• No se han encontrado resultados

5. MODELIZACIÓN HIDROCLIMÁTICA

5.2. Datos de partida

5.2.1. Clima

E drejta e traktateve udhëhiqet nga disa parime themelore të cilat palët i respektojnë gjatë zbatimit të traktatit. Ndër këto parime, si me një rëndësi të veçantë theksojmë parimin pacta sunt servanda, parimin e mirëbesimit, parimi i pëlqimit të lirë, parimin e barazisë, parimin e reciprocitetit, dhe mungesa e fuqisë prapavepruese. Nga këto parime që qëndrojnë në qendër të procesit traktatbërës, në preambulën e Konventës së Vjenës gjejmë të shprehur parimin pacta sunt servanda, parimin e mirëbesimit, parimin e pëlqimit të lirë dhe parimin e barazisë.45

Parimi pacta sunt servanda (paktet duhen zbatuar) është parimi më i rëndësishëm i së drejtës së traktateve. Ky parim do të thotë se një traktat i lidhur mes palëve, ka efekt të detyrueshëm për to dhe duhet zbatuar. Ai parashikohet në nenin 26 të KV“Çdo traktat në

fuqi është detyrues për palët në të dhe duhet të kryhet prej tyre në mirëbesim”.

Parimi pacta sunt servanda zbatohet për ato marrëveshje të cilat kanë hyrë në fuqi, ndërsa për ato që mund të kenë kaluar fazën e nënshkrimit por jo të ratifikimit nuk mund të përdoret.46 Gjithashtu ky parim është ekskluziv për marrëveshjet e rregulluara nga e drejta ndërkombëtare, ndërkohë që nuk zbatohet për marrëveshje që rregullohen nga e drejta e brendshme e një shteti. Duhet të kemi parasysh se parimi pacta sunt servanda është një rregull qe ka fleksibilitet, pasi ai zbatohet si për traktatet mes shteteve ashtu edhe për ato mes subjekteve të tjera që nuk rregullohen nga KV dhe po ashtu zbatohet edhe për marrëveshjet të cilat nuk janë në formën e shkruar.47

Parimi pacta sunt servanda nënkupton që traktatet duhen zbatuar pavarësisht nga normat e së drejtës së brendshme apo zhvillimet në shtetet palë dhe këtë e përforcon edhe vetë KV me nenin 46 të saj. Po kështu ky parim nënkupton se shtetet nuk duhet të lidhin traktate të ardhshme që bien në kundërshtim me traktatin e lidhur mes tyre dhe se nuk mund të pushojnë fuqinë juridike të tij në mënyrë arbitrare,48pa marrë parasysh dispozitat

45Preambula e KV shprehet “... Duke theksuar se parimet e pëlqimit të lirë dhe të mirëbesimit dhe rregulli

pacta sunt servanta janë të njohura universalisht... Duke mbajtur parasysh parimet e së drejtës ndërkombëtare të mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, si parimet e të drejtave të barabarta dhe

të vetëvendosjes së popujve, barazisë së sovranitetit dhe të pavarësisë së të gjithë shteteve,”

46Për më gjerë shih kapitullin 2, ku i referohemi vendimit 15/10 të GJK shqiptare

47Manfred Lachs, Pacta sunt servanda, Enciclopedia of public International Law, Encyclopedia of Public

International law , 7/1985, Max Planck Institut, ELSEVIER SCIENCE PUBLISHERS, Nethelands, Fq. 367

e vendosura nga konventa (përveç rasteve kur jemi përpara paaftësisë për të përmbushur detyrimet49).

Parimi i pëlqimit të lirë të palëve për të qenë të lidhura nga një traktat nënkupton se procesi i krijimit të vullnetit të shtetit apo organizatës apo përfaqësuesit të tyre duhet të jetë i lirë dhe i pa ndikuar nga subjekte të tjera apo faktorë të jashtëm dhe po kështu shteti apo organizata në emër të të cilit zhvillohen bisedimet të mos jetë i/e detyruar nga ndonjë subjekt tjetër. Nga ky parim përshkohet e gjithë konventa por veçanërisht seksioni I i Pjesës së Dytë të saj që parashikon procedurën e lidhjes së traktatit.

