VII.- CUESTIONES PROCESALES VII.1.- COMPETENCIA
VIII.1 ADELANTADA A LAS DOS TERCERA PARTES
● Organizimi. Klasa ndahet në grupe me 3 deri 5 nxënës (jo më shumë se 9 grupe). Çdo grup përgatitet për regjistrimin e një subjekti tregtar, në njërin nga opsionet e renditura:
person fizik (një pronar-menaxher, të tjerët të punësuar); shpk me ortak të vetëm (të tjerët të punësuar);
shpk me dy ose tre ortakë (të punësuar ose jo, të tjerët të punësuar).
Për të ditur çfarë të dhënash kërkohen për regjistrimin e biznesit, mjafton të kërkoni në faqen e internetit të QKR-së, me adresë www.qkr.gov.al. Aty do të zbuloni se: a) Për regjistrimin si person fizik, nga nëpunësi i sportelit të QKR-së, përveç kartës së identitetit do t’ju kërkohet të deklaroni, si të detyrueshme, edhe të dhëna të tjera. Plotësoni tabelën e të dhënave të subjektit që keni zgjedhur:
Objekti i veprimtarisë, produktet apo shërbimet që do të ofrojë biznesi juaj
Selia, adresa e biznesit
Emri tregtar, emri që ju dallon si biznes Numri i telefonit fiks (me dëshirë celulari) Xhiro vjetore e parashikuar (në lekë)
Personat e punësuar, duke përfshirë edhe pronar-menaxherin
b) Për regjistrimin si shpk, nga nëpunësi i sportelit të QKR-së, përveç kartës së identitetit të ortakëve, do t’ju kërkohet të përfshini në Statut, si të detyrueshme, edhe të dhëna të tjera. Plotësoni tabelën e të dhënave të subjektit që keni zgjedhur.
Kapitali fillestar (jo më pak se 100 lekë) Numri i pjesëve të kapitalit për secilin ortak Vlera nominale e çdo pjese (në lekë)
Emri i administratorit (të paktën një)
Afati i emërimit të administratorit (jo më shumë se 5 vjet)
Kohëzgjatja e shoqërisë në vjet (mund të caktohet edhe e pakufizuar) Data e themelimit të shoqërisë
Për hedhjen e të dhënave mund të imitohen ekstraktet e nxjerra paraprakisht nga faqja e internetit e QKR-së nga vetë nxënësit. Një vizitë në sportelet e QKR-së pranë bashkisë do të shërbente mjaft për qëllimin e kësaj veprimtarie praktike.
● Paraqitja e përgatitjeve. Përfaqësuesit e grupeve lexojnë plotësimet e bëra për subjektet e zgjedhura.
● Objekti i veprimtarisë sipas profilit. Çdo grup do të veprojë si një biznes i lidhur me profesionin tuaj, duke zgjedhur një variant të ndryshëm nga grupet e tjera. Ide të tjera biznesi janë të mirëpritura!
▪
Biznesi i profilit termo-hidraulik mund të ishte: a) termohidraulik i vetëm (person fizik),b) termohidraulik me të punësuar të tjerë (person fizik),
c) shitës me pakicë pajisjesh të profilit termohidraulik (person fizik), d) shitës me shumicë pajisjesh të profilit termohidraulik (shpk), e) brigadë ndërtuese e profilit termohidraulik (shpk),
f) studio projektimi (person fizik).
▪
Biznesi i profilit përpunim druri mund të ishte:a) mobilieri e vogël që prodhon produkte druri për konsumatorët (person fizik), b) montues pjesësh gjysmë të gatshme në produkt për konsumatorët (shpk), c) dyqan që blen mobilie te prodhuesit për t’ua rishitur konsumatorëve (person
fizik),
d) prodhues i madh me klientë biznese që ua rishesin produktet konsumatorëve (shpk),
e) shpërndarës te dyqanet dhe qendrat tregtare i produkteve të prodhuesve (person fizik),
f) qendër tregtare që shet mobilie importi të gatshme për konsumatorët (shpk), g) salla e ekspozitës (show-room) së një prodhuesi që mbledh porosi nga bizneset/
konsumatorët (person fizik).
▪
Biznesi i profilit hoteleri-turizëm mund të ishte:a) byrektore e vogël që shet vetëm për konsumatorët e rastit (person fizik), b) piceri e vogël që shet vetëm për konsumatorët e rastit (person fizik), c) fastfood që shet produkte për konsumatorët e rastit (person fizik),
d) restorant me kuzhinë dhe me të gjithë komoditetin e ngrënies në vend (shpk), e) bar (person fizik),
f) motel (shpk),
g) hotel-restorant (shpk), h) supermarket (shpk), i) agjenci turistike (shpk).
d) servis i vogël makinash (person fizik); e) servis i madh makinash (shpk);
f) shitës me shumicë i pjesëve të këmbimit të makinave (shpk); g) koncesionari i një lloj makine (shpk);
h) servis i madh makinash të rënda (shpk).
