duke formuar ngitje puprritore (papillae renales) tё cilat janë tё ngërthyera nga bazat e kupave renale. Substanca periferike, lёvorja e veshkës (cortex renalis) futet ndërmjet piramidave tё Malpigut dhe formon shtyllat veshkore tё Bertinit (columnae renales-Bertini). Pjesёt e lёvores sё veshkës tё cilat gjenden ndërmjet zgjatimeve papilare e formojnë labirintin veshor (labyrinthus renalis).
Piramidat e Malpigut sё bashku me pjesën fqinje tё lёvores veshkore i paraqesin vrigujt veshkor (lobi renales), tё cilёt te njeriu nuk janë si te vertebratёt tjerё, tё ndarё dhe tё mbёshtjellur nga indi lidhor. Nga baza e vrigullit vazhdojnё 200-300 vrigulltha
veshkorё, nёpër pjesën midisore tё lakuar (pars convoluta) tё tё cilёve kalon a. interlobularis dega fundore e a. renalis. Pjesa midisore ёshtё e rrethuar nga zgjatimet
puprritore tё piramidave (pars radiata) tё cilat mё herët janë shenuar si piramidat e Ferrein-it.
Ndёrtimi i veshkës
Veshka ёshtё njё gjёndёr e ndërlikuar tubuloze, njёsinё anatomike dhe funksionale tё cilës e paraqet nefroni (nephron). Nefroni, numri i pёrgjithshёm i tё cilёve nё tё dy veshkat ёshtё rreth 2-3 milionё, nё realitet ёshtё gypth gjёndror, i cili nё pjesën fillestare tё tij ёshtё i zgjeruar dhe e formon trupthin veshkor (corpusculum renalis-Malpighii). Trupthi veshkor pёrbёhet nga lëmshi (glomerulus) i kapilarёve arterial, i cili futet nё kapsolёn epiteliale dy fletёsore (capsula glomeruli-Browmani). Kapilarёt e lёmshit, tё cilёt fare nuk anastomozohen ndërmjet veti, janë tё futur ndërmjet dy enëve arteriale: enës prurёse (vas afferens) dhe asaj nxjerrëse (vas efferens). Kapsola dy fletёsore epiteliale vazhdon me pjesën tjetër tё nefronit, me kanalin veshkor (tubulus renalis). Nё knalin veshkor dallohen dy pjesё tё përdredhura, fillestare dhe përfundimtare (portio contorta-convoluta I et II) ndërmjet tё cilave ёshtё i vendosur laku veshkor (ansa nephrica-Henle) me gjatësi tё ndryshme varёsisht nga arkitektonika e veshkës.
Kapsola e Bawman-it pёrbёhet nga epiteli luspor. Qelizat epiteliale tё fletës sё brendshme tё saj mbështeten nё endotelin e kapilarёve tё glomerulit (apicitet) dhe futen në dritaret ndërmjet kapilarёve (endocitet). Endoteli i kapilarёve pёrbёhet nga qelizat epiteloide tё qelizave tё muskulaturës sё lёmuar tё cilat nё kondita tё caktuara me kontraksionin e tyre e mbyllin glomerulin dhe e largojnë nga qarkullimi i gjakut. Nёpёr fletёn e brendshme tё kapsolёs sё Bowwman-it nga kapilarёt e glomerulit filtrohet urina primare, e cila ёshtё e pasur shumё me ujё, nё realitet nga tretёsirat ujore tё pёrbёrsve tё serumit tё gjakut. Sasia ditore e urinës primare ёshtё rreth 100-150 litra. Urina primare gjatё kalimit nëpër kanalthin veshkor përpunohet nё urinёn definitive e cila ёshtё rreth 1.5 litra pёr 24 orё. Nё pjesën e parё tё përdredhur tё kanalthit veshkor dhe nё pjesën fillestare tё ansёs nefrike tё Henleut tё cilat janë tё mbёshtjellura nga epiteli kubik dhe paraqesin pjesën kryesore tё kanalthit veshkor (pars principalis) bёhet resorbimi i lёngut tё tepёrt dhe sekretimi i pёrbёrёsve tё caktuar tё urinës. Pjesa mё e madhe e ansёs sё nefrike tё Henleut, e cila paraqet vetëm pjesёn përcjellëse tё implantuar tё kanalthit veshkor ёshtё e mbёshtjellur nga epiteli i ulёt luspor. Pjesa përfundimtare e trashur e ansёs nefrike tё Henleut dhe pjesa përfundimtare e përdredhur e kanalthit veshkor janë tё mbёshtjellura nga epiteli kubik dhe paraqet pjesën preterminale tё nefronit e cila bёn resorbimin e lёngut tё tepërt nga urina.
