EXTRADICCION PENDIENTE [152] Nueva condena que no altera
XI. 21.- SANCION O EXPEDIENTE SANCIONADOR
▪
Përmbledhje ekzekutive. Piceria “12 yjësitë” parashikon të fillojë veprimtarinë e saj si biznes më 1 korrik 2012. Ajo pretendon të paraqitet si një biznes i nivelit të mesëm, i cili do të ofrojë pica të gatuara vetëm në furrë druri. Biznesi do të operojë si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me ortakë z. A.B. dhe zj. C.D, e cila do të jetë dhe administratore.▪
Piceria synon që çdo familje e qytetit, me të ardhura mesatare e lart, të ketë konsumuar produktet e saj të paktën një herë në vit. Po ashtu, “12 yjësitë” synon të bëhet e njohur për klientët nga Tirana dhe për turistët e huaj.▪
Janë rreth 30 piceri që operojnë brenda qytetit të Durrësit, si dhe po aq të tjera në plazhin e tij. Por vrojtime serioze tregojnë se ato janë nga më të frekuentuarat, ndër të gjitha lokalet e ushqimit social. Kërkesa për pica, me shijen dhe lehtësinë e tretjes së tyre, ka njohur vetëm rritje këtë dhjetëvjeçar të fundit.▪
Piceria “12 yjësitë” do ta diferencojë veten nga të tjerat në katër mënyra: të dyortakët, të diplomuar në shkollën profesionale “H. Çela”, Durrës, dhe me përvojën e praktikës në lokalet më në zë të këtij qyteti, do të punojnë në piceri, njëri si kuzhinier dhe tjetra si menaxhere; piceria do të ngrihet në një lokal të marrë me qira, në shëtitoren e qytetit të Durrësit, me pamje tërheqëse nga deti dhe lehtësisht i arritshëm për klientët; shërbimi do të jetë i shpejtë në një lokal me një muzikë të ulët në sfond; do të ketë shërbim katering për të gjithë klientët, të cilët mund të porositin edhe me telefon.
● Pas përmbledhjes ekzekutive është i domosdoshëm një identifikim më i detajuar i biznesit. Është vendi të jepni disa informacione për të interesuarit
ndaj biznesit tuaj, si: vizioni për të ardhmen dhe misioni i biznesit, që e lidh atë me klientët, stafin dhe investitorët potencialë. Po ashtu, duhet të shpallni
objektivat dhe ato vlera të biznesit tuaj që garantojnë suksesin e tij. Ndërkaq
investitorët dhe kreditorët janë të interesuar për pronësinë dhe organizimin e biznesit tuaj.
▪
Vizioni. Pas tre vitesh “12 yjësitë” do të klasifikohet si piceri me “katër yje”, duke ofruar vazhdimisht një gatim perfekt të picave, shoqëruar me një shërbim të shkëlqyer, që krijon përvojën e një tryeze të paharrueshme.▪
Misioni. Piceria “12 yjësitë” do të ekzistojë vetëm nëse krijimi i fitimeve do të jetë i pandashëm nga kënaqësia e klientëve. Produkt i freskët dhe cilësor, mjedis i ngrohtë dhe staf mikpritës dhe i fokusuar në kënaqjen e klientëve me cilëndo shenjë të horoskopit.▪
Objektivat e picerisë “12 yjësitë”: Marrja me qirà e një lokali në shëtitoren buzë detit, me një kontratë jo më pak se pesë vjet.
Mobilimi i lokalit me mbështetjen financiare të kompanisë “Wine & drink to food”,
e cila do të ketë eskluzivitetin e furnizimit me verëra dhe pije alkoolike apo pije freskuese të lokalit. Kujdes i veçantë do të tregohet për vendosjen në mure të tablove me pamjet e 12 yjësive qiellore dhe me shkrimet e horoskopit të secilës yjësi, që shpjegon edhe vetë emrin e lokalit.
Radhitja ndër dhjetë piceritë më me reputacion të qytetit të Durrësit në fund të vitit të dytë të aktivitetit.
Realizimi i një investimi prej 7 milionë lekësh, nga të cilat 20% nga pronarët e lokalit, 10% nga kompania “Wine & drink to food” dhe 70% nga një kredi bankare me një afat shlyerje dhjetë vjet.
