• No se han encontrado resultados

18.- PERMISOS ANTERIORES SUSPENDIDOS

In document CUADERNOS DE DERECHO PENITENCIARIO (página 93-98)

EXTRADICCION PENDIENTE [152] Nueva condena que no altera

XI. 18.- PERMISOS ANTERIORES SUSPENDIDOS

ulje sezonale ulje kesh ulje sasiore

ulje për tregje dytësore çmim depërtues çmim mesatarizues çmim grup çmim premium çmim psikologjik çmim i çrregullt

çmim sipas konsumatorit çmim i porcionuar

çmim grup

Pyetje kontrolli

1. Cilët janë pesë objektivat e strategjive për caktimin e çmimeve? 2. Cilët janë pesë faktorët ndikues në caktimin e çmimeve?

§ 3. Vendi dhe promovimi në marketingun miks

Vendi, si P-ja e tretë e marketingut miks, ka kuptim të dyfishtë:

Vendndodhja, adresa fizike e biznesit tuaj, ku klientët blejnë produktet tuaja.

Zgjedhja e një vendi sa më të përshtatshëm varet nga natyra e biznesit tuaj, mënyra e organizimit të shitjeve apo dhe mundësia për të përballuar kostot e atij mjedisi.

Shpërndarja e produkteve, rrugët e përdorura për t’i dërguar ato te klientët

tuaj. Linja që ndjek një produkt deri te konsumatori final quhet kanal i

shpërndarjes. Në praktikë, funksionojnë një sërë kanalesh shpërndarjeje. Një

pjesë e tyre e çojnë drejtpërdrejt produktin nga prodhuesi te konsumatori. Ndërkaq, për mjaft produkte, kanalet e shpërndarjes përmbajnë edhe

ndërmjetës, si: agjenti, shitësi me shumicë dhe shitësi me pakicë. Agjenti

është një profesionist që lidh prodhuesit me blerësit. Blerës i tij mund të jetë si shitësi i shumicës, që ua shet produktet bizneseve të tjera për t’i rishitur, ashtu dhe shitësi me pakicë, i cili ua shet produktet konsumatorëve finalë. Kanalet kryesore të shpërndarjes mund të skicohen si vijon:

1 Prodhues-Agjent-Shumicë-

Pakicë-Konsumator 5 Prodhues-Agjent-Shumicë-Blerës industrial 2 Prodhues-Shumicë- Pakicë-Konsumator 6 Prodhues-Shumicë-Blerës industrial 3 Prodhues-Pakicë-Konsumator 7 Prodhues-Agjent-Blerës industrial 4 Prodhues-Konsumator 8 Prodhues-Blerës industrial

Kompania Infosoft është shembulli i një blerësi industrial, i cili pasi blen pjesët nga prodhues të ndryshëm, i monton ato në kompjutera. Në këtë rast, shkëmbimi ndjek skemën 8. Ndërkohë shitja e këtyre kompjuterave ndjek në përgjithësi skemën 3.

♦ Sugjeroni vendin më të përshtatshëm për bizneset e mëposhtme: Servis makinash

Restorant Supermarket Mobilieri

Dyqan dhe servis informatike Fabrikë kartoni

Hotel Kontabilist

● Kanalet e shpërndarjes me ndërmjetësit, ndonëse i rrisin ndjeshëm çmimet e produkteve, janë të pashmangshme dhe të dobishme. Për t’u bindur, mjafton të analizoni si do të rriteshin numri i shkëmbimeve dhe koha me furnizimin drejtpërdrejt nga prodhuesit të familjes suaj.

♦ Tregoni kanalet e shpërndarjes së produkteve të mëposhtme:

Makinë “Benz” Prodhues – ________ - _______ - Konsumator Levrek i furrës Prodhues - ________

Fund xhins Prodhues – ________– ________ - Konsumator

Derë me dru lisi Prodhues – _______ – Konsumator ose _______ - Konsumator Kompjuter Prodhues – ______ ________ – _______ – _____ - Konsumator Ambalazh kartoni Prodhues - _________

Dy netë fjetje Prodhues - __________ Bilanc biznesi Prodhues - __________

Sheqer me thasë Prodhues – ________– ________

Bluzë për eksport Prodhues – ________ - ________ – ________ - Konsumator

Tregtia elektronike (e-commerce).

Mjaft nga ju e dinë tashmë që shumë produkte apo shërbime mund të blihen edhe duke qenë të ulur para një kompjuteri. Duke shfletuar faqe interneti), mund të blini libra, disqe muzikore, softe, pajisje elektroshtëpiake, lule, automjete, të prisni një biletë udhëtimi ndërkombëtar, me itinerar të ndërtuar sipas dëshirës, të luani në bursën e aksioneve etj.

Në të vërtetë, tregtia elektronike bën të mundur që edhe bizneset e vogla të luajnë në të njëjtin terren me të mëdhenjtë: me anë të një magazine virtuale ato konkurrojnë si të barabartë në ekranin e një kompjuteri. Janë eliminuar njëherësh kufijtë gjeografikë dhe biznesi, i madh apo i vogël qoftë, ka hyrë në tregun global.

Në eBay, një nga faqet më të njohura të tregtisë elektronike në botë, ju mund të blini një produkt në dy mënyra: në çast, duke shtypur butonin blej tani (by it now) ose me ankand. Këto të fundit janë katër llojesh: të hapura, me zarf të mbyllur, ala

holandeze dhe me çmim të dytë. Në ankandet e hapura, shitësi cakton një çmim

minimal dhe afatin e përfundimit. Blerësit ngrenë ca nga ca çmimin, ndërsa fiton të drejtën e blerjes së produktit ai blerës që, në minutën e fundit, jep çmimin më të lartë. Pra, ky lloj ankandi e krijon vetë tregun, takimin e ofertës me kërkesën. Shumë shqiptarë blejnë me anë të e-commerce nga vende të ndryshme të botës. Ndërkaq vlen të vizitoni faqet shqiptare, si: www.njoftime.com; www.publicitet.al; www.duapune.com

Promovimi në marketingun miks.

