• No se han encontrado resultados

Requisitos específicos de las instalaciones o equipos y de la calidad del agua

Ne toponiminë shqiptare vërehen jo pak emërtime që lidhen me rite, mite e besime popullore. Së paku, në një të kaluar të afërt a të largët, ato ishin vende a objekte kulti. Në rrëfenjat për këto emërvende, edhe pse në dukje të jashtme, paraqiten subjekte të vona, në brendësi të tyre vërehen dukuri mitike të një kohe të lashtë. Zbërthimi i simbolikës së tyre, në thelbin e tyre si origjinë, është i vështirë, po me interes të veçantë etnologjik, në sqarimin e shtresave më të herëshme kulturore të besimeve popullore në format e tyre më të lashta. Në mes tyre do të veçojmë për shqyrtim ato rrëfenja mitike që kanë të bëjnë me veprime të mbinatyrshme e me dukuri të natyrës etiologjike, pra me besime e mendësi që na çojnë në një kohë mjaft të herëshme.

Ndoshta më interesantë janë ato që lidhen me kultin e disa personaliteteve historike si Gjergj Kastriot Skënderbeu, Lekë Dukagjini, Gjorg Golemi, Moisi Golemi, Gjergj Araniti, Gjin Bue Shpata e kështu me radhë, luftëtarë e princër të mirënjohur shqiptarë, kryesisht në shek. XV. Pjesa dërrmuese e këtyre legjendave mitike lidhen me Skënderbeun, prijësin e luftëtarin e madh të qëndresës antiosmane të Shqiptarëve ne shek. XV.

Legjenda popullore e paraqet Skënderbeun me tipare e me veprime krejtësisht mbinjerëzore: ai "kishte fuqi të jashtëzakonshme", kish lindur "Drague", "me fletën nën sqetull e me një shenjë shpate në trup", kish dalë në dritë të jetës "me këmishë'. Kur luftonte, sipas këtyre rrëfenjave, me kalin e tij fluturonte nga një vend në një vend tjetër. Edhe kalin e

M I T O L O G J I A NDËR S H Q I P 1 AKJi i t i

l<jshte krejt të veçantë, të mbinatyrshëm. Kur e rrethonin Turqit, hidhej ^ e të zotin lart në ajër e shkonte e binte në male, në vend të sigurtë. Aty !oi binte, zakonisht mbi mal, mbi shkëmb, mbi rrasë, po në atë vend l<arië mbetur "Gjurmët e Kalit të Skënderbeut'. Kemi sot shumë

toponime me emrin "Gjurmët e Kalit të Skanderbeguf, ose "Guri i Skanderbeguf. Të tilla kemi në Qafë-Lurë, në Arni të Kukësit, në Lama të Qidhnës (Dibër), në Mal të Bulqizës, në Pështjesh të Mirditës, në Krujë, në Macukull (Mat), në Grykë të Selitës (Mirditë), në Pishkash (Ubrazhd), në Koçaxhik (Dibër), në Kostëri Suharekë (Kosovë) etj. Sipas këtyre gojëdhanave, Skënderbeu kërcente në ajër nga një mal në një tjetër dhe pa kalë e në rrasën ku : "ka rënë" tregohen gjurmët e këmbëvetë zbathuratë këtij kreshniku. Nganjëherë, sitregojnë, bashkë me gjurmën e Kalit të Skënderbeut a të këmbëve të tij, gjenden dhe gjurmët e zagarit a zagarëve të Skënderbeut. Pra ai në këto raste paska qënë në gjueti. Këto "gjurmë" nuk janë gjë tjetër veçse dukuri gjeologjike natyrore që ngjajnë me shenjat e putrave të këmbëve të njeriut, të qenit a të patkojve të kalit. Në këto tregime mitike Skënderbeu del krijues gurrash e krojesh në vende thatësire e ku ushtria a njerëzia po vuanin nga etja. Në momente kritike, ky kreshnik i bie gurit a shkëmbit të thatë me shpatën e tij, në ndonjë rast vetëm me shkopin a me ndonjë thikë të vogël xhepi (biçak), dhe shpërthen uji ku pijnë njerëzit, ushtria. Këto burime quhen "Kroi i Skanderbeguf a "Gurra e Skënderbeuf, po dhe me emra të tjerë. Djali i Skënderbeut gremiset me kalë nga Guri i Kuq e bie poshtë në Laskare (Lurë) e në atë vend shpërthen gurra: "Ujët e