Shitjet të kapin vlerën 27 milionë lekë për vitin e parë dhe të kenë një rritje mesatare prej 6% çdo vit.
Shitjet me shpërndarje katering sipas porosive të zënë 10% të totalit vjetor.
▪
Organizimi i biznesit. Piceria “12 yjësitë” do të operojë si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me kapital prej 1,4 milionë lekë, të zotëruar1 milion lekë nga z. A.B dhe 0,4 milion lekë nga zj. C.D. Shoqëria do të ketë si administratore zj. C.D, e cila do të mbulojë menaxhimin në përgjithësi, furnizimin dhe marketingun. Të gjitha shërbimet e lokalit për klientët do të drejtohen nga z. A.B, që do të punojë si kuzhinier. Piceria do të ketë gjithnjë tre punonjës të rregullt, një ndihmës kuzhinier dhe dy kamerierë për 12 tavolinat e lokalit dhe për shërbimin katering (njëri prej tyre). Për ditët e pushimit do të jetë një punonjës i katërt, i cili do të zëvendësojë tre punonjësit e rregullt, ndërsa ortakët do të zëvendësojnë njëri- tjetrin. Lëndët e para dhe produktet do të sillen dhe shkarkohen nga furnitorë të kontraktuar.▪
Çelësi i suksesit. Të tillë konsiderojmë fokusimin te klienti, si epiqendra e të gjithë aktivitetit të picerisë. Me këtë synim: ne do të kalojmë te çdo tryezë për të përshëndetur, për të biseduar pak apo të paktën
për t’i dërguar një buzëqeshje klientëve si miq;
ne do t’i përgjigjemi çdo telefonate që sjell një konstatim për shërbimin tonë, pozitiv apo negativ qoftë ai;
ne do të angazhohemi që edhe stafi i punonjësve të ketë sukses dhe të ndiehet mirë. ● Cilat nevoja do të kënaqë produkti i juaj? Kjo pyetje kërkon të bëni një
përshkrim të produktit tuaj. Shpjegoni me hollësi pse produkti juaj është unik
apo më i mirë se ato që ekzistojnë. Nëse nuk është unik, ndoshta vendi është ideal ose ekziston një treg i gjerë për konkurrencën. Natyrisht, për konkurrencën, duhen shifra dhe fakte ku mbështeten konkluzionet tuaja.
▪
Përshkrimi i produktit. “12 yjësitë” pretendon të bëhet një lokal unikal për dy arsye. Së pari, ne e konsiderojmë ofertën e tij më tepër shërbim se mall. Që në hyrje, lokali do të dallohet nga atmosfera e ngrohtë: pritja nga menaxherja apo kamerieri, muzika e ulët në sfond, 12 tryezat që me tablotë përfaqësojnë 12 yjësitë qiellore, ndriçimi me llambadarë të stiluar, rafti me verëra cilësore dhe kamerierët me uniformë të qepur posaçërisht. Këto, së bashku, kanë qëllim të krijojnë te klienti përshtypjen se ata vetë janë njerëz të veçantë, të cilët kanë rastin të përjetojnë një ngjarje të veçantë. Në fakt, emri dhe komoditeti i lokalit janë një ftesë për të ngrënë një darkë për ditëlindjen e një pjesëtari të familjes, por jo vetëm.porositet pasi të jetë provuar, theksojnë më tepër të shijuarit sesa të ngopurit, që përshtatet me idenë e një ngjarjeje të veçantë. Në unicitetin e ofertës sonë ka peshë, sigurisht, pica me fruta deti, e cila do të mbetet edhe ca kohë një nga specialitet që pak piceri e ofrojnë.
Është e vërtetë se janë rreth 30 piceri në qytet dhe po kaq të tjera në plazh, të cilat hapen kryesisht në sezonin veror. Por në një qytet me 200 mijë banorë, i cili dyfishohet në verë nga turistët, ka vend akoma edhe për një piceri cilësore si “12 yjësitë”. Shkurt, mund të thuhet se konkurrenca e lejon hapjen e picerisë sonë.