Si P-ja e katërt, promovimi përfshin të gjitha veprimtaritë që bëni për të informuar, bindur dhe kujtuar konsumatorët mbi produktin tuaj dhe përfitimet prej tij. Kur ju informoni blerësit e mundshëm mbi një

produkt të ri, kur mundoheni të bindni konsumatorët të blejnë produktin tuaj më tepër se të konkurrentëve apo i siguroni klientët tuaj se përfitimet nga produkti juaj ruhen dhe përmirësohen, ju pikërisht promovoni produktin tuaj.

● Përgjithësisht, promovimi mund të realizohet në pesë mënyra: publiciteti, shitja personale, shitja promovuese, marrëdhëniet publike dhe komunikimi i drejtpërdrejtë.

Publiciteti bëhet zakonisht me anë të tabelave grafike, televizionit, radios,

revistave, gazetave dhe internetit, për të nxitur blerjen e një produkti të ri apo ekzistues. Nganjëherë përdoret për të krijuar një imazh të mirë për një biznes, me nëntekstin se edhe produktet e tij janë të mira.

♦ Çfarë mjeti publiciteti do të sugjeronit për një biznes të profesionit tuaj?

Shitja personale, me anë të kontaktit shitës-blerës, me qëllim të parë

plotësimin e nevojave të blerësit, ka një ndikim të madh në realizimin e të ardhurave të biznesit.

♦ Vlerësoni me notë nga 1 deri në 5 (më e larta) cilësitë e shitësit të një biznesi të profesionit tuaj:

i orientuar nga klienti,

i ndershëm,

tolerues,

kompetent,

i pëlqyeshëm.

Shitja promovuese përfshin veprimtari dhe mjete që synojnë të stimulojnë

interesin, provën apo dhe blerjen e një produkti. Të tilla janë panairet, ekspozitat me projektime të produkteve, por dhe kuponët më ulje çmimi, rimbursimi në parà, premiumet në mallra apo modelimet e falura.

Marrëdhëniet publike realizohen nga njoftimet apo shkrimet falas të medias

së shkruar dhe elektronike për një produkt apo biznes, që ato i bëjnë për të shtuar audiencën e tyre. Po ashtu, këtu futen edhe sponsorizimet që bizneset bëjnë për jetën kulturore dhe sportive të komunitetit apo dhe për bamirësi.

Komunikimi i drejtpërdrejtë bëhet me klientët e synuar, duke inkurajuar

përgjigjen e tyre me anë të telefonit, postës me zarf ose elektronike apo me kontakt personal. Të kësaj mënyrë janë edhe tv shoping apo shërbimet online. Cila nga mënyrat C, D dhe E të promovimit do të ishte e realizueshme dhe më pak e

kushtueshme për një biznes të profesionit tuaj? A do t’ia vlente njoftimi me e-mail, që përmban një poster me figura të produkteve të tij, i shpërndarë nga Posta Shqiptare?

● Para se të përdorni çfarëdo mënyre publiciteti, duhet të formuloni qartë mesazhin që doni t’u dërgoni klientëve tuaj. Ky mesazh duhet të përcaktojë pozicionin tuaj të veçantë në treg, ndryshe vlerën e shtuar nga ju në treg. Mesazhi mund të lidhet me cilësinë, stilin, lëvrimin, shërbimin, teknologjinë, lehtësinë e të blerit, shkallën apo qëllimin. Po ashtu, mesazhi duhet të jetë i përmbledhur dhe goditës.

Plus (telefoni celulare) Të përket ty!

FPM (prodhim mobiliesh) Duam të jemi më të mirët. Infosoft (pajisje informatike) Kurse kohën, beso më shumë! GoTech (pajisje elektroshtëpiake) Freski pranvere në produktet tona. Era (piceri) Gjithçka për vlerat ushqyese. Teuta (ushqime të ambalazhuara) Shijo cilësinë!

Sigal (shoqëri sigurimesh) Bëhuni me ne, nëse doni edhe ju të jeni të parët. Benz (koncesionar makinash) Si asnjë tjetër

Megatek (qendër tregtare) Bëje mirë, bëje vetë!

Punë në grup. Çdo grup (3 – 6 nxënës) imiton një biznes të profesionit tuaj.

a) Tregoni pozicionin e veçantë të biznesit tuaj në treg. Si dallohet ai nga ato të konkurrentëve (produkt i veçantë, cilësia, shërbimi, çmimi, e ndonjë tjetër)?

b) Cila është vlera e shtuar në treg nga produkti juaj?

c) Shkruani një mesazh publiciteti, një shprehje të shkurtër dhe goditëse, karakteristike për biznesin tuaj. Si do ta përdornit këtë mesazh për klientët tuaj?

Fjalë kyçe.

Rishikoni përdorimin e secilës fjalë në këtë çështje:

vendndodhje shpërndarje agjent shitës me shumicë shitës me pakicë tregti elektronike promovim publicitet shitje personale shitje promovuese marrëdhënie publike komunikim i drejtpërdrejtë

Pyetje kontrolli

1. Cilat janë dy kuptimet e fjalës vend (place)?

In document CUADERNOS DE DERECHO PENITENCIARIO (página 93-98)