• No se han encontrado resultados

Në besimet popullore gjarpri është konsideruar në një kuptim të veçantë, si një forcë zotëruese e tokës dhe e nëntokës. Kjo gjallesë interesante dhe e frikshme shfaqej papritur para njeriut duke u zvarritur Për tokë, duke dalë nga një shpellë a e çarë pranë burimit, nga një e Çarë e tokës, nga zgavra a rrënjët e një druri të moshuar, kështu që dhe kulti i tij është i lidhur me tokën e kultin e saj, me natyrën e ndryshimet e

saJ sipas stinëve, me tërmetet e shkatërrimet që ndodhin në tokë, po dhe me prodhimtarinë e të mirat e tokës.

Nga të dhënat e eksplorimeve të autorit dhe të materialit arkivor ^el se në vise të ndryshme të Shqipërisë, në Veri e në Jug, ruhet kujtimi

1 fabusë (i ndalimit) lidhur me gjarprin: të mos shikohen gjarpërinjtë, të

disa krahina të tjera thonë se, po të mbytësh një gjarpër, të nesërrneri të dalin tre të tillë përpara e të zënë rrugën. Thuhet edhe se, po të mbytësh një gjarpër, nuk mund të flesh rehat natën, se të del në ëndërr Diku e lidhin mbytjen e gjarprit me fatkeqësi në prodhimtari bujqësore në bagëti, në njerëz), të mos u përmendet emri gjarpërinjve.Të gjitha këto konsideroheshin mëkate me pasoja të rënda. Megjithatë, dihet se, në përgjithësi, njerëzit, kur kanë mundur, i kanë mbytur gjarpërinjtë që ndeshnin në natyrë. Ndalimi i mbytjes së gjarprit ruhet në shtresa shoqërore të caktuara në fshatra ose vetëm në kujtesën e tyre.

Besa me gjarpërinjtë është një aspekt i veçantë i këtij kulti. Në Malësitë e Veriut, sidomos në Malësi të Madhe, në Dukagjin e në Nikaj- Mërturetj., ekzistonte zakoni që, në pranverë, të kryhej një rit i lidhjes së besës me gjarpërinjtë. "Me ipa tre Toksa bashkë në Dukagjin, nuk të lanë pleqtë me i mbytë, pse asht keq. Në ma të parin gjarpën, që ndeshim në ditë të pranverës, duhet me lidhë besë tuj thanë këto fjalë:

"Toks, po lidhim besë ndër vedi, ti mos me më xanë mue askurrnji rob shtëpijet e unë, kudo të ndeshi ty, mos me të mbytë". Sipas disa të dhënave, buçit i jepet besë një herë në vit, kur ky rrëshqanor fillon të duket në pranverë. Fjalët që përdoren për besë janë: "77 hajt në punë tande, se nuk kam punë me ty, e as ti mos paç punë me muef' Besohet se, duke thënë këto fjalë, njeriu për një vit është i mbrojtur nga të kafshuarit e gjarprit. Duhet ditur se gjarprin nuk duhet ta ngacmosh në asnjë rast e rrethanë (fshatrat e Shkodrës, Dukagjini, Malësia e Madhe).

Në Çidhnë të Dibrës, kurdikush sheh së pari gjarprin në pranverë, i thotë fjalët: "Shiko! Ti mos u trego shokëve të tu e unë nuk do t'u tregoj shokëve të mi'. Pasi ke thënë këto fjalë, për atë vit nuk të del më gjarpri përpara (E dhënë gojarisht nga Ramiz Gjini, lindur e rritur në Çidhnë). Në Kosovë, sipas Marian Prelës (Hylli i Dritës, vj. 1933, f- 188) thuhej: "77 shko në punë tande e unë po shkoj në punë teme; ti mos më nga mue, as robët e mij, as gjanë e gjalië temen; as unë nuk do të të ngas ty as shokët tuej, kahdo që t'i keshëf' Kostari, para se të shtjerë kosën në livadh, do t'u flasë Toksave këto fjalë: "Në kjosh Toks, në kët livadh, prapou sa të kosit barin pse kemi besë ndër vedi, mos me të mbytë unë ty, as mos me mëxanë timue" (B. Palaj. Mitologjia-

VIII, "Hylli i Dritës", 1944, f. 84). Në këtë rast kemi të bëjmë me gjarprin si personifikim, si zotërues e mbrojtës i tokës dhe i pjellorisë së saj. Ruajtja e këtij kulti bashkë me ritet përkatëse ka të bëjë dhe me frikën

MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARË 151

nqa të kafshuarit e gjarprit gjatë punës. Por, natyrisht, kjo ka lidhje dhe

me besimet popullore për gjarprin si gjallesë kulti e me atributet e hyjnisë

së tokës e të pjellorisë së saj. Edhe pse si e tillë, jep ose nuk jep

prodhim, sipas dëshirës së saj.

