KARAKTERI I TYRE TREGTAR
V. INVESTIMET E HUAJA
5.l. Trajtimi kombëtar i investimeve të huaja
Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me investimet e huja në Kosovë, janë të rregulluara me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 200l/3 për Investimet e Huaja në Kosovë, datë 12. janar 200l. Me këtë Rregullore investimeve të huaja u është dhënë po ai trajtim, të cilin e kanë edhe investimet e vendit, që do të thotë se në realizimin e të drejtave, detyrimeve dhe të përgjegjësive
investitorët e huaj janë, pa asnjë dallim, plotësisht të barabartë me investitorët vendës.
Domethënë, investimeve të huaja u është dhënë trajtim kombëtar (njënacional) që nga themelimi i tyre deri në momentin kur ato pushojnë së ekzistuari, duke i përfshirë kushtet e organizimit, të afarizmit, të transferimit të pasurisë, të blerjes së pasurisë së paluajtshme jobujqësore, të mbrojtjes së aksionarëve, të tatimimit, të themelimit të ndërmarrjeve varëse (degë dhe zyra përfaqësimi) të zbatimit të ligjit etj.
5.2. Kërkesa për depozitim
Me qëllim të mbledhjes së të dhënave statistikore dhe të identifikimit të investitorëve të huaj dhe të natyrës së investimeve të tyre, investitorët e huaj deponojnë pranë Administratës së
Përkohshme në Kosovë një deklaratë e cila, për nga kërkesat, nuk ndryshon nga deklarata e deponuar nga shoqëritë tregtare vendëse. Qëllimi tjetër i deponimit të një deklarate të tillë është që investitorëve të huaj t’u jepet mundësia që ata të përfitojnë nga statusi i tyre i investitorit të huaj.
5.3. Veprimtaria sektoriale e investimeve të huaja dhe kufizimi në investimet e huaja
771
E drejta ekonomike
Investitorët e huaj mund të kenë pronësi dhe kontroll të plotë mbi shoqëritë tregtare vendëse në të gjithë sektorët e ekonomisë së Kosovës, me përjashtim të sektorëve strategjik ose sektorëve të tjerë specifikë, me ç`rast detyrohen (si edhe shoqëritë tregtare vendëse) t`i paraqesin kërkesë për licencim Administratës së Përkohshme të Kosovës. Kjo ngase investitorët e huaj nuk mund të kenë më tepër se 49% të pronësisë ose të kontrollit mbi shoqëritë tregtare vendëse që janë prodhues ose shpërndarës të produkteve ushtarake. Ky është i vetmi kufizim.
Parimisht, investimet e huaja nuk mund të jenë objekt i marrjes nga Administrata e Përkohshme në Kosovë ose pasuesi i saj. Përjashtimish, mund të ndodhë një gje e tillë, por vetëm me kompensim - shpërblim real të tregut. Administrata e Përkohshme në Kosovë mund të zbatojë
një marrje të tillë ndaj një investimi të huaj vetëm në qoftë se marrja: - kryhet për qëllime të rëndësishme publike;
- është mënyrë me e lehtë për të përmbushur një qëllim të rëndësishëm publik;
- shoqërohet nga kompensimi i menjëhershëm, i përshtatshëm dhe i efektshëm për investitorin e huaj.
Investitori i huaj, investimi i të cilit ka qenë objekti i marrjes, ka të drejtë të kërkojë një shqyrtim të menjëhershëm gjyqëor ose administrativ ose një shqyrtim nga autoritete të tjera kompetente, në përputhje me Ligjin. Në qoftë se, pas shqyrtimit, kërkesa e investitorit të huaj miratohet, autoriteti që shqyrton rastin çmon vlerën e kërkesës dhe urdhëron pagesën (kompensimin) e saj brenda një afati të caktuar. Kompensimi duhet të jetë i barasvlefshëm me vlerën reale të tregut të investimit të huaj menjëherë pas marrjes së tij.
Kompensimi bëhet në një valutë të lejueshme për pëdorim dhe ky(kompensim, përveç vlerës reale të investimit të marrë, përfshin edhe kamatën (interesin) me përqindje LIBOR (kursi i ofruar nga Interbankë në Londër) vjetore për periudhën prej ditës së marrjes së investimit të huaj deri në ditën e pagesës së plotë të kompensimit.
5.5. Zhdëmtimi për humbjet e jashtëzakonshme
Në rastet kur investimet e huaja pësojnë humbje nga lufta ose konflikte të tjera ushtarake, revolucioni, situata të jashtëzakonshme, konflikte ose revolta civile a nga situata të tjera të ngjashme me këto, ato gëzojnë të njëjta të drejta dhe mbrojtje ligjore, sikurse edhe shoqëritë tregtare vendëse.
5.6. Garanci për përdorimin e pakufizuar të të ardhurave
Investitorëve të huaj u garantohet e drejta e pakufizuar e përdorimit të investimeve të tyre dhe të fitimit të krijuar nga ato për çdo qëllim të ligjshme (të lejuar nga ligji). Të gjitha fitimet e ligjshme të realizuara nga investimi i huaj gjatë ushtrimit të veprimtarisë së caktuar, mund të mbahen nga investitori i huaj, pas pagesës së tatimeve dhe detyrimeve të tjera ose të pëdoren, sipas dëshirës së tij, për çdo gjë (qëllim) tjetër, përfshirë këtu edhe transferimin e të ardhurave në vendin e investitorit të huaj ose konvertimin në një valutë tjetër në çdo treg vendës ose të huaj.