▪
Biznesi i profilit informatikë mund të ishte:a) specialist i vetëm (person fizik);
b) specialist me të punësuar të tjerë (person fizik); c) shitës me pakicë pajisjesh të IT-së (person fizik); d) servis i IT-së (shpk);
e) ofrues shërbimesh interneti (Internet service provider), (shpk); f) shitës me shumicë pajisjesh të IT-së (shpk);
g) koncesionar i një firme të madhe të huaj, “Dell” (shpk); h) studio projektimi web dhe publiciteti (shpk).
▪
Biznesi i profilit elektricist mund të ishte:a) elektricist i vetëm (person fizik),
b) elektricist me të punësuar të tjerë (person fizik), c) shitës me pakicë pajisjesh elektrike (person fizik), d) studio projektimi (person fizik),
e) brigadë ndërtuese e profilit elektrik (shpk),
f) shitës me shumicë pjesësh pajisjesh elektrike (shpk), g) hidrocentral i vogël (shpk),
h) studio projektimi (shpk).
▪
Biznesi i profilit shërbime mjekësore mund të ishte:a) infermier i vetëm (person fizik), b) farmaci (person fizik),
c) depo farmaceutike (person fizik),
d) klinikë private e specializuar (person fizik),
e) klinikë private me disa specialitete (person fizik ose shpk), f) qendër diagnostikimi me aparatura (person fizik ose shpk), g) laborator analizash (person fizik),
h) spital privat (shpk).
▪
Biznesi i profilit ekonomik mund të ishte:a) konsulent i vetëm (person fizik),
b) kontabël i miratuar i vetëm (person fizik), c) studio kontabiliteti (person fizik),
d) qendër asistence teknike për biznesin (person fizik ose shpk), e) agjenci zhvillimi ekonomik (person fizik ose shpk),
●
Test
Provoni aftësitë tuaja në zbatimin e koncepteve dhe njohurive të kësaj teme
♦ Ju mund ta përdorni makinën tuaj për qëllime personale ose si taksi. Ku qëndron ndryshimi nga pikëpamja e faktorëve të prodhimit?
♦ Tregoni, për një rrobaqepësi, se në cilin nga faktorët: tokë (t), punë (p), kapital (k), sipërmarrje (s) apo në asnjërin (jo f) përfshihet:
Lokali me qirà i rrobaqepësisë ___ Zotësia e menaxherit në komunikim ___
Hekurosja e këmishëve ___ Kopsa xhakete xhins ___
Makinë qepëse ___ Prestare e rrobaqepësisë ___
♦ a) Sipas xhiros vjetore në lekë, bizneset, me të dhënat e mëposhtme, do të paguajnë taksat, si: biznes i vogël (bv), biznes i madh (bm), tatimpagues i madh (tpm):
2 milionë ____ ; 80 milionë ____; 25 milionë ____ ; 100 milionë ___; 100, 0001 milionë ____.
b) A mund të quhet biznes i madh në lidhje me taksat një biznes me 5 të punësuar? ♦ a) Duke pranuar se për vitin 2010 Shqipëria e kishte PPB-në për frymë 3700 dollarë amerikanë, llogaritni vlerën e saj për vitin 2011, nëse rritja vjetore ka qenë 3,5%. b) Llogaritni vlerën e tij në lekë, nëse kursi i këmbimit ka qenë 1 $ amerikan = 105 lekë.
♦ Për sa i takon aftësisë konkuruese, Shqipëria zë vendin e 123-të në një klasifikim të FMN-së për 183 vende. Tregoni dy rrugë të mundshme të veprimtarisë biznesore në Shqipëri që do të sillnin ngjitjen e saj në pozicione më të larta të këtij klasifikimi. ♦ Përse konsulentët ju sugjerojnë që ta regjistroni biznesin mundësisht në javën e parë të muajit? Çfarë lidhje ka regjistrimi me pagesën e taksave vendore dhe qendrore?
♦ Përse është mirë që biznesi juaj të ketë një telefon fiks?
♦ Me cilat detyrime ndaj shtetit lidhet deklarimi i xhiros vjetore të parashikuar, si dhe i numrit të personave të punësuar, duke përfshirë edhe veten si menaxher? ♦ Përse sipërmarrësit, që formojnë një shpk, caktojnë si administrator, në shumicën dërrmuese të rasteve, njërin nga ortakët?
♦ Për një shpk: