• No se han encontrado resultados

Siç u tha edhe më parë, në rite e besime popullore gjarpri del kryesisht gjallesë me atribute totemike. Si i tillë, ai është i lidhur fort me shtëpinë e familjen, duke u paraqitur si mbrojtës e mbarësiprurës i tyre-

MITOLOGJIA NDER SHQIPTARE 153

;

Sipas informatave të mbledhura në terren, del se si gjarpri i Mëpisë konsiderohej vetëm një lloj gjarpri. Në Jug (Labëri, Tomorricë

vende të tjera, thonë se ai është një gjarpër i zi, me një tufë qimesh

fleshi) në kokë. Në disa raste gjarpri me qime mbi krye thuhet se është

a;arpërme brirë të artë. Që gjarpri i shtëpisë është me brirë apo me

lgSh, këtë e thonë dhe në Veri, në disa raste. Në krahinat e Alpeve

(përmbi Drin), thonë se Gjarpëri Shtëpisë është Breva, por jo Grabovçi. Në Shqipëri të Mesme dhe në disa krahina të Veriut ai quhet bollë e shtëpisë, por nukjapinkuptimtëqartëpërtadalluarngagjarpërinjtëe tjerë. Me sa duket, këtu bolla merr kuptimin e një gjarpri në përgjithësi. Në kuptimin shkencor e në mendësinë popullore në përgjithësi, ndoshta dhe si emër i gjinisë femërore, Bolla është një lloj gjarpri me përmasa të mëdha që jeton në pyje të shtrenjta (të dendura) e pranë ujërave. Ajo e mbyt gjahun duke e lidhur e duke e shtërnguar me trupin e saj. Mendojmë se emri Bolla, në kuptimin e gjarprit kultik të shtëpisë, ka natyrë krejtësisht simbolike (përmasa të mëdha për t'i dhënë forcë të mbinatyrshme). Në besimet imagjinare të popullit, kjo gjallesë kultike e shtëpisë, të cilën në të vërtetë as e ka parë njeri në këtë madhësi e as që ekziston, përfytyrohet, veç përmasave të mëdha, pra legjendare mitike, si krejt e veçantë, si qenie hyjnore, jo e zakonshme.

Mendojmë se ky dallim midis Gjarprit të Shtëpisë, që është ora e shtëpisë, roja e shtëpisë, mbrojtësi i shtëpisë dhe gjarpërinjve të tjerë, që nuk mund të jenë të tillë, vjen nga disa faktorë: së pari, ndoshta jo çdo lloj gjarpri ka pasur të bëjë me këtë kult që në lashtësi; së dyti, në kalim të shekujve, ky kult është zbehur dhe, për të justifikuar mbytjen e gjarpërinjve jashtë shtëpisë, duhej gjetur arsyeja. Kjo është gjetur duke thënë se ky nuk është nga lloji i gjarprit të shtëpisë; së treti, mendojmë se këtu qëndron dhe rëndësia kryesore - kemi një dyzim të kultit të këtij zvarraniku në dy të kundërta: gjarpri si kafshë e shenjtë dhe gjarpri që bëhet Kuçedër, pra personifikim i forcave negative të natyrës, por dhe

i e jetës shoqërore. Nga gjurmimet në terren vërejmë se Bolla bëhet edhe Kuçedër. Megjithatë, kur i pyet për këtë, pleqtë të thonë se tjetër

"°j është Bolla e Shtëpisë e tjetër llojë është Bolla që bëhet Kuçedër.

raktikisht dihet se në vrimat e mureve të shtëpisë mund të rrojë çfarëdo

°J Qjarpri. Këtë e kanë vërtetuar persona të ndryshëm, që kanë parë ^arPënnj në vrima të mureve të shtëpive, të kasolleve a në afërsi të s tepive. Nga të gjitha ekspeditat e bëra, në asnjë rast nuk kam mundur

të nxjerr qoftë edhe vetëm një shembull ku të thuhet se një gjarpër, rJ filan vend në shtëpi a në afërsi të shtëpisë, nuk ishte i llojit të gjarprit q§ quhet Vitorja e Shtëpisë (Bolla e Shtëpisë, Itoksi i Shtëpisë, Breva e Shtëpisë). Pra, çdo lloj gjarpri që shihej ose, së paku, që besohej se banonte në vrima të mureve të shtëpisë, në çati të shtëpisë, në kasolle të bagëtive, kudo në afërësi të shtëpisë, konsiderohej si roje, si mbrojtës i shtëpisë dhe në asnjë rast nuk mbytej, se një veprim i tillë konsiderohei mëkat i rëndë. Thonë se është gjetur gjarpri kulaç në djep të fëmijës e fëmija në gjumë, e njeri nuk e ka ngarë gjarprin, se "a/ është Ora e Shtëpisë dhe e fëmijës".

