• No se han encontrado resultados

2.- TERCER GRADO

In document CUADERNOS DE DERECHO PENITENCIARIO (página 24-28)

● Jeta mund të sjellë që në një të ardhme jo të largët, edhe ju të përfshiheni në menaxhimin e një sipërmarrjeje. Ndoshta mund t’ju jepet shansi që të krijoni një

sipërmarrje të re, të blini një sipërmarrje ekzistuese apo një franshizë, sikundër

edhe të trashëgoni një sipërmarrje (të tërën apo një pjesë të saj).

Njohuritë dhe aftësitë tuaja mund të shërbenin si një bazë mjaft e kënaqshme për krijimin e një sipërmarrjeje të re, të lidhur sidomos me profesionin që keni zgjedhur, por jo vetëm. Kurorëzimi i karrierës suaj me një sipërmarrje të re mund t’ju duket, në një shikim të parë, mjaft premtues. Megjithatë, ju do të analizonit më parë përgjigjet “po” dhe “kundër” ndaj vendimit përfundimtar për krijimin e saj. ♦ a) Ju mund të argumentoni me objektivitet avantazhet dhe disavantazhet ndaj nisjes

së një biznesi të ri me anë të tabelës në vijim. A do t’i shtonit ndonjë “po” apo “kundër” kësaj tabele?

Avantazhe (Po)

Gjendje e “pastër”, pa detyrime të vjetra

Mund të blej teknologji moderne

Mund të ofroj një produkt krejt të ri

Mund të kontrolloj shpenzimet e nisjes

Disavantazhe (Kundër)

Biznes dhe markë produkti e panjohur

Duhet ca kohë për t’u futur në treg

Bankat hezituese ndaj bizneseve të reja

Vështirësi për punonjës të kualifikuar b) A ju ka shkuar ndërmend ideja e një biznesi të ri, të lidhur me profesionin tuaj, për të cilin ka nevojë lagjja, bashkia/komuna, rajoni ku banoni apo edhe i gjithë vendi ynë? Në rast se po, cili rol do t’ju pëlqente: pronar-menaxher, njëri nga menaxherët apo një punonjës i këtij biznesi?

Nëse keni vendosur të blini një sipërmarrje ekzistuese, ju sigurisht që i keni marrë që më parë të gjitha përgjigjet e mundshme për pyetjen: “Përse kjo sipërmarrje është në

shitje?” Në kërkim të përgjigjes së kësaj pyetjeje vendimtare, ju do të keni përshkuar

një rrugë plot veprime të ngjeshura në kohë, si:

Përcaktimi i objektivave të veçantë mbi llojin e biznesit që doni të blini. Takimi me shitës biznesesh apo brokerë, për të parë edhe mundësi të tjera. Kërkesa ndaj pronarit të biznesit e pasqyrave financiare për tre vitet e fundit. (Sa

dyshues keni qenë kur ai ka refuzuar t’ju ofrojë ndonjë nga informacionet e kërkuara.)

Kërkesa për informacione të tjera të rëndësishme, me shkrim.

Vendimi si do ta financonit blerjen e biznesit duke negociuar me bankat, por edhe me vetë shitësin e biznesit. Madje mund të keni rënë dakord me të që

ta paguani me shlyerje të vonuar (pay-back), pikërisht me anë të fitimeve nga biznesi i blerë.

Zgjedhja e një eksperti për caktimin e çmimit tuaj për biznesin në shitje. Caktimi i një juristi për hartimin e kontratës, nëse arrihet marrëveshja.

♦ a) Ju po shqyrtoni mundësinë e blerjes së një mobilierie ekzistuese. Argumentoni

pse karakteristikat e renditura janë avantazhe (me shenjën +) apo disavantazhe (me shenjën –) për blerjen e kësaj mobilierie. A do ta blinit mobilierinë me të dhënat e mësipërme? Pse po/jo? Cilat nga të dhënat e mëposhtme do të ishin vendimtare për blerjen ose jo të këtij biznesi?

Klientelë e stabilizuar Procedura të krijuara

Vendndodhje e papërshtatshme Mundësi për t’u kredituar nga bankat Ka probleme të fshehura

Caktimi i vlerës së biznesit, i vështirë + + +

Furnitorë cilësorë të gatshëm Nuk po nxjerr më fitim

Mundësi për shlyerje të vonuar (pay-back) Libra biznesi të saktë

Nevojë për kreditim

Nuk kërkon rinovim teknologjik

+ + + + b) Në rastin kur keni vendosur të bëheni pronar-menaxher i një biznesi, do të preferonit blerjen e një biznesi ekzistues apo hapjen e një të riu me po atë lloj veprimtarie?

Ju mund të veproni si një sipërmarrës edhe me anë të një franshize, një marrëveshjeje ligjore, e cila ju jep të drejtën të operoni me emrin, procedurat dhe produktet e një

biznesi tjetër. Një nga franshizat më të përhapur sot në botë është McDonald’s, me mbi 30 000 restorante të hapura në rreth 100 vende të botës. Afro ¾ e pronarëve të këtyre lokaleve janë sipërmarrës të pavarur, të cilët ofrojnë hamburger të së njëjtës cilësi dhe në të njëjtat kushte akomodimi. Dyqanet AMC, Vodafone, serviset e makinave Benz, Peugot, Ford, disa pika shitjeje dhe shërbimi të Digitalb apo Infosoft, dyqanet e bizhuterisë Penelope, hotelet Rogner, Sheraton etj. janë shembuj të shtrirjes në rritje të franshizës edhe në Shqipëri.

Më tej, “Libri i mundësive për franshizat”, botim i Departamentit të Tregtisë të SHBA-së, ju njeh me më tepër se 1400 mundësi të kategorizuara si të atilla.

Marrëveshja e franshizës është një kontratë ndërmjet dy palëve, përfituesit dhe ofruesit, e cila përcakton se çfarë bie dakord të bëjë secila palë.

Përgjithësisht, përfituesi bie dakord

 të paguajë një shumë të caktuar për të drejtën e franshizës,

 të paguajë ofruesin me një përqindje të të ardhurave nga shitjet të ndjekë të gjitha procedurat e ngritjes dhe zhvillimit të biznesit sipas përcaktimeve të ofruesit.

 të zhvillojë trajnim profesional për përfituesin mbi zhvillimin korrekt të biznesit;

 të furnizojë përfituesin me pajisje dhe mallra me çmimet e shumicës;  të ofrojë ndihmë të vazhdueshme në tërë kohëzgjatjen e kontratës.

♦ Një shoqja juaj ka ndërmend të blejë franshizën e një firme tepër të njohur për hapjen

e një servisi (shitje-shërbim) të pajisjeve informatike. Argumentoni pse karakteristikat e renditura janë avantazhe (me shenjën +) apo disavantazhe (me shenjën –) për blerjen e franshizës së kësaj firme. A do t’i sugjeronit shoqes tuaj ta blejë franshizën me të dhënat e mëposhtme? Pse po/jo?

E drejta e franshizës, e shtrenjtë Trajnim për menaxhimin Nuk lejon aspak të jesh krijues Produkt i mirë, i testuar në treg Mbështetje pranë bankave për kredi

+ + +

Furnitorë pajisjesh të përcaktuara Shiten vetëm mallrat e ofruesit Parablerje e inventarit

Softe të gatshme për inventarin Nevojë fondesh për blerjen e franshizës

+

Ju mund të trashëgoni një biznes të tërin ose një pjesë të tij. Kjo mund të ndodhë kur një i afërmi juaj, zotërues i një biznesi apo i një pjese të tij, del në pension apo ndërron jetë. Ju mund ta fitoni rishtas pronësinë e biznesit (apo të një pjese të tij) me anë të një testamenti të pronarit ose, në mungesë të tij, me një vendim të thjeshtë gjykate. Forma ligjore e biznesit të trashëguar mund të jetë: person fizik ose shoqëri

tregtare.

Ju mund të trashëgoni një biznes, i cili ka operuar me formën ligjore person fizik. Edhe pse ndoshta mund të jeni i vetmi pronar i ligjshëm i këtij biznesi, ligji shqiptar përcakton se, për të vazhduar të njëjtën veprimtari, duhet të aplikoni në QKR, së pari, për mbylljen e tij dhe, më pas, për rihapjen në emrin tuaj.

♦ Cilin nga vendimet e mëposhtme do të merrnit, në rast se, nga një prind apo i afërmi juaj, trashëgoni një biznes të profesionit tuaj me formë ligjore person fizik. Provoni të argumentoni vendimin tuaj.

Shitjen e biznesit

Vetëm pronar i biznesit

Pronar dhe menaxher i biznesit Pronar, por punonjës i biznesit

Ju mund të trashëgoni një biznes, i cili ka operuar me formën ligjore të një shoqërie

tregtare. Në rastin e disa pjesëtarëve, ju do të bëheshit zotërues kuotash apo

aksionesh të kapitalit të shoqërisë me po ato të drejta që kanë dhe pjesëtarët e tjerë, të garantuara nga Statuti i shoqërisë. Si të gjithë sipërmarrësit që punojnë për bizneset e familjeve të tyre, ju do të shijonit krenarinë dhe ndjesinë e misionit që vjen si rezultat i të qenit pjesë e sipërmarrjes së familjes. Gjithashtu do t’i gëzoheshit faktit që biznesi juaj qëndron në familje për më të paktën edhe një gjeneratë. Por, nuk do t’ju mungonin edhe disa problematika. Pozicionet drejtuese mbahen nga pjesëtarë të familjes, pavarësisht aftësive të tyre. Politikat e familjes shpeshherë

biznesit zbehet. Si sipërmarrës i një biznesi familjar, duhet të jeni i përgatitur më tepër për kompromise, sesa për vendime e politika personale apo të pavarura tuajat.

♦ Cilin nga vendimet e mëposhtme do të merrnit, në rast se do të trashëgonit i vetëm një hotel me formën ligjore të një shoqërie tregtare? Provoni të argumentoni vendimin tuaj.

Shitjen e biznesit

Edhe menaxher i biznesit

Vetëm ortak/aksionar

Edhe punonjës i biznesit

Fjalë kyçe.

Rishikoni përdorimin e secilës fjalë në këtë çështje:

biznes fillestar

blerje e një biznesi franshizëmarrëveshje franshize biznes i trashëguar

In document CUADERNOS DE DERECHO PENITENCIARIO (página 24-28)