• No se han encontrado resultados

3. Evaluación de la membrana de NTTiO 2

3.3.3 Prueba de permeabilidad

Trungu arterial mushkëror (truncus pulmonalis) me gjatësi 4-5 cm dhe lumen 3 cm, i takon qarkullimit të vogël të gjakut (circulus sanguinis minor) dhe paraqet enën e vetme aferente të qarkullimit funksional të gjakut të mushkërive (vasa publica

pulmonum).

Trungut arterial mushkëror fillon nga barkushja e djathtё, përpara enëve tjera tё mёdha tё gjakut nё bazёn e zemrës. Nё pjesën e përparme tё barkushes sё djathtё trungu arterial mushkëror e shkakton nj ёt ngritur nё formё tё konit, koni arterial (conus

arteriosus).

Trungu arterial mushkëror shkon nga lart dhe nё tё majtё deri nёn harkun e aortës, ku ndahet nё arterien e majtё dhe tё djathtё mushkërore (a. pulmonalis dextra et ministra) tё cilat shtrihen nga jashtë dhe bёhen pjesё pёrbёrёse e rrёnjёs mushkërore. Arteria

mushkërore e djathtё ёshtё mё e gjatё se ajo e majtё dhe nё pjesën fillestare tё saj shkon prapa aortës dhe venёs sё zgavërt tё sipërme.

Nga ndarja e trungut arterial mushkëror ose nga pjesa fillestare e arteries sё majtё mushkёrore shtrihet deri te pjesa përfundimtare e harkut tё aortës lidhësja fibroze arteriale (lig. arteriosum-Botalli) e cila paraqet rudimentin e kanalit embrional (ductus arteriosus) nёpër tё cilin gjaku nga arteria mushkërore ka shkuar nё aortё.

Aorta

Aorta është arteria më e madhe në trupin e njeriut. Ajo fillon me vrimën e aortës (ostium aortae) e cila gjendet në bazën e barkushës së majtë. Së pari shkon nga lart dhe në të djathtë, pastaj në formë harku e kryqëzon shtyllën kurrizore, zbret përgjatë faqes së majtë të tij, pastaj përgjatë faqes së përparme, kalon nëpër diafragmë dhe arrinë në zgavrën e barkut. Në nivel të rruazës së katërt belore ajo përfundon duke u ndarë në arterien e përbashkët çapokore të majtë dhe të djathtë (a. iliaca communis sinistra et dextra) dhe në arterien teke kërbishtore tё mesme (a. sacralis mediana).

Në bazë të pozitës dhe drejtimit aorta i ka disa pjesë. Pjesa fillestare e saj, pjesa ngjitëse (pars ascendens s. aorta ascendens) fillon nga rrёnja e aortës (bulbus aortae), pas daljes nga zemra, shtrihet pjerrët nga lart dhe djathtas deri nё nivel tё kёrcёs brinjore tё parё, ku lakon dhe kthhet nё hark tё aortës (arcus aortae). Harku i aortës, duke shkuar, pjerrët nga parapa dhe majtas, kalon mbi rrёnjёn mushkërore tё majtё dhe nervit

gurmazor kthyes tё majtё (n. laryngeus recurrens sinister) dhe arrinё deri te faqja e majtё e trupit tё rruazës sё IV torakale, ku ngushtohet lehtё lumeni i saj (isthmus aortae) dhe pastaj vazhdon me pjesën mё tё gjatë, pjesёn zbritëse (pars descendens aortae s. aorta descendens). Pjesa zbritëse e aortës sё pari zbret pёrgjatё faqes anësore tё shtyllës kurrizore, pastaj gradualisht kalon përpara tij, kalon nëpër hapjen e aortës nё pjesën lumbale tё diafragmës (hiatus aorticus) dhe nё nivel tё rruzёs sё IV belore ajo ndahet arterien e përgjithshme çapokore tё djathtё dhe tё majtё dhe nё arterien kërbishtore midisore (a. iliaca communis dextra et ministra, a. sacralis mediana). Aorta zbritëse, nё aspektin topografik, ka pjesën kraharore (pars thoracica aortae s. aorta thoracica) dhe pjesën barkore (pars abdominalis aortae s. aorta abdominalis), kufirin ndërmjet tyre e bёn hiatus aorticus. Në zgavrën e kafazit të kraharorit gjenden dy të tretat e tërë gjatësisë së aortës.