Bardhë" që nuk ekzistonte më parë. "Ujët e Bardhë (në Krujë) qënka,

sipas besimeve popullore, gjiri i një gruaje luftëtare të Skënderbeut që e kanë ndjekurTurqit dhe i kërkuan t'u tregojë se ku është përqëndruar ushtria e Skënderbeut; ajo nuk tregoi; e për këtë e mbysin e hapet toka dhe e merr mbrenda. Ujët e Bardhë (ujë kurativ) është qumështi që kishte për t'i dhënë fëmijës. Sot "Ujët e Bardhë" gufon si shatrivan mbi tokë. Është ujë i banjave kurative për të sëmurët. Në mendësinë P°pullore fjalët e Skënderbeut, urime, bekime a mallkime të ^binatyrshme përmenden shumë në rrëfenjat popullore. Për një punë <? m i r e °.e bëhet në Lufaj (në Mirditë) me grurë, si taktikë lufte, Skënderbeu dha bekimin: "U baftë gruni det në Lufaj!" dhe "me të vërtetë

fsntubahetgjithmonë', thuhet në popull. Rrëfehet se në Bulqizë (Dibër)

paudhësi që është bërë aty. Në këto mite Skënderbeu na del ndërtues çesmesh, ndërtues urash përtë kaluarushtria; ndërton mullinj me erë, ngre shkëmbinj të mëdhenj para duarsh, të thuash një pjesë mali; banon' në shpella e ato i mbyll me rrasa të mëdha. Shkëmbinj të mëdhenj i ka bërë të rrafshët për të ngrënë bukë në ta ushtria e ata quhen "Sofra e Skënderbeut". Në këto atribute Skënderbeu paraqitet Hero i Kulturës. Ka marrë veti të ndonjë hyjnie të lashtë pagane.

Atribute të këtij lloji gjenden dhe në përsonalitete historike shqiptare të miërnjohura, po për to flitet më pak se për Skënderbeun. Ku e kanë zanafillën këto dukuri të mbinatyrshme, hyjnore që u atribuohen personaliteteve historike të mirënjohura të këtij populli, ose qoftë dhe personave legjendarë, të paidentifikuar të së njëjtës kohë? Kjo e ka shpjegimin e vet dhe ja se s i :

Së pari, që dukuri të tilla kanë të bëjnë me mendësi mitike të një kohe të lashtë, kjo nuk len as pikë dyshimi. Këtu kemi të bëjmë me forcë e veprime viganësh, me gjeste të heronjve kulturorë, me gjeste hyjnish të një kohe të herëshme të paganizmit. Më vonë u janë veshur këtyre personaliteteve historike.

Së dyti, këto veprime ngjajnë me veti të një kalorësi hyjnor; jo vetëm njeriu është i mbinatyrshëm, po edhe kali është krejt i veçantë, ka aftësi të bëjë veprime nga më të çuditshmet, përtë nxjerrë të zotin nga situata tepërtëvështira.

Së treti, në besimet popullore thuhej se jo vetëm i zoti (person historik) po dhe kali ishte dragua. Gjestet që bën Skënderbeu, Lekë Dukagjini. Gjorg Golemi e të tjerë si këta, në shumicën e tyre janë të njëjtë me veprime e forcë Dragojsh (në kuptimin e kësaj figure sipas mitologjisë shqiptare). Kemi dhe toponime me emra të Dragoit si "Gurët e Dragoit" te Ura e Vezirit në Kukës: shkëmbinj të mëdhenj masivë të shkëputur nga mali e të përmbysur në zall të Drinit, ose "Gurët e Dragojve" në Cerrallukë të Gjakovës.

Së katërti, në disa veprime ngjajnë me kreshnikët e ciklit heroik legjendar të Mujit e të Halilit. Ngrënie në përmasa mbinjerëzore. Kur ecte dridhej vendi e pylli. Skënderbeu i kish të tijat majat më të mirënjohura të maleve: atje bënte vrojtime e gjuante me zagarë. Të prerët e armiqve Skënderbeu, Lekë Dukagjini etj, i bënin ashtu si i bënin kreshnikët Mujo e Halili. Skënderbeu, dikur banonte në shpellë dhe pasuritë e floririn atje i kish grumbulluar; ato ia ruante një gjarpër gjigand

MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARË 143

Gjurmë këmbe në tullë. "Lënë nga njerëz të shenjtë". Durrës

që bishtin e kish në lumë të Setës (Çidhnë) dhe kokën në derë të shpellës.

