Page 1 of 54
RAPORTI PERFUNDIMTAR I
GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM
PËR PROGRAMIN E STUDIMIT
MASTER SHKENCOR NË MENAXHIM BANKAR
TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE
„ILLYRIA‟
Eksperti: Doc. Dr Arjeta Vokshi
Page 2 of 54 I. PARIMET E PUNËS SË GVJ
Besimi
Vlerësimi i mbështetur në dokumente të paraqitura nga GVJ, Institucioni etj.
Profesionalizmi, vërtetësia,
Objektiviteti, paanshmëria, transparenca e plotë dhe
Përfshirja e të gjithë aktorëve në të gjitha fazat e vlerësimit. Objektivat kryesore të procesit të vlerësimit janë:
Të zbulojë fakte që bëjnë sa më të qartë gjendjen e një institucioni, apo programi studimi në Arsimin e Lartë, në kohë reale dhe në kontekstin kombëtar e ndërkombëtar
Të bëjë publik informacionin, me qëllim që të gjithë partnerët dhe publiku i gjerë (studentët, prindërit, stafet akademike dhe ndihmëse, partnerët e tjerë socialë, ekonomikë e politikë) të informohen për cilësinë e IAL, programeve të studimit, diplomave e shërbimeve që ato ofrojnë
Të japë një bazë të mjaftueshme të dhënash, rekomandimesh e konsideratash profesionale, që do të shërbejnë si pikënisje për procesin e mëtejshëm të akreditimit.
Të shërbejë për kultivimin e kulturës së cilësisë në IAL e cila shihet në ndërtimin e strukturave, praktikave dhe procedurave të brendshme të vlerësimit të cilësisë, struktura të cilat kombinojnë eksperiencën e fituar gjatë vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm.
II. ETAPAT E PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË JASHTËM
Miratimi i kërkesës së IAL dhe përcaktimi i afateve kohore të Vlerësimit të Jashtëm
Ngritja e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) nga APAAL dhe miratimi i përbërjes së tij në KA (Data/nr prot). APAAL mori pjesë me dt 23.04.2013 dhe 24.04.2013 si anëtarë, sipas madhësisë së grupit.
Njoftimi i IAL për përbërjen e GVJ dhe afatet kohore të Vlerësimit të Jashtëm (Data 12.04.2013/nr prot 61/9).
Kontraktimi i anëtarëve të GVJ
Trajnimi i GVJ nga stafi i APAAL dhe njohja me Dosjen e Vetëvlerësimi
Hartimi nga APAAL i programit të vizitës/ave në vend (agjenda) nga GVJ.
Njoftimi i titullarit të IAL për programin që do të ndjekë GVJ gjatë vizitave në këtë institucion (Data 22.04.2013/nr prot 61/15).
Kryerja e procesit të vlerësimit të jashtëm me dt 23.04.2013 dhe 24.04.2013.
Dorëzimi i Draft-Raportit të Vlerësimit të Jashtëm nga GVJ.
Dërgimi i Draft-Raportit të GVJ në IAL
Ardhja e vërejtjeve/Miratimit të IAL për draft RVJ
Dorëzimi i Raportit përfundimtar të Vlerësimit të Jashtëm III. PËRMBAJTJA E RAPORTIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM
RVJ mund të përbëhet nga 12 Rubrika kryesore. Çdo rubrikë që kërkohet të analizohet mund të përbëhet nga tre pjesë:
Page 3 of 54 Pjesa përshkruese
Tregues të matshëm (Të dhëna, shoqëruar me Anekset).
Vlerësimi sipas Standardeve
Në pjesën përshkruese, GVJ sipas termave të referencës përshkruan aspektin përkatës të vlerësimit. Në pjesën e treguesve të matshëm GVJ do të japë të dhëna sasiore, tabela etj, të cilat vërtetojnë përfundimet e pjesës përshkruese. Ndërsa në pjesën e vlerësimit cilësor sipas standardeve, GVJ do të përgjigjet konkretisht për çdo kriter dhe për çdo standard, nëse plotësohet apo jo.
RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIM IT TË JASHTËM
Për Programin e studimit M aster Shkencor ne M enaxhim Bankar
Hyrje
Shkolla e Lartë Private „Illyria‟ ka filluar veprimtarinë e vet akademike në vitin akademik 2010 – 2011. Programi i studimit të ciklit të dytë Master Shkencor ne “Menaxhim
Bankar” me kohë të plotë zgjat 1.5 vite akademike në përfundim të të cilave studentët që
plotësojnë kriteret përkatëse dhe numrin e krediteve 120 ECTS, sipas ligjit të arsimit të lartë të sipërpërmendur dhe udhëzimeve, si dhe pas nënshtrimit të provimit të Gjuhës së Huaj për marrjen e Certifikatës përkatëse, lëshohet diploma Master Shkencor ne
“menaxhim bankar”
Objektivi kryesor i programit të studimit Master Shkencor ne menaxhim bankar është zgjerimi i njohurive të fituara në ciklin e parë të studimeve, duke u ofruar studentëve të diplomuar Bachelor, në fushën e Ekonomisë apo edhe të fushave të tjera sipas kritereve përkatëse, mundësinë e formimit si specialistë menaxhimi të njësive ekonomike të sektorit publik e privat, si dhe t‟u krijojë atyre, bazuar në: legjislacionin e arsimit të lartë, rregulloret e kriteret e Institucionit dhe në sistemin evropian të transferimit të krediteve (ECTS), mundësinë e vazhdimit të studimeve të mëtejshme në programet e tjera të studimeve të ciklit të dytë a të cikleve më të lartë në fushat e ekonomisë, biznesit dhe menaxhimit.
Për vlerësimit e këtij programi u përdor dokumentacionin ligjor si më poshtë:
1. Ligji Nr. 9741, datë 21.05.2007, mbi “Ligjin mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar me ligjin nr. 10307, datë 22.07.2010 “Për Disa Ndryshime dhe Shtesa në Ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
2. Vendimet e këshillit të Ministrave për çeljen e programeve të studimit në shkollën e Lartë Illyria
3. Udhëzimet e MASh-it për hartimin e programeve të studimit, për hapjen dhe funksionimin e institucioneve private të Arsimit të Lartë, për transferimin dhe njohjen e krediteve, për administrimin e dokumentacionit etj.
4. Urdhri nr. 134 të MASH, dt. 21. 3. 201: “për miratimin e standardeve shtetërore të cilësisë, për vlerësimin dhe akreditimin e studimeve të ciklit të parë të institucioneve të arsimit të lartë”
5. Udhëzues I APAAL për vlerësimin e jashtëm të cilësisë
Page 4 of 54 ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM PROGRAMIT TË STUDIMIT
1. Misioni/Objektivat e Institucionit të Arsimit të Lartë (IAL), të programit Menaxhim Bankar
Pjesa përshkruese
Strategjia e Institucionit ILLYRIA ” është e fokusuar në tre drejtime kryesore si:
mësimdhënia,
kërkimi shkencor,
transferimi i dijeve dhe kontributi për shoqërinë.