Lumeni i aortёs, te tё rriturit sillet rreth 25 – 27 mm. Zgjerimi mё i madh i aortës (sinus maximus aortae, 33 mm) e cila gjendet ndërmjet pjesës ngjitëse dhe harkut tё aortës shkaktohet nga vrulli i gjakut nga barkushja e majtё.

Zgjerimet anormale tё aortës (aneurismae) paraqiten mё sё shpeshti nё nivel tё harkut tё saj. Aneurizmat e harkut tё aortës shkaktojnë frymëmarrje tё vështirësuar dhe shterrje tё zёrit pёr shkak tё presionit nё trake dhe nё nervin kthyes tё gurmazit.

Harku i aortës (arcus aortae)

Ёshtё vazhdim i pjesës ngjitëse të aortës dhe pas një rruge kalon në pjesën zbritëse të saj. Harku i aortës është i drejtuar pjerrët nga prapa dhe në të majtë, i gjatë 5 – 6 cm. Harku përfundon me ngushticën e aortës (isthmus aortae) i cili gjendet në nivel të faqes së majtë të rruazës së IV torakale.

Ngushtica e aortës (isthmus aortae) është pjesa përfundimtare e harkut të saj dhe gjendet menjëherë pas ndarjes së arteries nënkularthore të majtë dhe ngjitjes së lidhësës arteriale, e vendosur në faqen e majtë të rruazës së IV torakale. Gjatësia e kësaj ngushtice është 1,5 – 2,5 cm ndërsa diametri i lumenit të saj është 20 mm.

Aorta në këtë vend mund të jetë shumë e ngushtë (kalibri 3 – 5 mm) gjë e cila e pengon qarkullimin e gjakut në përgjithësi. Ky ngushtim (coarctatio aortae) ndonjëherë është e shoqëruar me anomalitë e tjera të zemrës.

Degët e harkut të aortës, duke shkuar në drejtim të qarkullimit të gjakut gjegjësisht nga e djathta në të majtë dhe nga përpara prapa, janë tri enë të mëdha arteriale: trungu arterial brachiocefalik (truncus brachiocephalicus), pastaj arteria gjumore e përbashkët e majtë (a. carotis communis sinistra) dhe më në fund arteria nënkularthore e majtë (a. subclavia sinistra).

Trungu arterial brahicefalik (truncus brachiocephalicus) është dega e parë dhe më e madhe e harkut të aortës, me gjatësi 4 – 5 cm. Lind në fillim të harkut të aortës dhe është i drejtuar pjerrët nga lart, prapa dhe djathtas.htë Në nivel të buzës së sipërme të nyjëtimit parzmokularthor (art. sternoclavicularis), trungu arterial ndahet në dy degë

përfundimtare, në arterien gjumore të përbashkët të djathtë (a. carotis communis dextra) e cila përafërsisht e vazhdon drejtimin e trungut dhe në arterien nënkularthore të djathtë (a. subclavia dextra).

Arteria gjumore e përbashkët e majtë (a. carotis communis sinistra) ndahet nga kulmi i harkut të aortës dhe ngjitet nga lart dhe majtas prapa mbajtësit të ashtit parzmor.

Arteria nënkularthore e majtë (a. subclavia sinistra) është dega e tretë, e harkut të aortës, me kalibër më të vogël. Ajo ndahet rreth 1 cm pas arteries gjumore të përbashkët të majtë dhe ngjitet nga lart, majtas dhe anash nga trakea.

Arteria gjumore e përbashkët (a. carotis communis)

Arteria gjumore e pёrbashkёt ngjitet nga lart ndërmjet m. sternocleidomastoideus dhe faqes anësore tё trakesё dhe kapёrcallit. Nё nivel tё buzёs sё sipërme tё kёrcёs mburojore tё gurmazit ajo ndahet nё arterien gjumore tё jashtëme dhe tё brendshme (a. carotis externa et interna).

Arteria gjumore e pёrbashkёt ngjitet pёrpra zgjatimeve gjerёsore tё rruazave tё qafёs dhe me shtypje nga përpara lehtё komprimohet dhe ndalet gjakderdhja. Mё lehtё komprimohet nё nivel tё zgjatimit gjerёsor tё rruazës sё gjashtëё tё qafёs, pёrgjatё gungës sё përparme, gjumore (tuberculum caroticum).

Arteria gjumore e jashtme (a. carotis externa)

Arteria gjumore e jashtme bёn vaskularizimin e regjioneve tё jashtëme tё kokës dhe tё qafёs. Nga fillimi ajo ngjitet nga lart dhe kalon sё pari medialisht nga m. stylohyoideus dhe barkut tё pasёm tё m. digastricus, pastaj prapa degёs sё nofullës sё poshtme deri tё qafa e saj (collum mandibulae), ku ndahet nё dy degё përfundimtare: a. temporalis superficialis dhe a. maxillaris. Arteria gjumore e jashtëme jep edhe degё anësore tё cilat janë: a. thyroidea superior, a. lingualis, a. facialis, a. pharyngea ascendens, a. occipitalis dhe a. auricularis posterior.

Arteria mburojore e sipёrme (a. thyroidea superior)

Arteria mburojore e sipërme fillon ёn nivelin e brinave tё mëdhenj tё ashtit nёngjuhor. Ajo lakon teposhtё dhe vjen deri te gjysma e sipërme e gjёndrёs mburojore, ku ndahet nё degё përfundimtare. Dega e saj anësore, arteria gurmazore e sipërme (a. laryngea superior) kalon nёpër membrana thyrohyoidea dhe bёn vaskularizimin e mukozës dhe muskujve tё gurmazit.

Arteria gjuhore (a. lingualis)

Arteria gjuhore ndahet nga arteria gjumore e jashtëme mbi nivelin e brinave tё mëdhenj tё ashtit nёngjuhor. Ajo shkon përpara pёrgjatё faqes sё thellё tё m. hyoglossus

deri te maja e gjuhës, ku pёrfundon si a. profunda linguae dhe anastomozohet me qiftin e saj. Degёt anësore tё arteries gjuhore shkojnë pёr vaskularizimin e rrёnjёs sё gjuhës (rr. dorsales linguae) dhe pёr dyshemenë e zgavrës sё gojёs (a. sublingualis).

Arteria fytyrore (a. facialis)

Arteria fytyrore ngjitet lart sё pari medialisht nga m. stylohyoideus dhe m.

digastricus, pastaj lakon përpara dhe jashtëë mbi gjёndrёn nёnnofullore tё pështymës, e përshkon buzёn e trupit tё nofullës sё poshtme dhe kalon nё faqe. Nё faqe ajo shtrihet pjerrët nga lart dhe përpara kah kёndi i brendshëm i syrit, ku si a. angularis,

anastomozohet me a. dorsalis nasi degën përfundimtare tё a. ophtalmica.

Gjatё kalimit nёpër qafё nga kthesa e parё e arteries fytyrore ndahet arteria ngjitёse e qiellzёs (a. palatina ascendens) e cila ngjitet anash fytit (pharynx) kah qiellza e butё dhe gjatё rrugës jepё degë pёr bajamen qiellzore (tonsilla palatina). Nё qafё ajo jep degё pёr gjёndrёn nёnnofullore (glandula submandibularis) dhe pёr dyshemenë e zgavrës sё gojёs (a. submentalis). Nё regjionin e fytyrёs, jep dy degё mё tё mёdha tё saj pёr buzёn e sipërme dhe tё poshtme (a. labialis superior et inferior) tё cilat anastomozohen ndërmjet veti.

Arteria ngjitëse e fytit (a. pharyngea ascendens)

Arteria ngjitëse e fytit ngjitet pёrgjatё murit anësor tё fytit deri te baza e kafkës dhe jep degё pёr fytin, pёr cipёn e fortё tё trurit dhe pёr zgavrёn lodrore (a. tympanica

inferior).

Arteria zverkore (a. occipitalis)

Arteria zverkore shtrihet nga prapa, medialisht nga ngjitja e m. digastricus dhe arrinё deri te zverku ku jep degё muskulore dhe degё pёr lëkurёn e kafkës.

Arteria veshore e pasme (a. auricularis posterior)

Arteria veshore e pasme ёshtё dega mё e sipërme e arteries gjumore tё jashtëme dhe ngjitet prapa laprës sё veshit kah lëkura e kafkës. Dega e saj anësore a. stylomastoidea, futet nёpër vrimёn me tё njëjtin emёr tё ashtit tёmblor dhe ngjitet

nёpër kanalin e nervit fytyror.