Së pesti, vërehen legjenda toponimesh të këtij lloji që lidhen më shenjtorë të krishterë e islamikë (sidomos të sektit bektashij) me të njëjtat atribute si edhe personat historikë që u përmendën. Kështu kemi toponimin dhe legjendën përkatëse "Gjurma e Shejtit" në Bjeshkë të Oroshit, Mirditë, në Bazë (Mat), te rrënojat e Kishës së Shën llisë në Guricaj të Durrësit. Besohet se atë gjurmë e ka lënë shenjti kur ka kaluar andej. Edhe shenjtori Sari Salltik i Bektashinjve nga ka kërcyer përt'u 'arguar nga Kruja ka lënë gjurmët e tij dhe në vëndet ku ka kaluar i ka mbetur gjurma ; janë gjurmë të gdhëndura në shkëmb nga njeriu. Në vëndet e gjurmës janë ngritur tyrbe e teqe. Në disa vënde kemi ujra a kroje ku thuhet se i ka bërë të shpërthejnë së pari një shenjtor i krishter °se i Bektashinjve. Kështu kemi "Lugjt e Shenjtit" në bjeshkë të Oroshit (në Mirditë). Shenjti krishter paska kaluar aty e duke parë se kishin etje

nJerëzit, i ra shkëmbit me shpatë e shpërtheu ujët dhe ku njerëzit shuan e*ien. Ne disa vende të tjera tregohet se një njeri i shenjtë a një dervish bektashi paska bërë me anë të një shkopi të shpërthejë ujët ku njerëzit 6 stshëm të pinin. Këto janë veti tek herojtë të kulturës.

Nganjëherë vërejmë se ka vende të ndryshme në shpjegimin e një "gjurme"në shkëmb a të një gurre, që e paska bërë të shpërthejë, sipas disave një njeri i shenjtë i papërcaktuar, dikush thotë se kjo është dorë nga një shenjt krishter e te tjerë e konsiderojnë si një vepërtë një shenjtori bektashi. Pra si shihet, këtu kemi evolucion e shtresime të brendisë së rrëfenjës mitike.

Së gjashti, këto rrëfenja e toponimet përkatëse kanë të bëjnë përgjithësisht me krahina malore a me prejardhje nga këto malësi, të një jete disi të mbyllur në të kaluarën, ku janë ruajtur dhe mjaft dukuri të tjera arkaike e të lashta në kulturën materiale e atë shoqërore, në mitologji e në besime pagane. Duke i marrë të tëra në kompleks, mund të zbërthejmë dhe domethënien më të lashtë të këryre rrëfenjave mitike. Edhe në popujt fqinj të Ballkanit vërejmë rrëfenja toponimesh të këtij lloji, ta zëmë për Krakniq Markon, për Shën Savën, për Shën Gjergjin, për Shën llian, për Shën Gjonin, për Shën Nikollin e shenjtorë të tjerë. Kështu kemi Dera e Gjonit (fjala "e shejtë" në këto dukuri sllave nuk theksohet), Ujët e Savës, Brryli i Savës, Tryeza e Savës, Gjurma e Savës, Mali i Savës, Kodra e Savës, Gurra e Savës, Gryka e Savës e kështu me rradhë. Vërejmë jo rallë që Kraleviq Marko, Shën Sava, Shën llia etj., sipas besimeve popullore sllave, zemrohen, mallkojnë, e mallkimi ngjet menjëhërë ashtu siç ndodh në rrëfenjat mitike shqipëtare. Me të drejtë, Veselin Çajkanoviç, duke analizuar besimet e mitet serbe lidhur me disa shënjtorë, vëren prapa tyre hyjni të lashtësisë e dukuri kultesh të atyre kohëve, kulte që kanë pësuar evolucion e janë krishterizuar më vonë. Dukuri të këtij lloji vërejnë edhe autorë të tjerë si Mirçea Eliade e Mihail Armandov në folklorin e në besimet e popujve të Ballkanit. Sipas tyre, në folklorin e sotëm hyjni e kulte të lashtësisë bëjnë një jetë krejttë transformuar, po megjithatë ruajnë dhe rrënjë të origjinës të tyre të lashtë.

MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARË 145

KREU I GJASHTË

Documento similar