● Cilët do të jenë klientët ose, ndryshe, cili është tregu i synuar nga biznesi
juaj? Para se të filloni të shisni diçka, duhet ta dini kujt apo cilëve njerëz do t’u shisni. Nëse nuk keni përcaktuar cili është tregu i synuar, ka të ngjarë të keni një produkt që askush nuk e pëlqen apo që nuk kënaq nevojën e askujt. Prandaj është e domosdoshme të keni nisur me kohë segmentimin e tregut, për të arritur më pas tek evidentimi i asaj mase konsumatorësh, të cilët do të blejnë produktin tuaj. Më pas, nga krahasimi me konkurrentët tuaj, mund të përllogaritni madhësinë e tregut tuaj
▪
Tregu i synuar i “12 yjësitë” lidhet me konsumatorët e mësuar tashmë me picën si ushqim. Por niveli i lokalit të ardhshëm është ftues vetëm për rreth 20% të familjeve të qytetit, pra jo më pak se 40 mijë veta. Këta konsumatorë të mundshëm i përkasin familjeve të shtresave me të ardhura të mesme apo të larta, pra me mbi 30 mijë lekë të ardhura për frymë në muaj. Ata janë të çdo gjinie dhe me moshë mbi 5 vjeç. Produkti përshtatet edhe me kërkesat e njerëzve të kulturuar apo me pozitë të veçantë në shoqëri. Lokali është i arritshëm lehtë më makinë, por edhe më këmbë, për ata që e quajnë ngjarje të veçantë vizitën në lokalin tonë. Duke konsideruar edhe vizitorët e shumtë të qytetit tonë, mund të thuhet pa hezitim se madhësia e tregut të konsumatorëve të mundshëm formohet nga jo më pak se 80 mijë njerëz.▪
Është konkurrenca ajo që përcakton sa prej këtyre konsumatorëve do të vijnë në lokalin tonë të paktën një herë në muaj, dy herë apo më shumë. Prandaj, ia vlen të krahasojmë produktet e “12 yjësitë” me produktet e konkurrentëve të saj.Shumica dërrmuese e picerive cilësore ndodhen përgjatë shëtitores ose në plazh, në largësi dy herë më të madhe.
Lokali ynë e konsideron pikë të fortë specializimin në prodhimin e picave, për ata konsumatorë që do të duan të kënaqen vetëm me shijimin e saj.
Por kjo njëanshmëri mund të konsiderohet si pikë e dobët për lokalin tonë, sepse konsumatorët mund të dëshirojnë një drekë apo darkë të ndryshme. Në fakt, shumë restorante konkurruese ofrojnë një menu të pasur, ku përfshihen edhe picat.
Ne jemi të sigurt se lokali ynë do të ofrojë pica me cilësi të njëjtë apo dhe më të lartë se konkurrentët. Kjo cilësi do të garantohet si nga pronarët e kualifikuar, ashtu edhe nga stafi i mësuar posaçërisht prej tyre.
▪
“12 yjësitë” do të ndjekin strategjinë e çmimeve konkurruese. Specializimi i saj do të shprehet me çmime që variojnë nga 650 lekë deri në 900 lekë (pica me fruta deti), kur mesatarja e çmimeve të konkurrentëve është 750 lekë. Për çdo picë plus të porositur nga një tryezë do të bëhet një zbritje prej 30%, ndërsa për porositë katering do të ketë një zbritje prej 20% ndaj çmimit në tryezë.Sa parashtruam më sipër na jep mundësinë të bëjmë një përllogaritje të përafërt të numrit të konsumatorëve që do të frekuentonin “12 yjësitë” gjatë një muaji, por edhe të të ardhurave dhe fitimit si në vijim:
Konsumatorë të mundshëm (A) 80 000
Konsumatorë një herë në muaj 2% e A 1600
Konsumatorë dy herë në muaj 0,2% e A 320
Konsumatorë më shumë se dy herë në muaj 0,02% e A 32
Konsumatorëve në muaj 1952
Konsumatorëve në muaj (më realiste) 1800 Shitje mujore në lokal (1800 x 1200 lekë/person) 2 160 000 lekë Shitje katering (180 x 600 lekë/copë) 108 000 lekë Totali i shitjeve mujore 2 268 000 lekë Fitimi mujor bruto (10% e shitjeve mujore) 226 800 lekë
▪
Rezultatet e gjetura janë të pranueshme për një biznes fillestar. Pronarët e picerisë kanë parashikuar ta arrijnë atë vetëm pas dhjetë muajsh nga nisja e biznesit, duke rritur shitjet mujore vetëm me 10%, siç tregon edhe tabela në vijim:1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
227 454 681 907 1134 1360 1588 1814 2041 2268 2268 2268 Pra, piceria do të punojë me humbje afërsisht deri në muajin e tetë. Në muajin e nëntë parashikon që të ardhurat të barazojnë shpenzimet dhe vetëm në muajin e dhjetë të dalë me fitim 10% ndaj shitjeve.
