• No se han encontrado resultados

CONCLUSIONES Y PROPUESTAS DE FUTURO

In document I F P I (P IVERCAM) CA M P I VER D I (página 107-111)

Shtetet ose organizatat pjesëmarrëse në bisedime marrin statusin e shteteve ose organizatave kontraktuese në momentin që ato shprehin pëlqimin për të qenë të lidhura nga një traktat, pavarësisht faktit nëse ai ka hyrë në fuqi për to apo jo.150 Pëlqimi për të qenë i lidhur nga një traktat ndërkombëtar mund të shprehet në disa forma dhe konkretisht me anë të nënshkrimit, shkëmbimit të instrumenteve që konstituojnë një traktat, ratifikimit, pranimit, miratimit, aderimit, apo nga çdo mjet tjetër nëse shtetet ose organizatat kontraktuese e kanë përcaktuar kështu.151

2.1.2.a Shprehja e pëlqimit me nënshkrim

Shprehja e pëlqimit me anë të nënshkrimit nënkupton që përfaqësuesit janë dakort që subjekti të cilin përfaqësojnë të jetë pjesë e tij, por në disa raste mund të nënkuptojë që traktati nuk ka nevojë të miratohet nëpërmjet ndonjë procedure të mëtejshme, prandaj këtu duhet të dallojmë nënshkrimin e thjeshtë dhe nënshkrimin përfundimtar të traktatit, pasi nënshkrimi i thjeshtë nënkupton rastet kur traktati kalon më pas nëpërmjet procedurave të miratimit ose ratifikimit nga organet përkatëse shtetërore ndërsa nënshkrimi përfundimtar nënkupton që kjo është faza përfundimtare e përmbylljes së traktatit.152

Nënshkrimi është përfundimtar në rastet kur vetë teksti i traktatit e parashikon një gjë të tillë ose kur vetë palët gjatë zhvillimit të bisedimeve e kanë përcaktuar si me efekt përfundimtar nënshkrimin apo kur kjo është e qartë nga përmbajtja e plotfuqive të personave që marrin pjesë në bisedime.153

148Konventae Vjenës “Për të Drejtën e traktateve mes shteteve” 1969, neni 10

149A.Aust, Modern treaty law and practice, fq. 92, Cambridge University Press, 2ed, 2007 150Konventat e Vjenës, neni 2

151Po aty, neni 12

152A.Aust, Modern treaty laë and practice, fq.96

Mund të ketë raste kur vetë traktati nuk shprehet në lidhje me pasojat që do të ketë nënshkrimi, pra nëse ai do të jetë i thjeshtë apo përfundimtar dhe i takon vetë shteteve ose organizatave të përcaktojnë efektin e tij. Zgjidhja më e mirë për situata të tilla mendoj se do të ishte që nënshkrimi të konsiderohej i thjeshtë dhe më pas traktati të kalonte nëpërmjet procesit të ratifikimit ose pranimit, pasi kjo do të shmangte përfundimisht keqkuptimet dhe do të vendoste nëse traktati do të hynte në fuqi për secilin nga palët kontraktuese.

Çdo shtet ose organizatë në legjislacionin e vet përcakton se cilat janë kategoritë e marrëveshjeve për të cilat mund të bëhet nënshkrim i thjeshtë dhe për cilat mund të bëhet nënshkrim përfundimtar. Në legjislacionin tonë parashikohet se mënyra për të shprehur pëlqimin për të qenë të lidhur nga një traktat mund të jenë si nënshkrimi ashtu edhe ratifikimi, miratimi apo aderimi apo edhe shkëmbimi i notave154, ndërsa Kushtetuta në nenin 121 parashikon një sërë marrëveshjesh për të cilat specifikisht kërkohet ratifikimi me ligj.