Disa kanalthe veshkore bashkohen nёpёrmjet gypthave përmbledhës (tubuli colligentes) dhe vazhdojnë me kanalin puprritor (ductus papillaris). Gypthat pёrbledhёs, kanali puprritor dhe pjesët e ansave tё Henleut bёjnё pjesё nё pёrbёrje tё palcës veshkore, kurse pjesët tjera tё nefronit bёjnё pjesё nё pёrbёrje tё lёvores sё veshkës. Kanali papilar hapet nё njёren nga vrimat e fushës sё vrimosur (area cribrosa) e cila gjendet nё majen e piramidës sё Malpigh-ut.
Enёt e gjakut
Enёt e gjakut tё veshkës kryesisht janë enё funksionale dhe pёr kёtё janë shumё tё mёdha nё raport me organin. Arteria e veshkës (a. renalis) pasi tё ndahet nga aorta abdominale nё nivel tё rruazës sё dytё belore, shtrihet horizontalisht nga jashtëë kah dera e veshkës (hilus renalis), nёpër tё cilёn futet nё veshkё përpara kupacit veshkor, përveç njёrёs degё tё saj mё tё vogël e cila shkon prapa kupacit veshkor (a. retropyelica). Nё gjiun e veshkës arteria ndahet nё degё ndёrvrigullore (aa. interlobares) tё cilat janë
terminale,nuk anastomozohen ndërveti. Degёt ndёrvrigullore shtrihen pёrgjatё
piramidave tё Malpigh-ut, deri te baza e tyre, ku lakojnë dhe vazhdojnë si arterie harkore (aa. arcuatae) nga tё cilat ndahen arteriet ndёrvrigulthore (aa. interlobulares). Nga arteria interlobulare ndahet ena prurёse (vas afferens) e lëmshit veshkor (glomerulus) e cila nёpёrmjet gërshetimit kapilar tё rrjetës sё çuditshme “ rete mirabile” vazhdon me enën nxjerrëse (vas efferens). Vas efferens pёrfundon me kapilarёt e vet përreth kanalthit veshkor. Kjo enё përmbanё gjak jashtëëzakonisht tё koncentruar dhe pёr kёtё resorpcioni i lёngut nga urina primare nёpër epitelin e kanalthit veshkor ёshtё i lehtësuar. Nga arteria interlobulare ndahen degёt nutritive nga tё cilat disa shkojnë kah kapsola e veshkës (rr. capsulares) ndërsa tё tjerat, arteriolae rectae, zbresin kah maja e piramidës sё Malpigh- ut.
Vena veshkore (v. renalis) fillon me degёt nё formё tё yllit (venulae stellatae) nga shtresa sipёrfaqёsore e lёvores sё veshkës, nga gёshetimi kapilar i kanalthit veshkor (tubulus renalis) dhe nga kapilarёt e arteriolave vërteta (venulae rectae). Degёt e saj i formojnë sё pari venat interlobulare (vv. interlobulares) tё cilat vazhdojnë me venat harkore dhe venat interlobare.
Kupaci veshkor (pelvis renalis)
Nё murin e gjiut veshkor (sinus renalis) prominojnё majet e piramidave tё Malpigh-ut, puprritë veshkore (papillae renales) dhe futen nё kupat veshkore (calices renales) tё cilat janë nё formё tё hinkave. Vrimat e kupave veshkore janë tё ngjitura pёrgjatё bazës sё puprrive veshkore, ndërsa majet e tyre bashkohen dhe formojnë
zgjerimin ampular, kupacin veshkor (pelvis renalis). Kupaci veshkor del nga gjiu veshkor me skajin e vet tё ngushtё, lakon teposhtё dhe pa kufi tё qartё vazhdon me
ujёhollёrrjedhёsin (ureter).
Kupat veshkore ndahen nё kupat veshkore tё vogla (calices renales minores) dhe kupat veshkore tё mёdha (calices renales majores). Kupat e vogla shumё shpesh paraprakisht bashkohen ndërmjet veti dhe i formojnë kupat e mёdha (calices renales majores) dhe kupaci veshkor nё vend qё ta ket formёn ampulare e ka formёn dentritike tё tipit tё degёzuar.