Parimi i mirëbesimit kërkon për palët që në marrëdhëniet mes tyre të veprojnë me ndershmëri dhe drejtësi, të shprehin qëllimet e tyre me vërtetësi dhe të mos marrin përfitime të padrejta që mund të vijnë nga interpretimet e gabuara të marrëveshjeve mes tyre.50 Parimi i mirëbesimit në të drejtën e traktateve gjen zbatim në dy institute, nënshkrimi dhe interpretimi. Sa i përket nënshkrimit, ai nuk është një mënyrë përfundimtare për shprehjen e pëlqimit të palëve, pasi për marrëveshje të një rëndësie të veçantë kërkohet edhe ratifikimi nga organet kompetente shtetërore.51

Kështu gjatë kohës nga nënshkrimi deri tek ratifikimi, palët duhet të sillen në mirëbesim midis tyre dhe të mos kryejnë asnjë veprim i cili bie në kundërshtim me objektin dhe qëllimin traktatit.52 Kjo bëhet për të mbrojtur palët nënshkruese të traktatit nga veprimet me keqbesim të një shteti, i cili mund të synojë të përfitojë ose të cënojë të drejtat që shteteve të tjera do t’i njihen pas hyrjes në fuqi të traktatit.

Ndërsa me interpretimin ky parim lidhet ngushtësisht, sepse mund të themi që bazat e krijimit të tij vijnë pikërisht nga interpretimi i ngushtë literal i marrëveshjeve që shpesh sillnin zbatimin e gabuar të tyre, apo abuzimin e njërës nga palët. Për këtë arsye u pa e nevojshme që palët të përfshinin në marrëveshjet e tyre detyrimin për ta interpretuar dhe zbatuar atë në mirëbesim. Konventa e Vjenës parashikon se traktatet duhet të interpretohen në mirëbesim nga palët, duke mbajtur parasysh kuptimin e zakonshëm të termave, si edhe kontekstin në të cilin është përcaktuar objekti dhe qëllimi i traktatit.53 Kjo tregon që palët nuk duhet të ndalen vetëm tek kuptimi i fjalës, por tek mënyra e përdorimit të saj midis tyre, si edhe faktorë të tjerë të cilët kanë ndikuar në hartimin e tekstit të traktatit.54

Parimi i reciprocitetit është një parim që qëndron në themel të çdo marrëdhënie juridike, por në rastin e traktateve rëndësia dhe efekti i këtij parimi është më i dukshëm, sepse pavarësisht nga natyra apo përmbajtja çdo traktat udhëhiqet nga ky parim.55Parimi i

49Për më gjerë për këtë çështje, shih kapitullin 4

50 Anthony D’Amato, Good Faith, Enciclopedia of public International Law, Encyclopedia of Public

International law , 7/1985, Max Planck Institute, ELSEVIER SCIENCE PUBLISHERS, Nethelands, Fq. 107

51Shih kap 2, pika 2.1.3 a dhe b

52 Neni 18 i KV parashikon se “Një Shtet është i detyruar që të mos kryejë akte të cilat do të dëmtonin

objektin dhe qëllimin e një traktati në rastet kur : (a) ai ka nënshkruar traktatin ose ka shkëmbyer instrumentet që e bëjnë traktatin subjekt të ratifikimit, pranimit ose miratimit, derisa ai të ketë bërë të qartë qëllimin e tij për të mos qenë palë në traktat; (b) ai ka shprehur pëlqimin e tij për të qenë i lidhur nga traktati, deri në momentin e hyrjes në fuqi të tij dhe me kusht që kjo hyrje në fuqi të mos jetë vonuar pa shkaqe të arsyeshme.”

53Neni 31/1 i KV

54Për më gjerë lidhur me inetrpretimin shih kapitullin 5

55 Bruno Simma, Reciprocity, fq. 400, Enciclopedia of public International Law, Encyclopedia of Public

reciprocitetit do të thotë që palët janë të lidhura në një marrëdhënie të ndërsjellë mes tyre me të drejta e detyrime që zbatohen ndaj njëra-tjetrës. Një pjesë e mirë e instituteve të së drejtës së traktateve kërkojnë që shprehjes së vullnetit të njërës palë apo veprimit të tyre, t’i përgjigjet pranimi ose kundërshtimi nga palët e tjera në traktat.56

Parimi i reciprocitetit nuk është një çështje e aspektit formal, pra nuk nevojitet thjesht të jetë i pasqyruar në tekstin e traktatit, por duhet të jetë substancial dhe të shfaqet në barazpeshimin e përfitimeve të ndërsjellta që palët kanë nga realizimi i marrëdhënies traktatore.57 Gjithashtu, në zbatim të parimit të reciprocitetit, në traktatet dypalëshe me natyrë kontraktuale zakonisht detyrimit të njërës palë i përgjigjet e drejta e palës tjetër. Reciprociteti nuk është i dukshëm në traktatet shumëpalëshe që krijojnë të drejta dhe detyrime të përgjithshme, sepse zakonisht të drejtat e përfituara nga këto traktate nuk sjellin ndonjë përfitim material e konkret ndërsa detyrimet që rrjedhin prej tyre secila nga palët i zbaton në mënyrë të pavarur në territorin dhe ndaj shtetasve të saj, prandaj në doktrinë quhen edhe detyrime joreciproke.

