• No se han encontrado resultados

Rendimiento del modelo

In document I F P I (P IVERCAM) CA M P I VER D I (página 54-57)

5. MODELIZACIÓN HIDROCLIMÁTICA

5.4. Resultados

5.4.2. Rendimiento del modelo

"traktat" nënkupton “një marrëveshje ndërkombëtare të përfunduar midis Shteteve në

formë shkresore dhe të udhëhequr nga e drejta ndërkombëtare, i cili, pavarësisht nga emërtimi i tij i veçantë, është i materializuar në një dokument të vetëm apo dy ose më shumë dokumente që lidhen me njëri-tjetrin”61. Nga ky përkufizim kuptohet qartë që si subjekte me aftësinë për të lidhur traktate kjo Konventë përcakton shtetet.62

Ashtu si e kemi përmendur personaliteti juridik i shteteve përbëhet nga zotësia juridike dhe zotësia për të vepruar dhe për të realizuar zotësinë për të vepruar subjektet duhet të hyjnë në marrëdhënie me subjekte të tjera të së drejtës ndërkombëtare. Mënyra kryesore e krijimit të marrëdhënieve ndërkombëtare është lidhja e traktateve ndërkombëtare, pra rrjedhimisht edhe mënyra kryesore e zbatimit të zotësisë për të vepruar që tregon se subjekti ka personalitet juridik.

Traktatet mes shteteve shprehin pikërisht aftësinë e tyre traktatbërëse dhe mund të lidhen nga kryetarët e shteteve, të qeverive ose nga organe të tjera shtetërore në varësi të funksionit të tyre dhe llojit të marrëveshjes, kompetencë e cila varet edhe nga rregullimet e brendshme të çdo shteti. Pavarësisht nga organi shtetëror që lidh traktatin, kjo nuk ndikon fuqinë juridike të traktatit dhe detyrueshmërinë e zbatimit të tij.

Me “shtet” kuptohet një entitet që ka një territor, një popullsi, një qeveri, por mbi të gjitha gëzon sovranitet në të dyja aspektet e tij si të brendshëm edhe të jashtëm. Megjithatë historia e të drejtës ndërkombëtare ka njohur dhe njeh raste kur edhe pse nuk ekzistojnë të plotë këto elemente, disa entitete kanë mundur të jenë pjesë në traktate të

59Xhezair Zaganjori, Regjimi i kapitulacioneve, Denoncimi i traktatit m eBelgjikën, fq. 206, Jurisprudencë

dhe praktikë ndërkombëtare

60Mund të përmendim rastin Kasekili/Sedudu Island ICJ, për më gjerë shih kapitullin 5 61Konventa e Vjenës “Për të drejtën e traktateve mes shteteve” 1969, neni 2

ndryshme. Ka disa raste nga praktika të trajtuara si entitete me të drejtën për të lidhur traktate.

Këtu mund të përmendin rastin e Vatikanit, i njohur si mikroshtet me qëllimin e mbrojtjes dhe mbështetjes së parimeve morale e fetare të Selisë së Shenjtë. Territori i tij shtrihet në qytetin e Vatikanit ku ndodhen ndërtesat ku ushtrojnë veprimtarinë funksionarët e papatit (të cilët janë dhe popullsia rezidente e shtetit). Selia e Shenjtë ka të drejtën të lidhë marrëveshje me shtetet të tjera dhe ka statusin e vëzhguesit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Me interes është të analizojmë rastet e shteteve federative, pra të atyre shteteve të cilat sipas akteve të brendshme kushtetuese janë të ndara në disa njësi autonome. Zakonisht, në rastin e shteteve federative, njësitë e federuara nuk kanë sovranitet, pasi ai i takon federatës. Megjithatë në këtë rast është e rëndësishme ndarja e kompetencave mes federatës dhe njësive, pasi këto të fundit kanë kompetencat ekskluzive për disa çështje, për çështje të tjera i ndajnë kompetencat me federatën, ndërsa nuk kanë fare kompetencë për një kategori çështjesh, por gjithsesi kjo varet nga përcaktimet e bëra në aktet kushtetuese të çdo federate.63 Sa i takon aftësisë për të lidhur traktate në parim kjo është

një e drejtë e federatës dhe gjithmonë është kjo e fundit që del si subjekt me personalitet juridik ndërkombëtar.