Kupaci veshkor ёshtё i shtypur nga përpara prapa, i përshkruhen dy faqe, e përparme dhe e pasme dhe dy buzё, e sipërme dhe e poshtme. Faqen e përparme tё tij e mbulojnë enёt e gjakut tё veshkës. Faqja e pasme e tij ёshtё e lirё dhe quhet faqe
“kirurgjike” sepse përshkohet vetëm nga njё degё e vogël e arteries dhe venёs veshkore tё cilat gjenden prapa pjesës intrasinusale tё kupacit veshkor. Projektimi i kupacit veshkor nё murin e pёrparmё tё abdomenit i përgjigjet pikёs topografike tё Bazy-eut e cila gjendet rreth 6 cm nё vijёn horizontale lateralisht nga kërthiza.
Mukoza e kupave veshkore dhe kupacit veshkor ёshtё e mbuluar nga epiteli shumёshtresorё i sheshtё i tipit tranzitor, i cili te bazat e puprrive veshkore vazhdon me epitelin njështresor kubik. Nё shtresen fibroze tё mukozës gjenden gjëndra tё rralla jargore dhe shtresa e qelizave tё muskulit tё lёmuar nё formё tё gёrshetimit tё cilat janë tё rrethuara me fije elastike. Shtresa muskulo elastike e mukozës përreth bazave tё puprrive veshkore formon unaza tё cilat e fiksojnë vrimёn hyrëse tё kupave veshkore.
Ujёhollёrrjedhёsi (ureter)
Ujёhollёrrjedhёsi ёshtё njё kanal muskulomukozal me gjatësi rreth 30 cm i cili e përcjell urinёn nga kupaci veshkor deri te fshika ujёhollёsore (vesica urinaria). Ureteri zbret teposhtё pёrgjatё faqes sё përparme tё m. psoas major, nё hapёsirёn retroperitoneale
tё zgavrës abdominale. Nё komblikun e vogël futet nёpër vijёn kufizuese (linea terminalis) ku sё pari shkon pёrgjatё murit anësor tё komblikut dhe pastaj lakon
medialisht dhe përpara duke përfunduar nё fundin e fshikës urinare. Lumeni i tij ёshtё mё i vogël kur kalon nёpër murin e fshikës urinare. Nё kёtё vend mё sё gjati mbetet guri veshkor gjatё zbritjes sё tij nёpёr ureter pёr tё dalё jashtëë. Pёrveç këtij ngushtimi ureteri i ka edhe dy ngushtime tjera, njёri gjendet nё fillim tё tij dhe tjetri nё nivel tё vijёs përkufizuese.
Nё kufirin ndërmjet pjesës barkore dhe komblikore tё rrugës sё vet
ujёhollёrrjedhёsi formon lakesën (flexura marginalis), konkave nga prapa dhe nga ana e djathtё e kryqëzon pjesën fillestare tё arteries çapokore tё jashtëme (a. iliaca externa) kurse nga ana e majtё e kryqëzon pjesën përfundimtare tё arteries çapokore tё
përgjithshme (a. iliaca communis). Nё nivel tё kësaj lakese ureteri ёshtё mё sё afërmi murit tё pёrparmё tё abdomenit dhe mё i përshtatshёm pёr palpim gjatё ekzaminimit. Vendi i projektimit tё tij nё murin e pёrparmё tё abdomenit i përgjigjet pikёs topografike tё Halle-ut e cila gjendet nё vijen bispinale nё vendin e takimit tё njё tё tretës sё jashtëme dhe asaj tё mesme tё saj.
Pjesёn abdominale tё ureterit (pars abdominalis) e kryqëzojnё nga përpara enёt spermatike tё brendshme ndërsa nga prapa n. genitofemoralis i cili zbret teposhtё dhe jashtëё kah organet gjinore. Nёpёrmjet këtij nervi, nё rastet kur guri veshkor zbret nёpër ureter, përcillen dhёmbjet kah organet gjinore tё jashtëme.
Pjesa komblikore e ureterit, duke u kthyer kah brenda dhe përpara, te meshkujt e kryqëzon anёn e pasme tё farёnxjerrёsit (ductus deferens), kurse te femrat ai kalon sё pari nёpër buzёn e poshtme tё lidhëses sё gjerё tё mitrës (lig. latum uteri) dhe pastaj mbi kulmin lateral tё vaginёs. Nё lidhësen e gjerё tё mitrës ureteri ёshtё nё marrёdhёnie tё ngushtё me arterien mitrore (a. uterina) e cila e kryqëzon faqen e përparme tё tij rreth 2 cm lateralisht nga ngushtica e mitrës (isthmus uteri) dhe shkon pastaj nga lart pёrgjatё buzёs anësore tё mitrës. Pёr kёtё raport tё ngushtё duhet patur kujdes gjatё largimit tё mitrës me anё tё operacionit (hysterectomia) qё tё mos lëndohet ureteri.