Degёt përfundimtare tё arteries gjumore tё jashtme Arteria tёmblore sipёrfaqёsore (a. temporalis superficialis)

Arteria temporalis superficialis ngjitet pёrpra laprës sё veshit kah lëkura regjionit tёmblor dhe muror. Dega e saj anësore a. transversa faciei shtrihet përpara nёn harkun mollёzor kah kёndi i jashtëm i syrit. Arteria temporalis superficialis jep edhe dy degё përfundimtare: r. frontalis dhe r. parietalis. Dega ballore vaskularizon lëkurёn e ballit, lëkurёn e kapakut tё sipërm tё syrit dhe muskujt nёnlёkurorё fqinjё. Dega murore bёn vaskularizimin e regjionit temporal dhe aponeurozёn e kulmit tё kafkës.

Arteria fulqiore (a. maxillaris)

Arteria fulqiore fillon nё nivel tё qafёs sё mandibulёs dhe shtrihet përpara nёpër gropёn nёntёmblore (fossa infratemporalis), duke formuar lakesa. Nga gropa

nёntёmblore ajo futet nё gropёn fletёsoroqiellzore (fossa pterygopalatina), ku jep degën përfundimtare a. sphenopalatina, e cila nёpër vrimёn pykoroqiellzore (foramen

sphenopalatinum) futet nё zgavrёn e hundës dhe jep njё numër tё madh tё degëve pёr mukozën e saj. A. maxillaris gjatё rrugës sё vet jep njё numër tё madh tё degëve anësore. Degёt anësore mё tё dobëta tё saj shkojnë pёr: kalimin dëgjimor tё jashtëëm (a. auricularis profunda), zgavrёn lodrore (a. tympanica anterior), muskujt mastkatorё, faqe (a. buccalis), dhёmbёt e sipërm (a. alveolaris superior posterior) si dhe pёr kulmin e

fytit. Degёt anësore mё tё mёdha tё saj shkojnë pёr: dhёmbёt e poshtëm (a. alveolaris inferior), cipёn e fortё tё trurit (a. meningea media), qiellzën (a. palatina descendens) dhe pёr fytyrёn (a. infraorbitalis).

Arteria hojёzore e poshtme (a. alveolaris inferior)

Arteria hojёzore e poshtme futet nё vrimёn e nofullës sё poshtme (foramen mandibulae) dhe duke kaluar nёpër kanalin e saj (canalis mandibulae) jep degё pёr dhёmbё (rr. dentales), pёr hojet e dhёbёve (rr. alveolares) dhe pёr mishin e dhёmbёve (rr. gingivales). Dega e saj përfundimtare del nëpër foramen mentale dhe jep degё pёr lëkurёn e mekrrёs.

Arteria e mesme e cipёs trurore (a. meningea media)

A. meningea media futet nё zgavrёn e kafkës nёpër foramen spinosum nё fletёn e adhe tё ashtit pykor dhe jep dy degё, tё përparme (r. frontalis) dhe tё pasme (r. parietalis) tё cilat janë arteriet kryesore tё cipёs sё fortё tё trurit (dura mater). Degёt e saj kalojnë ndërmjet dy fletave tё cipёs sё fortё tё trurit, nёpër hapёsirёn epidurale (cavitas

epiduralis). Gjatё lëndimit tё saj ajo formon nё hapёsirёn epidurale hematomën epidurale e cila bёn shtypje graduale nё tru. Nga dega e pasme ndahen degёt pёr zgavrёn lodrore (a. tympanica superior) dhe pёr muskulin nderës tё cipёs lodrore (r.

petrosus).

Arteria qiellzore zbritëse (a. palatina descendens)

Arteria qiellzore zbritëse zbret nёpër kanalin qiellzor (canalis palatinus) dhe pasi kalon nёpër foramen palatinum major shtrihet përpara pёrgjatё faqes sё poshtme tё qiellzës sё fortё si a. palatina major. Degёt e saj anësore aa. palatinae minores shkojnë pёr qiellzën e butё.

Arteria nёnkokёrdhokore (a. infraorbitalis)

Arteria infraorbitalis shtrihet përpara dhe kalon nëpër hullinë dhe kanalin me tё njëjtin emёr nё murin e poshtëm tё orbitës. Pasi tё del nёpër foramen infraorbitale ajo jep degё fundore pёr kapakun e poshtёm tё syrit dhe pёr fytyrё. Degёt e saj anësore, aa. alveolares superiores anteriores shkojnë pёr dhёmbёt e sipërm.