Siç mund të kuptohet lehtë, piceria “12 yjësitë” pretendon të jetë një “nishë”: konsumatorët e saj janë grupi i të pasionuarve pas picës cilësore, por edhe përjetimit të shijimit të saj si një ngjarje e veçantë. Pronarët e saj parashikojnë ta mbajnë të tillë të paktën dy vjet. Por dihet se suksesi i saj do të sjellë në treg konkurrentë të tjerë. Prandaj, ata do të rishikojnë nevojën dhe mundësinë për ta shndërruar picerinë në një restorant me menu të plotë. Megjithatë, ata shpresojnë që pica cilësore të mbetet pjata më e preferuar e klientëve të saj. Po ashtu, ata
Duke vlerësuar trendin perëndimor të qytetit të Durrësit, me popullsi në rritje si pjesë e metropolit më të madh shqiptar, pronarët e picerisë “12 Yjësitë” parashikojnë një rritje të shitjeve vjetore me 6%.
● Lind pyetja: Si do të bëhet e njohur për konsumatorët piceria “12 yjësitë”? Cila është vlera e shtuar në treg nga biznesi juaj? Çfarë mesazhesh duhen dërguar drejt tregut të synuar dhe si? Ndryshe, a keni menduar për promovimin e biznesit tuaj dhe mjetet që do të përdorni për të mbërritur te klientët e dëshiruar?
▪
Duke i besuar shumë sloganit “biznes = marketing + marketing + marketing”, pronarët e picerisë “12 yjësitë” kanë vlerësuar se duhet të shpenzojnë për promovimin e saj me anë të mjeteve të renditura më poshtë: Postera në katër tabelat e mëdha buzë trotuareve. Ajo do të paraqesë logon e picerisë që përmban simbolet e 12 yjësive qiellore, shkrimin “për shenjën tuaj” dhe datën e hapjes së lokalit (dy muaj pas shfaqjes në tabela).
Dy tabela të mëdha me emrin e picerisë dhe figurën 12 yjësive; njëra buzë rrugës dhe
tjetra te hyrja e lokalit (do të jetë shënuar edhe numri i telefonit për porositë).
Fletëpalosje me logon dhe adresën e picerisë, me citimet e secilës nga 12 shenjat e horoskopit dhe me një menu të llojeve të picave që ofron lokali.
12 tablo të mëdha në mure me citimet dhe figurat e shenjave të horoskopit.
Ceremoni e hapjes me të ftuar personat më të rëndësishëm të skenës, sportit dhe politikës, për degustimin falas të ofertës së lokalit.
Njoftim për publikun në përgjithësi me anë të një posteri, të shpërndarë në të gjithë vendin me e-mail nga Posta Shqiptare.
Përfshirja e posterit të lokalit në edicionin vjetor “Guida e biznesit shqiptar”, botuar
nga kompania “Çelësi”.
Një banket falas çdo muaj për “Shtëpinë e fëmijëve” për të festuar ditëlindjen e jetimëve të shenjës së atij muaji.
Fjalë kyçe.