Ureteri me anё tё mbështjellësit lidhor tё tij ёshtё i ngjitur pёr murin e pasmё tё abdomenit. Mukoza e tij ёshtё e mbuluar nga epiteli shumё shtresor i tipit tranzitor. Mukoza formon palё gjatësore, tё cilat mundёsojnё mbylljen e plotё tё lumenit tё ureterit nё kohёn kur nёpër te nuk kalon urina. Mbёshtjellёsi muskulor pёrbёhet nga fijet e muskulaturёs sё lёmuar tё cilat janë tё grupuara dhe formojnë tufat spirale me drejtim tredimenzional. Lёvizjet peristaltike tё tij e hedhin urinёn nё fshikёn e urinës nё mёnyrё ritmike dhe nё intervale.
Lёvizjet peristaltike tё ureterit ndërpriten kur fshika e urinës ёshtё e mbushur plot. Kёto lëvizje janë tё sforcuara dhe tё pёrcjellura me dhёmbje kur nёpër ureter kalon guri veshkor. Nёqoftёse guri ka zbritё nё pjesën komblikore atёherё pjesa abdominale bёn lëvizje gjarpërore. Gjatё shtatёzёnsisё ureterёt zgjerohen kryesisht pёr shkak tё hyperemisё kolaterale, e cila ёshtё e shkaktuar me rrugё humorale, me hormone.
Fshika ujёhollёsore (vesica urinaria)
Fshika e urinës ёshtё njё rezervoar muskulo mukozal me kapacitet rreth 350 ml, nё tё cilёn mblidhet urina nё intervalin ndërmjet dy zbrazjeve tё saj. Fshika e urinës gjendet nё pjesën e përparme tё zgavrës sё komblikut, menjёherё prapa ngjitjes mbivehtore (symphisis pubica), buzёn e sipërme tё sё cilës e kalon vetëm kur ёshtё e mbushur. Fshika urinare e plotё e ka formёn e dardhës, me majё tё kthyer nga lart, kah kërthiza.
Maja e saj (apex vesicae urinariae) vazhdon me lidhësen midisore kërthizore (lig. umbilicale medianum) e cila paraqet mbeturinёn e urachus-it, pjesës intraembrionale tё alantois-it. Baza e fshikës urinare ёshtё e drejtuar teposhtё dhe prapa dhe te meshkujt ёshtё e ndarё nga dyshemeja e zgavrës sё komblikut me prostatën, fshikëzat e farёs (vesiculae seminales) dhe me pjesët përfundimtare tё ductus deferens. Te femrat ёshtё e pёrfaorcuar me anё tё indit lidhor pёrgjatё murit tё pёrparmё tё kёllyfit (vagina) dhe pёrgjatё faqes sё përparme tё qafёs sё mitrës.
Sipas Goerttler-it te shatёzanёsia fshika urinare ndahet nga faqja e përparme e qafёs sё mitrës dhe vendoset përpara. Gjatё kohës sё lindjes ajo shkon lateralisht nga vija
midisore, mё sё shpeshti djathtas.
Muri i pёrparmё i fshikës urinare ёshtё i ndarё nga faqja e pasme e ngjitjes mbivehtore me anё tё hapёsirёs retropubike tё Retzius-it (spatium retropubicum-Retzii) nё tё cilёn gjendet indi lidhor i shkrifёt. Ky ind lidhor i mundëson fshikёs urinare tё rrёshqas nga lart gjatё mbushjes sё saj, tё del mbi simfizё dhe duke u futur nёn
peritoneum, vjen nё pozitё tё volitshme pёr ndërhyrjen ekstraperitoneale nёpër prerjen midisore suparapubike nё murin e pёrparmё tё abdomenit (sectio alta). Muri i pasёm i fshikës urinare ёshtё i mbuluar nga peritoneumi, i cili te meshkujt lëshohet deri te hyrja e ureterit dhe fundit tё fshikëzës sё farёs (vesicula seminalis), pastaj kalon nё faqen e përparme tё zorrës sё drejt (rectum) duke formuar xhepin peritoneal (excavatio
rectovesicalis).Te femrat, ndërmjet fshikës sё urinës dhe zorrës sё drejt gjendet mitra, e cila e ngrit peritoneumin nga lart dhe i formon dy xhepa peritonealё, xhepin e pёrparёm (excavatio vesicouterina) dhe xhepin e pasёm (excavatio rectouterina).Te fshika urinare e zbrazёt nё murin e pasёm tё saj formohet pala gjerёsore peritoneale rezervё (plica transversa).