Vizioni i Institucionit të Arsimit të Lartë ILLYRIA ” është të jetë një qendër bashkëkohore studimi, kërkimi dhe transferimi të njohurive, për t‟u bërë pjesë integrale e një bote, ku studentët e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë të gjejnë veten e tyre dhe të kontribuojnë me dije e profesionalizëm në fushat e ekonomisë, te menaxhimit te biznesit, menaxhimit të ndërmarrjeve, financës, kontabilitetit, marketingut, te te drejtave te ndryshme etj, në dobi të integrimit te vendit tone ne Bashkimin Evropian. Në përmbushje të këtij vizioni, drejtimet ose synimet kryesore të aktiviteteve edukative, mësimore dhe shkencore, të Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike do të jenë:
1. Të edukojë dhe të përgatisë studentë në fushën e ekonomisë me qëllim që ata të bëhen “Liderë të mendimit dhe të veprimit”, specialistë të profileve përkatëse të ekonomisë, të zhvillojë mendimin kritik dhe krijues me qëllim që ata të kontribuojnë në zhvillimin e bizneseve dhe shoqërisë shqiptare mbi bazën e njohurive dhe përgjegjësive etike dhe profesionale.
2. Të luajë një rol aktiv në zhvillimet dhe proceset ekonomike të vendit duke i dhënë prioritet arritjeve të standarteve europiane të arsimit të lartë në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Misioni i SHLP ILLYRIA është në përputhje me misionin e përgjithshëm të Arsimit të Lartë në Shqipëri, i cili përcaktohet në Ligjin Nr. 9741 datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”. Në mënyrë më specifike misioni është:
Të zhvillojë, të transmetojë dhe mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve që u ofrohen studentëve
Të përgatitë specialistë të lartë në fushën e ekonomisë
T‟u ofrojë mundësi studentëve që të jenë të përgatitur për t‟iu përshtatur kërkesave dinamike të biznesit duke “mësuar gjatë gjithë jetës”.
Të ndihmojë në zhvillimin ekonomik në nivel rajonal dhe kombëtar nëpërmjet studimeve shkencore
Objektivat specifike të programit janë:
Të përgatisë specialistë të aftë të fushës së ekonomisë, menaxhimit, biznesit marketingut, mundësuar kjo përmes kurrikulës së studimeve, e cila ofron për studentët njohje të thellë të teorisë ekonomike, njohje dhe përdorim shumë të mirë të metodave sasiore të studimit, si dhe një formim të thellë profesional.
Të pajisë këta specialistë me teknikat, instrumentat dhe metodat më bashkëkohore (sasiore dhe cilësore), përmes të cilave ofrohen zgjidhje për probleme të ekonomisë dhe menaxhimit, me të cilat përballen sipërmarrjet e biznesit në fusha te ndryshme dhe për hartimin e projekteve e strategjive të zhvillimit të njësive ekonomike të
Page 5 of 54 biznesit në veçanti dhe mbarëkombëtare a rajonale në përgjithësi. te biznesit dhe ne sektorin publik
Të pajisë këta specialistë me njohuritë më të avancuara në fushën e kërkimit, e për të mundësuar kështu përgjigje adekuate ndaj kërkesave të ekonomisë dhe menaxhimit me efikasitet të burimeve njerëzore e kapitale, në kuadër të integrimit Evropian të vendit.
T‟u mundësojë këtyre specialistëve karrierë të suksesshme dhe kualifikim të mëtejshëm.
Për realizimin e këtij objektivi, programi parashikon studime të thelluara në fusha të tilla bazë, si ato të kontabilitetit, të menaxhimit financiar e të informacionit, menaxhimit të burimeve njerëzore, operacioneve prodhuese dhe të gjithë ekonomisë në tërësi, në kuadër të hartimit të projekteve fitimprurëse me fokus menaxhimin me efikasitet të burimeve e mjedisit.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi i IAL sipas standardit/ kriterit1 Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 1
Kriteri 2
Kriteri 3
Kriteri 4
Programet e studimeve hartohen në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit;
Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;
Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit;
Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.
Programi i studimit te MSC ishin hartuar ne përputhje me misionin e Institucionit dhe qëllimin e tij për të krijuar një profil social në tregun e Arsimit të Lartë në vendin tonë.
Institucioni na paraqiti studimin e tregut e bërë qe ne hapjen e këtij programi studimi. Studimi i tregut është dhe një kërkese e legjislacionit për çdo hapje programi. Institucioni edhe ne vitet e mepasme kishte marre te dhëna për ecurinë e tregut bankar ne Shqipëri dhe rajon.
Institucioni na beri me dije se për vete gjendjen ekonomike qe është Shqipëria këto programe janë me se te nevojshme për zhvillimin ekonomik te vendit tone .
SHLP ILLYRIA ka përcaktuar objektivat e saj në përputhje me objektivat e Ligjit për Arsimin e Lartë. Ky program ruan vlerat kulturore të kombit.
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.
1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardit në tërësi.
Kriteri 1
Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;
Ky program master eshte ne perputhje te plote me kete strategji . Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
Kriteri 1
Kriteri 2
Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.
Programet janë hartuar në perputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjet: nr. 9832, datë 12.11.2007, nr. 10307, datë 22.07.2010, nr. 11493, datë 15.12.2011, dhe në mbështetje të udhëzimeve të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe sipas urdhërit të saj nr 286, datë 03.09.2009 “Për lejen e fillimit të veprimatrisë akademike të programeve të studimit, Shlup Illyria.”.
Programi ofron nivelin e kualifikimit të kërkuar prej ligjit dhe është në përputhje me Kornizën Shqiptare të kualifikimit
Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Kriteri 1
Kriteri 2
Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve;
Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Plani strategjik që ne konsultuam në vizitën në IAL, në përmbushje të misionit të Institucionit, synon zhvillimin në tri fusha kryesore:
mësimdhënie,
kërkim shkencor
kontribut në shoqëri.
Kjo strategji vlerëson zhvillimin e departamenteve si bazë të cilësisë akademike të Institucionit. Veçanërisht, plani sugjeron nevojën e një kapaciteti më të madh institucional të departamentit, për të vepruar si njësi bazë.
Konkluzione të GVJ: Përsa i përket standardit „Institucioni ofron programe studimesh
në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij‟ nxorëm konkluzionin që ai është
arritur. Vlerë janë analizat e nevojave të tregut të punës që duhet të bëhen në mënyrë periodike.
Përsa i përket standardit „Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit‟ dhe standardit „Programet e studimeve
ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi‟ GVJ nxori
Page 7 of 54 konkluzionin që janë arritur.
Standardi „Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të
rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit‟ është arritur.
2. Struktura akademike e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Ekonomisë
Fakulteti i Shkencave Politike dhe Ekonomisë është ofruesi i programit të studimit të ofruar. Ky fakultet përbëhet nga Departamenti i Administrim Biznesit, Departamenti i Financë Kontabilitetit dhe Departamenti i Shkencave Politike. Secili nga departamentet përbëhet nga personeli akademik efektiv (i brendshëm) dhe personeli akademik me kontratë (me kohë të pjesshme). Programi i Ekonomisë (Departamenti i Administrim Biznesit dhe Departamenti i Financë Kontabilitetit) ofrojnë studime bachelor në profilin Administrim Biznes dhe Financë Kontabilitet. Fakulteti i Shkencave Politike dhe Ekonomisë e zhvillon programin e studimit me lëndë të trungut të përbashkët (në të dy vitet e para të studimit) dhe në vitin e tretë vetëm lëndë të specialitetit sipas profileve. Gjithashtu ofrohen programe studimi në ciklin e dytë të studimeve „Master Shkencor‟ në Ekonomi në profilet Administrim Biznes dhe Menaxhim Bankar. Të dhënat që kanë të bëjnë me procesin operacional të mësimdhënies si: regjistrat me të dhënat e studentëve, dosjet e regjistrimit të studentëve apo procesverbalet e notave të provimeve mbaheshin nga Sekretaria Mësimore. Ndërkohë dokumentet si dosjet e pedagogëve apo kontratat e ndryshme mbaheshin tek zyra e burimeve njerëzore.