Megjithatë parimi i reciprocitetit qëndron njëlloj edhe në themel të këtyre lloj traktateve, për sa kohë palët janë pjesë e tyre me të drejta dhe detyrime që janë të detyrueshme të zbatohen për të arritur një qëllim të përbashkët. Po kështu, përveç mënyrës së zbatimit të detyrimeve, palët në traktate të tilla kanë marrëdhënie reciprociteti lidhur me pushimin e fuqisë juridike, rezervat, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, etj.

Në Konventën e Vjenës nuk gjejmë parashikime për parimin e reciprocitetit edhe pse prezenca e tij është kaq e domosdoshme në një traktat. Megjithatë ai lidhet dhe rrjedh nga parimi i barazisë midis palëve, sepse është barazia ajo që synon që palët të lidhen njëlloj me të drejta dhe detyrime. Parimi i barazisë do të thotë se palët kanë të drejta dhe detyrime të njëjta dhe të barabarta në një traktat (dhe kjo rrjedh nga parimi i barazisë së sovranitetit) dhe jo një palë të ketë vetëm të drejta dhe pala tjetër vetëm detyrime ose që një palë të ketë më shumë të drejta e përfitime kurse pala tjetër të ketë detyrime më të rënda.58

Traktatet e pabarabarta u zhvilluan shumë gjatë periudhës së kolonive ku shtetet e fuqishme lidhnin marrëveshje me kolonitë ndaj të cilave vendosnin kushte rënduese. Një rast i tillë ka qenë Kina e cila ka lidhur një sërë traktatesh me vendet europiane, me anën e të cilave u siguroheshin atyre privilegje të ndryshme. Shumë të përhapura kanë qenë marrëveshjet me anën e të cilave këto vende i impononin Kinës regjimin e kapitulacioneve.

Kështu Traktati i Miqësisë, Tregtisë dhe Lundrimit i lidhur mes Kinës dhe Belgjikës në vitin 1865, i jepte Belgjikës një sërë privilegjesh dhe siguronte për të, të drejtën ekskluzive për të ndryshuar traktatin. Në kohën kur Kina pretendoi të ndryshonte traktatin, lindi një mosmarrëveshje mes saj dhe Belgjikës, për të cilën Kina iu drejtua GJPDN. Në gjykatë Kina pretendoi që në traktat nuk ishin respektuar parimi i barazisë dhe reciprocitetit dhe se do të pranonte këtë gjykim nëse ai do të bëhej mbi bazën e parimit ex aequo et bone dhe jo në bazë të traktatit në të cilin prekej thelbi i parimit të

56Të tilla mund të jenë raste e pushimit të fuqisë juridike të një traktati, pranimi e kundërshtimi i rezervave,

etj. Për më gjerë shih kapitullin 3 dhe 4

57Bruno Simma, sipërcit.

58 Werner Morvay, Unequal treaties, fq. 514, Enciclopedia of public International Law, Encyclopedia of

barazisë.59Kjo çështje nuk u zgjidh nga gjykata sepse palët kishin nisur bisedimet për lidhjen e një traktati të ri dhe i bënë kërkesë gjykatës për pushimin e çështjes.

Në Konventën e Vjenës, nuk përmenden traktatet e pabarabarta dhe as ndonjë “sanksion” pavlefshmërie lidhur me to (përveçse kur janë lidhur nën shtrëngim), por po të bëjmë një interpretim tërësor të të gjithë dispozitave të konventës dhe të parashikimit të këtij parimi në preambul, kuptojmë që ai përshkon të gjithë të drejtën e traktateve.

Mungesa e fuqisë prapavepruese të traktateve do të thotë që ato rregullojnë marrëdhëniet që nga momenti i hyrjes së tyre në fuqi e në të ardhmen dhe nuk mund të përdoren ndaj marrëdhënieve që kanë nisur përpara hyrjes së tyre në fuqi, përveç se kur palët bien dakord për këtë gjë. Diskutuam më lart se si traktati mund të konsiderohet si normë e së drejtës zakonore dhe të zbatohet për shtetet të cilat nuk janë palë në të. Në këtë rast normat e traktatit mund të zbatohen edhe me fuqi prapavepruese sepse konsiderohen si norma të së drejtës zakonore. Veçanërisht si të tilla janë trajtuar në disa raste normat e konventës së Vjenës lidhur me interpretimin e marrëveshjeve në të cilat janë palë shtete që nuk janë pjesë e konventës.60

1.8 Aftësia për të lidhur traktate dhe subjektet që mund të jenë palë në një traktat

In document I F P I (P IVERCAM) CA M P I VER D I (página 43-48)

Documento similar