Si përfytyrohej në mënyrën mëtipike Gjarpri (Bolla, Vitorja, Itoksi, Breva) iShtëpisël Mendohej se çdo shtëpi, pa përjashtim, ka gjarprin e vet. Pa gjarpër shtëpia nuk mund të kish përparim as në njerëz e as në pasuri. Mendohej se gjarpri zakonisht rrinte në një vrimë të murittë dhomës kryesore, të zjarrit (aty ku rrinë gratë). Se ku gjendet ky gjarpër (si parim besimi, si mister) e di vetëm gruaja më plakë e shtëpisë a gruaja që është zonjë shtëpie, por jo më shumë se dy gra. Në të vërtetë, nëse në një shtëpi jeton një gjarpër, bëhen përpjekje për ta mbajtur këtë të fshehtë, po praninë e tij aty e mësojnë tërë njerëzit e shtëpisë. E zonja e shtëpisë e ushqen zakonisht tri herë në ditë me qumësht, me thërrime buke e me ushqime të tjera, me ç't'i ndodhet. Gjarpri del prej vrimës së murit, ha ushqimet që i vihen përpara e pi ujë, dhe hyn përsëri në vendin e tij. Fshatari Ali Çufja nga Kuçi i Kurveleshit, 74 vjeç, më 1971, më ka treguar: "Në çdo shtëpi të fshatit ka pasur dikurgjarpër për mbarësi. Ishte një lloj gjarpri me leshra në kurriz, me xhufkë; rrinte në vërat e murit të shtëpisë. Atë e ushqenin me ç't'u ndodhej. Mbaj mend kurjesh i vogël që nëna e ushqente një gjarpër të tillë. Ai dilte nga një vërë muri dhe aty i vinin ushqim: bukë, djathë, lëngra etj. Hante e pastaj futej përsëri në vërë'.

Në shumicën e rasteve, sipas besimit popullor, asnjeri i shtëpisë nuk e dinte se ku rrinte Gjarprii Shtëpisëdhe as e shihnin ndonjëherë me sy, po qenia e tij në shtëpi merrej me mend nga të tërë njerëzit e shtëpisë, pavarësisht nga fakti real që në shumicën dërrmuese të shtëpive të fshatit nuk kishte gjarpërinj. Ai që e dinte dhe e kishte parë, qoftë edhe rastësisht, Vitoren e Shtëpisë së tij, nuk duhej t'i tregonte njeriu se një veprim i tillë konsiderohej mëkat dhe, si rrjedhim, Vitorja e Shtëpisë mund të ikte apo mund të bëhej e paaftë përt'i sjellë mbarësi

MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARË 155

htëpisë në njerëz e pasuri. Në Jug e në Veri tregojnë raste kur ndonjëri vrarë ndonjë gjarpër në shtëpi dhe, si pasojë e kësaj, gjithnjë sipas simit popullor, në atë shtëpi kanë ndodhur prapësira, ka vdekur i zoti • shtëpisë, u është djegur shtëpia, ka ngordhur kau i parmendës, i hullisë /j lërimittë tokës) e të tjera fatkeqësi të këtij lloji.

Besohej se pasuria dhe mbarësia në shtëpi varej nga aftësia ndikuese e vitoresae bollës. Po të ndodhte vitorja e mirë, me aftësi të mëdha demonike, shtëpia bënte përpara, toka prodhonte, shkonin mbarë bagëtitë, shtoheshin meshkujt e shtëpisë, s'kishte vdekje në shtëpi, as të natyrshme as të panatyrshme. Kur ndonjë shtëpi shquhej mbi të tjerat në mbarësi e përparim në njerëz e pasuri, në fshat thuhej: "Ç'vitore që ka ajo shtëpi!", "U, ç'bollë (a ç'orë) që ka kjo shtëpil". Kur ndonjë shtëpie i ndodhnin fatkeqësi në njerëz e në kafshë e varfërohej nga ana ekonomike, thuhej se asaj shtëpie i ishte ligështuar Vitorja (a Bolla). Kështu, pra, në këtë rast kemi shpjegim të dukurive të jetës familjare me shkaqe të mbinatyrshme e që kishin të bënin me gjendjen e gjarprit të shtëpisë e jo me kushtet e jetës reale.

Vitorjaa Bolla e Shtëpisë, thuhej se ishte e truallit, ishte e shtëpisë. Edhe kur shtëpia braktisej, besohej se në muret e shembura të saj vazhdontetë rrinte Vitorja, Gjarpri i Shtëpisë. Ai ishte ruajtës, mbrojtës i truallit dhe trualli pa gjarprin e vet nuk vlente për banim. Besimi që edhe në muret e shembura ka gjarpërtë shtëpisë shpjegohet me faktin se në të tilla vende të braktisura shihen shpeshherë gjarpërinj që ngrohen në diell. Kjo ngaqë rrënojat e shtëpive janë "banesa" të qeta e të përshtatshme për ta: aty mund të mbrohen nga të nxehtit e verës e të ftohtit e dimrit, po dhe nga armiqtë e mundshëm. Këtu gjejnë më me lehtësi ushqim duke ngrënë gjallesa të ndryshme të vogla që shkojnë të strehohen aty.