Arteria gjumore e brendshme (a. carotis interna)

Nga vendi i fillimit arteria gjuhore e brendshme ngjitet anash fytit nëpër hapёsirёn rrethfytore, futet nё zgavrёn e kafkës nëpër kanalin gjuhor tё piramidës sё ashtit tёmblor, kalon nëpër faqen anësore tё trupit tё ashtit pykor nëpër gjirin shpellor (sinus cavernosus) dhe arrinё deri te baza e trurit ku jep degёt e veta përfundimtare. Gjatё rrugës sё vet ajo bёn lakesa tё cilat i mundёsojnё zgjatjen e saj gjatё lëvizjes sё kokёs. Pas daljes nga gjiri shpellor nga lakesa e saj e fundit, e cila ёshtё konvekse nga përpara, ndahet arteria e syrit (a. ophtalmica) pёr zgavrёn kokёrdhokore. Arteria carotis interna jep katёr degё fundore, dy trurore (a. cerberi anterior et media) njё degё pёr gërshetimin koroidal tё barkushёs anësore tё trurit (a. choroidea anterior) dhe arterien komunikuese tё pasme (a. communicans posterior). Dy degёt trurore tё saj me qiftet e tyre dhe me arterien e pasme trurore (a. cerebri posterior), degën fundore tё a. basilaris, nё bazёn e trurit, nёpёrmjet arteries komunikuese tё përparme dhe tё pasme (a. communicans anterior et posterior) formojnë rrethin arterial tё Willis-it (circulus arteriosus-Willis).

Arteria e syrit (a. ophtalmica)

Arteria e syrit kalon nëpër kanalin e syrit (canalis opticus) sё bashku me nervin e tё parit (n. opticus). Arteria sё pari shkon nёn nervin, pastaj lakon nga jashtë dhe mbi nervin dhe shtrihet përpara deri te rrёnja e hundës, ku dega e saj përfundimtare, a. dorsalis nasi,

anastomozohet me degën përfundimtare tё arteries fytyrore, a. angularis. Degёt anësore tё saj shkojnë pёr: gjёndrёn e lotёve (a. lacrimalis), lëkurёn e ballit (a. supraorbitalis), kulmin e zgavrës sё hundës (aa. ethmoidales, anterior et posterior), muskujt e

kokërdhokut tё syrit (rr. musculares) si dhe pёr kokërdhokun e syrit (a. centralis retinae dhe aa. ciliares posteriores longae et breves).

Arteria nёnkularthore (a. subclavia)

Arteria nёnkularthore e djathtё fillon nga trungu brahicefalik (truncus

brachicephalicus), ndërsa arteria e majtё fillon nga harku i aortës. Pasi qё del nga zgavra e kraharorit, ajo lakon nё njё hark nga jashtë mbi majen e mushkёrisё dhe pleurës sё saj, kalon mbi brinjën e parё, futet nё gropёn sqetullore dhe vazhdon me arteriet e gjymtyrës sё sipërme. Mbi brinjën e parё arteria nёnkularthore kalon sё bashku me gërshetimin nervor tё krahut (plexus brachialis) nёpër “vrimёn e pasme skalenike” e cila gjendet ndërmjet muskult shkallor tё pёrparёm dhe tё mesëm (m. scalenus anterior et medius). Ajo vazhdon me arterien sqetullore (a. axillaris) ecila pastaj vazhdon me arterien e krahut (a. brachialis). Arteria e krahut nё nivel tё gropёs sё bërrylit jep dy degё përfundimtare, arterien rrezore (a. radialis) dhe arterien llanore (a. ulnaris). Arteria rrezore dhe llanore zbresin teposhtё pёrgjatё faqes sё përparme tё parakrahut dhe nё nivel tё shuplakës anastomozohen ndërmjet veti dhe formojnë gërshetime dhe harqe. Kёto anastomoza mundёsojnё qarkullimin kolateral tё shuplakës gjatё punës.

Arteria nёnkularthore, pёr qafё dhe kafazin e kraharorit, jep degё tё mёdha anësore: a.vertebralis, a. thoracica interna, truncus thyrocervicalis, truncus costocervicalis dhe a. transversal colli.

Arteria rruazore (a. vertebralis)

Arteria vertebrale ngjitet sё pari nёpër hapёsirёn trekёndёshe “trigonum scalenovertebrale” e cila përkufizohet nga: cupila pleurae, m. scalenus anterior dhe muskujt prevertebralё, pastaj kalon nëpër vrimat e zgjatimeve gjerёsore tё gjashtë vertebrave cervikale. Mbi harkun e pasmё tё rruazës sё parё tё qafёs (arcus posterior atlantis) ajo lakon nga brenda dhe, pasi qё kalon nёpër cipёn e pasme atlantozverkore (membrana atlantooccipitalis posterior) dhe cipёn e fortё tё trurit, futet nёpër vrimёn e madhe tё ashtit zverkor (foramen magnum) nё zgavrёn e kafkës. Nё zgavrёn e kafkёs arteria vertebrale e djathtё dhe e majtё kalojnë përpara palcës sё zgjatur (medulla oblongata) dhe urës (pons), bashkohen dhe e formojnë arterien bazilare (a. basilaris).