r Në disa raste ritet e besimet në lidhje me gjarprin kanë të bëjnë me mbarësi në shtëpi, në jetën familjare e njëherit në prodhimtarinë

bujqësore e blegtorale. Ndalimi i prekjes së gjarpërinjve shpjegohet me arsyen se një veprim i tillë shkakton dëm në bagëti e në bereqet. Në lidhje me këtë të fundit ka dhe shumë eufemizma të lindura nga frika që kanë besimtarët për të zënë në gojë emrin e gjarprit, prandaj dhe e kanë quajtur toks, dheu, aiidheute kështu me radhë (E. Çabej, Disa eufemizma të shqipes, Bul. i Institutit të Shkencave nr. 1, v. III- 1949, f. 75-76. Këto figurojnë dhe në shenimet e autorit nga ekspeditat në terren.) Malësorët, kur mbjellin misrin, thonë: "Ozoti iarës, lëshoja tokën farës" (E. Çabej, Po aty, f. 75-76.), ose "De/ /' zoti i arës, I Se erdh izotii farës" ose"... lëshoja tëzott të farës\". Pra, i luten gjarprit, që është personifikim hyjnor i tokës, fenomen që e ndeshim dhe në shumë popuj të tjerë të botës. Kemi, pra, një lutje për pjellorinë e tokës, demon i së cilës ishte ai.

Besohej se, për mbarësi në njerëz, në shtëpi e në prodhimtari

E

bujqësore e blegtorale, është mirë të kesh në shtëpi të ashtuquajturat "brirë" të gjarprit, lëkurën a një kokë gjarpri. Këtë besim e ndeshim në Myzeqe" (J. Nushi, Mitologjiebesime në Myzeqe, Etnografia shqiptare, V, Tiranë 1974), në Tomorricë e në krahina të tjera të vendit tonë. Thuhet në besime se ai që ka me vete një kokë gjarpri të tharë, nuk e ze plumbi e nuk do të ketë vdekje të papritur. Ky besim është i pranishëm kudo në malësitë shqiptare.

Eshtë me rëndësi të shënohet fakti që kudo ndër Shqiptarë ritet Për gjarpërinjtë bëheshin në disa festa tradicionale të vitit, si: për Ditën e Verës (14 mars), kur lidheshin gjarpërinjtë; për Llazore, kur "dobësoheshin" (me anë formulash magjike) gjarpërinjtë ose bëheshin

te të tjera për ta; për Shëngjergj, kur bëheshin rite magjike të ndryshme

me kokë gjarpri, me lëkurë gjarpri ose kur shqiptoheshin formula të nclryshme magjike drejtuargjarpërinjve. Në Prizren, shumë elementë

'ë Uazoreve kanë të bëjnë me rite magjike në lidhje me gjarpërinjtë, si ?je9ia e tyre etj. Zeçeviq (S. Zeçeviq, "Gllasnik Muzeja Kosova i

me gjarpërinjtë në këtë rast kanë origjinë totemike, ashtu siç i ndeshim dhe në popuj të tjerë indoeuropianë, ku gjarpri na del si kafshë kulti dhe me të tilla tipare të mbinatyrshme.

Rite me gjarprin për pjellori e mbarësi në festa të ndryshme të stinës së pranverës gjejmë në Kosovë, në vise shqiptare në Maqedoni. Gjurmë interesante të kultit të gjarprit gjejmë në rrethet e Shkupit (M. S. Filipevic Kultzmije u okolini Skoplje, "Miscellanca", Beograd, 1937, f. 138-139.)' Më 22 mars banorët e këtyre rretheve e bëjnë gjarprin të rrëshqasë mbi rroba dhe, duke kryer këtë rit, shpresojnë të kenë fëmijë. Pra, këtu kemi një lidhje midis kultit të gjarprit dhe pjellorisë së gruas, rit ky shumë i lashtë, shumë interesant dhe me origjinë të qartë totemike. Gjarpri personifikon një forcë të pllenimit të gruas, ndoshta si shtatzanim hyjnor. Gjarpri në besimet popullore, në Veri dhe në Jug të Shqipërisë, na del edhe si mbrojtës thesaresh të fshehura nën tokë. Në Veri ky shpeshherë na paraqitet dhe me emrin e Orës, duke e quajtur Ora Roje e thesareve që, sipas besimit popullor, gjenden të fshehura në gërmadha. Eshtë me interes të përmendim një thënie të Hahnit sipas së cilës "Toskët besojnë se thesaret i ruajnë gjarpërinj me fletë, të cilët nxjerrin zjarr nga goja", (G. J. Hahn, vep. e cit, 1854, f. 162). Mendojmë se kjo thënie është një fosile e ardhur nga lashtësia e për të kemi folur te figura e Kuçedrës, meqenëse në këtë formë na paraqitet përbindëshi në fjalë, që e ndeshim në popuj të ndryshëm të botës. Kuçedra-gjarpër, sipas besimeve popullore, rri në shpella e në zgavrat e burimeve të shkëmbinjve. Besohet se disa lloje gjarpërinjsh kanë te koka a në mes të dy kokëve një gur të çmuar; mendohet se ka gjarpërinj me 7, me 9 a me 12 kokë, cilësi këto të përbindëshave që sjellin shkatërrime e mjerime të mëdha.

Edhe në këto raste gjarpri del me atribute të një hyjnie të tokës e të nëntokës. Ai është zotëruesi i tyre, prandaj ruan dhe vlerat e fshehura në të.

4. Mbrojtës i shtëpisë

Documento similar