Tregues të matshëm:
Fakulteti, Organizimi hierarkik i Fakultetit
Zyra e Burimeve
Njerëzore
Sekretaria
FAKULTETI I
SHKENCAVE
POLITIKE DHE
EKONOMIKE
(DEKANI)
Instituti për
Studime dhe
Aplikime në
Biznes
DEPARTAMENTI I
SHKENCAVE
POLITIKE
DEPARTAMENTI I
ADMINISTRIM
BIZNESIT
DEPARTAMENTI I
FINANCE
KONTABILITETIT
Më sipër është dhënë vetëm organizimi i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Ekonomike (FSHPE). Ndërkohë Instituti për Studime dhe Aplikime në Biznes funksionon si qendër kërkimore shkencore dhe i shërben si Fakultetit të Drejtësisë ashtu edhe Fakultetit të Shkencave Politike dhe Ekonomike. Edhe përsa i përket stafit mbështetës (Sekretaria Mësimore dhe Zyra e Burimeve Njerëzore) mund të thuhet e njëjta gjë.
Page 8 of 54 Organet e zgjedhura në të gjitha nivelet
ILLYRIA ka organet e veta drejtuese vendimmarrëse, sipas niveleve të ndryshme të drejtimit. Organet drejtuese në ILLYRIA janë: Bordi Drejtues, Rektorati, Këshilli i Fakultetit dhe Këshilli i Etikës.
Autoritetet drejtuese janë: Presidenti i Institucionit, Kryetari i Bordit, Rektori, Dekani dhe përgjegjësi i Departamentit. Për realizimin e procesit të drejtimit dhe menaxhimit të përditshëm të ILLYRIA si dhe për të zbatuar detyrat e vëna nga organet kolegjiale të drejtimit, në dispozicion të autoriteteve drejtuese ka struktura të specializuara të cilat funksionojnë mbi bazën e një përshkrimi të punëve të bëra në këtë rregullore, si dhe detyrave të përcaktuara në rregullore apo udhëzime të tjera të Bordit Drejtues dhe të Rektorit.
3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit Pjesa përshkruese
Nga të dhënat e marra nga RVB të institucionit rezulton se 2 është personeli akademik efektiv (PAE) i Departamentit të Financë Kontabilitetit 1ë jep mësim në këtë program studimi dhe personeli akademik me kontratë janë 14 pedagogë. Institucioni ka bërë paraqitjen e të dhënave duke e ndarë stafin në Departamentin e Lëndëve të Përgjithshme dhe në Departamentin e Lëndëve të Specialitetit. Në total për Programin e Ekonomisë (programi i studimit Master Shkencor në Menaxhim Bankar dhe programi i studimit Master Shkencor në Administrim Biznes), ka 2 PAE dhe 14 PAK ku numri total i pedagogëve është 16. Si rrjedhim Raporti PAE/PAK është rreth 15% dhe rreth 13% e pedagogëve të Programit të Ekonomisë (Master Shkencor Menaxhim Bankar) janë pedagogë efektivë. Përsa i përket gradave dhe titujve shkencorë, nga 2 PAE, 1 është Prof Assoc, 1 është Dr. Ndërsa, përsa i përket PAK, nga 14 pedagogë, 1 është Prof Dr, 7 janë me gradën shkencore Dr dhe 3 janë me Master. Nga këto të dhëna del në pah që SHLP ILLYRIA ka synuar të ndjekë politikën e punësimit të personave me përvojë, mundësisht me grada e tituj të kombinuar me një brez të mesëm të cilët kanë përvojë të mirë nga realizimet e tyre praktike dhe një pjesë e tyre edhe në fushën akademike; si edhe një brezi te ri specialistësh, të cilët kanë studiuar jashtë, kryesisht në shkollat e perëndimit dhe janë kthyer në Shqipëri për të ushtruar aktivitet profesional dhe akademik dhe që reflektojnë dijet më adekuate në fushat përkatëse.
Raporti Personel akademik/Personel administrativ/student; nevojat për Personel akademik/ administrativ, shpërndarja e ngarkesës për personelin akademik, marrëdhëniet me strukturat e tjera jashtë kohës së punësimit, kriteret e rekrutimit të personelit akademik - Në ndihmë të aktivitetit të Programit të Ekonomisë (PE) vjen edhe Instituti për Studime dhe Aplikime në Biznes. Personeli administrativ i fakultetit është pothuajse i njëjti me personelin administrativ të SHLP ILLYRIA.
Kriteret e rekrutimit të personelit akademik janë dhënë të detajuara në RVB faqe 23. Punësimi në SHLP ILLYRIA bëhet në përputhje me legjislacionin e punës në Republikën e Shqipërisë, bazuar në ligjin nr.9741, dt 21.05.2007 "Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", Statutin e SHLP ILLYRIA dhe rregulloret përkatëse.
Tregues të matshëm:
Page 9 of 54 SHPËRNDARJA E LEKTORËVE SIPAS LËNDËVE
Nga 12 lëndë, 1 lëndë mbulohet nga PAE. Lëndët e mbuluara nga PAK (pa përfshirë praktikën mësimore) 11.
Përsa i përket mbulimit të lëndëve nga pedagogët me grada dhe tituj shkencorë mund të shihet se rreth 33% e lëndëve mbulohen nga pedagogë pa grada, 67% e lëndëve mbulohen nga pedagogë me grada the tituj shkencorë.
Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me Kontratë (PAK), titujt/gradat, (Tabelat 1- 2, të cilat mund të plotësohen edhe nga verifikimi i tabelave të pasqyruara në RVB)
Cilësia e stafit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ për programin e studimit (plotëso Tabelën 3)
Tabela 1-2
Fakulteti i Shkencave Politike dhe Ekonomike
Programi i Ekonomisë (Departamenti i Administrim Biznesit dhe Departamenti i Financë Kontabilitetit)
Personeli Akademik Efektiv
(Emër Mbiemër)
Detyra
në Dep. Titulli /Grada Personeli Akademik me Kontratë (Emër Mbiemër)
Titulli
/Grada Institucioni ku punon full time 1 Niko Ketri Rektor Prof
Assoc DR
1 Kol Prenga Prof.Dr. FE, UT
2 Banush
Xhabrahimi Dekan Dr 2 Doloreza Sinanaj Dr. FE, UT 3 Albana Jupe Dr. UBT 4 Dori Risilia Dr. UBT 5 Dorina Janku MSC UT 6 Holta Bako MSC UT 7 Albana Gjoni Dr. UT 8 Edmira Shahu Dr. UBT 9 Ezmolda
Braholli
Dr UT
10 Dasila Baboçi MSC Drejtoria Tatimore 11 Elona Fejzaj Dr. UBT 12 Ina Pagria Dr UBT 13 Ezmonda
Barolli
Dr FE, UT
14 Elena Kocaqi Dr Universiteti A.Moisiu Durres
Page 10 of 54 Tabela 2
Fakulteti i Shkencave Politike
dhe Ekonomike
Programi i Ekonomisë (Departamenti i Administrim Biznesit dhe Departamenti i Financë
Kontabilitetit) Numri i
PAE Numri i PAK Në Total Gj Tituj/
Grada Gj Tituj/ Grada Gj Tituj/ Grada Niko Ketri M Prof Assoc DR M Prof Assoc DR
Banush Xhabrahimi M Dr M Dr
Kol Prenga M Prof
Dr M Prof Dr Doloreza Sinanaj F DR F DR Albana Jupe F DR F DR Dori Risilia F DR F DR Dorina Janku F MSC F MSC Holta Bako F MSC F MSC Albana Gjoni F Dr F Dr Edmira Shahu F Dr F Dr Ezmolda Braholli F Dr F Dr Dasila Baboçi F MSC F MSC Elona Fejzaj F Dr F Dr Ina Pagria F DR F DR Elena Kocaqi F DR F DR
Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (Tabela 3)
Titulli
Programi i Ekonomisë- Master Shkencor Menaxhim Bankar PAE PAK Raporti
PAE/PAK
Profesorë 1
Profesorë të As. 1
Doktorë 2 10 20%
Docentë
Pedagogë (pa tituj) 3 Asistentë me Ma
Asistentë pa Ma Të dhënat sipas seksit
Page 11 of 54 Duke u bazuar tek të dhënat e tabelës 2, PAE është 2, të dy meshkuj. Përsëri duke u bazuar tek Tabela 2, PAK është 13, nga të cilët 1 është mashkull dhe 12 janë femra. Përsa i përket titujve. 2 Pedagogët me tituj akademikë Prof Dr dhe Prof Assoc Dr janë meshkuj. Pra 100% e pedagogëve me tituj akademikë Prof Assoc Dr dhe Prof DR janë meshkuj. Situata është ndryshe kur shohim gradën shkencore DR. Kështu, nga 19 pedagogë me gradën DR, vetëm 1 është mashkull ndërsa 9 janë femra. Përsa i përket pedagogëve pa tituj, të gjitha janë femra.
Të dhëna sipas moshës së personelit
Përsa i përket të dhënave sipas moshës mund të thuhet se për PAE mosha varion nga 25 – 68 vjeç. Për PAK mosha varion nga 36 – 68 vjeç. Mosha mesatare është rreth 35 vjeç.
Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat Cilësia e stafit ndihmës/ administrativ për çdo njësi bazë
Nga vizita e bërë në institucion u pa që mungonte pozicioni i Laborantes apo Sekretares së Departamentit. Prezenca e saj do lehtësonte punën e pedagogëve.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi për Kriteret dhe standardet Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.
Kriteri 1
Kriteri 2
Personeli akademik, ndihmës mësimor- shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre;
Personeli akademik, ndihmës mësimor- shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.
Nga vizitat e bëra në institucion u vu re që personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre dhe me strategjinë për zhvillim të institucionit.
Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.
Kriteri 1
Kriteri 2
Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve;
Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Institucioni e kishte të mirëpërcaktuar rolin e personelit akademik në hartimin e kurrikulës dhe organizimin e programeve të studimeve.
Ky kriter ishte i plotësuar. Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për
Kriteri 1 Kriteri 2 Kriteri 3 Kriteri 4
Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e
programeve respektive të studimeve; Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.
Në zyrën e personelit na u ofruan procedurat transparente të rekrutimit të stafit, të cilat janë në përputhje me rregulloren dhe statutin e këtij Institucioni të arsimit të lartë. SHLP ILLYRIA publikon në median e shkruar dhe në faqen e saj zyrtare elektronike (website) njoftimet për vendet e lira të punës. Pastaj një komision i përbërë nga Rektori, Dekani, përgjegjësi i Departamentit dhe zyra e burimeve njerëzore përzgjedh kandidatët e paraqitur2.
Personeli akademik me kohë të plotë (PAE) ishte më pak se 70% e stafit të përgjithshëm të angazhuar për realizimin e programit. Ky kriter nuk është plotësuar Personeli akademik vlerësohej periodikisht dhe në mënyrë transparente nga studentet dhe nga kolegët, nëpërmjet anketimeve dhe punës shkencore.
Në zyrën e personelit u njohëm me mënyrën e rekrutimit dhe metodat e njoftimit për punë. U njohëm me raportet për vlerësimin e Aplikantit, drejtuar këshillit të fakultetit. Institucioni e mban të gjithë informacionin pranë Zyrës së burimeve njerëzore dhe e marrëdhënieve me jashtë, si në formë fizike (të printuara) ashtu edhe në formë elektronike
Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë)
2
Shiko RVB faqe 23 - 24
mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë. Kriteri 1 Kriteri 2 Kriteri 3 Kriteri 4 Kriteri 5
Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete;
Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”;
Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi;
Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve;
Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.
Përgjegjësi i Programit ka gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete.
Nga të dhënat e marra nga institucioni del nga 12 lëndë, në 8 titullarët janë të paktën me gradën DR dhe 4 janë me MSC. Ky kriter nuk plotësohet.
Institucioni nuk ofron Master Profesional.
Ky kriter plotësohet
Si pasojë e numrit të vogël të studentëve, institucioni ka mundësi që të sigurojë personelin e mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.
Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë
“Master i Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë
kanë udhëheqës për tezën. Kriteri 1 Kriteri 2 Kriteri 3
Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli;
Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”;
Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e
shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.
Po, ky kriter është i plotësuar
Të gjithë udhëheqësit kanë të paktën gradën shkencore „Doktor‟
Ky kriter plotësohet, pasi edhe pse numri i PAE është i kufizuar, kjo kompensohet nga numri i kufizuar i studentëve
Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar
udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza.
Kriteri 1
Kriteri 2
Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit.
Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.
Të dy kriteret janë të plotësuara.
Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1
Kriteri 2
Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve shkollore;
Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e
objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.
Duke pasur parasysh edhe madhësinë e institucionit, mund të thuhet që angazhimi i personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve dhe mjediseve shkollore është optimal.
Nga vizitat e bëra mund të thuhet se institucioni dëshmon një angazhim optimal të burimeve
njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
Kriteri 1 Kriteri 2
Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të
studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.
Të dy kriteret janë të plotësuara. Kjo konfirmohet edhe nga informacioni i marrë në vizitat e bëra në institucion
Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij. Kriteri
1
Kriteri 2
Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit
përgjegjës për organizimin e programit të studimit;
Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe
Institucioni ka një bazë të dhënash të hollësishme në lidhje me anëtarët e personelit si me kohë të plotë, ashtu edhe për ata me kohë të pjesshme, duke mbajtur një databazë në formë të printuar dhe atë
Page 15 of 54 Kriteri
3
personelit administrativ;
Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.
elektronike, si dhe duke krijuar edhe arkivin e personelit. Dosjet e personelit ishin të plota. Zyra e personelit dhe dekani i fakultetit dispononin listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ, si të printuar edhe në formë digjitale.