Arteria bazilare (a. basilaris)

Arteria bazilare ngjitet përpara urës (pons) dhe nё nivel tё buzёs sё sipërme tё saj degёzohet nё arterien e pasme trurore tё djathtё dhe tё majtё (a. cerberi posterior) tё cilat me degёt përfundimtare tё arteries gjumore tё brendshme tё djathtё dhe tё majtё e formojnë rrethin arterial tё Willis-it nё bazёn e trurit. Arteria bazilare jep degё anësore pёr veshin e brendshëm (a. labyrinthi), pёr urёn, njё degё tё sipërme truthare (a. cerebelli superior) dhe dy degё tё poshtme cerebelare (a. cerebelli inferior anterior et posterior).

Arteria kraharore e brendshme (a. thoracica interna)

Arteria kraharore e brendshme zbret teposhtё pёrgjatё faqes sё pasme tё kёrcave brinjore, rreth 1 cm anash nga buza anësore e trupit tё ashtit parzmor. Nё nivel tё hapёsirёs sё gjashtëё ndёrbrinjore ajo jep degёt përfundimtare, njёrёn (a.

musculophrenica) pёr diafragmën dhe tjtrёn, arterien mbilukthore tё sipërme (a.

epigastrica superior) e cila zbret pёrgjatё faqes sё pasme tё muskulit tё drejt tё barkut dhe nё nivel tё kёrthizёs anastomozohet me arterien mbilukthore tё poshtme (a. epigastrica

inferior) degё e arteries çapokore tё jashtëme (a. iliaca externa). Arteria kraharore e brendshme jep njё numër tё madh tё degёvwe anësore: rr. sternales pёr faqen e pasme tё ashtit parzmor, rr. perforantes pёr muskulin e madh tё kraharorit (m.pectoralis major), rr. interkostales anteriores pёr hapësirat ndёrbrinjore, rr. thymici pёr trumzën dhe a.

pericardiacophrenica e cila sё bashku me n. phrenicus zbresin pёrgjatё faqes anësore tё perikardit deri nё diafragmё. Arteriet ndёrbrinjore tё përparme, nga dy pёr secilёn hapёsirё, anastomozohen me arteriet ndёrbrinjore tё pasme tё cilat vijnë nga aorta torakale.

Trungu tirocervikal (truncus thyrocervicalis)

Trungu tirocervikal ёshtё trun i shkurtё arterial dhe jep katёr degё, nga tё cilat dy tё parat, a. cervicalis ascendens dhe a. cervicalis superficialis, shkojnë pёr muskujt e qafёs, njëra, a. suprascapularis shkon pёr regjionin e shpatullës, dhe e katërta, a. thyroidea inferior e vaskularizon gjёndrёn mburojore (gl. thyroidea).

Arteria mburojore e poshtme (a. thyroidea inferior) ngjitet sё pari deri te zgjatimi gjerёsor i rruazës sё gjashtëё qafore, pastaj lakon nga brenda dhe kalon prapa arteries gjumore tё pёrbashkёt (a. carotis communis). Nё nivel tё plit tё poshtëm tё gjёndrёs tiroide ajo ndahet nё disa degё, ndërmjet tё cilave kalon nervi gurmazor i poshtëm (n. laryngeus inferior) nё rrugёn e tij kah muskujt e gurmazit.

Trungu kostocervikal (truncus costocervicalis)

Trungu kostocervikal ёshtё shumё i shkurtër. Nё nivel tё qafёs sё brinjёs sё parё ai ndahet nё dy degё, a. cervicalis profunda dhe a. intercostalis suprema, nga tё cilat e para shkon pёr muskujt e anёs sё pasme tё qafёs, ndërsa e dyta jep dy deri nё tri arteriet e para ndёrbrinjore.

