Bloque IV. Gestión universitaria
SUPLENTES Presidente
Ky lloj induktimi i gjumit hipnotik është treguar shumë i
suksesshëm, pasi pas disa ndërprejeve që bëjmë gjatë procesit hipnotik, na mundëson marrjen e informacioneve nga mediumi për veprimet pozitive ose negative të sugjestioneve të dhëna, pra cili sugjestion e pengon dhe cili i jep kënaqësi. Kështu që kjo metodë na mundëson që t’u përshtatemi reaksioneve individuale të mediumit.
Procesi zhvillohët kështu: Vendoseni mediumin në një vend të përshtatshëm, kolltuk ose krevat dhe sugjeroni; „relaksojeni plotësisht të gjithë trupin. Merrni frymë qetë dhe thellë. Gjatë çdo frymëmarrjeje po zhyteni thellë e më thellë në një ndjenjë të këndshme qetësie shpirtërore e trupore. Asgjë nuk mund t’ju pengojë. Tani koncentrohuni në këmbët tuaja. Po e ndieni se si këmbët po ju rëndohen, gjithnjë e më të rënda po ju bëhen. Tani i keni shumë të rënda, si plumb të rënda... Edhe duart po ju rëndohen. Gjithnjë e më të rënda po ju bëhen, gjithnjë e më të rënda. Tani edhe duart i keni shumë të rënda - plumb të rënda...Edhe sytë po ju rëndohen. Kapakët e syve gjithnjë e më të rëndë po ju bëhen - gjithnjë e më të rëndë. Aq të rëndë u janë bërë sa ju nuk po mund t’i mbani më hapur. Ata janë bërë plumb të rëndë. Ju nuk po mund t’i hapni, por një gjë të tillë as që po e dëshironi... Po ju pushton ndjenja e rëndësisë. Gjithnjë po ndiheni më i lodhur, gjithnjë e më i lodhur...“
Këtu ndaloni përafërsisht një minutë, pastaj vazhdoni: „Ende jeni i qetë dhe po ndieni kënaqësi. Në këtë gjendje, secila pjesë e trupit tuaj është freskuar dhe ju po ndiheni jashtzakonisht mirë. Kur të numëroj deri në tre, këmbët dhe duart do t’ju lirohen dhe do t’ju bëhen prapë të lëvizshme, si dhe sytë do të mund t’i hapni. Një,dy,tre. Këmbët dhe duart i keni prapë të lira dhe sytë mund t’i hapni. Hapni sytë! Jeni i freskët dhe po ndiheni këndshëm“.
Pastaj filloni ta pyetni mediumin se si dhe sa kanë ndikuar sugjestionet tek ai. Pasi të informoheni për efektet e sugjestioneve, vazhdoni prapë me thellimin e atyre që kanë pasur ndikim më të dobët. P.sh., në qoftë se mediumi thotë se në duar ose diku tjetër nuk ka ndier rëndësi, në vazhdim duhet t’i thelloni sugjestionet në atë pikë. Vazhdimi i hipnozës mund të duket kështu: „Relaksojeni prapë gjithë trupin. Mbyllni sytë dhe filloni të merrni frymë qetë dhe thellë. Lirohuni plotësisht. Po e ndieni vetën mirë dhe këndshëm. Gjatë çdo frymarrjeje po zhyteni thellë e më thellë në një gjendje të këndshme qetësie shpirtërore e trupore. Po ndieni nevojë vetëm për gjumë dhe këtë as që po e kundërshtoni.