Kur ka nevojë për personel të ri procedura e rekrutimit bëhet transparente në Web- in e Institucionit
Konkluzionet e vlerësimit: GVJ bëri analizë të hollësishme dhe mendon se në disa standarde ka nevojë për përmirësime, ndërkohë që disa standarde të tjera janë plotësuar,
Standardet „Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ
angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve‟, „Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit‟ janë tërësisht të realizuar. Përsa i përket Standardit
„Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin
e personelit‟ mund të thuhet që nuk plotësohet Kriteri 2. Edhe tek Standardi
„Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e
institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë‟ nuk plotësohet Kriteri 2,
ndërkohë që Kriteri 3 nuk mund të vlerësohet për institucionin pasi ai nuk
ofron programin Master Profesional. Standardet III 5, III 6, III 7, III 8 dhe III 9 plotësohen nga SHLP ILLYRIA.
3. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj komunitetit
Pjesa përshkruese
Fasilitetet kane padyshim një rol jo pak të rëndësishëm në përmbushjen e misionit, dhe objektivave të SHLP ILLYRIA te tilla si burimet materiale, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj studenteve. SHLP ILLYRIA ndodhet në Tiranë. Godina katër katëshe e Universitetit ndodhet ne një pozicion tepër të favorshëm e aksesueshme lehtësisht nga ana e studenteve duke krijuar mundësinë për të realizuar me efektivitet të lartë të gjitha veprimtaritë edukuese, mësimore, shkencore. Mjediset e brendshme kanë hapësira funksionale për zhvillimin e të gjitha veprimtarive universitare. Ato janë të pajisura me pajisje didaktike të standarteve ndërkombëtare.
Page 16 of 54 Mjediset për Programin e studimit:
Në ambjentet e Universitetit (Fakultetit) ka:
Salla të mëdha leksionesh
Salla për seminare
Ambjente zyrash për stafin akademik, punonjësit ndihmës dhe ata mbështetës të pajisura me të gjitha pajisjet e domosdoshme
Salla moderne kompjuterësh, ku ofrohet shërbimi i internetit. i cili ofrohet falas si për studentët ashtu edhe për stafin akademik dhe punonjësit ndihmës.
Bibliotekën dhe sallën e studimit
Ambjente çlodhëse dhe mjedise te gjelbra.
ILLYRIA ka në dispozicion një sipërfaqe rreth 1912 m2 sipërfaqe të gjelbra, ambiente sportive, parkim i brendshëm, sipërfaqe ndërtimi 1032m2 (gjithsej 4 kate). Mjediset mësimore janë të madhësive të ndryshme në përshtatje me natyrën e procesit mësimor që zhvillohet në to. Kapaciteti i klasave është i madhësive të ndryshme.
Mjediset për stafin: Kancelaria.
E pajisur me pajisjet dhe mjetet didaktike të nevojshme për studentët. Kancelaria plotëson të gjitha nevojat e studentëve, përfshi këtu mundësinë e fotokopjimit të Leksioneve si edhe materialeve ndihmese për studentet .
Sekretaria Qendrore.
E vendosur pranë Kancelarit, për të qenë sa më afër studentëve dhe stafit dhe për tu dhënë atyre tërë mbështetjen e duhur jo vetëm rreth procesit arsimor por edhe për informata të tjera që mund të kërkohen nga studentët, stafin apo vizitorë të ndryshëm të ILLYRIA.
Biblioteka
Ashtu si është e shprehur në vizionin dhe misionin e ILLYRIA, këtu praktika dhe teoria gërshetohen dhe paraqesin një tërësi në procesin e të mësuarit, prandaj Biblioteka, ka një kapacitet me rreth 4025 volume, e organizuar në sistemin e hapur me tituj të sistemuar sipas kategorive dhe disiplinave të mësimdhënies, ku brenda të njëjtës hapësirë është organizuar dhe salla e studimit me kapacitet rreth 20 vende. Kjo bibliotekë u shërben studentëve dhe stafit akademik, studiuesve dhe punonjësve shkencorë e bashkëpunëtorëve të ILLYRIA. Biblioteka ka përgjegjësinë e kthimit të librit dhe pasurimin e fondit me botime të reja apo periodikë të specialiteteve ku institucioni investon ne mënyre te vazhdueshme për ta pasuruar me dijet dhe literaturën me bashkëkohore.
Page 17 of 54 Në katet 1,2,3 dhe 4 janë të sistemuara Klasat, Auditorët, Sallat e mbledhjeve, Sallat e Pedagogëve, Salla e Tutorëve, Biblioteka, Zyrat e Administratës, Titullarëve dhe hapësirat ndihmëse. Të gjitha këto janë të orientuara sipas dedikimit dhe nevojave të stafit dhe institucionit, duke ofruar kushte optimale dhe mjedise pune. Të gjitha hapësirat janë mirë të ndriçuara, të kondicionuara dhe ajrosura si edhe të pajisura me sistemin e ngrohjes qendrore, te mbrojtjes nga zjarri, duke ofruar në këtë mënyrë kushtet për punë dhe respektim te te gjitha standarteve te vendosura nga MASH.
Ambientet e jashtme
Në shërbim të godinës kryesore është një sipërfaqe e lirë funksionale prej rreth 1600m2 e organizuar si park i gjelbër dhe parkim i brendshëm
Tabela 7: Informacion i detajuar i mjediseve të ofruara nga SHLP ILLYRIA Mjediset për ILLYRIA Sasia Sipërfaqja Norma m2/për student Salla për leksione 4 250 m2 4 m2 Klasa për seminare 2 100m2 3.8 m2 Laboratorë për lëndët - -Laboratorë informatike 1 45 m2 Salla për bibliotekë 1 70 m2
Mjedis për fotokopjime, librari, internet
etj 1 65 m
2
Zyrë informacioni për studentët 1 20 m2
Korridore/holle 4 110 m2
Mjedise sportive 1 300m2
Nyje hidrosanitare për studentët 9 50 m2
Nyje hidrosanitare për personelin
akademik 3 12 m
2
Mjediset për stafin: Sasia Sipërfaqja Norma m2/për person Zyrë për Rektorin, Dekanin/zv dekanin 5 50 m2
Zyrë për kancelarin 1 10 m2
Zyra për sekretarinë mësimore 1 40 m2
Zyra për departamentet/qendrat
kërkimore 3 30 m
2
Zyra për personelin akademik 1 17 m2
Zyrë për financën Outsourc ing
Zyrë për Njësinë e SBC 1 16 m2
Mjedis për stafin e shërbimit 1 7 m2
Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore, dhe mbledhje
1 60 m2
Mjedise çlodhëse si kafeteri/ fastfood/ restorant
1 80m2
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi për Kriteret dhe standardet Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastrukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron.
Kriteri 1
Kriteri 2 Kriteri 3
Kriteri 4
Institucioni ka një vendndodhje të
përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore;
Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet; Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të
vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron;
Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.
Institucioni është i vendosur në një ndërtesë me adresë të saktë dhe lehtësisht të gjetshme.