Ndёrtimi
Mukoza e fshikës urinare tё zbrazёt ёshtё e rrudhur përveç nё fundin e saj ku ekziston njё fushё e lёmuar trekёndёshe, trekёndёshi i fshikës urinare (trigonum vesicae- Lieulaudi). Ky trekёndёsh përpara vazhdon me tё ngriturёn (uvula vesicae) e cila arrinё deri te vrima e brendshme e uretrёs (ostium urethrae internum). Nёn tё ngriturёn e fshikës urinare (uvula vesicae) te meshkujt gjendet lobi i mesëm i prostatës, i cili e ngrit uvulën mё tepër gjatё hipertrofisё sё tij. Nё kёndet e pasme tё trekёndёshit fshikor gjenden vrimat e ureterёve tё cilat i bashkon pala gjerёsore muskulo-mukozale (plica interureterica), prapa sё cilës gjendet gropa , pjesa mё e ulёt e fshikës urinare, ku te pleqёt mbetet gjithmonë njё sasi e urinës gjatё zbrazjes se fshikës urinare. Mukoza ёshtё e mbuluar nga epiteli shumёshtresorё i tipit tranzitor. Palёt e saj, tё cilat gjatё zbrazjes sё fshikës bёhen sa mё tё mёdha, mundёsojnё shtytjen e plotё tё urinës.
Mbёshtjellёsi muskulor (tunica muscularis) ёshtё i zhvilluar mirё dhe pёrbёhet nga qelizat muskulore tё lёmuara tё cilat grumbullohen dhe formojnë tufat spirale me drejtim tredimensional. Me kontraksionin e tij ai e zbrazё fshikёn urinare dhe nga klinicistёt e merr emrin m. detrusor urinae. Tufat spirale mё tё poshtme e rrethojnë vrimёn e uretrёs dhe e formojnë sfinkterin e fshikës urinare (m. sphincter vesicae) i cili vazhdon teposhtё dhe e rrethon pjesën fillestare tё ujёhollёnxjerrёsit (urethra). Pёrveç këtij muskuli tё lёmuar rrethor (sphincter) uretra, gjatё kalimit nёpër diafragmën urogjenitale, fiton edhe muskulin rrethor tё strijuar (m. sphincter urethrae) kontraksioni i tё cilit ёshtё nёn vullnetin e njeriut. Ky muskul sfinkter te gratё pёrshkak tё lindjes sё zgjatur mund tё
dëmtohet, nё këto raste paraqitet fenomeni i mos mbajtjes sё urinës (incontinentio urinae).
Mbёshtjellёsin muskulor tё fshikës sё urinës e nervёzojnё fijet nervore simpatetike dhe parasimpatetike, tё cilat vijnë nga gërshetimi autonom i komblikut (plexus pelvicus s. hypogastricus inferior). Fijet parasimpatetike shkaktojnë kontraksionin e m. detrusor urinae, relaksimin e m. sphincter vesicae, ndërsa fijet simpatetike kanё veprim tё kundërt. Relaksimin e sfinkterit tё fshikës urinare dhe hapjen e vrimës sё brendshme tё uretrёs e ndihmojnë edhe fijet muskulore, nga tё cilat disa shkojnë përpara deri te ashti mbivehtor (m. pubovesicalis) dhe tё tjerat shkojnë nga prapa nёpёr trekёndёshin e fshikës urinare (m. retractor uvulae).
Ujёhollёnxjerrёsi (urethra)
Uretra ёshtё kanali nxjerrës, kanal muskulo mukoz i fshikës urinare. Te meshkujt ky kanal sherben edhe si rrugё spermatike dhe pёr te do tё bёhet fjalё nё anatominë e organeve gjinore mashkullore tё jashtëme.
Ujёhollёnxjerrёsi femëror (urethra feminina) ёshtё e gjatё 3-5 cm. Fillon nga vrima e saj e brendshme, te maja e trekёndёshit tё fshikës urinare, zbret përpara vaginёs nё njё hark me konkavitet tё kthyer përpara, kah simfiza pubike. Gjatё kalimit nёpër diafragmën urogjenitale ujёhollёnxjerrёsin e rrethon muskuli tёrthorovijor rrethor (m.sphincter urethrae), kontraksioni i tё cilit bёhet me vullnetin e njeriut. Hapja e jashtëme e uretrёs (ostium urethrae externum) gjendet nё pjesën e përparme tё parakthinës sё kёllyfit (vestibulum vaginae) prapa rrёnjёs sё kathicit (clitoris).