Megjithatë në praktikë janë parë raste kur njësitë federative kanë pasur aftësi të lidhin traktate të natyrave ekonomike e kulturore. Në raste të tjera është vetë kushtetuta federale ajo që iu lejon këtyre njësive që me miratimin e federatës të lidhin marrëveshje që lidhen me interesat e asaj njësie, këtu mund të përmendim rastin e Zvicrës ose Gjermanisë marrëveshjet e njësive të federuara të të cilave kërkojnë miratimin përfundimtar të federatës.64

Kështu ne nenin 32 të Kushtetutës së Republikës Federale Gjermane parashikohet se “1)Marrëdhëniet me shtete të tjera janë në kompetencë të federatës. 2)Përpara

përfundimit të një traktati që lidhet me rrethana të veçanta të një shteti (landi)65, ky shtet duhet të konsultohet në një kohë të shkurtër 3)për aq sa ka fuqi legjislative, një shtet (land) me pëlqimin e qeverisë mund të përfundojë traktate me shtete të tjera”.66 Pra, si shihet njësitë federale ose landet kanë të drejtë të lidhin traktate me miratimin e qeverise dhe vetëm për çështje që lidhen me rrethanat e veçanta (interesat) të çdo shteti.

Ndërsa në Kushtetutën e Konfederatës së Zvicrës i kushtohen 3 nene të veçanta marrëdhënieve me shtetet e tjera. Konkretisht në nenin 5467parashikohet se e drejta për të

lidhur traktate i takon Konfederatës, e cila duhet të kujdeset për promovimin e të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesës paqësore mes shteteve duke mbrojtur dhe respektuar të drejtat e kantoneve.68Neni 5569parashikon të drejtën e kantoneve për të marrë pjesë në politikën

63A. Aust, Modern treaty law and practice, fq. 63, Cambridge University Press, 2007 64Po aty,

65“Landi” është njësi federative gjermane

66The Constitution of Federal Republic of Germany May 23, 1949, neni 32

67 Contitution of Switzerland Confederation, neni 54 “1. Marrëdhëniet me jashtë janë kompetencë e

konfederatës. 2. Konfederata do të sigurojë që pavarësia e Zvicrës dhe mirëqenia e saj është e garantuar; në mënyrë të veçantë do të ndihmojë në zbutjen e nevojës dhe varfërisë në botë dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, bashkëjetesën paqësore të popujve, si dhe konservimin

e burimeve natyrore. 3. Ajo do të respektojë kompetencat e kantoneve dhe do të mbrojë interesat e tyre.”

e jashtme dhe për tu njoftuar nga Konfederata në rastet kur vendimet e politikës së jashtme prekin interesat e tyre si edhe të drejtën e tyre në këtë rast për të marrë pjesë në negociata.

Neni 5670 parashikon se Kantonet kanë të drejtën të lidhin traktate që shtrihen brenda kompetencave të tyre me kushtin që ato të mos bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe të njoftohet Konfederata. Kantonet kanë të drejtë të lidhin marrëveshje vetëm të një rëndësie të vogël dhe me funksionarë të jashtëm të nivelit të ulët, sepse të tjerat i lidh Konfederata.71Mund të ketë edhe raste kur aftësia për të lidhur traktate ndahet në varësi të natyrës së traktatit mes njësive të federuara dhe federatës, si mund të përmendim rastin e Belgjikës.

Gjithsesi, jemi të mendimit që aftësia për të bërë traktate duhet të jetë e federatës për disa arsye. Së pari, për vetë mënyrën se si funksionon federata, lidhja e traktateve nga organet qendrore do të mundësojë një zbatim më uniform të traktatit dhe të përmbushjes së të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin prej tij (megjithëse duhet të pranojmë që ka teori në të drejtën ndërkombëtare që pretendojnë se ndarja e pushtetit legjislativ mes federatës dhe njësive të federuara e vështirëson zbatimin e traktateve). Së dyti, mbetet gjithmonë e pranishme çështja e përgjegjësisë ndërkombëtare dhe mënyrës se si do të zbatohen sanksionet në rastet kur traktati i shkelur është nënshkruar nga një njësi e vetme e federatës.

Çështja e aftësisë për të lidhur traktate është diskutuar edhe në rastet e territoreve joautonome që kanë qenë nën administrimin e shteteve të tjera, për të cilat mund të thuhet se nuk kanë qenë subjekte me personalitet juridik ndërkombëtar derisa ato nuk kanë gëzuar sovranitet të plotë. Në raste të tilla traktatet lidheshin gjithmonë nga shtetet të cilat i administronin këto territore, ose në rastet kur lidheshin nga personat të cilët ishin në krye të organeve qeverisëse të këtyre territoreve, kjo bëhej duke marrë pëlqimin e shtetit administrues. Raste të tilla nga praktika ka pasur mjaft nëse kujtojmë sistemin e mandateve apo kujdestarisë si edhe rastet e territoreve joautonome të OKB.