Duke pasur parasysh që institucioni është i ri, ky kriter nuk është i plotësuar pasi institucioni nuk ka bërë 6 vjet veprimtari.
Jo, programi i studimit ofrohet vetëm në një godinë. Ky kriter nuk mund të vlerësohet për institucionin pasi ai nuk ofron programe studimi në fushat e përmendura në kriter.
Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij. Kriteri 1
Kriteri 2
Kriteri 3
Kriteri 4
Kriteri 5
Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore;
Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;
Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të
studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;
Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët,
përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim;
Biblioteka ka orare të shërbimit në
Institucioni vinte në dispozicion të studentëve tekste mësimore. Edhe studentet (nga biseda me ta) thanë se kishin tekste për çdo lëndë. Nga sa u vërejt në bibliotekë dhe nga sylabuset shumica e lëndëve mbulohej me leksione. Literatura ndihmëse ishte e pasur Biblioteka kishte 40025 libra (sipas punonjëses) megjithatë ishte literature e mjaftueshme dhe funksionale. Librat ishin në shqip dhe anglisht
Në bibliotekë vinte shtypi i përditshëm. Për të lehtësuar kërkimin shkencor të stafit akademik dhe të studentëve, nga viti akademik
përshtatje me oraret e programeve të
studimeve dhe nevojat e studentëve.
2013 ishte mundësuar abonimi në bibliotekën online.
Departamenti dhe shefi i tij merrte nga pedagoget e lendes listën e literaturës se nevojshme dhe ia bënte kërkesë Rektoratit, i cili përcaktonte buxhetin për të. Biblioteka ishte një ambient ne shërbim te studentëve edhe pasdite. Oraret e bibliotekës ishin të shfaqura në hyrje të bibliotekës, e cila ishte e hapur për studentët nga e hëna deri të shtunën, nga ora 8:00 deri në 17:00. Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të
mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore. Kriteri 1
Kriteri 2 Kriteri 3
Kriteri 4
Institucioni dëshmon se ka në sasi të
mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për
realizimin e programit të studimeve; Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;
Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm; Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.
Institucioni dëshmonte se ka një sasi të mjaftueshme, zyrash, klasash, auditorësh, sallë konferencash. Kishte një laborator për mësimin e gjuhës së huaj, kompjuterëve.
Mjediset mësimore ishin të pajisura me mjetet e nevojshme dhe bashkëkohore, si: dërrasë interaktive, projektorë, kompjuter, internet. Të gjitha mjediset mësimore, janë të pajisura me kondicionim dhe ndriçim të mjaftueshëm. Në të gjitha ambientet e institucionit kishte Wireles.
Programet e ofruara nga Institucioni nuk janë të natyrës teknike, për të cilat nevojiten laboratorë eksperimentimi. Për të përmbushur nevojat e programeve ishte Laboratori
Page 20 of 54 i Gjuhëve të Huaja dhe qendra e kompjuterëve. Institucioni ka dy laboratore. Në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët (24 kompjutera) e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë dhe gjuhësi.
Konkluzionet e vlerësimit: GVJ mendon se tek Standardi II5 vetëm Kriteri 2 nuk është i plotësuar dhe kjo për arsye të kohës së shkurtër të veprimtarisë së institucionit. Dy standardet e tjera plotësohen.
4. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
5. Burimi kryesor i të ardhurave të universitetit janë financimet e themeluesve, financimet nga burime te huajtura si edhe arkëtimet nga tarifat e studimit të studenteve.
6. Ne vitin akademik 2012-2013 këto të ardhura kanë qenë rreth 37 milion leke. Pjesa tjetër ka qene financime nga themeluesit.
7. Aktualisht nuk funksionon ndonjë strukture e formalizuar e cila ka pergjegjesine direkte për auditimin e brendshëm financiar. Megjithatë monitorimi e aktivitetit dhe treguesve financiare kryhet rregullisht nga bordi i themeluesve nëpërmjet shqyrtimit te raporteve dhe vlerësimit te aktivitetit.
8. Kapacitetet menaxhuese financiare: Për te mbuluar kërkesën për fonde kane financuar themeluesit deri ne masën e nevojës për likuiditete për financimin e aktivitetit normal si dhe huate nga bankat te cilat veprojnë ne tregun tone. Ne vitet pasardhëse akademike institucioni pret qe te ardhurat nga tarifat e studimit te mbulojnë ne mase me te madhe shpenzimet ne rritje por edhe te shlyejnë financimet e themeluesve duke arritur efektivitetin financiar. Informacioni dhe te dhënat e nevojshme janë pasqyruar ne tabelat pjese perberese e këtij raport.
Tregues të matshëm:
Page 21 of 54 Tabela 8 Në milionë lekë Të ardhurat nga: V it i 2 0 1 1 -2012 Parashikimi 2012 -20 1 3 2013 -20 1 4 2014 -20 1 5 2015 -20 1 6 Fonde publike: Pushteti qendror 0,0 0,0 0,0 0,0 0,0 Pushteti vendor 0,0 0,0 0,0 0,0 0,0 Gjithsej 0,0 0,0 0,0 0,0 0,0 Fonde jopublike:
Grantet për kërkim dhe kontratat 0,0 0,0 0,0 0,0 0,0
Konsulencat, shërbimet 0 0 0 0 0
Tarifat për dhe gjatë shkollimit 24 37 45 50 50
Sponsorizimet - - - -
-Shërbimet trajnuese (kualifikimi i vazhdueshëm)
0.8 1 1 1 1.5
Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj
0,0 0,0 0,0 0,0 0,0 Aktivitetet tregtare (mensa, kafe,
bare, rezidencat, etj)
0.17 0.3 0.4 0.4 0.4 Gjithsej
SHUMA 24.97 38.3 46.4 51.4 51.9
Shpenzimet në pesë vitet e fundit sipas burimit të financimit (Tab. 9) Tabela 9 Në milionë lekë Shpenzimet Viti 1 (2011- 2012) Viti 2 (2012- 2013) Viti 3 (2013- 2014) Viti 4 (2014- 2015) Viti 5 (2015- 2016) P a ga Shp en In v. P a ga Shp en In v. P a ga Shp en In v. P a ga Shp en z. Inv. Pa ga Shp en z. Inv. Fonde publike: Pushteti qendror 0 0 0
Pushteti vendor 0 0 0 Gjithsej 0 0 0 Fonde Jopublike: Grantet për Kerkim dhe kontratat 0 0 0
Konsulenca t, shërbimet
Tarifat për dhe gjatë shkollimit 15.2 8.8 24 13 29 14 2 32 14.6 3.4 33 14.1 2.9 Sponsorizi m
Shërbimet trajnuese (kualifikim i vazhduesh) 0.8
1 1 1 1.5 Donacionet , aktivitetet siguruese, fondacione
Aktivitete tregtare 0.17
0.3
0.4
0.4 0.4 Gjithsej 15.2 9.77 - 24 14.3
29 15 2.4 32 16 3.4 33 16 2.9 SHUMA 24.97 38.3 46.4 51.4 51.9
Standardi/Kriteret Vlerësimi për Kriteret dhe standardet Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës financiare.
Kriteri 1
Kriteri 2
Kriteri 3
Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe
programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;
Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve
Institucioni bën një auditim te përvitshëm
Ne këtë raport shprehen te gjitha pikat e kërkuara ne standart .