Nëse një shtet e ka nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare dhe më pas për arsye të brendshme nuk është gati të vazhdojë procedurat për hyrjen në fuqi, mund ta ndreqi këtë situatë dukë shënuar fjalët “ad referendum” pas nënshkrimit për të sqaruar që konfirmimi do të bëhet në një kohë të mëvonshme nga shteti. Në një rast të tillë nëse nënshkrimi konfirmohet më vonë kjo duhet të bëhet në formë të shkruar nga shteti apo organizata.155

Një formë tjetër që iu jep shteteve kontraktuese mundësinë që të miratojnë në parim tekstin e traktatit, por ndërkohë të kenë mundësi për tu menduar dhe për të zgjidhur paqartësitë që mund të sjelli nënshkrimi i tij, është edhe siglimi (ose parafimi). Kjo bëhet nëpërmjet vendosjes së inicialeve të personave që mbajnë plotfuqitë dhe nënkupton që nënshkrimi do të bëhet në një moment të mëvonshëm pasi të jenë qartësuar të gjitha çështjet.156

Siglimi mund të bëhet jo vetëm për të gjithë tekstin e traktatit por edhe për pjesë të veçanta të tij.157 Sipas nenit 12 të KV, siglimi nuk mund të ketë efektin e nënshkrimit, përveç rasteve kur vetë shtetet ose organizatat e kanë vendosur se ai do të ketë efektin e nënshkrimit gjatë fazës së bisedimeve.

Nënshkrimi ad referendum dhe siglimi mund të ngatërrohen si koncepte me njëra- tjetrën, por ato kanë disa ndryshime të rëndësishme që i dallojnë. Nënshkrimi ad

referendum, ashtu sikurse e përmendëm më lart bëhet pasi është nënshkruar traktati dhe

nuk mund të ketë asnjëherë efektin e nënshkrimit përveçse kur palët e konfirmojnë më pas me shkrim këtë gjë, ndërsa siglimi bëhet përpara nënshkrimit dhe sipas KV mund të ketë efektin e nënshkrimit nëse kështu e vendosin shtetet ose organizatat kontraktuese.

Ligji shqiptar, në paragrafin 4 të nenit 11 parashikon se kur palët vendosin që nënshkrimi të bëhet në një kohë të mëvonshme, mund ta siglojnë marrëveshjen duke vendosur vetëm inicialet e personave që janë kryetarët e grupeve negociatore. Zakonisht traktatet që janë dypalëshe nënshkruhen pasi përfundon zhvillimi i bisedimeve, ndërsa

154Ligji Nr.8371, dt 9.07.1998 “Per lidhjen e Traktateve dhe marrëveshjeve nderkombetare”, neni 16 155Bradely A. Curtis, Treaty signature, fq. 7, Duncan B. Hollis (ed.), The Oxford Guide To Treaties. Oxford

University Press, 2012.

156Neni 2 i ligjit parashikon se “(ë) "parafim" nënkupton aktin me të cilin personat e plotfuqishëm vene inicialet për të treguar se kane rene dakord për tekstin përfundimtar të traktatit a të marrëveshjes;”

traktatet shumëpalëshe, veçanërisht ato që hartohen nga organizatat ndërkombëtare qëndrojnë një periudhë të caktuar të hapura për nënshkrim, në mënyrë që të krijojnë mundësinë për sa më shumë shtete ose organizata që të bëhen palë në traktat.

Koha gjatë së cilës traktatet qëndrojnë të hapura për nënshkrim vendoset nga vetë shtetet ose organizatat që marrin pjesë në zhvillimin e bisedimeve. Pas përfundimit të kësaj kohe shtetet ose organizatat nuk kanë mundësi të bëhen palë në traktat nëpërmjet nënshkrimit por vetëm nëpërmjet aderimit ( që do të trajtohet më poshtë në këtë punim).

Vetë KV parashikon se “Kjo Konventë do të jetë e hapur për nënshkrim për të

gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe për çdonjërën prej agjencive të specializuara të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ose palët në Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe për çdo Shtet tjetër të ftuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, për t'u bërë palë në Konventë, si më poshtë: deri më 30 Nëntor 1969, pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, dhe më pas, deri në 30 Prill 1970, pranë Selisë së Kombeve të Bashkuara, Nju Jork”.158 Megjithatë ka traktate që qëndrojnë të hapura për një periudhë të pacaktuar kohe.