Investimet e huaja i kanë po ato të drejta të cilat i kanë edhe shoqëritë tregtare vendëse lidhur me hapjen e llogarive bankare, valutën në të cilën hapen dhe veprojnë këto llogari dhe transferimin e lirë të fondeve të fituara ligjërisht, pavarëisht nga burimi dhe pa vonesë në Kosovë dhe jashtë saj. 5.7. Mbrojtja nga abuzimet e pronësisë intelektuale
772
DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS
Administrata e Përkohshme në Kosovë dhe pasuesit e saj janë të detyruar që me përpikëmëri të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me mbrojten e markës (firmës) të drejtën e autorit dhe të patentës.
5.8 E drejta për t`u njohur me informacione publike
Është e drejtë e pamohueshme e çdo investitori të hauj që të njihet drejtpërdrejt dhe
hapur me të gjitha ligjet dhe vendimet e gjykatave ose organeve të tjera gjyqësore dhe me çdo informacion tjetër publik që ka një lidhje racionale me interesat e tyre investuese.
5.9 Mbrojtja nga zbatimi prapaveprues i ligjeve më pak të favorshme
Ligjet, rregulloret, udhëzimet ose aktet e tjera juridike me fuqi ligjore, me të cilat rregullohen kushtet më pak të favorshme për investimet e huaja se ato që ekzistonin në momentin e kryerjes së investimit të huaj, nuk mund të kenë fuqi prapavepruese.
5.10 Ndalimi i favorizimit dhe diskriminimit
Asnjë zyrtar, agjenci, ligj ose autoritet tjetër ligjore nuk mund të diskriminojë (favoriziojë ose disfavorizojë) investitorët e huaj nga një vend i vaçantë ose t` u japë trajtim special investitorëve të
huaj në bazë të vendit të tyre të origjinës ose kombësisë. 5.11 Zbatimi i ligjeve në Kosovë
Në Kosovë për investimet e huaja zbatohen po ato ligje të cilat zbatohen për shoqëritë tregtare vendëse, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me:
- kërkimin e licencave ose lejeve të tjera për kryerjen e veprimtarive të vaçanta ekonomike; - mbajtjen e librave të veprimtarisë ekonomike dhe regjistrimet, në përputhje me standardet e kontabilitetit;
- kërkesat për sigurimin; - tatimin.
5.12. Aderimi me parimet etike të veprimtarisë ekonomike
nvestitorët e huaj detyrohen që t`i zbatojnë parimet e sanksionuara në:
- Konventën për Pastrimin e Parave, Kontrollin, Sekuestrimin dhe Konfiskimin e të Ardhurave nga Veprimtaria Kriminale (Këshilli i Evropës, Strasburg, 8 Korrik 1990);
- Konventën për Luftën kundër Mitëdhënies Nëpunësve të Qeverive të Huaja në Transaksionet Ndërkombëtare Tregtare (Organizata për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik, Paris, 12 Nëntor 1997);
- Konventën Penale për Korrupsionin (Këshilli i Evropës, Strasburg, 17 Janar 1999); - Konventën Civile për Korrupsionin (Këshilli i Evropës, Strasburg, 4 Nëntor 1999);
Shkeljet eventuale të parimeve nga këto konventa mund të shkaktojnë moslejimin e vazhdimit të veprimtarisë tregtare në Kosovë.
5. 13 Puna dhe punësimi
773
E drejta ekonomike
Të punësuarit tek investitorët e huaj, pavarësisht nga kombësia, i nënshtrohen legjislacionit në fuqi në Kosovë.
Marrëdhëniet e punës ndërmjet investitorëve të huaj dhe punonjësve të tyre themelohen dhe rregullohen me marrëveshjet e tyre të punës, të cilat nuk mund të vendosin standarde me të ulëta se
kërkesat e detyrueshme të Kosovës. Investitorët e huaj kanë të drejtë:
- të punësojnë persona juridikë dhe fizikë, vendës e të huaj, për kryerjen e investimeve të tyre dhe të veprimtarisë së tyre ekonomike;
- të punësojnë menaxherë dhe personelë të çdo shtetësie. 5.14 Zgjidhja e mosmarrëveshjeve në investim
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, gjykatat në Kosovë janë kompetente për zgjidhjen e mosmarëeveshjeve
tregrare që mund të lindin gjatë investimit të huaj, po qe se palët në një investim të
huaj nuk janë marrë vesh ndryshe, fjala vjen, që mosmarrëveshjet të zgjidhen nga një arbritrazh i caktuar dhe në procedurë të caktuar.
Vendimet e gjykatës, përkatësisht të arbritrazhit, janë përfundimtare dhe të zbatueshme, pa
mundësi të shqyrtimit ose të ankimit tjetër, natyrisht, nëse palët, me marrëveshje të lidhur ndërmjet tyre, parashikojnë një rregullim të tillë.
774
DORACAKU PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS
P R O J E K T L I GJ I