Arteria gjerёsore e qafёs (a. transversa colli)

Arteria gjerёsore e qafёs shkon ga prapa nëpër gërshetimin e krahut (plexus rachialis) kah kёndi i sipërm i shpatullës, ku jep degën ngjitëse (r. ascendens) pёr

muskujt e qafёs dhe degën zbritëse (r. descendens) e cila nё pёrbёrjetё gërshetimit arterial shpatullor (rete arteriosum scapulae).

Arteria sqetullore (a. axillaris)

Arteria sqetullore ёshtё vazhdim i arteries nёnkularthore nga buza e jashtëme e brinjёs sё parё. Ajo zbret nёpёr gropёn sqetullore dhe nga buza e poshtme e muskulit tё madh tё kraharorit (m. pectoralis major) vazhdon me arterien e krahut (a. brachialis). Arteria sqetullore jep degё anёsore tё cilat vaskularizojnё muret e kafazit tё kraharorit (a. thoracica suprema, a. thoracoacromialis, a. thoracica lateralis, a. circumflexa humeri panterior, a. circumflexa humeri posterior dhe a. subscapularis).

Murin e pёrparёm tё gropёs sqetullore e vaskularizojnё a. thoracica suprema dhe a. thoracoacromialis, murin e brendshёm a. thoracica lateralis, murin e jashtëm a. circumflexa humeri anterior dhe posterior tё cilat e rrethojnё qafёn kirurgjike tё

humerusit dhe anastomozohen ndёrmjet veti. Kah muri i pasmё i gropёs sqetullore zbret dega mё e madhe anёsore e arteries sqetullore arteria nёnshpatullore (a. subscapularis). Ajo nё nivel tё buzёs sё poshtme tё m. subscapularis ndahet nё dy degё, a. circumflexa scapulae dhe a. thoracodorsalis. A. thoracodorsalis shkon pёr vaskularizimin e m.

latissimus dorsi ndёrsa a. circumflexa scapulae kalon nё anёn e pasme tё shpatullёs nёpёr trigonum trilaterum dhe anastomozohet me a. suprascapularis dhe me degёn zbritёse tё a. transversa colli duke formuar kёshtu gёrshetimin arterial shpatullor (rete arteriosum scapulae).

Arteria e krahut (a. brachialis)

Arteria e krahut zbret nёpёr hullinё dykrerёshe tё brendshme (sulcus bicipitalis medialis), ndёrmjet muskulit dykrerёsh tё krahut dhe ndarsёs sё brendshme

ndёrmuskulare. Nё nivel tё qafёs sё rrezorit ajo i jep dy degё fundore, arterien rrezore (a. radialis) dhe arterien llanore (a. ulnaris). Degёt e saj anёsore, dy tё brendshme (a. collateralis ulnaris superior et inferior) dhe njё e jashmte (a. profunda brachii) bёjnё vaskularizimin e muskujve tё krahut dhe pёrfundojnё nё gёrshetimin arterial tё gropёs sё bёrrylit (fossa cubiti). Arteria e thellё e krahut (a. profunda brachii) ёshtё dega mё e madhe anësore e arteries sё krahut e cila zbret pёrgjatё faqes sё pasme tё ashtit tё krahut sё bashku me nervin rrezor nёpër hullinë e këtij nervi (sulcus n. radialis).

Arteria rrezore (a. radialis)

Arteria rrezore e vazhdon drejtimin e arteries sё krahut (a. brachialis). Ajo zbret përpara rrezorit duke përcjell buzёn e brendshme tё m. brachioradialis. Mbi rrёnjёn e shuplakës preket pulsi i saj nё hullinë “sulcus pulsues” ndërmjet tetivave tё m. flexor carpi radialis dhe m. brachioradialis. Nё nivel tё rrёnjёs sё shuplakës arteria rrezore lakon nga prapa, kalon nёpër dyshemenë e fovea radialis dhe zbret kah hapësira ndёrashtrore tejtrinore e parё. Pasi e shpon muskulin e parё ndёrashtror, ajo jep arterien kryesore tё gishtit tё madh tё shuplakës (a. princeps pollicis), baskohet me degën pёllёmbore tё thellё tё arteries llanore (r. palmaris profundus a. ulnaris) dhe e formon harkun arterial pёllёmbor tё thellё (arcus palmaris profundus).

Harku pёllёmbor i thellё (arcus palmaris profundus) gjendet përpara bazave tё eshtrave tejtrinor dhe përpara muskujve ndёrashtrorё tё pёrparёm (mm. interossei anteriores). Nga harku arterial pёllёmbor i thellё dalin degёt muskulore, nyjёtore dhe degёt zbritëse. Degёt zbritëse tё saj, aa. metacarpeae palmares i bashkëngjiten arterieve tё pёrbashkёta pёllёmbore (aa. digitales palmares communes).