Nënshkrimi duhet të ndjekë një renditje të caktuar të firmave të përfaqësuesve të shteteve kontraktuese. Në rastet e traktateve shumëpalëshe renditja e firmave bëhet sipas rendit alfabetik të shteteve që përfaqësojnë përfaqësuesit, ndërsa kur traktatet janë dypalëshe, firmat vendosen në anën e majtë dhe të djathtë të fletës, po gjithmonë duhet pasur parasysh që në anën e majtë që konsiderohet edhe si vendi i parë, të vihen firmat e përfaqësuesve të shtetit ku do të mbetet ajo kopje.

Kjo procedurë quhet ndryshe edhe alternat dhe parashikohet edhe në ligjin shqiptar ku kërkohet që secila palë të shtypi tekstin e traktatit në gjuhën e vet dy herë në alternatin dhe letrën e vet dhe dy herë në alternatin dhe letrën e shteteve të tjera kontraktuese.159

Përveç nënshkrimit KV, parashikon si mjete për të dhënë pëlqimin edhe shkëmbimin e instrumenteve që ligjërojnë ose konfirmojnë një traktat nëse shtetet dhe organizatat e kanë vendosur vetë një gjë të tillë apo kur kjo kuptohet qartë nga teksti i këtyre instrumenteve.160 Në ligjin shqiptar parashikohet se kjo mund të bëhet nëpërmjet shkëmbimit të notave dhe në këtë rast teksti i traktatit përfshihet në tekstin e notave.161

2.1.2.b Shprehja e pëlqimit me ratifikim dhe miratim

Konventat e Vjenës parashikojnë që pëlqimi mund të jepet nëpërmjet ratifikimit, i cili konsiderohet si një fazë përfundimtare për lidhjen e traktatit (por jo për hyrjen e tij në fuqi), pasi kjo është një procedurë që përdoret edhe pas nënshkrimit. Në fakt shpesh ratifikimi interpretohet si një proces i të drejtës së brendshme i cili i jep fuqi juridike dhe zbatueshmëri një traktati ndërkombëtar, por ky është një interpretim i gabuar për disa arsye.

158Konventa e Vjenës “Për të Drejtën e traktateve mes shteteve” 1969, neni 81

159Ligji Nr.8371, dt 9.07.1998 “Per lidhjen e Traktateve dhe marrëveshjeve nderkombetare”, neni 12 160Konventae Vjenës “Për të Drejtën e traktateve mes shteteve” 1969, neni 13

Së pari, vetë fakti që ratifikimi parashikohet nga Konventat e Vjenës e nënkupton domosdoshmërisht karakterin ndërkombëtar të tij. Së dyti, nëse ne i referohemi nenit 2 të KV, kur parashikohet përdorimi i termave thuhet se “ratifikimi ... nënkupton në çdo rast

aktin ndërkombëtar të emërtuar kështu162 me anën e të cilit një Shtet paraqet në planin ndërkombëtar pëlqimin e tij për të qenë i lidhur nga një traktat”.

Ky përkufizim tregon se Konventa nuk e sheh ratifikimin si një proces legjislativ por si një akt juridik ndërkombëtar. Së treti, përkufizimi i mësipërm e përcakton shprehimisht si një akt me anën e të cilit jepet pëlqimi për të qenë i lidhur me një traktat ndërkombëtar dhe nuk përmend në asnjë moment hyrjen në fuqi të tij.

Kjo tregon se aspekti ndërkombëtar i ratifikimit është i ndarë dhe indiferent ndaj aspektit të brendshëm kushtetues e legjislativ nëpërmjet të cilit realizohet apo formohet vullneti për të shprehur pëlqimin për qenë i lidhur me një traktat me anë të ratifikimit.

Normalisht pyetja do të ishte se përse nevojitet shprehja e pëlqimit në rastet kur kjo gjë mund të jetë bërë më parë me anën e nënshkrimit? Sigurisht që përgjigja e kësaj pyetje nuk është shteruese, mund të kemi raste kur shtetet ose organizatat kërkojnë kohë të mjaftueshme për të vendosur nëse do të lidhet me traktatin në fjalë apo jo si edhe nëse do të bëjë rezerva. Mund të ketë traktate të cilat kërkojnë paraprakisht që të përshtatet legjislacioni i vendit përpara se traktati të bëhet i detyrueshëm, ose mund të ketë shtete të cilat në legjislacionin e tyre parashikojnë që për disa lloj marrëveshjesh mund të kërkohet pëlqimi i një organi të caktuar shtetëror, etj.

Duhet thënë se ratifikimi është një akt diskrecional i një shteti, kjo do të thotë se nuk ka ndonjë detyrim që ta ratifikojë domosdoshmërisht një marrëveshje të nënshkruar. Të njëjtin qëndrim mban edhe Gjykata Kushtetuese shqiptare në vendimin 15/10 ku arsyeton se “Në rastet kur legjislacioni i brendshëm e kushtëzon hyrjen në fuqi të

marrëveshjes me ratifikimin nga parlamenti i secilit shtet, ky proces (ratifikimi) nuk mund të konsiderohet si akt i thjeshtë formal. Ai përbën një proces esencial të lidhur ngushtë me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së nënshkruar. Shteti palë në marrëveshje është i lirë, nëpërmjet organeve të tij legjitime, ta ratifikojë ose jo marrëveshjen.”163.

Nga ana tjetër duhet thënë se nuk ka as sanksione në rast se një traktat ndërkombëtar nuk ratifikohet, pasi duke qenë një akt tërësisht me karakter diskrecional, shteti në këtë rast nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi dhe kështu arsyeton edhe GJK në vendimin e sipërpërmendur, kur thotë se “për sa kohë marrëveshja nuk ratifikohet dhe

nuk hyn në fuqi nuk kemi shmangie nga detyrimet juridike ndërkombëtare”164, pra çka

nënkupton se vetë mos ratifikimi nuk përbën shkelje në vetvete.

Sipas Konventave të Vjenës, pëlqimi mund të jepet me anën e ratifikimit, kur traktati në një nga dispozitat e tij parashikon që duhet të bëhet në këtë formë, nëse vetë palët kontraktuese e kanë pranuar ose shprehur këtë gjatë zhvillimit të bisedimeve apo në 162Ky është përkufizimi i dhënë nga Konventa e Vjenës 1969, ndërsa tek Konventa e Vjenës 1986 jepet ky

përkufizim “ “ratifikim” do të thotë një akt ndërkombëtar përmes të cilit një Shtet jep në planin

ndërkombëtar pëlqimin e tij që të jetë i detyruar nga dispozitat e një traktati; (b bis) “akt i konfirmimit formal” do të thotë një akt ndërkombëtar që i korrespondon aktit të ratifikimit nga një Shtet, përmes së cilit një organizatë ndërkombëtare jep në planin ndërkombëtar pëlqimin e saj për t’u detyruar nga dispozitat e një traktati; (b ter) “pranim”, “aprovim” dhe “aderim” do të thotë në çdo rast një akt ndërkombëtar me

anë të të cilit një Shtet ose një organizatë jep në planin ndërkombëtar pëlqimin e tij/saj për të qënë i detyruar nga dispozitat e një traktati;”

163Vendimi 15/10 I GJK 164Po aty

rastet kur është nënshkruar traktati që do ti nënshtrohet ratifikimit.165 Po kjo dispozitë parashikon se pëlqimi do të shprehet nëpërmjet ratifikimit edhe në rastet kur kjo përcaktohet në përmbajtjen e plotfuqisë, për arsye se mund të jetë një marrëveshje që sipas legjislacionit të brendshëm kërkon edhe konfirmimin e organeve të caktuara shtetërore.166

Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është parashikuar edhe në aktet kryesore shtetërore të shtetit shqiptar. Në Statutin Organik nuk gjejmë parashikime për këtë proces, por duke qenë se si e kemi trajtuar më lart, ishte princi që i lidhte marrëveshjet ndërkombëtare nënkuptohet se edhe të drejtën për të konfirmuar marrëveshjet e lidhura nga të plotfuqishmit e tij e kishte po princi.