Page 23 of 54 të integruara të studimeve të ciklit të dytë;
Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.
Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë.
Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.
Kriteri 1
Kriteri 2
Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj.; Institucioni dëshmon se ka një
qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.
Duke qene se është një institucion i ri dhe me një numër jo shumë të madh studentësh, ky institucion raportin e parë financiar do ta publikojë dhe dokumentojë në muajin qershor 2013. Institucioni dëshmonte qëndrueshmëri financiare dhe ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare
Konkluzionet e vlerësimit: Vlerësojmë se SHLP ILLYRIA i ka plotësuar kriteret e mësipërme
9. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë. Në Institucionin e arsimit të lartë privat Shlp Illyria dhe ne programin master shkencor , duke u udhëhequr nga filozofia se “Studenti është në qendër të vëmendjes”, sigurimi i brendshëm i cilësisë konsiderohet si një ndër faktorët më të rëndësishëm, themelor, i cili garanton që në vazhdimësi ka përmirësime në rritje e zhvillim në të gjithë veprimtarinë e tij: në fushën mësimore, edukative dhe shkencore.
Gjithashtu, nëpërmjet sigurimit të brendshëm të cilësisë, synohet të arrihen tendencat e zhvillimeve të sotme në hapësirën europiane të arsimit të lartë, që starton me Marrëveshjen e Bolonjës.
Aktualisht pranë SHLUP ILLYRIA dhe me konkretisht pranë strukturës se zyrës mësimore funksionon njësia e kontrollit te brendshëm te cilësisë. Cilësia është një
Page 24 of 54 koncept kompleks dhe relativisht i vështirë për t‟u matur. Megjithatë në konceptimin tone, kur flasim për cilësinë kemi parasysh dy aspekte kryesore:
1. Sigurimin e cilësisë (quality assurance) që fokusohet kryesisht në problemet apo çështjet akademike që lidhen ngushtësisht me procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe me të gjitha shërbimet që mbështesin studentin në tërësinë e aktiviteteve mësimore dhe shkencore.
2. Cilësia e menaxhimit (management quality) që fokusohet kryesisht në hartimin, zbatimin, monitorimin e politikave dhe procedurave nga lidershipi i Institucionit SHLUP ILLYRIA /Fakultetit të Ekonomisë, të cilat lidhen dhe paraqesin cilësinë e drejtimit administrativ në krijimin e të gjitha kushteve për arritjen e sigurimit të vazhdueshëm të cilësisë.
NJSBC funksionon dhe e realizon veprimtarinë e saj, bazuar në rregulloren e brendshme të IAL. Në këtë rregullore janë përcaktuar funksionet dhe detyrat kryesore të njësisë e cila:
- angazhohet që shkolla të funksionoje sipas sistemit të Bolonjës, duke propozuar masa për përmirësimin e punës, me qëllim që procesi mësimor të shkojë në standarde bashkëkohore;
- bën studime dhe propozon masa për të rritur nivelin e mësimdhënies dhe përmirësimin e cilësisë së veprimtarive në shkollë;
- është përgjegjës për kryerjen e raporteve të vetëvlerësimit të Fakultetit dhe e udhëheq metodikisht këtë proces;
- harton për organet drejtuese të SHLP ILLYRIA, raporte të ndryshme të punës mësimore dhe të punës me studentët;
- koordinon punët me departamentet në procesin e hartimit bashkëkohor të planeve mësimore dhe të programeve të lëndëve;
NJSBC jep sugjerime për përmirësimin e punës për rritjen dhe sigurimin e vazhdueshëm të cilësisë për të ardhmen në drejtimet e mëposhtme:
Niveli i përshtashmërse se programeve në përputhje me kërkesat dinamike të tregut të punës.
Evidentimi i rezultateve te pritshme të studentëve në përfundim të studimeve
Hartimi i plan programeve te lëndëve të veçanta nga ana e pedagogëve të lëndëve
Informimi i studentëve me plan programin e lëndëve.
Sugjerimet për zhvillimet e ardhshme.
Sa dhe si mësimdhënia mbështetet në punën kërkimore të fushës përkatëse.
Si dhe në çfarë mënyre studentët përfshihen ose integrohen në aktivitetet e punës kërkimore dhe shkencore të stafit akademik në kuadër të departamentit.
Rritjen e interaktivitetit për te motivuar procesin e mesimnxenies ne te gjitha nivelet e shkollimit.
Sa dhe si mbështetet stafi akademik me shërbime të ndryshme
Rritjen e nivelit te përdorimit te teknologjisë informative në mësimdhënie në përputhje me praktikat aktuale
Matja e feed-back-ut te studenteve dhe prindërve si edhe te tregut te punës për studentet e punësuar ne lidhje me nivelin e dijeve dhe kapaciteteve profesionale qe sigurohen nga FE.
Page 25 of 54
Sa janë arritur standartet e caktuara të sigurimit të brendshëm të cilësisë dhe si ka funksionuar sistemi i sigurimit të brendshëm të cilësisë në rishikimin e planit strategjik, plan programeve, duke u bazuar ne sistemin e feed-back-ut.
NJSBC ndikon ne mënyrë te vazhdueshme ne rritjen e angazhimit te lidershipit në realizimin e objektivave të përcaktuara në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Sigurimi i brendshëm i cilësisë përmirësohet nëpërmjet një procesi të vazhdueshëm të vetëvlerësimit duke ballafaquar objektivat dhe standardet me arritjet aktuale, duke analizuar dhe vlerësuar progresin e realizuar dhe duke përcaktuar planin e veprimeve të ardhshme.
Cilësia e menaxhimit arrihet dhe përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme kur politikat, procedurat, procesi i aplikimit dhe monitorimit të tyre në praktikë bëhet i njohur për të gjitha palët e interesuar. Synimi është që gjithsecila nga palët e interesuara, të përfshihet në krijimin dhe zhvillimin e kulturës së cilësisë.
Tregues të matshëm:
Të dhëna për anëtarët e NJSBC (Tabela 10) Tabela 10
Anëtarët e NJSBC Detyra që kanë në NJSBC
Sa kohë ka në këtë detyrë
1 Dr. Spiro Budo Kryetar 1 vit
2 Msc. Iliriana Kucana Anetar 5 muaj
3 Msc Mimoza Dobruna Anetar 1 muaj
Të dhëna sasiore për punën konkrete në NJSBC si: Gjate vitit akademik 2011-2012 është kryer 1 anketim. Janë anketuar gjithsej 70 % e studenteve.
Aktualisht janë përpunuar te gjitha anketimet dhe janë vjele treguesit dhe perceptimet e studenteve mbi punën e institucionit por jo vetëm.
Anketimi u fokusua rreth një numri problemesh, nder te cilat mund te përmenden:
Informacioni qe kane studentet për planet mësimore te degës ku ata janë duke studiuar, programet e lendeve, Rregulloren e Studimeve Universitare, kohe zgjatjen e studimeve, etj.
Ç'fare mendojnë studentet lidhur me rritjen e efektivitetit te mësimdhënies?
A ndikojnë ne këtë proces, mësimdhënia, pjesëmarrja e detyruar ne leksione, punët laboratorike?