Arteria rrezore, duke shkuar nga fillimi i saj, jep degё anësore: njё degё kthyese (a. recurrens radialis) pёr gërshetimin arterial tё bërrylit, disa degё muskulore, dy degё pёr rrёnjёn e shuplakës (r. carpeus palmaris et dorsalis)dhe arterien sipёrfaqёsore

pёllёmbore (r. palmaris superficialis). Degёt pёr rrёnjёn e shuplakës hyjnё nё pёrbёrje tё gërshetimeve arteriale, tё përparme (rete carpi palmare) dhe tё pasme (rete carpi

dorsale) e cila ёshtё mё e zhvilluar dhe nga e cila zbresin 4 arterie, aa. metacarpeae dorsales tё cilat vazhdojnë me arteriet shpinore tё gishtave (aa. digitales dorsales).

Arteria llanore (a. ulnaris)

Arteria llanore nga fillimi i saj lakon nga brenda dhe teposhtë dhe zbret së pari ndërmjet muskulit përkulës sipërfaqësor dhe të thellë të gishtave, pastaj ndërmjet muskulit përkulës sipërfaqësor të gishtave dhe muskulit përkulës të brendshëm të shuplakës (m. flexor carpi ulnaris). Në nivel të rrënjës së shuplakës ajo shkon përpara lidhësës gjerësore të trinës së shuplakës (retinaculum flexorum s. lig. carpi transversum), dhe, pasi që e jep degën e thellë pëllëmbore (r. palmaris profundus), lakon nga jashtë, bashkohet me degën pëllëmbore sipërfaqësore të arteries rrezore (r. palmaris

superficialis) dhe e formon harkun arteria pëllëmbor sipërfaqëaor (arcus palmaris superficialis).

Harku arterial pëllëmbor sipërfaqësor (arcus palmaris superficialis) gjendet menjëherë nën laprën pëllëmbore (aponeurosis palmaris). Nga ky hark shkojnë katër

arterie të përbashkëta të gishtave (aa. digitales palmares communes) të cilat në nivel të kokave të eshtrave trinorë ndahen në arterie veçanta të gishtave (aa. digitales palmares propriae) të cilat zbresin përgjatë buzëve anësore të gishtave deri te maja e tyre.

Arteria llanore, qё nga fillimi i saj, jep këto degë: dy arterie kthyese (a. recurrens ulnaris anterior et posterior), arterien ndërashtёrore të përgjithshme (a. interossea communis), degë muskulare (rr. musculares), degën e përparme dhe të pasme paratrinore të shuplakës (r. carpeus palmaris et dorsalis) dhe degën e thellë pëllëmbore (r. palmaris profundus).

A. interossea communis është dega më e madhe e arteries llanore. Ajo zbret dhe ndahet në dy degë, të përparme dhe të pasme (a. interossea anterior et posterior) të cilat zbresin përgjatë anës së përparme dhe të pasme të cipës ndërashtёrore të parakrahut dhe të dy arteriet përfundojnë në gërshetimin shpinor të paraprinёs së shuplakës. Dega e saj kthyese (r.interossea recurrens) hynë në përbërje të gërshetimit arterial të nyjëtimit të bërrylit.

Degët e aortës torakale

Aorta torakale (aorta thoracica) jep degë çifte parietale dhe viscerale për organet dhe muret e kafazit të kraharorit. Degët viscerale të saj, aa. bronchiales, rr. mediastinales, rr. oesophagei, shkojnë kah bronku i majtë dhe i djathtë, kah nyjet limfatike dhe

kapërcalli. Degët parietale, 8-9 degë, quhen arterie ndërbrinjore (aa. intercostales), përveç të fundit e cila quhet arteria nënbrinjore (a. subcostalis) sepse kalon nën brinjën e XII.

Arteria ndërbrinjore në fillim të saj është ascendente. Në nivel të skajit të pasmë të hapësirës ndërbrinjore ajo jep degën shpinore (r. dorsalis), degët e të cilës shkojnë për vaskularizimin e muskujve të shpinës, përveç njërës, r. spinalis, e cila futet në kanalin vertebral dhe e vaskularizon palcën kurrizore dhe mbështjellësit e saj. Trungu i arteries vazhdon nga përpara dhe kalon nëpër hullinë brinjore (sulcus costae) nën venën