Në disa raste besohej se, kur ndokush ndërtonte një shtëpi të re, 9jarpri / shtëpisë dilte nga shtëpia e vjetër e hynte në shtëpinë e re. Ja n.ë shembull nga malësitë e Tiranës: "Në Bendë e Tomadhe të Tiranës tenë besim shenjtërie për Bollat. Këto nuk i vrasin as nuk i mallkojnë,

Se e kanëpërkeq vrasjen e mallkimin e tyre. Përkundrazi, kurishohin, u flasin fjalë ledhatuese... kur kanë shitur shtëpinë e parë e janë stlPërngulur në një shtëpi tjetër, po në këtë lagje ku banon edhe sot aj0 fernilje, janë parë "dy Bolla" të mëdha që kanë dalë nga shtëpia e Pare, dhe, mbasi kanë kaluar nëpër kopshtet e familjes Zina, janë

futur në atë 0ku është vendosur kjo familje. Plaka e shtëpisë, Malja, kuri k0t, u ka dalë përpara dhe i ka ledhatuarme fjalë. Dy bollatjanë fiMnjë brimë muri brenda hajatit të shtëpisë së re. Në Shëngjergj ë^esimi se bollatjanë roje e shtëpisë e sjellin mbarësi në familje"(AiKeta, Besime të kota (Tiranë), (Mbledhë më 1966), f. 14-15. Në ksrast me emrin bolla në popull quhej një gjarpër në' përgjithësi.

5. Fatsje ?mecilësi shëruest

Në popullonë nuk janë të paktë rastet kur gjarprit i veshin cilësi shëruese që, aërgjithësi, janë të natyrës së praktikave magjike dhe mendojmë sefikanë lidhje me kultin e tij.

Praktikatqike në lidhje me këtë gjallesë paraqiten në forma të ndryshme. Njega këto është "të thënët e fjalëve" për të "shëruar" njerëzit e sërrtf

Eshtë e nPr praktika magjike e Këngës së Buçit. Në Malësi të Madhe, po dh^vise të tjera të Alpeve, dikur e kishin në traditë që, kur zinte (kafshon%/(gjarpri) një njeri ose kafshë, menjëherë kërkonin e thërrisnin ndofflqë dinte "Kangën e Buçit'. Ai ia këndonte këngën te plaga "mezë fti, se mos e dëgjonte kush tjetëratyafër". Sipas besimit popullor, të sërfluk i bënin mjekim tjetër. Plaga niste e shëjtej pa vonesë e njeriu shërofsadoi idhtë (helmues)tëkishteqenë Buçi. Kushdinte Këngën e Buçk duhej t'ia tregonte askujt. Pëmdryshe, "Kanga" nuk kishte më forcës'ë shëruar të tjerë. Sipas treguesit, kënga ishte e përbërë nga fjalë pa kiPri, pa lidhje, e kodra mbas bregut ("Folklorë II". Ndër malettona, ngibn Karma, Shkodër, 1940, f. 258-259).

Në malës^Veriut besohet se ekziston një bar pylli që të shëron nga kafshimi iaf(gjarprit). Këtë bar e kanë gjeturte macja e nga kjo ka kaluarte qcipastaj te njeriu. Vendi i kafshuar lyhet me atë bar, e pastaj i thuhenvfjalët".

Me interestlë besimi sipas të cilit koka e gjarprit, si hajmali, i mbron fëmijët nga sërrijet e nga syri i keq. Nganjëherë si hajmali bëjnë jo kokën, por lëkurën, qëiOri e lëshon vetë kure ndërron në pranverë. Në Myzeqe. në Tomorricë entiina të tjera thuhet se kokën apo "bririn" (në disa raste

MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARE 157

dne lëkurën) e gjarprit ua varin në qafë fëmijëve përtë mos i ngrënë syri i keq dhe trimave të pushkës për të mos u kapur nga plumbat e armikut(j. Nushi,

art. i cit, f. 324; shih dhe Besime tëpopullit të Tiranës në "Diturija", 1928, nr.

4 f. 146). Në Myzeqe dhe në Tiranë e përdorin lëkurën e gjarprit, gjakun e qiarprit e diku kokën, si hajmali kundër sëmundjes së tokës (epilepsisë) (j. Nushi, art. cit, f. 324. Material në lidhje me kokën, bririn, lëkurën e gjarprittë përdorur si hajmali kemi mbledhur dhe në ekspeditat tona në vise të ndryshme). Në Malësi të Tiranës ekziston një rit interesant, sipas të cilit me anën e gjarprit i jepet mençuri fëmijës. Riti është ky: Marrin një Kakëzogëz të vogël (gjarpër nga ata të padëmshmit, bullar) dhe ia fusin fëmijës në gojë. E mban fëmija pak në gojë e pastaj ia nxjerrin dhe e hedhin mbi tokë. Kakëzogëza, sipas besimit popullor, hyn në punë edhe përf u dhënë mënçuri gocave, në mënyrë që të bëhen zonja shtëpie e nikoqire të mira. Për këtë qëllimin e f undit e marrin kakëzogëzën dhe ia sjellin vajzës përqark brezit tri herë (Besime tëpopullittë Tiranës, f. 148).

6. Paraqitje në zbukurimoren

Documento similar