Duke e vlerësuar mësimdhënien, çfarë mendojnë studentet se ku ajo ka nevoje për përmirësime.
Page 26 of 54
Nëse studentet mendojnë se ndikon pjesëmarrja e detyruar ne leksione, a janë ata te gatshëm te frekuentojnë te gjitha leksionet?
Duke e vlerësuar rëndësinë e seminareve dhe punëve laboratorike, çfarë mendojnë studentet se ku ajo ka nevoje për përmirësime.
Si e vlerësojnë studentet nivelin e plotësimit te nevojave te tyre me materiale te domosdoshme për mësimin (tekste, leksione, etj)?
I gjithë ky informacion do te hidhet ne një data-base e cila do te shërbejë ne vitet ne vazhdim jo thjesht si një evidence por si një instrument i rendesishem i përmirësimit te cilësisë ne çdo dimension.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi për Kriteret dhe standardet Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. Kriteri 1
Kriteri 2
Institucioni harton një analizë vjetore për
vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;
Institucioni harton politika që synojnë
përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të
studimeve të ciklit të dytë.
Institucioni është i ri dhe nuk ka bërë ndonjë analizë vjetore të vlerësimit. Institucioni synon gjithmonë përmirësimin e programeve të studimit. Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e
programeve të studimeve. Kriteri 1 Kriteri 2 Kriteri 3 Kriteri 4 Kriteri 5 Kriteri 6
Institucioni ka plotësuar standardet
institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;
Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;
Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre;
Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit; Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;
Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.
Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.
Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;
Për Vlerësimin akademik dhe sigurimin e cilësisë ishte ngritur Komisioni i brendshëm për sigurimin e cilësisë, i cili detyrat dhe funksionin e tij i ka të shprehura në Rregulloren e vlerësimit akademik dhe zhvillimit të cilësisë
Megjithë kohën e shkurtër të funksionimit se këtij institucioni, NJBSC-ja e ngritur për këtë çështje, ka marre në shqyrtim cilësinë dhe e ka ndjekur atë në mënyrë periodike. Fakulteti ka analizuar
rezultatet e anketimeve të cilat i janë përcjellë Rektoratit. Rezultatet e anketave të vlerësimit të pedagogëve dhe të lëndës kishin dhënë të dhëna të rëndësishme sasiore e cilësore dhe janë marrë në konsideratë për rinovimin e kontratave me stafin akademik. Institucioni ka hartuar strategji për përmirësim të vazhdueshëm. Strategjia, politika dhe procedurat ishin të publikuara.
Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.
Kriteri 1
Kriteri 2
Kriteri 3 Kriteri 4
Institucioni përdor metodologji vlerësimi,
instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;
Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë;
Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;
Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta. Të tërthorta:
a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin
programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme
akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;
b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;
c. Pyetje konceptuale; d. Intervista;
e. Etj.
Të drejtpërdrejta:
a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);
b. Dëgjime në auditor;
c. Rezultatet e arritura nga studentët në provimet e vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në
Institucioni kishte përcaktuar qysh në statut mënyrën e vlerësimit. Ai përdorte instrumente si anketimet për të vlerësuar ecurinë e programeve. Megjithatë, do vërejtur se për afatin e shkurtër kohor që po zbatohet ky program, në këtë institucion është shpejt të vlerësohen te metat dhe anët pozitive që janë shfaqur. Informacioni i kërkuar është përfshirë në raportin për vetëvlerësimin institucional Publikimi i rezultateve deri më tani është bërë brenda institucionit. Rezultatet e vlerësimit që kanë bërë studentët iu vunë edhe grupit tonë në dispozicion
Page 28 of 54 testimet paraprake dhe përfundimtare,
provimet për module, praktikat profesionale; e. Rezultatet e arritura nga studentët në
vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);
f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;
g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit - tezës;
h. Etj.
Për vlerësimin, institucioni kishte përdorur metoda të drejtpërdrejta (si pyetje dhe diskutime me studentet), por dhe të tërthorta, si anketime anonime me studentët Anketimi me studentët ishte kryer para se ata të jepnin provimet, në mënyrë që gjykimi i tyre të ishte i pavarur.
Metodat e tërthorta të vlerësimit janë implementuar në anketë Konferencat ishin edhe një metodë vlerësimi për pedagogët dhe i ponterimit të performancës së tyre. Studentët vlerësoheshin në provime sipas sistemit ECTS, Gjatë praktikës mësimore studentët vëzhgoheshin nga 1 pedagog që i shoqëronte. Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe
objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm. Kriteri 1
Kriteri 2
Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm; Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj., për vlerësimin e brendshëm.
Institucioni bën vlerësim të brendshëm por nuk bën publikimin periodik të rezultateve apo bërjen publike të rezultateve në faqen e internetit.
Konkluzionet e vlerësimit: Standardi 2.7, Kriteri 1 nuk plotësohet pasi institucioni është i ri. Standardi I 13 nuk plotësohet. Standardet I 10 dhe VIII 1 plotësohen
VII POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE Pjesa përshkruese
Terma reference: misioni dhe objektivi i programit të studimit, përmbajtja e programit, organizimi i vitit mësimor, semestrat, plani mësimor me të gjithë elementët e tij (lëndët/modulet, kreditet përkatëse, ndarja e orëve për çdo kredit në varësi të formave të studimit, orët mësimore përkatësisht në
Page 29 of 54 auditor/jashtë auditorit të ndara sipas formave të mësimdhënies), literatura dhe materiale të tjera mbështetëse e ndihmëse, etj
Tregues të matshëm:
Organizimi i programit të studimit (vite, semestra, javë etj.) 1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor
1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor
Në Planet mësimore të jepet ndarja e ECTS sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë
TABELA Nr
Modulet
Orë auditori Orë studim i Individ uale Ects Gjithse j Leksio n Seminar . VITI I PARË 1. Debate Bashkëkohore 60 45 15 150 6 2. Kontabilitet Nacional 60 45 15 150 6 3. Mikroekonomi e Aplikuar 80 45 35 200 8 4. Makroekonomi e Aplikuar 80 45 35 200 8 5. Anglisht Profesional 30 15 15 100 4
Totali për Semestrin e parë 310 195 115 800 32 1. Bankat dhe Institucionet Financiare 80 45 35 200 8 2. Standarde Ndërkombëtare Financiare
dhe Bankare 80 45 35 200 8
3. Auditimi Financiar dhe Bankar 60 45 15 150 6
4. Sistemet e Informacionit 30 15 15 100 4
Totali për Semestrin e dytë 250 150 100 650 26 TOTALI PËR VITIN E PARË 560 345 215 1450 56
I. VITI I DYTË
1. Marketing Bankar dhe i Sigurimeve 80 45 35 200 8 2. Analizë Financiare e Avancuar 80 45 35 200 8
3. Analizë Buxheti 80 45 35 200 8
1. Praktikë/intership 100 8
2. Përgatitja dhe mbrojtja e mikrotezës 300 32 TOTALI PËR VITIN E DYTË 640 135 105 600 60
TOTALI 1200 460 320 2000 120
Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit:
Për leksionet 300_ orë në auditor dhe 450 orë punë e pavarur e studentit
Për Seminaret 169 orë në auditor dhe 206_ orë punë e pavarur e studentit