Rishikoni përdorimin e secilës fjalë në këtë çështje:plani i marketingut
përmbledhje ekzekutive vizionmision objektivaçelësi i suksesit
Pyetje kontrolli
1. Përse nevojitet një plan marketingu?
2. Përse përmbledhja ekzekutive paraqitet në fillim, por plotësohet pas mbarimit të planit të marketingut?
●
Përmbledhje e temës
1. Marketingu është tërësia e veprimeve të realizuara nga ju, për të kënaqur nevojat
e klientëve tuaj, duke siguruar njëherësh fitim për biznesin tuaj. Përqasja moderne
e marketingut është ajo e orientuar nga konsumatori dhe jo më nga produkti. Tre funksionet kryesore të marketingut janë: shkëmbimi, shpërndarja dhe krijimi i
lehtësive. Këto variojnë, por asnjë biznes
nuk i shmanget marrjes përsipër të rrezikut. Për të shitur dhe kënaqur konsumatorin, biznesi juaj duhet të zhvillojë një marketing
miks për katër p-të: produkti, çmimi, vendi dhe promovimi. Me termin produkt kuptojmë
gjithçka që biznesi juaj ofron në treg, mall ose shërbim. Shumica e ofertës në tregun e sotëm paraqet një spektër me variacione nga mall “i pastër”, në shërbim “i pastër”. Një avantazh konkurrues krijohet duke synuar te çmimi ose te sasia. Produkti në treg ka një cikël jete me katër faza: hyrja,
rritja, pjekuria dhe rënia, me të cilat duhet të
përshtatni marketingun tuaj.
2. Me strategjitë në caktimin e çmimeve, ju synoni të arrini pesë objektiva kryesorë, si
sigurimi i mbijetesës në treg, zmadhimi i rritjes së shitjeve, maksimizimi i fitimit, mposhtja e konkurrencës dhe ruajtja e imazhit produkt – cilësi.
Që caktimi i çmimit të jetë efektiv dhe i qëndrueshëm, duhen marrë në konsideratë pesë K-faktorët më me ndikim në vendimet për çmimet, si: kostot e produktit, konsumatori që pret sa më tepër përfitime dhe cilësi, motivimi i kanaleve të shpërndarjes, konkurrentët me “betejën” e çmimeve të ulëta dhe përputhshmëria e linjës.
Cilësia dhe përfitimet e rrisin vlerën e
perceptuar për produktin, ndërsa çmimi
i lartë e ul atë. Deri në njëfarë shkalle, blerësit e lidhin çmimin e lartë të produktit me cilësitë e larta dhe përfitimet prej tij.
Strategjitë ngrihen mbi çmime fikse ose të ndryshueshme. Çmimet e diferencuara
përfshijnë uljet e ndryshme; çmimet
konkurruese lidhen me pozitën në treg.
Vëmendje kërkojnë edhe shitja me çmime
linjë produkti apo me çmime psikologjike.
3. Me vend kuptohet vendndodhja fizike e biznesit tuaj ose shpërndarja e produkteve,
kanalet e përdorura për t’i dërguar ato
te klientët tuaj. Disa kanale e çojnë drejtpërdrejt produktin nga prodhuesi te konsumatori. Të tjerë janë ndërmjetës, si agjenti, shitësi me shumicë dhe shitësi
me pakicë. Kanalet e shpërndarjes janë
të pashmangshme dhe të dobishme për furnizimin e familjeve. Tregtia elektronike bën të mundur që, me anë të një magazine virtuale, edhe bizneset e vogla të hyjnë në tregun global.
Promovimi përfshin të gjitha veprimtaritë
që bëni për të informuar, bindur dhe kujtuar konsumatorët mbi produktin tuaj dhe përfitimet prej tij.
Publiciteti bëhet me anë të tabelave grafike,
televizionit, radios, revistave, gazetave dhe internetit. Shitja personale, me anë të kontaktit shitës-blerës, ka një ndikim të madh në realizimin e të ardhurave. Shitja
promovuese nxit interesin, provën apo dhe
blerjen e një produkti. Të tilla janë panairet, ekspozitat me projektime të produkteve, kuponët, rimbursimi, premiumet apo modelimet e falura.
Marrëdhëniet publike realizohen nga
njoftimet apo shkrimet falas të medias së shkruar dhe elektronike apo sponsorizimet për jetën kulturore, sportive dhe bamirësitë.
Komunikimi i drejtpërdrejtë bëhet me klientët
e synuar me telefon, postë me zarf ose elektronike, me kontakt personal, si dhe me shitje online.
4. Ju mund të hartoni një plan marketingu duke u bazuar kryesisht në njohuritë tuaja