Ndërsa në paragrafin e dytë të pikës 60 të Statutit të Zgjeruar të Lushnjes, në kompetencat e Këshillit të Naltë parashikohet se “Ban traktate e marrëveshje gjithfarësh,

por këto nuk kanë efekt pa u pëlqyem prej Parlamentit”, çka do të thotë se çdo

marrëveshje ndërkombëtare duhet të kalonte nëpërmjet ratifikimit të organit legjislativ. Në Statutin Themeltar të Republikës e drejta e ratifikimit të traktateve e marrëveshjeve ndërkombëtare të lidhura nga Kryetari i Republikës i njihej të dyja Dhomave, pra që të quhej se ishte dhënë pëlqimi për të qenë i lidhur me një traktat duhej që të pranohej nga Dhoma e Deputetvet dhe nga Senati njëkohësisht.167Statuti Themeltar i Mbretnis Shqiptare parashikon se traktatet me natyrë politike të lidhura nga mbreti nuk i nënshtrohen procesit të ratifikimit nga Parlamenti, por ky i fundit vetëm vihet në dijeni, ndërsa traktatet me natyrë ekonomike duhet të kalojnë nëpërmjet ratifikimit të Parlamentit që të kenë efekt.168

Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë 1946, për herë të parë përmend shprehimisht termin “ratifikim” dhe këtë kompetencë e shohim të ndarë mes Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Kuvendit Popullor. Megjithatë në parim kjo ishte një e Drejtë që i takonte Presidiumit, por kur ky i fundit e gjykonte të arsyeshme, mund të vendoste që ratifikimi të bëhej nga Kuvendi Popullor.169

Të njëjtin rregullim për procesin e ratifikimit bëjnë edhe aktet e tjera më pas, neni 2/1 i Rregullores “Mbi pregatitjen e dokumenteve që përdoren për përfundimin dhe hyrjen në fuqi të traktateve, marrëveshjeve dhe Konventave”, neni 67 dhe 77 i Kushtetutës së Republikës Socialiste të Shqipërisë 1976, dhe neni 13 e 14 i Rregullores Nr. 243, datë 27.1.197 “Për lidhjen e traktateve dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Ligji për Dispozitat Kryesore Kushtetuese parashikon se të drejtën për të ratifikuar traktatet ose marrëveshjet ndërkombëtare e ka Presidenti i Republikës me anë të dekreteve dhe Kuvendi Popullor me anë të ligjeve, por për sa i përket kompetencave të këtij të fundit parashikon se cilat kategori të marrëveshjeve duhet të ratifikojë “Ratifikon dhe

denoncon: Traktatet me karakter politik; Traktatet ose marrëveshjet me karakter ushtarak; Traktatet ose marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë e Republikës së Shqipërisë; Traktatet ose marrëveshjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrat themelore të shtetasve; Traktatet që kanë si rrjedhim detyrime financiare për shtetin;Traktatet ose marrëveshjet kanë si rrjedhim ndryshime

165Konventa e Vjenës “Për të drejtën e traktateve mes shteteve” 1969, neni 14/1 a)b)c) 166Po aty, neni 14 d)

167Statuti Themeltari i Republikës së Shqipërisë, Pjesa C, Art .75 168Statuti Themeltar i Mbretnis Shqiptare, Pjesa A, Art. 83 169Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë, Art. 54/ 8)

legjislacion;Traktatet ose marrëveshjet e tjera në të cilat parashikohet që ratifikimi ose denoncimi i tyre të bëhet nga Kuvendi Popullor.”170. E drejta e këtyre organeve për të

ratifikuar traktatet risillet edhe një herë në Ligjin Nr. 8371, date 9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”. Në këtë pjesë duhet patjetër një ndryshim i këtij ligji për ta sjellë në një linjë me Kushtetutën, sepse rregullimet ligjore nuk mund të jenë në kundërshtim me kushtetutën, pavarësisht se jemi të vetëdijshëm që kushtetuta është akt me vlerë ligjore më të lartë dhe mund të zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Veçanërisht, ndryshime nevojiten në pjesën e organeve të cilat mund të bëjnë ratifikimin, ku përfshihet edhe ratifikimi me Dekret të Presidentit.

Kushtetuta e vitit 1998 bën një rregullim të ri dhe të drejtën e ratifikimit të marrëveshjeve nuk e përmend tek Presidenti dhe ia le vetëm Kuvendit. Në nenin 121 të kësaj Kushtetute parashikohet se ratifikimi i marrëveshjeve bëhet me ligj në të gjitha ato raste kur palë në këto marrëveshje është Republika e Shqipërisë, çka do të thotë se bëhet fjale për marrëveshje ndërshtetërore dhe jo ndërqeveritare (nëse i referohemi ndarjes që vetë ligji i lartpërmendur bën për këtë çështje) dhe zakonisht marrëveshje të kësaj natyre lidhen nga Presidenti.