Gjithsesi, aftësia për të lidhur traktate e entiteteve të ndryshme varet shumë edhe nga lloji ose natyra, qëllimi i traktateve dhe parashikimet e tyre. Ka traktate të cilat e parashikojnë shprehimisht që palë të tyre mund të jenë shtetet, ndërsa ka të tjera të cilat parashikojnë se pjesë në to mund të bëhen jo vetëm shtetet, por edhe entitete të cilat kanë të drejtën e vetëqeverisjes.72

Pas Luftës së Dytë Botërore u përhap shumë fenomeni i organizatave ndërkombëtare, të cilat u quajtën subjektet e dyta të së drejtës ndërkombëtare, pas shteteve. Komisioni i të Drejtës Ndërkombëtare në komentarin e tij shpjegon se vendimi 69Contitution of Switzerland Confederation, neni 55 “1. Kantonet do të konsultohen në vendimet e politikës

së jashtme që ndikojnë në kompetencat e tyre ose interesat e tyre thelbësore. 2. Konfederata do të informojë kantonet plotësisht dhe në kohën e duhur dhe do të konsultohet me ta. 3. Pikëpamjet e kantoneve janë të një rëndësie të veçantë në qoftë se kompetencat e tyre janë të prekur. Në raste të tilla, kantonet do të marrin pjesë në negociatat ndërkombëtare në mënyrën e duhur.”

70Contitution of Switzerland Confederation, neni 56 “Një Kanton mund të lidhë traktate me shtetet e huaja

për çështjet që shtrihen brenda fushës së kompetencave të tij. 2. Traktate të tilla nuk duhet të bien ndesh me ligjin apo interesat e Konfederatës, ose me ligjin e çdo kantoni tjetër. Kantoni duhet të informojë

Konfederatën para përfundimit të një traktati të tillë. 3. Një Kanton mund të merret direkt me autoritetet e huaja të rangut më të ulët; në raste të tjera, Konfederata do të zhvillojë marrëdhëniet me shtetet e huaja në emër të një kantonit.”

për të mos përfshirë në Konventën e Vjenës 1969, traktatet e lidhura nga organizatat ndërkombëtare lidhet me faktin se “traktatet e lidhura nga organizatat ndërkombëtare

kanë shumë karakteristika specifike të cilat do ta vononin dhe do ta komplikonin krijimin dhe miratimin e Konventës”.

E drejta e organizatave ndërkombëtare për të lidhur traktate u sanksionua më pas nga Konventa e Vjenës e vitit 1986, e cila ka zgjeruar rrethin e subjekteve duke parashikuar me këtë aftësi edhe organizatat ndërkombëtare.73 Nga vetë përkufizimi i subjekteve të së drejtës ndërkombëtare si “person ndërkombëtar i cili ka të drejta dhe

detyrime që rrjedhin nga traktatet ndërkombëtare dhe nga burime të tjera të së drejtës ndërkombëtare”74kuptojmë se aftësia për të lidhur traktate ndërkombëtare nuk është një e drejtë ekskluzive vetëm e shteteve.

Konventa e Vjenës e vitit 1986 pasqyron në pjesën më të madhe normat e Konventës së vitit 1969, sigurisht me adaptimet e nevojshme dhe në paragrafin 11 të preambulës parashikon pikërisht aftësinë e organizatave për të lidhur traktate “organizatat

ndërkombëtare kanë aftësi të lidhin traktate të nevojshme për të ushtruar veprimtarinë e tyre dhe për të përmbushur qëllimet e tyre”.

Rëndësia e traktateve sa i përket organizatave ndërkombëtare është e qartë po të kujtojmë faktin që organizatat ndërkombëtare krijohen nga traktatet mes shteteve. Këtu duhet të kemi parasysh që këto lloj traktatesh që janë traktate shumëpalëshe të cilat krijojnë një organizatë ndërkombëtare disiplinohen si nga KV e vitit 1969 e cila në nenin 5 parashikon se “mund të zbatohet ndaj çdo traktati që përbën instrumentin e themelimit

të një organizate ndërkombëtare”, por nuk ndikon në rregullat e brendshme të

organizatës,75 për rastet kur palë janë vetëm shtetet. Po kështu edhe nga KV 1986 që

parashikon se kur në traktatin që themelon një organizatë ndërkombëtare janë palë si shtete ashtu edhe organizata të tjera paraekzistuese mund të përdoren parashikimet e nenit 5 të saj.76

Nga ana tjetër duke qenë subjekte të së drejtës ndërkombëtare është e rëndësishme të trajtohet aftësia e tyre për të lidhur traktate si pjesë e personalitetit juridik ndërkombëtar, për më tepër në një kohë kur këto organizata janë bërë qendra të rëndësishme të hartimit të vetë traktateve, si disiplinohet në Konventën e Vjenës të vitit 1986.