Përkundrazi, ju po keni dëshirë të flaktë për t’u futur në këtë gjendje gjumi të këndshëm. Po e ndieni se si ajo kënaqësi po ju shpërndahet nëpër gjithë trupin. Po i dorëzoheni me gjithë shpirt këtij pushteti... Tani koncentrohuni vetëm në duart tuaja. Po e ndieni qartë se si ato po ju rëndohen, po ju bëhen
gjithnjë e më të rënda. Ato po ju rëndohen gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më shumë. Tani i keni shumë të rënda, si plumb të rënda. Aq të rënda sa që ju ato as që po mund t’i lëvizni. Po e ndieni se në to ju më nuk keni pushtet. Te dy duart i keni të rënda si plumb dhe plotësisht të palëvizshme. Ju më nuk po mund t’i lëvizni. Po merrini frymë qetë dhe me ritëm, dhe me çdo frymëmarrje po zhyteni thellë e më thellë në gjumin hipnotik - gjithnjë e më thellë...“
Këtu prapë ndaloni përafërsisht një minutë. Pastaj prapë vazhdoni: „Edhe një herë po e ndieni atë qetësi të përkryer. Çdo fjalë imja po depërton thellë në ndërdijen tuaj dhe atje po mbetet e regjistruar. Ju po e dëgjoni me vëmendje çdo fjalë që po ua them. Kur të numëroj deri në tre, duart tuaja prapë do të lirohen dhe do të jenë të lëvizshme, si dhe do të mund t’i hapni sytë. Do ta ndieni vetën të kthjellët dhe këndshëm. Por prapë kur ta kërkoj këtë nga ju, menjëherë do të relaksoheni dhe do të zhyteni në këtë gjumë të këndshëm. Një,dy,tre. Hapni sytë! Duart i
keni të lira dhe të lëvizshme. Jeni i kthjellët dhe po ndiheni shumë mirë...“
Pastaj prapë e pyetni mediumin se si është ndier gjatë procesit; për efektet e sugjestioneve etj. Në qoftë se ka vërejtje vazhdoni prapë me thellimin e sugjestioneve në ato pika ku efekti i ndikimit ka qenë i dobët, e në qoftë se nuk ka vërejtje vazhdoni me thellimin e gjumit hipnotik.
Përsëritjet e vazhduara tek mediumi krijojnë refleksin e kushtëzuar, kështu që, krijimi i këtij refleksi regjistrohet thellë në psikën (ndërdijen) e tij dhe vetëm përsëritja e cilitdo sugjestion krijon tek ai automatikisht efektin e dëshiruar...
Vazhdoni me thellimin e gjendjës hipnotike: „Relaksohuni plotësisht. Merni frymë qetë dhe thellë.Veç po merrni frymë thellë dhe qetë. Gjatë secilës frymëmarrje po zhyteni thellë e më thellë në qetësinë e këndshme shpirtërore. Duart dhe këmbët po ju rëndohen, gjithnjë e më shumë po ju rëndohen. Aq të rënda sa që ju nuk po mund më t’i lëvizni. Janë bërë si plumb të rënda. Edhe kapakët e syve po ju rëndohen. Gjithnjë e më të rëndë po ju bëhën. Aq të rëndë sa që nuk po mund t’i mbani hapur. Ata po ju mbyllen fort. Ju më nuk mund t’i hapni. Po merrni frymë thellë dhe me ritëm. Po i dorëzoheni këtij pushteti të përkryer të gjumit hipnotik...“
Prapë ndaloni për një minutë. Pastaj vazhdoni: „Asgjë nuk po ju pengon. Vetëm zërin tim po e dëgjoni dhe asgjë tjetër nuk po ju intereson, vetëm zëri im. Çdo fjalë imja po depërton thellë në ndërdijen tuaj. Gjatë çdo fjale ju po futeni thellë e më thellë në gjumin e këndshëm hipnotik. Në këtë gjendje qetësie po fillojnë t’ju hapen dyert e ndërdijes suaj. Gjithçka që po ju them po depërton lehtë në ndërdijen tuaj dhe atje po mbetet pashlyeshëm e regjistruar. Do të veproni ashtu siç do t’ju them unë. Sa herë që ta përmendi fjalën DIO, ju menjëherë do të bini në këtë gjendje që jeni tani. Do të mjaftojë që vetëm një herë t’ju them DIO që ju automatikisht të bini nën këtë pushtet të këndshëm shpirtëror. Ky është detyrim absolut që duhet t’i nënshtroheni. Ju dëshironi t’i nënshtroheni, prandaj edhe do ta zbatoni...“
Pas kësaj pushoni prapë një minutë... pastaj vazhdoni: „Do të numëroj deri në tre dhe ju do të mund t’i hapni sytë, t’i lëvizni duart dhe këmbët, dhe do të ndiheni shumë i kthjellët dhe i qetë. Të gjitha ato që ua kam thënë u janë regjistruar thellë në ndërdijen tuaj dhe ju do të
veproni gjithnjë në përputhje me to, derisa vetëdija nuk do të di asgjë. Një,dy,tre. Hapni sytë! Po ndiheni shumë mirë, çdo gjë me ju është në rregull. Jeni shumë i kthjellët. Duart dhe këmbët i keni të lehta dhe të lëvizshme. Jeni plot forcë dhe energji...“
Pas arritjës të gjumit hipnotik nëpërmjet kësaj metode, nëpërmjet një lloj refleksi të kushtëzuar, si dhe me regjistrimin e shifrës DIO, induktimi tjetër i saj kërkon kohë vetëm prej disa sekondash.