Marrëveshjet ndërkombëtare të cilat i nënshtrohet procesit të ratifikimit me ligj nga kuvendi janë marrëveshjet që kanë të bëjnë me“...a) territorin, paqen, aleancat,

çështjet politike dhe ushtarake; b) të drejtat dhe liritë e njeriut, si edhe detyrimet e shtetasve, siç parashikohen në Kushtetutë; c) anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare; ç) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Shqipërisë; d) miratimin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin e ligjeve.”171Megjithatë kjo nuk është një listë shteruese, sepse pika 2 e po këtij neni sqaron se Kuvendi mund të ratifikojë edhe marrëveshje ndërkombëtare të cilat nuk janë pjesë parashikimeve të sipërpërmendura.

Kushtetuta gjithashtu parashikon ratifikimin me ligj të marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi, por nuk specifikon shumicën e kërkuar për marrëveshjet e përmendura më sipër nga pika 1 e nenit 121, ndërsa për marrëveshjet të cilat nuk përfshihen në këto kategori, parashikohet se kërkohet shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.172 Në nenin 123 të Kushtetutës parashikohet se “1. Republika e Shqipërisë, në

bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, u delegon organizatave ndërkombëtare kompetenca shtetërore për çështje të caktuara” dhe në këtë rast kuorumi i kërkuar është

me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Për sa i përket ndryshimit, plotësimit apo shfuqizimit të ligjeve me anën e të cilave janë ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare, mund të themi se kërkohet e njëjta shumicë me të cilën janë miratuar këto ligje.173

Lidhur me ratifikimin kjo Kushtetutë bën edhe një parashikim mjaft interesant për marrëveshjet të cilat u delegojnë kompetenca shtetërore organizatave ndërkombëtare, për të cilat Kuvendi mund të vendosë që ratifikimi të bëhet me referendum. Megjithatë nuk kemi ndonjë parashikim tjetër ligjor ku të specifikohen arsyet për të cilat Kuvendi mund të ndërmarri një vendim të tillë dhe as ndonjë rast nga praktika kur ratifikimi të jetë bërë me referendum. Ndërkohë shohim që në Ligjin PTMN mungon një parashikim i tillë. Në

170Ligji Nr. 7492, datë 29.4.1991 “Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese”, neni 16/5

171Kushtetuta, neni 121

172Pika 2 e nint 121 “Kuvendi, me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij, marrëveshje ndërkombëtare që nuk

janë të parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni”

vend që në ligj të gjenim sqarim më të gjerë se mbi cilat baza mund të kërkohet ratifikimi me referendum dhe procedurat paraprake, shohim që kemi një boshllëk në këtë drejtim.

Sa i përket parimeve dhe procedurave që duhet të ndiqen për ratifikimin, neni 121 parashikon se duhet të parashikohen me ligj, por ndërsa Kushtetuta është e miratuar në tetor të vitit 1998, ligji “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare” është miratuar në korrik të vitit 1998, pra rreth 3 muaj përpara Kushtetutës dhe më së shumti reflekton parashikimet e Ligjit për Dispozitat Kryesore Kushtetuese, ndërsa ka mangësi të theksuara e në disa raste edhe kundërshti me parashikimet e Kushtetutës 1998, prandaj do të ishte i nevojshëm ndryshimi i tij (kjo çështje do të trajtohet edhe më poshtë në këtë punim), por për sa kohë kjo nuk bëhet e mundur zbatohen parashikimet e tij.

Konkretisht në nenin 23 të tij parashikohet se “Ministria e Punëve të Jashtme i

paraqet Këshillit të Ministrave aktet (relacion, projektligj ose projektvendim) për ratifikimin, aderimin ose miratimin e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare brenda një muaji nga data e depozitimit të këtyre të fundit. Këshilli i Ministrave i paraqet

In document I F P I (P IVERCAM) CA M P I VER D I (página 107-111)

Documento similar