Organizatat ndërkombëtare janë subjekte të derivuara nga shtetet, të cilat me anë të traktateve i krijojnë ato dhe është e kuptueshme që janë po këto shtetet që përcaktojnë kufijtë e personalitetit juridik të organizatave. Personaliteti juridik është i kufizuar nga vetë objekti i veprimtarisë së tyre, pasi të drejtat dhe detyrimet e marra përsipër nga

73Ne nenin 1 të kësaj Konvente përcaktohet se : “Kjo Konventë zbatohet për:

(a) traktatet midis një ose më shumë Shteteve dhe një ose më shumë organizatave ndërkombëtare dhe (b)

traktatet midis organizatave ndërkombëtare. Ndërsa në nenin 2/a) përcaktohet se : ““traktat” do të thotë

një marrëveshje ndërkombëtare e rregulluar nga e drejta ndërkombëtare dhe e realizuar në formë të shkruar: (i) midis një ose më shumë shteteve ose më shumë organizatave ndërkombëtare; ose (ii) midis organizatave ndërkombëtare,”

74A.Puto, E drejta ndërkombëtare publike, fq 91, Shtëpia Botuese Albin, 2013

75 Neni 5 I KV 1969 parashikon se : “Kjo Konventë zbatohet ndaj çdo traktati i cili është instrumenti

themelues i një organizate ndërkombëtare dhe ndaj çdo traktati të miratuar brenda një organizate ndërkombëtare pa cenuar asnjë prej rregullave përkatëse të organizatës.

76Në nenin 5 të KV 1986 parashikohet se : “Kjo Konventë zbatohet për çdo traktat midis një apo më shumë

Shteteve dhe një apo më shumë organizatave ndërkombëtare që është instrumenti përbëres i një organizate

organizatat nuk mund të shkojnë përtej fushës ku ato ushtrojnë aktivitetin.77 Kjo ide mbështetet më së miri në KV 1986, ku në nenin 6 parashikohet se “Aftësia e një

organizate ndërkombëtare për të lidhur traktate drejtohet nga rregullat e asaj organizate.” Gjithashtu personaliteti juridik i organizatave ndërkombëtare kufizohet edhe

shtrirja që ka organizata, nëse është me shtrirje universale apo rajonale.

Gjithsesi, personaliteti juridik i organizatave ndërkombëtare është i ndarë nga personaliteti juridik i shteteve anëtare të tyre. Duke qenë i tillë, traktatet e lidhura nga organet kryesore të organizatave ndërkombëtare ngarkojnë me të drejta dhe detyrime organizatën si të tillë dhe jo secilin nga shtetet anëtare, ndonëse duhet pranuar që në fund të fundit organizata funksionon në bazë të përfaqësuesve të shteteve anëtare. Përgjegjësia për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga traktatet është e vetë organizatës dhe ajo do të përgjigjet në rast mospërmbushje të tyre.

Elemente të tjera të personalitetit juridik ndërkombëtar të organizatave ndërkombëtare i gjejmë tek aftësia e tyre për të venë në lëvizje organe me natyrë gjyqësore ndërkombëtare, shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë, aftësia për të zotëruar pasuri të paluajtshme etj.

Në rastet kur një subjekt ka karakteristikat e sipërpërmendura dhe ka kapacitet për të lidhur një traktat ndërkombëtar, atëherë kjo realizohet nga organet kompetente shtetërore të këtij subjekti. Kjo është një çështje për të cilën vetë e drejta ndërkombëtare qëndron indiferente, sepse është çdo shtet që me aktet themeluese të tij e përcakton pikërisht organin që e ka këtë të drejtë. Sigurisht që ashtu si edhe aftësia për të lidhur traktate, edhe organet kompetente varen nga organizimi shtetëror dhe mënyra si funksionon një shtet dhe për ta konkretizuar do të trajtojmë më poshtë një tablo të shkurtër të këtyre organeve në vendin tonë.

In document I F P I (P IVERCAM) CA M P I VER D I (página 54-57)

Documento similar